nafta ne bursa Archives - Albeu.com

Bordi rri e vështron, Nafta në bursa bie në nivelet e para luftës, në Shqipëri nuk ndryshon
Çmimet e naftës në bursat ndërkombëtare kanë shënuar një rënie të shpejtë javën e fundit, duke zbritur në nivelet e paraluftës, si rrjedhojë e të dhënave më të dobëta sesa priteshin nga ecuria e ekonomisë së SHBA-ve dhe të Kinës.

Një fuçi naftë, treguesi referencë i naftës europiane, tregtohet me rreth 92 dollarë për fuçi, në nivelet e janarit, nga 100 dollarë që ishte një javë më parë dhe 110 dollarë në fillim të gushtit.

Edhe treguesi referencë i naftës së përpunuar, Platts, të cilin e importojnë kompanitë në Shqipëri ka zbritur në 900 dollarë/ton, nga 930 dollarë për ton që ishte një javë më parë.

Nga 12 marsi çmimet tavan me pakicë dhe shumicë që tregtohen në vend vendosen nga Bordi i Transparencës i krijuar nga qeveria, bazuar në një formulë që merrte në konsideratë çmimin e blerjes në bursa, taksat, kostot operative, marzhin e fitimit, kursin e këmbimit të dollarit (monedha me të cilën blihet nafta në bursa).

Historiku i këtyre pesë muajve e gjysmë që çmimet vendosen nga Bordi ka treguar se mekanizimi i krijuar nga qeveria për të kontrolluar çmimet dhe për të bërë transparencë, nuk ka arritur të kryejë asnjë nga këto funksione.

Psh, aktualisht ndonëse çmimi ka rreth një javë që po bie në bursa, në tregun vendas ndryshimi i fundit i Bordit ishte në datën 11 gusht me kah rritës, ku nafta u rrit me 5 lekë për litër, duke u tregtuar me 221 lekë për litër, nga 216 lekë që ishte më parë.

Edhe benzina u shtrenjtua me 2 lekë për litër, duke arritur në 202 lekë për litër. Bordi në njoftimin e vet sqaroi se është përmbajtur me përpikëmëri, në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatoreve. “Ministira e Financës ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik, se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës”, thuhej në njoftim.

Por, aktualisht, teksa çmimet në bursa janë në rënie të fortë prej disa ditësh, Bordi rri e vështron….

Operatorët e tregut ndërkohë kanë pohuar se nëse ata do të vendosnin vetë çmimet do të ishin më fleksibël në çmimeve sepse do të bënin blerje më afatgjata, ndërsa aktualisht po blejnë vetëm në bazë ditore./Monitor

The post Bordi rri e vështron, Nafta në bursa bie në nivelet e para luftës, në Shqipëri nuk ndryshon appeared first on Albeu.com.

Kriza në Kinë, ulet çmimi i naftës në bursa
Çmimet e naftës ranë me më shumë se 3 dollarë për fuçi të hënën, si pasojë e shqetësimeve për kërkesën në Kinë, importuesi më i madh i naftës së papërpunuar në botë.

Nafta e papërpunuar ndërkombëtare Brent u tregtua me 105,31 dollarë për fuçi në orën 06:59 GMT për një rënie prej 0,59% pas mbylljes së seancës së mëparshme me 105,94 dollarë për fuçi.

Ekonomia e Kinës u ngadalësua papritur në korrik, ndërsa prodhimi i rafinerisë ra në 12.53 milionë fuçi në ditë, më i ulëti që nga marsi 2020, treguan të dhënat e qeverisë. Mes tensionit gjeopolitik për shkak të luftës Rusi-Ukrainë dhe masave të rrepta të vazhdueshme të Kinës për pandeminë, frika në rritje për normat e larta të interesit që pengojnë zhvillimin ekonomik po kërcënojnë gjithashtu “oreksin” e investitorëve për rrezik.

Furnizimi me naftë mund të rritet nëse Irani dhe Shtetet e Bashkuara pranojnë një ofertë nga Bashkimi Evropian për të ringjallur marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, e cila do të hiqte sanksionet ndaj eksporteve iraniane të naftës./albeu.com

The post Kriza në Kinë, ulet çmimi i naftës në bursa appeared first on Albeu.com.

