nafta ne shqiperi Archives - Albeu.com

Nafta më e shtrenjta në rajon, tabela si shqiptarët paguajnë taksa deri 2.5 herë më të larta se Kosova dhe Maqedonia e Veriut
Nafta dhe benzina në Shqipëri janë ndër më të shtrenjtat në Europë dhe më të shtrenjtat në rajon.

Në mëngjesin e datës 31 gusht, një litër naftë tregtohej në vend me 248 lekë për litër (pasdite u ul me 9 lekë për litër). Në Maqedoninë e Veriut, po në mëngjesin e  31 gushtit nafta tregtohej me 193 lekë për litër, ose 55 lekë më lirë. Në Kosovë, në të njëjtat momente nafta tregtohej në tregun e pakicës me 205 lekë, ose 43 lekë më pak (çmimet janë konvertuar në lekë me kursin 1 euro=117 lekë).

Luigj Aliaj, nga Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve shpjegon se kjo diferencë është e lidhur tërësisht me taksat më të larta që paguhen mbi naftën.

“Për të vlerësuar si është çmimi i karburantit në raport me rajonin dhe a ka abuzime në tregun tonë duhet që të analizojnë treguesit, që formojnë çmimin në një ditë të caktuar dhe në të njëjtën ditë të merren edhe treguesit e rajonit. Është e sigurt që duke vënë në kushte të barabarta taksimi, karburantet në vendin tonë tregtohen më lirë se në të gjithë rajonin”, pohon ai.

Aliaj shpjegon se çmimet e karburantit, si çdo artikull tjetër varen nga kostot dhe kostot e karburanteve ndikohen nga katër tregues:

-Së pari, çmimi që kuotohet në bursa çdo ditë, i cili ka çmimin që del në bursë usd/ton, Premium që kompanitë e tregtimit dhe shpërndarjes globale vendosin mbi bursën. Kjo ndikohet nga diferenca e treguesit referencë Platts nga muaji konkret me muajin pasardhës. Me anë të këtij premiumi kompanitë globale të tregtimit mbulojnë kostot e transportit dhe diferencat që krijohen nga ndërrimi i kontratave nga muaji në muaj si dhe korrigjimi i densitetit, i cili varet nga densiteti për çdo sasi produkti dhe çmimi i kuotimit në Platts;

-Së dyti, kursi i këmbimit të dollarit me lekut për çdo ditë. Aktualisht dollari këmbehet me 117.3 lekë, nga 114 lekë në maj.

-Shpenzimet e ushtrimit të aktivitetit, që aplikojnë operatorët

-Së katërti, janë taksat që vendosin autoritetit në çdo vend të caktuar.

“Duke qenë se çmimi i karburanteve është global edhe afërsisht i njëjtë për operatorët lokalë të çdo vendi që blejnë nga tregjet e mëdha botërore, me diferenca jo shumë të mëdha, po kështu edhe shpenzimet e shpërndarjes së ushqimit të veprimtarisë janë afërsisht të barabarta me dallime nga pagat. Edhe kurset e këmbimit nuk janë me ndikime të mëdha.

Sipas Aliajt, meqë këta tre faktorët e parë varen nga sipërmarrja nga mënyra se organizohet biznesi dhe kursi nuk lëviz shumë, atëherë faktori që dallon çmimin midis vendeve të ndryshme lidhet me taksat që aplikon çdo shtet sipas politikave të veta. “Pasi i vendosim në kushte të barabarta taksimi nëse diferencat e çmimeve nga operatorët në vendet e përafërta kanë dallime të mëdha, atëherë faji mbetet mbi sipërmarrjet për fitime jo të moralshme ose jo të drejta”.

Krahasimi: Shqiptarët paguajnë deri 2.5 herë më shumë taksa për një litër naftë

Shoqata e Hidrokarbureve ka bërë llogaritjen për formimin e çmimit në datën 30.08.2022, që ishte për vendin tonë afër çmimeve me të larta historike, për të tre shtetet, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën..

