myslym murrizi Archives - Albeu.com

“Hajdutët janë komshinj kudo”, Myslym Murrizi: Oerdi dhe Damiani kanë një pastruese filipineze, e marrin me radhë për vilat në Palasë
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, nuk kurseu as kolegët e tij demokratë, ku tha se PS dhe PD nuk kanë pse bashkojnë votat për ndryshimet kushtetuese, duke e cilësuar këtë të fundit si një “Kushtetutë palaço dhe një Kod Zgjedhor bastard”.

Në daljen e tij më të fundit në “Breaking” në Top News, ai foli ashpër për Oerd Bylykbashin dhe Damian Gjiknurin ku sipas tij, ata të dy janë komshinj me vilat që kanë në Palasë dhe ndajnë bashkë një pastruese filipineze.

Ai i quajti ata “komshinj hajdutë”, dhe vuri në dyshim të ardhurat me të cilat ata mund të kenë blerë këto vila luksoze në jug.

“Dy komshinjtë e Palasës, Oerti me Damiani kanë një pastruese filipineze, tre ditë fshinë vilën e Oertit dhe tre ditë vilën e Damjanit. Hajdutët janë komshinj kudo. Nuk shoh të kenë ndonjë biznes legal që të kenë kaq lekë sa të blejnë 3 mijë euro një vilë në Palasë’, u shpreh Murrizi.

Murrizi u shpreh kundër bashkimit të dy forcave politike për ndryshimet në Kushtetutë, duke i quajtur të pavlefshme dhe se nuk do të ndryshojnë në sigurinë në parlament.

“Për çfarë do të ndryshojnë Kushtetutën? Problemi është që në historikun 35 vjeçar çdo gjë është shit të shqiptarët si e mirë por ndërkohë është bërë mes kryetarëve të PS dhe PD. Qoftë pazaret e hershme me Nanon, qoftë ai i 20068 për këtë kod zgjedhor bastard dhe këtë kushtetutë palaço që kanë shqiptarët. Siguria në parlament do rritet sa u rritën sytë e këtyre që tu pëlcasin”, shtoi ai.

The post “Hajdutët janë komshinj kudo”, Myslym Murrizi: Oerdi dhe Damiani kanë një pastruese filipineze, e marrin me radhë për vilat në Palasë appeared first on Albeu.com.

Zgjedhja e Presidentit, Murrizi: Parlamenti do të ketë kandidat këtë drurin simpatik të pyllit të Divjakës
Ish-deputeti Myslym Murrizi ka bërë një reagim të ashpër pasi edhe raundi i tretë per zgjedhjen e Presidentit dështoi, që do të thotë se tanimë mazhoranca mund ta zgjedhë vetë në raundin e katërt ose të pestë.

Murrizi shkruan se teatri i pështirë ku morën pjesë të gjitha palët nga pak ka marrë fund ashtu sic ishte planifikuar nga Partia Socialiste.

Ai shton se mazhoranca do të zgjedhë vetë Presidentin pa patur nevojë për votat e deputetëtve të opozitës, pasi këtë të drejtë ja jep Kushtetuta bazuar në “pazarin e pistë PD-PS në 21 prillit 2018”.

Postimi i plotë:

Edhe neser ne ora 10:00 Parlamenti Shqiptare do te kete si kandidat per President kete drurin simpatik te pyllit te Divjakes

I gjith teatri i peshtire politik ku u perfshin te gjitha palet nga pak, mori fund ashtu siç ishte planifikuar nga mazhoranca qysh ne fillim

Te gjithe te vete ofruarit per tu perdorur si fasade nga mazhoranca ,qe hynin e dilnin si mender faktore politik neper takime me perfaqesues te rilindjes dhe derdellisnin per kushte e kritere para kamerave,ngelen si ai mbas gardhit

Tani mazhoranca deri me date 6 qershor do te zgjedh Presidentin qe ka menduar dhe planifikuar qysh ne fillim te kesaj farse konsultimesh me disa individe qe nuk jane perfaqesues ne familjet e tyre, e jo më te perfaqesojne pjese te shoqerise

Uroj qe Presidenti te mos jete thjeshte nje frymore qe ngjan me kete drurin simpatik qe une e kam quajtur si kandidat per 3 raundet e para qysh ne nisje te kesaj farse ku u bene pis pothuajse te gjithe pseudofaktoret politik nderkohe qe mazhoranca i ka votat per ta zgjedhur e vetme sipas Kushtetutes qe u be leter paçavure nga pazari i piste  PD -PS i 21 prillit 2008

