nafta ruse Archives - Albeu.com

SHBA heq përkohësisht sanksionet ndaj naftës ruse, shkak rritja e çmimeve globale
Departamenti i Thesarit i SHBA, ka njoftuar se do të ndërmarrë hapa për të lehtësuar përkohësisht disa sanksione ndaj naftës ruse, pas rritjes së çmimeve në tregjet ndërkombëtare të energjisë si pasojë e tensioneve në Lindjen e Mesme.

Sipas njoftimit, masa e re do të lejojë shitjen e naftës bruto dhe produkteve të naftës nga Rusia që janë tashmë të ngarkuara në anije, deri më 11 prill.

Sekretari i Thesarit amerikan, Scott Bessent, deklaroi se vendimi synon “të promovojë stabilitetin në tregjet globale të energjisë” dhe të mbajë çmimet sa më të ulëta në një kohë kur, sipas tij, po trajtohet “kërcënimi dhe paqëndrueshmëria e shkaktuar nga regjimi iranian”, raporton Sky News.

Vendimi vjen pasi sulmet e Iranit ndaj infrastrukturës energjetike dhe ndërprerjet në Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme të transportit të naftës në botë, kanë shtyrë përkohësisht çmimin e naftës mbi 100 dollarë për fuçi për herë të dytë gjatë kësaj jave.

The post SHBA heq përkohësisht sanksionet ndaj naftës ruse, shkak rritja e çmimeve globale appeared first on Albeu.com.

Ukraina hedh në erë depon e naftës ruse në Donetsk
Ukraina pretendon se ka goditur një depo të madhe nafte të kontrolluar nga Rusia, pasi një tren që transportonte municione dhe karburant në territorin e pushtuar gjithashtu, shpërtheu në një sulm të dyshuar sabotazhi.

Skena dramatike u shpalos pas një shpërthimi dhe zjarri të madh, në objektin ku ruhej nafta në rajonin e Donetskut pas granatimeve intensive.

Në total ishin katër depozita të mëdha nafte në objektin që ndodhet në rrethin e Budennovsky.

Nafta në depot që shpërthyen besohet se do të përdorej nga trupat ruse të stacionuara në zonë.

“Është e vështirë të vlerësohet dëmi në depon e naftës, por zjarri i gjerë tregon dëmtim të rezervuarit ose stacioneve nëntokësore të ruajtjes së karburantit”, thuhet në një raportim të kanalit ushtarak në Telegram.

Partizanët pro-Kievit hodhën po ashtu në erë, trenin që përdorej për të transportuar karburant dhe municione nga Krimea e aneksuar në Melitopol dhe Dniprorudne, të dyja qytete në rajonin e Zaporizhzhia, raporton Daily Mail.

“Si rezultat i shpërthimit të kontrolluar, u dëmtuan hekurudha dhe një lokomotivë me disa vagona. Vetë shpërthimi ndodhi në orën 08:00 të mëngjesit. Pushtuesit kanë rrethuar vendin e shpërthimit dhe po kontrollojnë zonën përreth. Falë heronjve të nëntokës, treni më në fund përfundoi lëvizjen e tij”, njoftoi qendra ukrainase e rezistencës kombëtare.

Sipas ukrainasve, ky ishte sulmi i 11-të i supozuar sabotues këtë vit në trenat rusë të lidhur me luftën, por Rusia nuk e ka pranuar humbjen e lidhjes kryesore hekurudhore me Krimenë.

The post Ukraina hedh në erë depon e naftës ruse në Donetsk appeared first on Albeu.com.

A do të ulet çmimi tavan për naftën ruse?
Për avokuesit e sanksioneve në Perëndim, rënia e madhe e vlerës së rublës gjatë këtij viti është një sinjal i qartë se ndëshkimet ekonomike të vendosura ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës, po kanë ndikim.

Ata thanë se Grupi i Shtatë shteteve më të industrializuara (G7) duhet të godasë derisa hekuri është i nxehtë dhe të ulë çmimin tavan të eksporteve të naftës të papërpunuar ruse, që tani është 60 dollarë. Qëllimi: Të shtrëngohen të ardhurat e Kremlinit dhe të detyrohet presidenti rus, Vladimir Putin, që të zgjedhë midis stabilitetit ekonomik dhe shpenzimeve ushtarake.

