Nata e Kadrit Archives - Albeu.com

Më e vlefshme se 1000 muaj/ Çfarë duhet të dini për Natën e Kadrit dhe rëndësinë e saj
Muaji i shenjtë islam i Ramazanit për vitin 2026 po i afrohet fundit. Gjatë ditëve të fundit të muajit të Ramazanit, miliona besimtarë myslimanë në mbarë botën përgatiten për një nga momentet më të rëndësishme shpirtërore të vitit: Natën e Kadrit, e konsideruar nata më e bekuar në kalendarin islam.

Mbrëmja e 8 marsit shënoi fillimin e 10 netëve të fundit të Ramazanit, periudhë që konsiderohet ndër më të rëndësishmet për besimtarët myslimanë.

Brenda këtyre netëve, ndodhet edhe një natë tepër e veçantë dhe e shenjtë: Nata e Kadrit (Laylat al-Qadr).

Aktualisht, myslimanët në mbarë botën po e respektojnë muajin e shenjtë, i cili përfshin agjërimin gjatë orëve të ditës, pastrimin shpirtëror, reflektimin personal, kryerjen e veprave të mira dhe shmangien e gabimeve.

Por pse janë kaq të rëndësishme 10 ditët e fundit të Ramazanit? Si adhuronin myslimanët në ditët që paraprijnë Festën e Fitër Bajramit? Ja çfarë duhet të dini.

Çfarë është Nata e Kadrit?

Nata e Kadrit, që në arabisht do të thotë “nata e përcaktimit” ose “nata e fatit”, lidhet me momentin kur Kurani iu shpall Profetit Muhamed.

Kjo konsiderohet një nga netët më të shenjta në kalendarin islam. Ajo ndodh vetëm gjatë një prej 10 netëve të fundit të Ramazanit dhe zgjat një natë të vetme, nga perëndimi i diellit deri në agim.

Kur ndodh Nata e Kadrit gjatë Ramazanit?

Nuk ekziston një datë e saktë për Natën e Kadrit. Tradita islame thotë se ajo bie në një nga netët teke të 10 netëve të fundit të Ramazanit. Netët teke llogariten duke filluar nga nata e parë e muajit të shenjtë.

Shpesh besohet se Nata e Kadrit mund të jetë nata e 27-të e Ramazanit. Sipas organizatave humanitare islame, disa shenja që lidhen me këtë natë janë ndjenja e qetësisë së veçantë dhe lindja e diellit pa rreze të forta mëngjesin pasues.

Për shkak se nuk dihet saktësisht se në cilën natë bie, myslimanët inkurajohen të shfrytëzojnë maksimalisht çdo natë gjatë 10 ditëve të fundit të Ramazanit.

Netët e fundit të Ramazanit 2026

Lista e plotë e 10 netëve të fundit të Ramazanit 2026, duke filluar nga perëndimi i diellit:

8 mars – nata e 20-të

9 mars – nata e 21-të (natë teke)

10 mars – nata e 22-të

11 mars – nata e 23-të (tek)

12 mars – nata e 24-të

13 mars – nata e 25-të (tek)

14 mars – nata e 26-të

15 mars – nata e 27-të (tek)

16 mars – nata e 28-të

17 mars – nata e 29-të (tek)

Cili është rëndësia e Natës së Kadrit?

Sipas besimit islam, gjatë kësaj nate engjëlli Xhibril i shpalli Kuranin Profetit Muhamed. Kurani konsiderohet fjala e drejtpërdrejtë e Zotit dhe përmban udhëzime morale, orientim shpirtëror dhe tregime profetike.

Në Kuran thuhet se një natë adhurimi gjatë Natës së Kadrit vlen sa një mijë muaj adhurim. Kjo do të thotë se çdo vepër e mirë ose adhurim i kryer në këtë natë shpërblehet shumëfish më tepër se në çdo kohë tjetër.

Fjala “Qadr” në arabisht përkthehet si “fat” ose “përcaktim”. Besohet se përmes lutjeve dhe përgjërimit ndaj Zotit, besimtarët mund të kërkojnë ndryshimin e fatit të tyre të përcaktuar.

Si adhurojnë myslimanët gjatë 10 netëve të fundit të Ramazanit?

Këto netë konsiderohen si periudhë e mbushur me mëshirë dhe falje hyjnore.

