Nafte dhe medikamente te ndryshme Archives - Albeu.com

Transportonin mallra kontrabandë nga Kosova, në pranga 6 persona, procedohen 2 doganier
Gjashtë persona ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, si edhe dy të tjerë janë proceduar penalisht, për shkak se dyshohet se fusnin mallra kontrabandë  nga Kosova.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Free road” u arrestuan shtetasit Edison Cani, Altin Metani, Dorjan Zguro, Zaljon Braho, Erand Lami, Shkëlqim Memeti.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar mallra të ndryshme të dyshuara të futura kontrabandë (veshje, medikamente mjekësore), autobusi dhe tre automjete.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Free road”. Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë.

Sekuestrohen mallra të ndryshme të dyshuara të kontrabanduara, një autobuz dhe tre automjete. Vihen në pranga 6 shtetas që bashkëpunonin për transportimin dhe tregtimin e këtyre mallrave.

Procedohen penalisht 2 doganierë të pikës doganore Morinë, Kukës, për shpërdorim detyre.

Shpallet në kërkim administratori i një subjekti postar.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Free road”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– E. C., 40 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një linje transporti;

– A. M., 52 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një subjekti tregtar;

– D. Z., 31 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një subjekti tregtar;

– Sh. M., 42 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një subjekti tregtar;

– Z. B., 32 vjeç, banues në Tiranë, faturino në një linjë transporti;

– E. L., 22 vjeç, banues në Tiranë, punonjës i një poste private.

Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni u proceduan penalisht në gjendje të lirë, shtetasit Xh. Sh. dhe S. M., punonjës të pikës doganore Morinë, Kukës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim shtetasi S. B., administrator i një subjekti privat.

Në rrugën “Jordan Misja”, në një parking, shërbimet e Policisë kanë konstatuar autobusin e linjës Prishtinë-Tiranë dhe shtetasit A. M., D. Z. dhe Sh. M., të cilët do të merrnin mallrat, të dyshuara të futura kontrabandë në Shqipëri, nga dogana e Morinës.

Gjatë kontrollit të autobusit, në bagazh, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, mallra të tjera, pa pullë fiskale. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave që i kanë porositur.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar mallra të ndryshme të dyshuara të futura kontrabandë (veshje, medikamente mjekësore), autobusi dhe tre automjete.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

The post Transportonin mallra kontrabandë nga Kosova, në pranga 6 persona, procedohen 2 doganier appeared first on Albeu.com.