Banka Qendrore ruse rriti normat e interesit në një shifër jashtëzakonisht të lartë prej 3.5 pikë të përqindjes. Vendimi u mor gjatë një mbledhjeje të jashtëzakonshme më herët gjatë këtij muaji, pasi vlera e rublës ra nën një cent amerikan. Vlera e rublës ruse ka rënë për 30 për qind që nga fillimi i vitit, përderisa luftës në Ukrainë nuk po i shihet fundi.

“Rusisë i duhet që të rrisë jashtëzakonisht shumë normat e interesit për të stabilizuar rublën. Ne kemi fuqinë që t’i japim Putinin krizën financiare që ai e meriton. Ne na duhet që ulim çmimin tavan të G7-s”, shkroi më 15 gusht Robin Brooks, i cili është shef i ekonomistëve në Institutin për Financa Ndërkombëtare me seli në Uashington.

Aleksandra Prokopenko, ish-analiste e Bankës Qendrore ruse, mbështeti këtë mendim, duke argumentuar se sanksionet po funksionojnë dhe ulja e çmimit që Moska merr për naftën – burimin kryesor të të ardhurave – do ta vendosë ekonominë e Putinit në një pozitë të vështirë.

Vendosmëria e presidentit rus për të vazhduar me çdo kusht me pushtimin e dështuar të Ukrainës “po e vë ekonominë në një pozitë gjithnjë e më të paqëndrueshme”, tha Prokopenko, e cila tani është studiuese jorezidente në Qendrën Carnegie për Rusinë dhe Euroazinë, institut me seli në Berlin.

Për ta futur edhe më në krizë ekonominë ruse, “Perëndimi duhet të vazhdojë që të godasë burimet e të ardhurave të Kremlinit, përfshirë edhe duke ulur çmimin tavan për naftën, por edhe masa të ngjashme për eksportet e tjera ruse dhe të mbyllë zbrazëtirat ligjore që kanë sanksionet”, shkroi ajo në një opinion të publikuar në Bloomberg më 17 gusht.

Por, disa analistë të naftës argumentuan se kjo nuk mund të ndodhë kaq shpejt.

Analistët në këtë industri kanë paralajmëruar se ulja e çmimit tavan të G7-s vetëm do të thellojë shqetësimet për furnizimet globale të naftës në një kohë kur ka një kërkesë rekorde për këtë derivat. Sipas tyre, kjo do të bënte që çmimi i naftës së papërpunuar të rritej dhe nga kjo do të pësonin shumë shtete, e ndoshta të ardhurat ruse nuk do të prekeshin aq shumë.

“Nëse nesër G7 vjen dhe thotë se çmimi tavan tani do të jetë 50 dollarë, ju me shumë gjasa do të shihni rritje të mëtejme të çmimit të naftës. Reagimi i menjëhershëm ndaj sanksioneve më të ashpra është gjithmonë rritja e çmimit të naftës për shkak të frikës se do të ketë pengesa në furnizim”, tha për Radion Evropa e Lirë, Jorge Leon, Analist në Rystad Energy, me seli në Oslo.

“Mendoj se është në interesin më të mirë të G7-s që të mos ndërmarrë një vendim të tillë”, tha ai.

Këtë shqetësim e ndajnë edhe shumë prej liderëve të G7-s të cilët nuk duan të shohin rritje të çmimeve të energjisë pasi ata po përballen me inflacionin më të lartë në dekada, thanë ekspertët. Rritja e kostos së jetesës gjerësisht vlerësohet si një prej kërcënimeve më të mëdha të mundshme për kandidaturën e rizgjedhjes në postin e presidentit të SHBA-së për Joe Biden. Zgjedhjet amerikane do të mbahen vitin e ardhshëm.

Debati mbi efektivitetin e çmimit tavan ka vazhduar edhe para se kjo masë të vendosej në dhjetorin e vitit të kaluar. Tetë muaj më vonë, ende nuk ka konsensus se sa mirë po funksionin ky vendim.