Praktikat tradicionale të Ramazanit vazhdojnë, si:

agjërimi gjatë ditës

leximi i Kuranit

falja e namazit të teravisë (lutje të veçanta nate gjatë Ramazanit)

Shumë besimtarë përqendrohen në pendim dhe shpesh kalojnë net të tëra në adhurim, në vend që të flenë.

Gjithashtu praktikohet edhe itikafi, një formë përkushtimi ku besimtarët qëndrojnë për disa ditë e net në xhami për t’iu kushtuar plotësisht adhurimit.

Bamirësia është gjithashtu shumë e inkurajuar gjatë kësaj periudhe. Ajo quhet sadaka, ose bamirësi vullnetare, dhe mund të marrë forma të ndryshme, si:

dhurimi i ushqimit për dikë në nevojë

donacione për organizata bamirëse

kryerja e një vepre të mirë

gjeste mirësie ndaj të tjerëve

The post Më e vlefshme se 1000 muaj/ Çfarë duhet të dini për Natën e Kadrit dhe rëndësinë e saj appeared first on Albeu.com.

Rëndësia e Natës së Kadrit, vlen sa 1000 muaj
Nata e Kadrit, konsiderohet si nata më e shenjtë e vitit për myslimanët dhe sipas fesë islame, agjërimi në këtë ditë konsiderohet i vlefshëm sa një mijë muaj.

Për këtë arsye, numri i personave që agjërojnë sot është shumë më i madh se ata që agjërojnë gjatë muajit të Ramazanit.

Po përse nata e Kadrit është e vlefshme sa jeta e një njeriu, pra një mijë muaj?

Nata e Kadrit, shënon zbritjen e Kuranit në tokë dhe fillimin e shkrimit të librit të shenjtë. Sipas klerikëve agjërimi dhe lutjet ndaj Zotit në këtë ditë, përcaktojnë fatin dhe jetën e njeriut gjatë një viti.

Mendohet të jenë me mijëra, jo vetëm besimtarë myslimanë, ata që agjërojnë ditën e Kadrit.

Me lejen e Zotit të tyre në natën e Kadrit, thuhet se zbresin engjëj dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje. Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit.

Myslimanët besojnë që Kurani u zbrit në natën e Kadrit tek Muhammedi prej Allahut. Zbritja filloi në shpellën Hira në Mekë. Sureja që u zbrit e para ishte sureja Alak.

Myslimanët e respektojnë natë të shenjtë dhe me devotshmëri, lexime dhe lutje, pasi shenjtëria e natës besohet të jetë një kohë shumë e mirë për t’ju përgjigjur lutjeve.

Dhjetë ditët e fundit të Ramazanit, konsiderohen një kohë veçanërisht e rëndësishme shpirtërore, pasi që çdo ditë mund të jetë Nata e Kadrit, dhe kështu adhuruesit përpiqen të jenë veçanërisht të vëmendshëm gjatë kësaj periudhe.

Rëndësia e Natës së Kadrit

Thuhet se agjërimi në datën e Natës së Kadrit vlen sa 1 mijë muaj ose afro 84 vite, ku shpërblimi është më i madh se kurdoherë! Kadr, në arabisht, fjalë për fjalë përkthehet në ‘fat’ ose ‘dekret’. Besohet se myslimanët mund të ndryshojnë fatin e tyre dhe atë që është shkruar për ta nga Zoti përmes lutjes.

Për shkak se ne kurrë nuk do ta dimë se kur ndodh fiks Nata e Kadrit gjatë 10 netëve të fundit, myslimanët inkurajohen të përfitojnë nga çdo natë duke u lutur e agjëruar. Netë që janë të mbushura me mëshirën dhe faljen e Zotit.

Ritualet e përditshme të Ramazanit mbeten, të tilla si agjërimi, leximi i Kuranit dhe lutjet. Myslimanët gjithashtu, kryejnë itikaf gjatë këtyre 10 netëve të fundit, që është akti i kalimit të ditëve dhe netëve në një xhami për të kryer adhurimin e devotshëm.

Po ashtu, jepet sadaka, akt bujarie në forma të ndryshme si ushqimi i dikujt me një vakt, dhuratat ose kryerja e një vepre të mirë.

The post Rëndësia e Natës së Kadrit, vlen sa 1000 muaj appeared first on Albeu.com.

