Naft Archives - Albeu.com

Bullgaria do ta lejojë rafinerinë ruse të eksportojë naftë
Bullgaria do ta lejojë një rafineri të naftës, nën pronësi të një kompanie ruse, të vazhdojë operimin dhe eksportimin e naftës në Bashkim Evropian deri në fund të vitit 2024. Kjo u bë me gjithë paralajmërimet nga Brukseli se një gjë e tillë është kundër sanksioneve të vendosura nga blloku.

Marrëveshja mes Bullgarisë dhe kompanisë Lukoil do të kontribuojë me 350 milionë euro në buxhetin e Bullgarisë, sipas vlerësimeve të bëra nga qeveria në Sofje.

“Ne kemi arritur diçka shumë të rëndësishme: nga 1 janari 2023, Lukoil do t’i bëjë në Bullgari të gjitha pagesat për përfitim dhe tatim në prodhim dhe jo siç janë bërë më parë në Holandë apo Zvicër”, tha zëvendëskryeministri bullgar, Hristo Alexiev, pas bisedimeve të zhvilluara me menaxherët e kompanisë ruse të naftës.

Nga kjo marrëveshje përfiton edhe Lukoil, pasi që mund ta përdorë selinë e saj në Bullgarisë për t’iu shmangur pjesërisht embargos së BE-së mbi produktet ruse të naftës.

“Rafineria nuk mund të punojë nëse eksportet kufizohen”, tha drejtori ekzekutiv i Lukoil, Ilshat Sharafutdinov.

Zyrtarë nga Bashkimi Evropian kanë thënë se produktet e naftës që do të eksportohen nga Bullgaria duhet të jenë bullgare.

“Produktet e naftës që do të nxirren nga nafta Urals do të kenë origjinën nga Bullgaria dhe mund të eksportohen”, tha të hënën zëvendësministrja e financave, Lyudmila Petkova, duke iu referuar eksportit të naftës së papërpunuar të Rusisë.

Qeveria e Bullgarisë ka argumentuar se ndalimi i eksportit do ta dëmtonte ekonominë e vendit, pasi që do ta akumulonte një deficit në tregun e saj të brendshëm pasi rafineria e Lukoil-it të ndalojë prodhimin./REL./

The post Bullgaria do ta lejojë rafinerinë ruse të eksportojë naftë appeared first on Albeu.com.

“Vdekja” e makinave me naftë e benzinë: BE finalizon marrëveshjen
Ligjvënësit e Bashkimit Europian finalizuan marrëveshjen që dikton emetime zero për makinat e furgonët e rinj brenda një dekade, një ujdi kyçe kjo e cila e vendos Europën në trajketoren e një ardhmeje të mbizotëruar nga automjetet elektrike.

Parlamenti Evropian, që përfaqësohej në këtë rast nga ligjvënësi holandez Jan Huitema, dhe Këshilli i BE-së, i përfaqësuar nga mbajtësja aktuale e presidencës europiane, Çekia, arritën marrëveshjen pas diskutimesh të gjata.

Fillimisht, ky u konsiderua si një nga propozimet legjislative me polemizuese të të ashtuquajturës Marrëveshja e Gjelbër e BE-së, por dosja e standardeve të CO2 përparoi me shpejtësi, duke zënë vendin e parë të paketës së miratuar nga shtetet anëtare dhe Parlamenti.

Legjislacioni kërkon që të gjitha makinat dhe furgonët e rinj të shitur në BE të kenë emetim zero deri në vitin 2035, çka ndalon efektivisht shitjen e makinave të reja me benzinë ​​dhe naftë që funksionojnë me teknologjinë e motorëve me djegie.

Shefi i BE-së për klimën, Frans Timmermans, i cili mori pjesë në negociatat e mbrëmjes, tha se marrëveshja dërgon një sinjal të fortë për industrinë dhe konsumatorët.