Kjo për shkak se çmimi që Rusia në fund merr për naftën e saj ndikohet po ashtu edhe nga një embargo për dërgesat përmes detit në Perëndim dhe shkurtimet e prodhimit nga OPEC+, ku bën pjesë Rusia dhe disa shtete që nuk janë anëtarë të Organizatës së Shteteve Eksportuese të Naftës (OPEC).

Kur çmimi tavan për naftën hyri në fuqi, së bashku me embargon për naftën e papërpunuar, nafta ruse nga Uralet veçse po tregtohej nën 60 dollarë për fuçi dhe nafta e papërpunuar Brent – e standardit evropian – veçse kishte një çmim më të ulët.

G7 kishte për synim të kufizonte të ardhurat ruse, por dhe në të njëjtën kohë edhe që nafta ruse të vazhdonte të arrinte në tregjet globale. Grupi refuzoi thirrjet për rritjen e çmimit tavan nga 30 në 40 dollarë, nga frika se Rusia do të ndërpriste eksportet, potencialisht duke shkaktuar trazira ekonomike në nivel global. Rusia është eksportuesja e dytë më e madhe në botë e naftës, pas Arabisë Saudite.

Politika e çmimit tavan ua ndalon ndërmjetësve perëndimorë, sikurse janë kompanitë transportuese dhe ato që ofrojnë shërbime të sigurimit, që t’i ofrojnë shërbimet e tyre nëse nafta e papërpunuar ruse shitet mbi 60 dollarë për fuçi. Ndërmjetësuesit perëndimorë tradicionalisht dominojnë industri të tilla, prandaj këto kufizime ndaj tyre izolojnë Rusinë.

Për të tejkaluar kufizimet, Rusia ka tentuar që të krijojë infrastruktura paralele, duke marrë qindra cisterna të vjetra dhe duke ndarë 9 miliardë dollarë për sigurimin e anijeve. Po ashtu, Moska ka fshehur çmimet e vërteta që merr për të rritur kostot e transportit, thanë ekspertët.

Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, muajin e kaluar nafta e papërpunuar ruse mesatarisht kushtonte 64.31 dollarë, duke tejkaluar kështu çmimin tavan të vendosur për naftën dhe duke rritur të ardhurat e Rusisë nga eksporti i naftës në nivelin më të lartë në tetë muaj. Nafta ruse vazhdon të jetë më e lirë se nafta Brent, por diferenca është ngushtuar nga 35 dollarë në rreth 10, një tjetër tregues se çmimi tavan po humb fuqinë e tij.

Ben Cahill, ekspert për energjinë në Qendrën për Studime Ndërkombëtare dhe Strategjike, me seli në Uashington, tha se ndikimi i sanksioneve ka tendencë të dobësohet me kalimin e kohës, pasi individët e zhdërvjelltë gjejnë mënyra për t’i shmangur ato.

“Historia me sanksionet e energjisë në 10-15 vjetët e fundit është se tregu bëhet mjaft i zgjuar për t’i shmangur ato. Dhe sa më gjatë të jenë në fuqi, aq më shumë shmangie shohim, veçanërisht kur tregu është i ngushtë”, tha ai për Radion Evropa e Lirë.

Nënsekretari amerikan i Thesarit, Wally Adeyemo, tha në qershor – para rritjes së fundit të çmimit global të naftës – se çmimi tavan po funksiononte. Paratë që Rusia ndau për sigurimin e anijeve, tha ai, janë para që Kremlini nuk mund t’i përdorë “për të investuar në tanke dhe armë të tjera në luftën e tij të paligjshme në Ukrainë”.

Ekspertët në Institutin Peterson për Ekonomi Ndërkombëtare raportuan në korrik se çmimi tavan kishte më pak ndikim në të ardhurat ruse nga eksportet e naftës sesa embargoja, duke thënë se tavani prej 60 dollarësh është shumë i lartë që të ketë efekt dhe zbatimi i këtij vendimi po mungon.

Embargoja evropiane për naftën e papërpunuar ruse që transportohet përmes detit ka detyruar Moskën që të transportojë ngarkesat nga portet në Detin Baltik dhe Detin e Zi për në Kinë dhe Indi me një çmim shumë të lirë.