Nata e Kadrit në Mekë/ 2.5 milionë myslimanë në vendin e shenjtë
Xhamia Al Haram në Mekë, Arabi Saudite, ishte e mbushur plot me rreth 2.5 milionë besimtarë nga e gjithë bota që u falën në Xhaminë e Shenjtë përpara Namazit të Taravive të premten, natën e 27-të të Ramazanit 1445.

Nata e 27-të e Ramazanit quhet Nata e Kadrit, ose Nata e Kadrit dhe konsiderohet të jetë dita më e shenjtë e kalendarit islamik.

Bie në një nga netët teke gjatë 10 netëve të fundit të Ramazanit. Gjatë kësaj nate, ajetet e para të Kuranit famëlartë iu shpallën Profetit Muhamed (a.s.).

Që nga mëngjesi i së premtes herët, rrugët që të çojnë drejt Mesxhid Al Haram të premten, ishin të mbushura me besimtarë.

Adhuruesit falnin namazin e jacisë, teravive dhe kijamul leylit.

Në rrjetet sociale, po qarkullojnë shumë fotografi dhe video të besimtarëve që vërshojnë në xhaminë e madhe, të gjitha katet e saj, oborrin dhe korridoret e saj.

The post Nata e Kadrit në Mekë/ 2.5 milionë myslimanë në vendin e shenjtë appeared first on Albeu.com.

Sot nata e Kadrit, Berisha uron të gjithë besimtarët: Zoti ktheftë begatitë e tij në çdo familje shqiptare
Nata e Kadrit njihet si nata kur Kur’ani zbriti në tokë.

E veçanta e kësaj nate qëndron në zbritjen e fjalës së Zotit përmes profetit Muhamed për mbarë njerëzimin.

E në këtë natë të rëndësishme për të gjithë besimtarët mysliman, ish kryeministri Sali Berisha u është drejtuar me një lutje të fuqishme, lutjen e profetit Jonas (Junus)

“Nuk ka Zot tjetër (të denje për adhurim), perveç Teje. Qofsh i lavdëruar. Une isha i padrejtë ndaj vetes.”

“Sonte nata e përcaktimit. Nata e Kadrit!

Për të uruar të gjithë besimtarët në këtë natë të shenjtë kam zgjedhur lutjen më të fuqishme që njeriu mund t’i drejtojë të Gjithëfuqishmit – lutjen e profetit Jonas (Junus)

“Nuk ka Zot tjetër (të denje për adhurim), perveç Teje. Qofsh i lavdëruar. Une isha i padrejtë ndaj vetes.”

Zoti ktheftë begatitë e tij në çdo familje shqiptare. Amin”, shkruan Berisha në një postim në rrjetin social Facebook.

The post Sot nata e Kadrit, Berisha uron të gjithë besimtarët: Zoti ktheftë begatitë e tij në çdo familje shqiptare appeared first on Albeu.com.

NATA E KADRIT/ Një natë për 1000 muaj, 21-vjeçari tregon udhëtimin në rrugën e besimit islam
Ahmed Pemaj, tashmë është 21 vjeç dhe agjëron që kur ishte në moshën 6 vjeçare. Në xhaminë “Dine Hoxha” në Tiranë, ku gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit shkon çdo ditë!

Ky 5 prill kishte rëndësi të dyfishtë për të!

Veçse e premte, besohet se mund të jetë Nata e Kadrit, që për agjëruesit ka rëndësi të veçantë.

Lutjet dhe falja në këtë ditë përcaktojnë fatin dhe mirësitë e vitit në vijim.

21 vjeçari tregon se vjen nga familje praktikante e besimit islam, por thekson se vendimi për të praktikuar fenë për të nuk ka qenë detyrim

Thotë se besimi në islam e ka ndryshuar!

Lexoni është mesazhi që përcjell jo vetëm për besimtarët!

Muaji i Ramazanit ka hyrë në ditët e fundit pasi agjërimi ndalet në datën 9 prill, ndërsa të mërkurën e 10 Prillit besimtarët kremtojnë festën e Fiter Bajramit.

The post NATA E KADRIT/ Një natë për 1000 muaj, 21-vjeçari tregon udhëtimin në rrugën e besimit islam appeared first on Albeu.com.

