Namir Lapardhaja Archives - Albeu.com

“Deputet, e di kujt i dhe dorën?”/ Braçe mesazh prekës për Namir Lapardhanë, kujton takimin vite më parë: Pushteti nuk e tjetërsoi kurrë
Deputeti socialsit, Erion Braçe ka publikuar një mesazh prekës për gazetarin Namir Lapardhaja, i cili ndërroi jetë në moshën 40-vjeçare.

Në një postim në rrjetet sociale, Braçe ka kujtuar takimin me gazetarin vite më parë në Berat, të cilin e përshkruan si një ‘njeri të mirë’ që nuk i tjetërsua kurrë nga pushteti.

Braçe e mbyll mesazhin e tij duke shprehur dhimbjen për ndarjen nga jeta të gazetarit dhe publicistit, duke e cilësuar si një njeri që la gjurmë të thella në Berat, duke qenë një shembull i integritetit dhe kulturës.

Reagimi i plotë:

Deputet, e di kujt i dhe dorën?!

Po ecja në bulevard, aty ku lëvizja shpesh për të takuar njerëz; u shkëputa pak nga njerëzit e mi dhe u ndala para një djali edhe më të ri se unë. I zgjata dorën dhe e pyeta: “Si je?”. “Mirë, ti si je?”, më shtrëngoi dorën dhe pyeti. “Mirë”, i thashë, “vijoj, të kam ardhur në lagje”. Qeshi dhe u ndamë.

U bashkova me njerëzit e mi dhe bëra përpara në bulevard. “Deputet, e di kujt i dhe dorën?”, më pyetën. “Po, e di”, ju thashë. “Namiri është konkurrenti ynë, i vetmi edhe pse i ri fare”, më thanë. “Pse i vetmi?”, i pyeta. “Është i ri, pa ngarkesa dhe është njeri… njeri i mirë!”

Në bulevardin e Beratit, poshtë Mangalemit,

21 vite më parë.

Namir Lapardhaja është beratas, qytetar i Beratit. Unë e njoha kështu në të njëjtin qytet, të cilin e jetuam bashkë 17 vite rresht e ku ai ishte ashtu siç më thanë: njeri, njeri i mirë!

Kisha nisur ta lexoja në një gazetë lokale pak muaj para se t’i shtrëngoja dorën; ishte kritik dhe i kthjellët për çfarë ndodhte në qytet, mënyrën si ne qeverisnim në nivel qendror e vendor. Në rreshta dukej luftarak, por në fakt ishte i qetë, paqësor, komunikues me të gjithë, kudo.

Ato zgjedhje në Berat i fituam edhe një herë ne, por PD e tij u rikthye në pushtet. U largua nga qyteti për të vijuar studimet e larta, por ishte prezent gjithnjë, në mënyrën e tij të paqtë, me përmbajtje, të cilën e shoqëronte gjithnjë me një buzëqeshje. Nuk binim shpesh dakord, por ishte kështu gjithnjë: debatues, argumentues, dialogues, kurrë banal. Rrezatonte kulturë, krijuar nga leximi i vazhdueshëm që e shtynte edhe të komunikonte, edhe të shkruante, gjithnjë e më shumë, gjithnjë e më mirë.

U bë mësues aty në Berat, e donte atë punë.

U bë burrë, baba më pas, një familjar i denjë.

Pushteti nuk e tjetërsoi, ndryshoi, deformoi; nuk i mori asgjë nga “njeriu i mirë” që ishte, nuk i hoqi asgjë nga kritiku ndaj gjithçkaje që binte ndesh me bindjet e tij. Pushteti ishte gjithnjë më pak se librat që lexonte, që shkruante, që përkthente; dija mbeti pushteti i tij, Berati dashuria e tij!

Namir!

U ndale në muajin tënd të besimit, dashurisë, adhurimit, në ditën e fundit të tij dhe natën e madhe të gëzimit; Zoti të mori për vete! I tiji qofsh!

The post “Deputet, e di kujt i dhe dorën?”/ Braçe mesazh prekës për Namir Lapardhanë, kujton takimin vite më parë: Pushteti nuk e tjetërsoi kurrë appeared first on Albeu.com.