“Embargoja e BE-së ka ulur çmimet aq shumë sa që e bëjnë nivelin prej 60 dollarësh për fuçi të çmimit tavan shumë të parëndësishëm”, thanë ekspertët e Institutit Peterson.

Por, ekspertët thanë se me uljen e mëtejme të çmimit tavan nuk mund të arrihet edhe aq shumë.

“Ka shumë zëra që po kërkojnë tani uljen e çmimit tavan, duke thënë se kjo politikë po funksionon mirë dhe ne duhet të ulim çmimin tavan për t’i bërë më shumë presion Rusisë”, tha Cahill. “Por, sa më të ulët që e vendos çmimin tavan, aq më shumë evazion do të ketë”.

Ai tha se me një zbritje prej 20 dollarësh për naftën Brent, do të kishte më shumë nxitje që sanksionet të zbatoheshin më mirë.

“Mendoj se zbatimi bëhet shumë, shumë i vështirë nëse shkoni me më pak se 60 dollarë për fuçi, veçanërisht nëse çmimet globale të naftës rriten”, tha ai.

Craig Kennedy, ekspert i industrisë së naftës ruse dhe bashkëpunëtor në Qendrën Davis të Universitetit të Harvardit, tha se fuqia e çmimit tavan të G7-s “po testohet” përderisa çmimet e naftës ruse kanë tejkaluar shifrën prej 60 dollarësh dhe nëse nuk merren së shpejti masa për zbatimin e sanksioneve, do të dihet efekti i vërtetë i kësaj politike.

Ai sugjeroi që G7 dhe Bashkimi Evropian të krijojnë një “listë të bardhë” të tregtarëve dhe ndërmjetësve të autorizuar për të ofruar informacione mbi çmimet, në mënyrë që të reduktohet evazioni rus. Sipas propozimit të tij, cisternat në pronësi ose që sigurohen nga G7, duhet të marrin një vërtetim të çmimit nga një tregtar që gjendet në këtë listë në mënyrë që të transportojë naftën ruse.

Ai po ashtu sugjeroi që BE-ja dhe G7 – ku bëjnë pjesë Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Japonia, Britania, Franca, Gjermania dhe Italia – të ndalojnë kompanitë e tyre që të shesin cisterna te blerësit rusë apo blerësit që nuk zbulojnë identitetin e tyre.

Se çfarë do të ndodhë me çmimet e naftës ruse do të varet gjithashtu në masë të madhe edhe nga Arabia Saudite dhe blerësit aziatikë, tha Chris Weafer, ekspert për energjinë dhe themelues i Macro-Advisory, një firmë konsulence që fokusohet në shtetet e ish-Bashkimit Sovjetik.

“Mënyra e vetme që çmimi aktual tavan, apo një çmim tavan më i ulët, do të funksiononte është nëse Arabia Saudite do të rriste prodhimin ose nëse blerësit aziatikë do të refuzonin të paguanin më shumë sesa vlera e çmimit tavan”, tha ai për Radion Evropa e Lirë.

Është e paqartë nëse ndonjëra prej tyre do të ndodhë. Me përjashtim të Japonisë, shtetet aziatike nuk i nënshtrohen çmimit tavan të vendosur nga Grupi i Shtatë shteteve më të industrializuara.

Arabia Saudite uli prodhimin me 1 milion fuçi në ditë në korrik me qëllim që të mbështesë çmimet, duke ndihmuar në rritjen e çmimit të naftës së papërtuar ruse përtej tavanit të vendosur, dhe më pas zgjati periudhën e uljes së prodhimit deri në muajin shtator. Administrata amerikane e udhëhequr nga Bideni i kishte bërë presion Arabisë Saudite që të mbante prodhimin e lartë, për të ndihmuar në uljen e inflacionit global.

“Për aq kohë sa blerësit në Kinë, Indi dhe shtete të tjera në Azi marrin naftë me çmim të lirë, ata nuk janë të gatshëm të heqin dorë nga nafta e lirë ruse, duke kërkuar një zbritje edhe më të madhe për ta me uljen e çmimit nën tavanin e caktuar”, tha Weafer. /REL

The post A do të ulet çmimi tavan për naftën ruse? appeared first on Albeu.com.