“Çmimi i naftës duhet të ishte më pak se 190 lekë/litër”, Xhelal Mziu me akuza të ashpra ndaj “Bordit Gjobvënës”
Deputeti i Partisë Demokratike Xhelal Mziu nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook” ka reaguar në lidhje çmimin e naftës në vend e cila prej disa muajsh vendoset nga Bordi i Transparencës.

Mziu e quan atë “Bordi Gjobvënës ndaj qytetarëve” pasi sipas tij nafta në vend sot duhet të ishte më pak se 190 lekë/litër.

Deputeti i PD i referohet treguesit Brent i cili tani tregon se nafta në bursa ka arritur nivelet e para luftës në Ukrainë.

Kujtojmë që sot Bordi i Transparencës bëri publike lëvizjen e fundit duke e ulur çmimin e naftës me vetëm një lek për litër.

Reagimi i plotë i Xhelal Mziut:

⛔️ “Bordi i Gjobvënies ndaj qytetarëve” ose Bordi i Transparencës, vendosi sot çmimin e naftës 220 lekë/litër ose 30 lekë më shumë se duhet, referuar bursës!

Çmimi i naftës së papërpunua në bursa, treguesi Brent, ka rënë në 94 dollarë për fuçi, pra në nivelet e para luftës në Ukrainë!

? Brent arriti deri në 130 dollarë për fuçi, sot është 36 dollarë më pak, sipas përllogaritjes duhet të shitet më pak se 190 lekë/litër!

Shiko grafikun e treguesit Brent ?

“Bordi i Gjobvënies” ndaj qytetarëve vendosi sot çmimin në 220 lekë/litër, nga më pak se 190 lekë/litër që ishte në shkurt, përpara luftës në Ukrainë, kur bursa ishte sa sot!

Çmimi i naftës në Shqipëri është luhatur nga 2017 lekë/litër deri në 265 lekë/litër, madje dhe nafta që kishim stok u shit me dyfishin e kostos së saj!

? Qeveria e rilindjes ka krijuar një “Bord Gjobëvënse” që çmimin e rrit artificialisht mbi 30 lekë të reja për litër!

? Qeveria e rilindjes ka taksat më të larta në Rajon dhe në Europë, kemi çmimin më të shtrenjët në Botë dhe 60-80 lekë/litër më shtrenjët se vendet e Rajonit!

? Qeveria e rilindjes duhet urgjentisht të shkrij Bordin Gjobvënës që penalizon qytetarët me mbi 30 lekë/litër!

? Qeveria e rilindjes të ul taksën e qarkullimit (dyfishë) që është sot mbi karburantin!

❌️ Çmimet e karburantit e kanë falimentuar Biznesin, e kanë rrënuar turizmin dhe e kanë varfëruar në ekstrem çdo familje shqiptare!/albeu.com

The post “Çmimi i naftës duhet të ishte më pak se 190 lekë/litër”, Xhelal Mziu me akuza të ashpra ndaj “Bordit Gjobvënës” appeared first on Albeu.com.

GRAFIKU/ Vazhdon rënia e ndjeshme e çmimit të naftës, çfarë do të vendosë sot Bordi?
Nafta ka shënuar sërish rënie në bursë. Nga grafikët e tregjeve ndërkombëtare shihet se një fuçi naftë kushton 97.17 dollarë.

Ndërkohë një ditë më parë, çmimi i naftës ra me 5% dhe një fuçi kushton diçka më pak se 104.4$ dhe disa ditë më parë ka qenë 123.70 dollarë.

Një fakt tjetër është se çmimi i naftës në bursa sot është njësoj sa ka qenë para luftës, në fillim të muajit shkurt ku çmimi ishte 194 lekë/litër, raporton albeu.com.

Kjo tregon se trendi i çmimit të naftës në bursa është në rënie, dhe normalisht pritet të reflektohet dhe në karburantet në Shqipëri.

Megjithatë, sot pritet të mblidhet Bordi i Administrimit të Karburanteve.

Kujtojmë që kjo është mbledhja e dytë e Bordit të Administrimit të Karburanteve, i cili në mbledhjen e parë, që u zhvillua më 12 mars, vendosi çmimet për produktet e benzinës, naftës dhe gazit, me një vlerë prej 217 lekë/litri ndërsa gazi u përcaktua me vlerën 93 lekë/litri.

The post GRAFIKU/ Vazhdon rënia e ndjeshme e çmimit të naftës, çfarë do të vendosë sot Bordi? appeared first on Albeu.com.