Nata e Kadrit, konsiderohet nata më e shenjtë e vitit për muslimanët që vlen sa një mijë muaj
Nata e Kadrit për besimtarët myslimanë dhe sipas fesë islame, konsiderohet si nata më e shenjtë e vitit. Agjërimi në këtë ditë, konsiderohet i vlefshëm sa një mijë muaj.

Për këtë arsye numri i personave që agjërojnë, sot është shumë më i madh se ata që agjërojnë gjatë muajit të Ramazanit.

Po përse nata e Kadrit është e vlefshme sa jeta e një njeriu, pra një mijë muaj?

Nata e Kadrit, shënon zbritjen e Kuranit në tokë dhe fillimin e shkrimit të librit të shenjtë. Sipas klerikëve agjërimi dhe lutjet ndaj Zotit në këtë ditë, përcaktojnë fatin dhe jetën e njeriut gjatë një viti.

Mendohet të jenë me mijëra, jo vetëm besimtarë myslimanë, ata që agjërojnë ditën e Kadrit.

Me lejen e Zotit të tyre në natën e Kadrit, thuhet se zbresin engjëj dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje.

Ajo (që përcakton Zoti), është paqe deri në agim të mëngjesit. Myslimanët besojnë që Kurani u zbrit në natën e Kadrit tek Muhammedi prej Allahut.

Zbritja filloi në shpellën Hira në Mekë. Sureja që u zbrit e para ishte sureja Alak.

Myslimanët e respektojnë natë të shenjtë me devotshmëri, lexime dhe lutje, pasi shenjtëria e natës besohet të jetë një kohë shumë e mirë për t’ju përgjigjur lutjeve.

Dhjetë ditët e fundit të Ramazanit, konsiderohen një kohë veçanërisht e rëndësishme shpirtërore, pasi që çdo ditë mund të jetë Nata e Kadrit, dhe kështu adhuruesit përpiqen të jenë veçanërisht të vëmendshëm gjatë kësaj periudhe.

Disa myslimanë, marrin pjesë në një tërheqje shpirtërore të quajtur “itikaf”, ku kalojnë të gjitha dhjetë ditët në xhami duke lexuar Kur’anin dhe duke u lutur.

The post Nata e Kadrit, konsiderohet nata më e shenjtë e vitit për muslimanët që vlen sa një mijë muaj appeared first on Albeu.com.

Nata që vlen “sa një mijë muaj”: Shenjat e Natës së Kadrit!
Nata e Kadrit është nata në të cilën pejgamberit Muhamed, ndërmjet melekut Xhebrail, i kanë zbritur ajetet e para të Kuranit, sipas fesë islame.

Kjo është një nga netët teke në dhjetë ditëshin e fundit të muajit Ramazan. Myslimanët besojnë se në këtë natë, Zoti i bekon të gjithë, i falë të gjitha mëkatet, i pranon të gjitha lutjet, dhe se engjëjt zbresin në Tokë.

Përse është kaq e rëndësishme kjo natë? Nata e Kadrit shënon zbritjen e Kuranit në tokë dhe fillimin e shkrimit të librit të shenjtë. Sipas klerikëve, agjërimi dhe lutjet ndaj Zotit në këtë ditë përcaktojnë fatin dhe jetën e njeriut gjatë një viti. Në këtë ditë zgjedhin të agjërojnë jo vetëm besimtarë myslimanë, por edhe të tjerë.

Myslimanët besojnë se Kurani iu zbrit profetit Muhamed në shpellën Hira në Mekë. Në Kuran nuk përmendet ndonjë datë specifike, por thuhet se Nata e Kadrit është në dhjetëditëshin e fundit të Ramazanit dhe zakonisht kërkohet në datat teke.

Besohet se janë disa shenja që e përcaktojnë këtë natë, duke nisur nga ndriçimi i diellit, tek shiu i lehtë që mund të bjerë, era që nis e fakti që nuk bën as e nxehtë dhe as e ftohtë. Por edhe shenja të tilla nuk janë mjaftueshëm për të arritur një gradë sigurie të plotë, pasi ato mund të variojnë sipas vendit e stinës.

The post Nata që vlen “sa një mijë muaj”: Shenjat e Natës së Kadrit! appeared first on Albeu.com.