Bashkimi Evropian heq dorë nga nafta ruse
Evropa vendosi të dielën të ndalë naftën ruse e produktet e tjera të rafinuara të saj, duke ulur varësinë energjetike nga Moska, me synimin për të reduktuar më tej të ardhurat nga karburantet fosile të Kremlinit. Ky hap është pjesë e masave për të ndëshkuar Moskën mbi agresionin e saj në Ukrainë.

Ndalimi i naftës ruse i shtohet një tjetër mase të marrë së fundmi, asaj për t’i vendosur çmimit të saj një tavan, gjë për të cilën ra dakord Grupi i Shtatëshes (G7). Qëllimi është që nafta ruse të vazhdojë të shkojë në vende si Kina dhe India, por të shmanget një rritje e papritur të çmimeve, që do të dëmtonte konsumatorët në mbarë botën. Po kështu do të reduktoheshin fitimet që financojnë luftën e Moskës në Ukrainë.

Nafta është çelësi për ekonominë sepse përdoret për të mbajtur në punë makina, kamionë që transportojnë mallra, pajisje bujqësore dhe makineritë e fabrikave. Çmimet e naftës janë ngritur për shkak të një rritje të kërkesës pas pandemisë së COVID-19 dhe kufizimeve në kapacitetet e rafinimit të saj, duke kontribuar në rritjen e inflacionin në mbarë botën.

Sanksionet e reja pritet të krijojnë pasiguri mbi çmimet në një kohë kur Bashkimi Evropian, që përbëhet nga 27 vende anëtare, do të përpiqet të gjeje burime të tjera furnizi me naftë, me shumë gjasë nga SHBA-të, Lindja e Mesme dhe India për të zëvendësuar naftën ruse, e cila në një moment, përmbushte 10% të nevojave të përgjithshme të Evropës për naftë. Ardhja naftës nga këto vende do të kërkojë më shumë kohë, për shkak të distancës, krahasuar me kohën që nevojitej për të ardhur nga portet e Rusisë.

Çmimet gjithashtu mund të rriten edhe për pasojë të ringjalljes së kërkesës nga Kina ndërsa ekonomia e këtij vendi po rimëkëmbet pas përfundimit të kufizimeve drastike të lidhura me COVID-19.

Tavani mbi çmimin e naftës nuk do të krijonte menjëherë pasoja sepse është vendosur rreth atyre niveleve në të cilat ajo tregtohet aktualisht. Problemi kryesor i Rusisë tani do të jetë gjetja e klientëve të rinj, jo shmangia e tavanit të çmimeve. Megjithatë, kufiri synon të parandalojë përfitimet që do të siguronte Moska nga çdo rritje e papritur e çmimeve të naftës dhe produkteve të rafinuara të saj.

Analistët thonë se fillimisht mund të ketë një rritje të çmimeve ndërsa tregjet vetërregullohen në raport me ndryshimet. Por ata thonë se embargoja nuk duhet të shkaktojë një rritje të çmimit, nëse çmimi tavan funksionon siç duhet, dhe nafta ruse vazhdon të shkojë në vendet e tjera.

Rusia fitoi më shumë se 2 miliardë dollarë nga shitja e naftës në Evropë vetëm gjatë muajit dhjetor, pasi kompanitë importuese u furnizuan me sasi të mëdha në pritje të vendimit për ndalim.

Evropa ka ndaluar tashmë qymyrin rus dhe shumicën e naftës së papërpunuar, ndërsa Moska ka ndërprerë shumicën e dërgesave në gaz natyror./VOA/

The post Bashkimi Evropian heq dorë nga nafta ruse appeared first on Albeu.com.

Vendet e BE-së bien dakord për kufirin e çmimit të naftës ruse
Vendet anëtare të BE-së kanë rënë dakord për një propozim të Komisionit Evropian për të vendosur kufij të çmimeve për produktet ruse të naftës, tha presidenca suedeze e BE-së.

Ambasadorët e 27 shteteve të BE-së ranë dakord në një takim të sotëm për të vendosur një kufi prej 100 dollarë për fuçi për produktet premium si nafta dhe një kufi prej 45 dollarësh për produktet e nivelit të ulët, sipas diplomatëve.