“Europa po përqafon në këtë mënyrë kalimin drejt lëvizjes me emetim zero. Prodhuesit europianë të makinave tashmë po dëshmojnë se janë gati të hedhin hapa konkretë, ndërsa makinat elektrike po bëhen gjithmonë e më të përballueshme në treg”, tha ai.

Ndërsa ministri çek i Industrisë dhe Tregtisë Jozef Síkela u shpreh se marrëveshja “do t`i hapë rrugën një industrie moderne dhe konkurruese të automobilëve në BE”.

Ligjvënësit ranë dakord gjithashtu për një objektiv të përkohshëm që parashikon reduktimin me 55% të emetimeve të CO2 deri në vitin 2030 krahasuar me nivelet e vitit 2021 për makinat dhe një reduktim prej 50% për furgonat.

The post “Vdekja” e makinave me naftë e benzinë: BE finalizon marrëveshjen appeared first on Albeu.com.

Për t’u “shkëputur” nga Rusia, BE-SHBA nënshkruajnë marrëveshje për gazin natyror
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kanë njoftuar sot për nënshkrimin e një marrëveshjeje madhore për gazin natyror të lëngshëm. Kjo është një përpjekje e radhës për të reduktuar varësinë e Evropës nga energjia ruse.

Marrëveshja do të mundësojë që SHBA t’i sigurojë BE-së të paktën 15 miliardë metra kub karburant shtesë, të njohur si LNG, deri në fund të vitit. Blloku tashmë ka njoftuar se do të reduktojë përdorimin e gazit rus si përgjigje ndaj pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Kjo do të nënkuptojë rritjen e importeve dhe gjenerimin e më shumë energjive të rinovueshme. Marrëveshja u njoftua edhe të premten gjatë vizitës tre-ditore të presidentit amerikan Joe Biden në Bruksel.

The post Për t’u “shkëputur” nga Rusia, BE-SHBA nënshkruajnë marrëveshje për gazin natyror appeared first on Albeu.com.

​Audi pa benzinë dhe naftë nga 2026?
Shumica e brendeve të makinave kanë filluar të elektrizojnë dhe heqin gradualisht motorët me djegie të brendshme.

Megjithatë, duket se Audi do të bëjë tranzicionin më të shpejtë dhe do të ofrojë ekskluzivisht modele elektrike.

Audi njoftoi se kanë ndaluar plotësisht zhvillimin e motorëve me djegie të brendshme, dhe tani ata kanë befasuar të gjithë me njoftimin se që nga viti 2026, nuk do të ofrojnë fare makina me motorë të tillë.

Sipas “Süddeutsche Zeitung”, presidenti i Audi, Marcus Dusman, tha se heqja graduale e modelit me motorët SUS do të zbatohet deri në vitin 2026.

Interesante, ky raport tregon se nga 2026, Audi nuk do të ofrojë as modele hibride. Është e qartë, kjo qasje dhe elektrifikimi i përshpejtuar janë pjesë e planit dhe strategjisë së përgjithshme të Volkswagen Group, e cila është mjaft radikale në krahasim me qasjen e markave të tjera gjermane si BMW dhe Mercedes.

Edhe pse ata tashmë kanë disa modele elektrike, strategjia e tyre ende mbështetet në motorët me djegie të brendshme, dhe ata janë të bindur se kjo do të jetë rasti për një periudhë edhe më të gjatë.

Për shkak të disponueshmërisë së dobët të mineraleve të rralla të përdorura në bateri, BMW shqetësohet që modelet elektrike do të jenë akoma më të shtrenjta se modelet konvencionale dhe nuk planifikon të ndalojë aspak zhvillimin e motorëve SUS.

Dekada e ardhshme do të jetë një pikë kthese për industrinë e automobilave, kështu që mbetet të shihet se kush bëri lëvizjet e duhura në kohën e duhur.

The post ​Audi pa benzinë dhe naftë nga 2026? appeared first on Albeu.com.