Sonte mendohet se është nata e Kadrit, ç’duhet të kemi parasysh
Muaji i Ramazanit futet në javën e tij të fundit por edhe më të rëndësishmen në aspektin fetar, ku gjithmonë 10 ditshi i fundit ka edhe rëndësinë më të madhe dhe vëmendjen më të madhe të besimtarëve.

Sot në mbrëmje (e hënë mbrëma) është nata e Kadrit dhe sipas fesë islame, agjërimi dhe bërja e veprave të mira në këtë ditë konsiderohet i vlefshëm sa një mijë muaj.

Për këtë arsye numri i personave që agjërojnë nesër është shumë më i madh se ata që agjërojnë gjatë muajit të Ramazanit.

Po përse nata e Kadrit është e vlefshme sa jeta e një njeriu, pra një mijë muaj?

Nata e Kadrit shënon zbritjen e Kuranit në tokë dhe fillimin e shkrimit të librit të shenjtë. Sipas klerikëve agjërimi dhe lutjet ndaj Zotit në këtë ditë përcaktojnë fatin dhe jetën e njeriut gjatë një viti. Mendohet të jenë me mijëra, jo vetëm besimtarë myslimanë, ata që agjërojnë ditën e Kadrit.

Me lejen e Zotit të tyre në natën e Kadrit thuhet se zbresin engjëj dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje. Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit.

Myslimanët besojnë që Kurani u zbrit në natën e Kadrit tek Muhammedi prej Allahut. Zbritja filloi në shpellën Hira në Mekë. Sureja që u zbrit e para ishte sureja Alak.

Në Kuran nuk përmendet ndonjë datë specifike, por thuhet se Nata e Kadrit është në dhjetëditëshin e fundit të Ramazanit. Kërkojeni atë në netët teke të dhjetëditëshit të fundit të Ramazanit. (hadith). Një prej datave tek është 21, 23, 25, 27, 29. Në shumë prej traditave thuhet që është nata para Ramazanit të 27-të.

Shenjat e natës së Kadrit

Kjo natë kaq e madhe, ka shenjat e saj, të cilat nuk vihen re, vetëm pasi të ketë lindur dita e re. Ndër këto shenja është se dielli i ditës që pason natën e Kadrit, lind pa rreze, ose është i kuq dhe ndriçim të zbehtë.

Një shenjë tjetër që thuhet, është dhe shiu i lehtë që mund të bjerë natën e Kadrit, era dhe se ajo natë, është e hapur, as e nxehtë dhe as e ftohtë.

Të gjitha këto shenja, nuk janë të prera dhe nuk arrijnë në gradën e sigurisë së plotë. Ato mund të gjenden ose jo, sipas vendit dhe stinës. Ka vende myslimane ku shiu bie pa pushim, të tjera ku ka vite që nuk bie shi, të tjera që vuajnë nga të ftohtit dhe të tjera që vuajnë nga i nxehti.

Çfarë duhet të bëjë muslimani Natën e Kadrit?

Të bëjë sa më shumë dua (lutje).

Të bëjë teube e istigfar (të pendohet, për mëkatët dhe të kërkojë mëshirë nga i Madhi Zot.

Të shtojë tespihët (të permendurit dhe të madhëruarit e Allahut) dhe falënderimet.

Të bëjë salavat për Pejgamberin a.s.

Të japë sadaka/lëmoshë sa të ketë mundësi.

Të ruhet nga mëkatet e gjymtyrëve (duarve, këmbëve, syrit, veshit, etj).

Të mos i kalojë namazet pa xhemat (pra të falet sa më tepër në xhami).

Të falë namaz nafile dhe tehexhud (namaz i natës) më tepër se zakonisht.

The post Sonte mendohet se është nata e Kadrit, ç’duhet të kemi parasysh appeared first on Albeu.com.

Sot është nata e Kadrit, çfarë simbolizon kjo për besimtarët myslimnë
Sot është nata e Kadrit dhe sipas fesë islame, agjërimi në këtë ditë konsiderohet i vlefshëm sa një mijë muaj. Nata e Kadrit shënon zbritjen e Kuranit në Tokë dhe fillimin e shkrimit të librit të shenjtë.