Kufiri i çmimit hyn në fuqi të dielën, si dhe ndalimi i BE-së për importet e produkteve ruse të naftës. Ai pason një kufi prej 60 dollarësh për fuçi të vendosur ndaj naftës së papërpunuar ruse më 5 dhjetor. /albeu.com

The post Vendet e BE-së bien dakord për kufirin e çmimit të naftës ruse appeared first on Albeu.com.

Zelensky kritika për çmimin tavan për naftën ruse: Nuk është vendim serioz
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka kritikuar kufirin e çmimit të vendosur nga aleatët e tij perëndimorë për eksportet e naftës ruse, duke e quajtur atë “të dobët”.

Kufiri, i miratuar të premten, synon të ndalojë vendet që paguajnë më shumë se 60 dollarë për një fuçi naftë ruse, të papërpunuar.

Rusia thotë se nuk do të pranojë një kufi mbi çmimet për eksportet e saj të naftës.

Masa, që do të hyjë në fuqi të hënën, intensifikon presionin perëndimor ndaj Rusisë për pushtimin.

Por Zelensky e quajti kufirin e çmimeve “një pozicion të dobët” dhe jo mjaft “serioz” për të dëmtuar ekonominë ruse.

“Rusia tashmë ka shkaktuar humbje të mëdha në të gjitha vendet e botës duke destabilizuar qëllimisht tregun e energjisë”, tha ai në fjalimin e tij të natës.

Është “vetëm çështje kohe kur do të duhet të përdoren mjete më të forta”, shtoi ai./albeu.com

The post Zelensky kritika për çmimin tavan për naftën ruse: Nuk është vendim serioz appeared first on Albeu.com.

Qeveritë e BE-së bien dakord paraprakisht për çmim tavan të naftës ruse
Polonia ka rënë dakord me marrëveshjen e BE-së për një kufi prej 60 dollarësh për fuçi për naftën ruse, që do të thotë se blloku mund të ecë përpara me miratimin e tij zyrtar.

Varshava ishte shprehur për miratimin e marrëveshjes ndërsa shqyrtonte nëse kufiri mund të mbahej nën çmimin e tregut.

Por me miratimin e Polonisë, BE-ja tani mund të nisë një procedurë të shkruar për të miratuar marrëveshjen dhe ka të ngjarë ta shpallë atë zyrtarisht këtë fundjavë.

Kufiri i çmimeve do të jetë një hap kyç për Perëndimin, pasi ai synon të parandalojë rritjet e çmimeve dhe t’i lërë financimit Vladimir Putin.

Kufiri do të parandalojë një humbje të papritur të naftës ruse në botë që do të kishte çuar në një rritje të re të çmimeve të energjisë dhe një inflacion më të lartë të karburantit.

Megjithatë, disa e kanë kritikuar shifrën prej 60 dollarësh si jo aq të ulët sa për të ulur në një nga burimet kryesore të të ardhurave të Rusisë./albeu.com

The post Qeveritë e BE-së bien dakord paraprakisht për çmim tavan të naftës ruse appeared first on Albeu.com.

Ministrat e financave të G7 bien dakord për t’i vënë çmim tavan naftës ruse
Ministrat e financave të Grupit të Shtatë (G7) kanë njoftuar se planifikojnë të zbatojnë një kufi çmimi për naftën ruse.

Kufiri do të ndihmojë në luftimin e inflacionit duke i dhënë një goditje aftësisë së Moskës për të financuar luftën në Ukrainë, thotë Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen.

Çmimi tavan i naftës është “projektuar në mënyrë specifike” për të reduktuar të ardhurat ruse dhe aftësinë e saj për të “financuar luftën e saj të agresionit”, sipas marrëveshjes.

Dokumenti i plotë nga ministrat e financave të G7 thotë gjithashtu se ai është krijuar për të kufizuar “ndikimin e luftës së Rusisë në çmimet globale të energjisë, veçanërisht për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme”.