Treguesi referencë Platts i datës 30 ishte i njëjtë për të tre shtetet, Kosovën, Maqedoninë e veriut dhe Shqipërinë. Platts u ble me 1200 dollarë për ton për naftën dhe 1000 dollarë për ton për benzinën. Densiteti i produkteve është i njëjtë: një ton naftë =1118 litër dhe 1 ton benzinë me 1340 litër/ ton.

Për të dalë në çmime të krahasueshme të gjitha çmimet llogariten në lekë për litër (një euro këmbëhet me 117 lekë dhe me 61 dinar maqedonas). Në Kosovë nafta tregtohet me euro. Për Shqipërinë është marrë çmimi maksimal dhe për Kosovën e Maqedoninë çmimi mesatar i tabelave

Kosova

Në Kosovë, po dje u pagua gjithsej taksë

Nafta:

Akcizë 0.36 euro litër

TVSH 18% 0.26 euro litër

Taksa gjithsej 0.62 euro për një litër, ose 72.5 lekë

Benzina:

0.385 euro akcizë

TVSH 18% 0.24

Taksa gjithsej 0.62 euro litri, ose 73 lekë për litër.

Maqedonia e Veriut

Nafta:

-Akcizë 15.5 dinarë për litër, 0.254 euro

-Taksë mjedisi 0.3 dinarë litri, 0.05 euro

-Taksë mbi stokun 0.3 dinarë litri, 0.05 euro

-TVSH 18% 0.24 euro/litër

-Gjithsej 0.5 euro litër ose 58.5 lekë për litër

Benzina

-22 dinarë litri akcizë, 0.36 euro

-Mbi stokun 0.89 denarë, ose 0.015 euro

-Për ambientin 0.8 denarë, ose 0.013 euro

-Tvsh 18% 0.23 euro

-Gjithsej 0.59 euro, ose 69.3 lekë.

Në Shqipëri

Nafta:

-Akcizë 38.2 lekë

-Taksë karboni 3 lekë

-Taksë qarkullimi 27 lekë

-Tvsh 20% 41.3 lekë

-Taksë, markimi, skanimi, kolaudimi pompave dhe gjithë taksat lokale (rilicencimi, trualli, ndërtesa, reklama) 10 lekë për litër

-Total 119.5 lekë për një litër naftë.

Benzina:

-Akcizë 38.2 lekë

-Karbon 1.5

Qarkullim 27

-Tvsh 33.5

-Dhe të tjera 8.5

-Total, 108.7 lekë për litër.

Në total, në Shqipëri paguhen taksa 47 lekë  dhe 36.5 lekë për litër përkatësisht për naftën dhe benzinën më shumë sesa në Kosovë. Në krahasim me Maqedoninë e Veriut paguhet përkatësisht për naftën dhe benzinë 61 dhe 39.4 lekë më shumë. Taksat e paguara më tepër arrijnë deri në 2.5 herë më shumë.

Sipas Aliajt, nëse zbritet diferenca në taksa, në Shqipëri nafta e tregtuar me 248 lekë do të ishte shitur me 187 lekë, nga 193 që tregtohej në Maqedoninë e Veriut.

Në krahasimin me Kosovën, çmimi do të ishte 201 lekë, nga 205 lekë që e tregtonte Kosova.

“Nëse duhet të rregullohet çmimi i karburanteve në Shqipëri mund të gjykohet se nga vijnë çmimet e larta në Shqipëri. Vetëm sipërmarrja nuk ka gjë në dorë, por përkundrazi, ndryshe nga akuzat që i bëhen aplikon çmimet më të drejta në rajon. Të gjithë idetë me borde apo ende vetëm prishin tregun, krijojnë vështirësi të pakonceptueshme për operatorët ekonomikë, pasi kushdo mund të mendojë për ato pika karburante që dje u furnizuan me çmime 9 lekë më të larta sesa sot dhe duke korrigjuar menjëherë çmimin sipas bursës, konceptoni vetë se çfarë gjende u krijon në humbej. Ndaj është mirë që tregu të lihet i lirë. Me këto mënyra nuk po lejohen që të formojmë çmimin për çdo artikull siç e përcakton ecuria e tregut, duke amortizuar në mënyrë të avashtë të gjithë goditjet e çmimeve që japin bursat me plus minus sidomos në këtë periudhë me luhatje kaq të mëdha”, pohon Aliaj.