Sipas predikuesve fetarë, agjërimi dhe lutjet ndaj Zotit xheleshanuhu në këtë ditë përcaktojnë fatin dhe jetën e njeriut gjatë një viti. Nga agjërimi i kësaj dite nuk përjashtohen dhe shumë njerëz, që edhe pse nuk janë muslimanë, u bashkohen miliona agjëruesve muslimanë në mbarë botën. Mjafton si nderim për këtë natë dhe fakti se Allahu xh.sh ia ka kushtuar një kaptinë të plotë me këtë emër në Kur’an, që quhet Suretul Kadr.

Ajetet e para të cilat zbritën në këtë Natë të madhërishme kishin të bëjnë me leximin dhe diturinë, e cila tregon qartazi përcaktimin e lartë të fesë Islame në shkollimin, arsimimin dhe edukimin e individit dhe shoqërisë në përgjithësi.

Ne e zbritëm atë (Kur’anin) në natën e Kadrit. E ç’të bëri ty të dish se ç’është nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj! Me lejen e Zotit të tyre në (atë natë) të zbresin engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje. Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit”. (El-Kadr, 1-5).

Zoti Fuqiplotë i zbriti Muhammedit a.s Ajetet e para të Kur’anit famëlartë derisa ai qëndronte në shpellën Hira, e cila ishte e vendosur në periferi të Mekës së bekuar.

Ajetet e para të cilat zbritën në këtë natë të madhërishme kishin të bëjnë me leximin dhe diturinë, imperativ i cili tregon qartazi përcaktimin e lartë të fesë Islame në shkollimin, arsimimin dhe edukimin e individit dhe shoqërisë në përgjithësi.

Porosia e këtyre Ajeteve të Kur’anit famëlartë i ishte drejtuar Muhamedit a.s, mirëpo kjo porosi ishte universale dhe kishte të bëjë me banorët e Mekës si dhe mbarë njerëzimin, ngase jo rastësisht Allahu xh.sh, Muhamedin a.s e dërgoi si mëshirë për tërë njerëzimin.

Kjo natë është më e vlefshme se një mijë muaj të cilët neve i numërojmë në jetën tonë të përditshme, periudhë e cila nëse llogaritet do të barazoheshe me një periudhë jetësore në këtë botë.

Në këtë natë të madhërishme, me urdhrin e Zotit xh.sh zbresin Engjëjt dhe Xhibrili me lutje në mesin e besimtarëve për të parë gjendjen dhe situatën e tyre, andaj kjo natë paraqet paqe, shpëtim dhe rehati deri në agimin e mëngjesit.

Pse quhet “Nata e Kadrit”?

Fjala “Kadr” ka kuptimin e nderimit ose respektimit, sepse ajo është natë e cila nderohet dhe ka një pozitë të veçantë tek Allahu për shkak të veçorive të saj. Po ashtu edhe besimtari i cili qëndron zgjuar, duke i bërë Ibadet Allahut xh.sh gjatë kësaj nate, pajiset me një nder të veçantë.

Kuptimi tjetër i kësaj fjale është shtrëngim pasi në këtë natë të madhërishme bota shtrëngohet nga numri i madh i engjëjve që zbresin në këtë natë”. Gjithashtu Kadr ka dhe kuptimin Kader (paracaktim), se në këtë natë paracaktohet se çfarë do të ndodhë për vitin vijues.

Çfarë ndodh në këtë natë?

Në këtë natë vendoset fati i të gjitha krijesave për vitin vijues. Në këtë natë përcaktohet se kush do të jetojë dhe kush do të vdesë, kush do të nderohet e kush do të mallkohet, kush do të paracaktohet për në Xhennet, e kush do të paracaktohet për në Xhehennem. Përcaktohet se ku do të paraqitet thatësia dhe uria, përcaktohet se kush do ta kryejë Haxhin atë vit e kush jo, përcaktohet se çfarë do të ndodhë deri në vitin tjetër etj.

Si duhet ta kalojnë muslimanët Natën e Kadrit?

Duke pasur parasysh se jemi në muajin e shenjtë të Ramazanit e në veçanti në pjesën e fundit, e cila kurorëzohet me faljen dhe shpëtimin e besimtarëve nga zjarri i xhehennemit, në këtë natë më tepër duhet të jemi të përkushtuar në lutje, teube dhe istigfar, sa më tepër të përmendim Zotin me dhikër, të dërgojmë salavat Muhammedit a.s, të ndihmojmë familjen, të varfrit dhe nevojtarët me sadaka, të ruajmë gjymtyrët tona nga mëkatet dhe veprat e liga, të lexojmë Kur’an dhe të falemi sa më shumë me xhemat nëpër xhami, si dhe të falim namaz të natës sa më tepër nëpër shtëpitë tona.