Sipas dokumentit, kjo do të funksionojë duke “lejuar vetëm ofruesit e shërbimeve të vazhdojnë të bëjnë biznes në lidhje me naftën ruse në det dhe produktet e naftës të shitura me ose nën kufirin e çmimit”.

Kjo do të arrihet, thotë dokumenti, duke parandaluar kompanitë e transportit detar të transportojnë naftën ruse përmes detit, nëse ajo nuk është blerë me çmim nën kufirin.

Nuk ka ende asnjë detaj se në çfarë niveli do të vendoset kufiri, por dokumenti thotë se kjo “do të komunikohet publikisht në një mënyrë të qartë dhe transparente”./albeu.com

The post Ministrat e financave të G7 bien dakord për t’i vënë çmim tavan naftës ruse appeared first on Albeu.com.

G7-a do të diskutojë çmimin tavan për naftën ruse
Ministrat e Financave nga grupi i shtatë i vendeve më të industrializuar do të diskutojnë kufirin e çmimit të naftës ruse, propozuar nga administrata e presidentit Biden kur të takohen të premten, tha Shtëpia e Bardhë.

Udhëheqësit e G7-ës po diskutojnë si të krijojnë një kufi të tillë çmimi dhe kanë konsideruar alternativa të tjera, duke përfshirë bllokimin e transportit të naftës ruse.

G7-a përbëhet nga Britania, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara.

Shumë vende kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë pas agresionit të saj në Ukrainë, të cilin Moska e quan një “operacion special ushtarak”, por konsumatorët kryesorë të naftës, Kina dhe India kanë rritur importet e fuçive ruse me çmime të ulta, në nivele rekord.

Pavarësisht se eksportet e naftës ruse arritën nivelet e tyre më të ulëta që nga gushti i kaluar, të ardhurat e saj nga eksporti në qershor u rritën me 700 milionë dollarë nga muaji në muaj për shkak të çmimeve më të larta, 40% mbi mesataren e vitit të kaluar, tha Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë muajin e kaluar.

Udhëheqësit perëndimorë kanë propozuar zgjidhjen e kësaj përmes një kufiri të çmimit të naftës për të kufizuar atë që tregtarët dhe rafineritë mund të paguajnë për naftën bruto ruse – një masë që Moska thotë se nuk do t’i përmbahet dhe mund ta pengojë duke dërguar naftë në shtetet që nuk i binden tavanit të çmimit.

Disa tregtarë dhe analistë të tregut të naftës kanë shprehur dyshime se një kufi i çmimit do të funksiononte pasi Rusia ka gjetur mënyra për të dërguar naftën e saj në Azi pa përdorur siguracionin e anijeve nga perëndimi. Moska gjithashtu mund të ndalojë eksportet e një pjese të naftës krejtësisht, duke çuar në një rritje të mëtejshme të çmimeve të energjisë./VOA

The post G7-a do të diskutojë çmimin tavan për naftën ruse appeared first on Albeu.com.

Gazprom do të reduktojë dërgesat e gazit në Francë
Kompania shtetërore ruse e energjisë Gazprom do të reduktojë dërgesat e gazit në Francë. Ky vendim vjen pas një mosmarrëveshjeje për kontratat dhe shqetësimet për furnizimin me energji, sipas skynews.

“Siç u njoftua më parë, Engie kishte siguruar tashmë vëllimet e nevojshme për të përmbushur angazhimet e saj ndaj klientëve të saj dhe kërkesat e veta, dhe kishte vendosur disa masa për të reduktuar ndjeshëm çdo ndikim të drejtpërdrejtë financiar dhe fizik që mund të rezultojë nga një ndërprerje të furnizimit me gaz nga Gazprom”, tha Engie tha në një deklaratë.

Vendet në të gjithë Europën janë përpjekur të zvogëlojnë varësinë e tyre nga gazi dhe nafta ruse. Ndryshe nga vende si Gjermania, mbështetja e Francës nga gazi rus është tashmë mjaft e ulët, me dërgesat nga Moska që përbëjnë vetëm rreth 17% të konsumit të saj.

Franca tha se ishte në bisedime me Algjerinë për të rritur importin e saj.

The post Gazprom do të reduktojë dërgesat e gazit në Francë appeared first on Albeu.com.