160 milionë euro mblidhen nga taksa e qarkullimit, por pak përdoren për mirëmbajtjen e rrugëve

Të ardhurat nga taksat e automjeteve, duke përfshirë edhe taksën e qarkullimit mbi karburantin, arritën 26.7 miliardë lekë (217 ) milionë euro në vitin 2021 me një rritje 13% në krahasim me vitin 2020, sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Nga vlera e totale e taksave që paguan automjetet, 73 për qind (rreth 160 milionë euro) ishin të ardhura që u siguruan nga arkëtimet e taksës së qarkullimit. Kjo është një nga taksat që rrit ndjeshëm çmimin final të naftës, që paguhet nga konsumatori.

Të ardhurat nga taksa e qarkullimit u rriten me 15.6 për qind në vitin 2021, kryesisht prej rritjes së konsumit pas pandemisë Covid-19.

Taksa e qarkullimit e cila vilet tek nafta ka si qëllim grumbullimin e fondeve për të investuar dhe mirëmbajtur infrastrukturën rrugore të vendit, po qeveria shqiptare historikisht ka investuar në mirëmbajtjen e infrastrukturës rrugore shumë më pak se arkëtimet. Fondet e brendshme për mirëmbajtjen e infrastrukturës rrugore me 2021 ishin 1,1 miliardë lekë ose 18 herë më të ulëta se të ardhurat nga taksa e qarkullimit./MONITOR

The post Nafta më e shtrenjta në rajon, tabela si shqiptarët paguajnë taksa deri 2.5 herë më të larta se Kosova dhe Maqedonia e Veriut appeared first on Albeu.com.

Çmimet u rritën, kur në botë po bien, Shqipëria ngjitet e 14-ta për naftën e shtrenjtë në botë
Në kulmin e rritjes së paprecedentë të çmimeve të naftës, pas luftës në Ukrainë, qeveria shqiptare mori kontrollin për çmimet tavan të naftës nëpërmjet krijimit të një bordi të posaçëm.

Po javët e fundit vendimet e bordit po shkojnë në favor të kompanive të naftës më shumë se sa të qytetareve, pasi çmimet në bursa po bien, ndërkohë që në vendin tonë rriten.

“Global Price Indeks” e renditi Shqipërinë me çmimet më të larta të naftës në rang global së fundmi. Shqipëria u rendit e 14 -ta në botë për çmimin e një litër diezël duke lënë pas edhe edhe vend ete zhvilluara si, Singapori dhe Gjermania. Sipas Global Price Indeks një litër naftë në Shqipëri kushtoi me 1,95 euro me 18 gusht, për shkak se Bordi një ditë më parë mori vendim për rritjen e mëtejshme të çmimit në vend që ta ulte.

Në raportet e mëparshme të Global Price Shqipëria renditej në mesin e 20 vendeve me çmimin më të lartë të naftës në botë, por së fundmi po shkon drejt majës për çmimet më të larta pasi, ulja e çmimeve në bursa nuk po reflektohet me të njëjtën shpejti si në vendet e tjera.

Një fuçi naftë po tregtohet sot në bursa me 94 USD nga më shumë nga 100 dollarë që ishte një javë më parë dhe 110 dollarë në fillim të gushtit.

Edhe treguesi referencë i naftës së përpunuar, Platts, të cilin e importojnë kompanitë në Shqipëri ka zbritur në 900 dollarë/ton, nga 930 dollarë për ton që ishte një javë më parë.

Nga 12 marsi çmimet tavan me pakicë dhe shumicë që tregtohen në vend vendosen nga Bordi i Transparencës i krijuar nga qeveria, bazuar në një formulë që merrte në konsideratë çmimin e blerjes në bursa, taksat, kostot operative, marzhin e fitimit, kursin e këmbimit të dollarit (monedha me të cilën blihet nafta në bursa).