Muhammedi a,s me një Hadith thotë:

Kush qëndron (duke u falur) Natën e Kadrit, me besim dhe në pritje të (shpërblimit të Zotit), i falen çfarë kanë kaluar nga mëkatet e tij.

The post Sot është nata e Kadrit, çfarë simbolizon kjo për besimtarët myslimnë appeared first on Albeu.com.

Vlen sa 1000 muaj apo sa 1000 ditë? Pse është e shenjtë nata e Kadrit
Nata e Kadrit njihet si nata kur Kurani zbriti në tokë. Sipas fesë islame, sot, është Nata e Kadrit dhe agjërimi i kësaj dite vlen sa 1000 muaj ose afërsisht 84 vite. E veçanta e kësaj nate qëndron në zbritjen e fjalës së Zotit përmes profetit Muhamed për mbarë njerëzimin.

Nata e Kadrit është një natë shumë e veçantë për besimtarët myslimanë. Lutjet dhe falja në këtë ditë përcaktojnë fatin dhe mirësitë e vitit të ardhshëm. Është bërë traditë tashmë që në këtë ditë nuk agjërojnë vetëm praktikuesit e fesë islame, por edhe njerëz të tjerë në të gjitha vendet e botës.

Zoti e veçoi dhe e ngriti këtë natë mbi të tjera edhe për faktin se në Kuran ka një sure të veçantë me këtë emër, suretul Kadër.

Ajetet e para që zbritën në këtë natë ishin ato që i dhanë vlerë shkollimit dhe diturisë, duke e përcaktuar islamin si fe që e kërkon dhe e obligon diturinë.

Zbritja e sures së parë të Kuranit u bë në shpellën Sira në këtë natë dhe ishin:

“Lexo në emrin e zotit tënd, i cili krijoi çdo gjë.”

Pse emërtohet nata e Kadrit?

Kjo natë, në vetvete, ka disa kuptime dhe jo vetëm mirësitë që sjell e mbart ajo. Një ndër kuptimet themelore është që njihet si natë e madhërishme, nisur edhe përcaktimet e mëdha.

Është edhe një natë e begatë dhe me shumë mirësi. Përfitimet e saj janë të shumëfishta. Në këtë natë vendoset rrisku, begatia dhe mirësitë mbi tokë. Nisur nga sot e deri në të njëjtën natë të vitit të ardhshëm, emërtohen çështjet e njeriut mbi tokë. Është një natë që ka më pak vuajtje në të gjithë botën. Është një natë me pozitë të veçantë për mrekullitë dhe mirësitë që përmban.

Paracaktimi është një ndër kuptimet e kësaj nate. Kjo do të thotë që sonte vendoset se ç’do të ndodhë deri në vitin e ardhshëm.

Një tjetër kuptim i Natës së Kadrit është shtrëngimi, pasi bota shtrëngohet nga numri i madh i melekëve që zbresin në tokë.

Çfarë ndodh natën e Kadrit?!

“Ne e zbritëm atë (Kuranin) në natën e Kadrit. E ç’të bëri ty të dish se ç’është nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj! Me lejën e Zotit të tyre, në atë natë zbresin engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje. Ajo që përcakton Zoti është paqe deri në agim të mëngjesit” El Kadr 1-5.

Mirësitë e saj janë të pafundme dhe begatitë na ndjekin pas deri vitin e ardhshëm.

Në këtë natë përcaktohet jetëgjatësia e njerëzve. Përcaktohet se ku janë të destinuar të shkojnë. Përcaktohet rrisku, furnizimi dhe skamja. Kush do të kryejë Haxhin përcaktohet pikërisht në këtë natë.

Në këtë natë zbresim me mijëra engjëj dhe vete Xhiubrili (Shpirti) zbret në tokë.

Allahu këtë muaj dhe këtë ditë e ka zbritur këtë për të shpërblyer dhe për të adhuruar.

Pra, në këtë natë përcaktohet fati i krijesave.