Historiku i këtyre pesë muajve e gjysmë që çmimet vendosen nga Bordi ka treguar se mekanizimi i krijuar nga qeveria për të kontrolluar çmimet dhe për të bërë transparencë, nuk ka arritur të kryejë asnjë nga këto funksione./Monitor

The post Çmimet u rritën, kur në botë po bien, Shqipëria ngjitet e 14-ta për naftën e shtrenjtë në botë appeared first on Albeu.com.

“Të shkrihet menjëherë Bordi”, Vasili: Ja faktet se si qeveria vjedh egërsisht shqiptarët me çmimin e naftës
Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili me anë të  një postimi në Facebook akuzon qeverinë se po vjedh egërsisht shqiptarët me çmimin e naftës.

Sipas tij, Bordi i hajdutëve po rëndon veten kaq keq se harrojnë që po me këto çmime, që janë sot në bursa, muaj më parë në Shqipëri nafta shitej rreth 180 lekë.

Ai kërkon shkrirjen menjëherë të bordit dhe uljen e taksave të naftës, si e vetmja rrugë që ndal vjedhjen e shqiptarëve nga qeveria me naftën.

POSTIMI I PLOTË

Ja faktet se si Qeveria vjedh egërsisht shqiptarët me çmimin e naftës!!

Qeveria përmes Bordit të Hajdutëve vazhdon pa u ndalur me çmimet e tij të çmendura, ndonëse çmimi i naftës ka rënë në mënyrë shumë të qartë në bursa.

Sot Bordi vendosi çmimin e naftës 216 leke litri.

Po sot ne Maqedoni një litër kushto 170 lekë (90 denarë).

Bordi i Hajdutëve po rëndon veten kaq keq se harrojnë që po me këto çmime, që janë sot në bursa, muaj më parë në Shqipëri nafta shitej rreth 180 lekë.

Dorëzimi i Bordit kokë e këmbë te hajdutëria dhe te kuleta e oligarkëve i ka bërë kaq të trashë sa bëjnë veprime kaq flagrante.

Çmimi i Naftës në Maqedoni flet qartë.

Shkrirja menjëherë e Bordit.

Ulja e taksave të Naftës (Projektligji i Partisë së Lirisë që në mars në Parlament).

Kjo është rruga e vetme, që ndal vjedhjen e shqiptarëve nga qeveria me naftën./albeu.com

The post “Të shkrihet menjëherë Bordi”, Vasili: Ja faktet se si qeveria vjedh egërsisht shqiptarët me çmimin e naftës appeared first on Albeu.com.

Bordi bën skandal, nafta ulet në bursa, nuk çon ndërmend uljen në Shqipëri
Bordi i Transparencës është mbledhur sot, dhe pavarësisht uljes së çmimit të naftës në bursa, ka vendosur ta mbajë me çmimin e lartë që ka, që është 240 lekë/litër. Ndërkohë ka ulur benzinën, nga 233 lekë për litër në 221 lekë/litër.

“Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 240 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 228 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 221 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 209 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81 lekë/litër edhe i shitjes me shumicë 69 lekë /litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 14 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë”, thuhet në njoftimin e Bordit.

Ndërkohë, sipas “S&P Global Platts”, treguesi Platss, që është referenca me të cilën punojnë importuesit shqiptarë dhe që merret si bazë nga Bordi i transparencës për llogaritjen e çmimit, ishte në 3 korrik 1,181 dollarë për ton. Ndonëse në rritje të lehtë me një ditë më parë, në raport me fundin e qershorit treguesi është ulur me rreth 100 dollarë për ton, apo me 8.3%.

Ndërsa në tregun vendas, çmimi me pakicë i naftës, i cili që prej fillimit të marsit caktohet nga Bordi i Transparencës ka mbetur në nivelin e 240 lekë për litër, që nga data 8 korrik.

Sipas grafikut krahasues të çmimeve të naftës në bursa dhe në tregun vendas (Nafta në bursa dhe tregun vendas, Shkurt 2022- 13 korrik 2022), herën e fundit që nafta ishte në këto nivele në bursat ndërkombëtare, në datën 26 maj, në tregun vendas ishte 230 lekë për litër, ose 10 lekë më pak se aktualisht.