Ajo është një natë, të cilën Zoti e ka përzgjedhur për ta mbushur me madhështi dhe mirësi të veçanta. Siç thuhet në Kuran, kjo është një natë më e vlefshme se njëmijë muaj. Në të engjëjt e Zotit, të kryesuar nga Xhebraili, zbresin në dynja dhe në të përcaktohet fati i një viti për çdo njeri, si edhe ajo që është një natë e bereqetshme dhe e mbizotëruar nga paqja, deri në agim.

Thuhet se në Natën e Kadrit u njoftohet engjëjve ajo që do të ndodhë vitin e ardhshëm.

U quajt Kadr, sepse kjo është një natë e lartë tek i Madhi Zot dhe se në të falen gjynahet më së shumti dhe mbulohen të këqijat, pra kjo është natë e Magfiretit-mëshirës. Dijetarët islam e quajtën “festë ndër më të respektuarat, natë e paqes, e mirësisë së përgjithshme, e shpërblimit të pashembullt”.

Njëra prej madhështive të kësaj nate është edhe hapja e dyerve të qiejve për të pranuar lutjet e atyre që i drejtohen Zotit të tyre që t’u zgjidhur hallet, për t’u larguar vështirësitë dhe për t’u sjellë gëzim.

Kjo natë është më e mirë dhe më e vlefshme se një mijë muaj të tjerë. Dhe 1000 muaj bëjnë 83 vjet e 4 muaj.

A është e përcaktuar nata e Kadrit?

Pavarësisht rëndësisë së saj, është i njohur fakti se Nata e Kadrit nuk është saktësisht e përcaktuar. Opinionet e dijetarëve në lidhje me të kanë qenë të shumta, por ekziston një konsensus i përgjithshëm, sipas së cilit Nata e Kadrit gjendet në një nga dhjetë netët e fundit të Ramazanit dhe me shumë mundësi në një nga dhjetët netët teke të tij. Shumë besimtarë ndihen të intriguar nga fakti i fshehjes së kësaj nate.

Përse Zoti nuk e ka bërë qartësisht të ditur atë?

Përse ajo është mbajtur e fshehtë dhe besimtarët janë urdhëruar ta kërkojnë atë në një nga dhjetë netët e fundit të Ramazanit?

Zoti e ka fshehur atë njësoj siç ka fshehur pranimin e veprave të adhurimit, në mënyrë që të kryejmë sa më shumë prej tyre. Ai e ka fshehur pranimin e lutjeve në mënyrë që ne të mos i neglizhojmë ato, por të përpiqemi të kryejmë sa më shumë të tilla. Ai e ka fshehur pranimin e pendimit tonë, në mënyrë që ne të jemi gjithnjë në gjendje pendimi. Zoti e ka fshehur prej nesh emrin e Tij më të madh, përmes të cilit është e mundur përmbushja e çdo lutjeje, në mënyrë që ne të mos i neglizhojmë emrat e tjerë të Tij, por të thellohemi në meditimin e tyre dhe në lutjen e Zotit me to.

Çfarë duhet të bëjë një besimtar Natën e Kadrit?

Një besimtar, Natën e Kadrit falet dhe adhuron, lutet dhe kërkon. Bën sadaka dhe nuk rresht së adhuruari këtë natë. Ai adhuron duke shpresuar tek i madhi Zot dhe te falja e tij, atij do t’ia falë Allahu gjynahet dhe kjo është begati e madhe për besimtarin.

Të bëjë sa më shumë dua (lutje).

Të pendohet për mëkatet dhe të kërkojë mëshirë nga i Madhi Zot.

Të shtojë të përmendurit dhe të madhëruarit e Allahut dhe falënderimet.

Të bëjë salavat, përmendje për pejgamberin.

Të japë lëmoshë sa të ketë mundësi.

Të ruhet nga mëkatet e gjymtyrëve duarve, këmbëve, syrit, veshit, etj.

Të falë namaz vullnetar dhe namazin e natës më tepër se zakonisht.

Nata e Kadrit është një natë faljeje e shpërblimi, mirësie begatie, s’ka si të mos vlejë sa njëmijë muaj. Ji falënderues që e arrite edhe këtë vit këtë natë të begatë, Kadër.

The post Vlen sa 1000 muaj apo sa 1000 ditë? Pse është e shenjtë nata e Kadrit appeared first on Albeu.com.