Ndërsa në raport me nivelet e njëjta, në mes të muajit prill, nafta sot është rreth 20 lekë më e shtrenjtë./albeu.com

The post Bordi bën skandal, nafta ulet në bursa, nuk çon ndërmend uljen në Shqipëri appeared first on Albeu.com.

Shqiptarëve i duhet një orë punë për të blerë 1 litër naftë, një zvicerani i duhen vetëm 4 minuta
Në vendin tonë duhet rreth një orë punë për të blerë një litër naftë.

Kjo pas çmimeve të larta të karburanteve në vendin tonë. Një shtetas shqiptar mesatar paguhet neto në muaj rreth 410 euro.

Kjo shumë përkthehet në 2.36 euro neto në orë. Kaq vlen ora e punës së një shqiptari mesatar. Por, çfarë mund të blesh me një orë punë në Shqipëri? 1 litër naftë! Pra, duhet të punosh rreth 1 orë për të blerë vetëm 1 litër naftë në vendin tonë. Ndërkohë, me një litër naftë mesatarisht mund të përshkosh rreth 15 kilometra me makinë.

“Scan Intel” i ka analizuar shifrat pikërisht nga ky këndvështrim ndryshe, dhe ka renditur të gjitha vendet e Europës bazuar në orët e punës që duhen për të blerë një litër naftë.

Krahasimi është bërë sipas pagës mesatare neto në secilin vend, dhe çmimit të përditësuar të naftës në secilin vend. Kemi marrë në analizë çmimin e naftës duke qenë se 75% e automjeteve në vendin tonë punojnë me naftë, por edhe sepse, Shqipëria është ndër 10 vendet me naftën me pakicë më të shtrenjtë në glob, mes 167 vendesh.

Kështu, nga ky përpunim dhe analizim të dhënash rezulton se në vendin tonë nevojiten mesatarisht 55 minuta punë për të blerë një litër naftë. Në vend të dytë ndjek Ukraina, ku një litër naftë vlen 51 minuta punë. Në Moldavi një litër naftë vlen 50 minuta punë, dhe në Kosovë 47 minuta punë. Me pas renditja vijon me Gjeorgjinë, Maqedoninë e Veriut, Bosnje Hercegovinën, Serbinë, Rumaninë dhe Bullgarinë.

Ndërkohë, në vend të fundit, si shtetin ku duhet më pak “djersë” për të blerë një litër naftë, gjejmë Zvicrën, me vetëm 4 minuta punë. Paradoksalisht, Shqipëria e vendit të parë në këtë renditje, dhe Zvicra e vendit të fundit, kanë një çmim nafte të njëjtë. Kjo do të thotë se ndërkohë që një shqiptari i duhen 55 minuta punë për të blerë një litër naftë, me të njëjtin volum pune, një zvicerian mund të blejë plot 14 litra naftë. Në fund të tabelës gjejmë gjithashtu vende si Monaco, Luksemburgu, Danimarka, Irlanda, Austria, Norvegjia, Gjermania, etj.

Ndërkohë, Shqipëria është mes 10 vendeve me naftën më të shtrënjtë në botë sipas GlobalPetrolPrices. “Scan Intel” ka bërë një analizë të zgjeruar mbi këtë, vetëm pak ditë më parë, ku të dhënat janë kryqëzuar me Prodhimin e Brendshëm Bruto për frymë të secilit shtet, nga ku rezulton se Shqipëria është një rast unik në botë, e renditur krah shteteve me një PBB për frymë 14 herë më të lartë se ne mesatarisht (shiko këtu).

Po krahasuar me pagën? Mesatarisht, vendeve të tjera, mes atyre me naftën më të shtrenjtë në botë, ku 9 janë shtete europiane, i duhen 7.4 minuta punë për të blerë 1 litër naftë, pra rreth 7.5 herë më pak volum pune.

The post Shqiptarëve i duhet një orë punë për të blerë 1 litër naftë, një zvicerani i duhen vetëm 4 minuta appeared first on Albeu.com.