Kjo tregon se sa emergjente eshte prishja e ketij pazari te piste sa me shpejt dhe ndryshimi sa me pare i kodit zgjedhor ne perputhje edhe me vendimin e Gjykates Kushtetuese qe hodhi poshte ate heresin e ndyre te pazarit mes tre paleve ndyresira qe sajuan 5 qershorin e 2020 si turpin e radhes pas 21 prillit 2008

Te gjithe deputetet e opozites se soteme (63) pamvarsisht se ne sa tufa, copa, grupe apo skuadra jane ndare, qe te mos ngelen si historia me e keqe ,me e ndyre dhe me e turpeshme e opozites, duhet patjeter tu japin Shqiptareve nje KOD ZGJEDHOR ku Deputetet te zgjidhen nga VOTA e Shqiptareve, e jo nga firma e kryetareve

Ky akt do tu heq ketyre qe sot perfaqesojne opoziten ne Parlament, sado pak llumin qe kane hedhur mbi njeri tjetrin prej 1 viti qe jane zgjedhur

Ndryshe do te ngelen ne histori si llumi me i madh qe ka patur prej vitit 1991 Parlamenti Shqiptar./albeu.com

The post Zgjedhja e Presidentit, Murrizi: Parlamenti do të ketë kandidat këtë drurin simpatik të pyllit të Divjakës appeared first on Albeu.com.

“Kredi prej dhjetra mijëra eurosh për apartamente e makina”, Zëri i Amerikës: Ja si manovronte Murrizi me banka e familjarë për të fshehur pasuritë
Në Shqipëri policia ka paditur në prokurori ish-deputetin e Muslim Murrizi për fshehje të pasurisë, transaksione dhe depozitime të dyshimta parash, me qëllim pastrimin e tyre.

Ish-deputeti Myslim Murrizi dhe familjarët e tij, thuhet në kallzimin e policisë, kanë kryer transaksione të dyshimta në vlera afro 734 mijë euro, vetë dhe përmes subjekteve që zotërojnë, në disa banka.

Veprimet e dyshimta bankare në shuma të konsiderueshme janë kryer gjatë një periudhe 13 vjeçare nga dhjetori 2008 deri në qershor 2021.

“Këto veprime financiare janë kryer vet zoti Murrizi, nga persona të tretë, kalime të hollash mes llogarive të shtetasit, kalime në favor të subjektit të administruar prej tij, “Murrizi 2009” dhe tërheqje cash” – thuhet në dokumentat e paraqitura nga policia.

Në dokumenta përshkruhen veprime të dyshimta bankare për blerjen e një automjeti 8 vjet më parë 78 mijë euro në favor të një subjekti, transferta dhe kreditime prej 515 mijë euro si dhe këste kredie mijëra euro për blerje apartamenti.

Një seri veprimesh të dyshimta janë kryer në një tjetër llogari bankare sërsih për blerje automjeti dhe apartamenti në shuma dhjetëra mijëra euro, ku depozitojnë cash familjarë të ish deputetit Murrizi në favor të tij.

“Këmbime valutore, kalime nga/për të tretë me qëllim likuidim detyrimesh, shitblerje pasurish të paluajtshme, tërheqje në cash”, përshkruan policia një larmi veprimesh bankare të dyshimta me dhjetëra mijëra euro, të cilat kalojnë në përfitim të ish deputetit Murrizi, herë si ortak, herë si kthim kontributesh, duke tërhequr vëmendjen e policisë për hapa të paligjshme, që duhen hetuar.

Ish deputeti Murrizi i ka hedhur poshtë akuzat në mediat vendase, duke kujtuar se pasuria e tij është e deklaruar dhe se dokumentat janë në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.

Zoti Murrizi ka theksuar se ka qenë dhe mbetet i hapur ndaj drejtësisë, ku në ngjarje të viteve më parë ka marrë pafajësi nga gjykata.

Denoncimi prej shumë faqesh i policisë është tashmë në zyrat e prokurorisë, e cila pritet të thotë fjalën e saj./ VOA

The post “Kredi prej dhjetra mijëra eurosh për apartamente e makina”, Zëri i Amerikës: Ja si manovronte Murrizi me banka e familjarë për të fshehur pasuritë appeared first on Albeu.com.

U akuzua për pastrim parash, revoltohet Myslym Murrizi: Më akuzojnë hajdutët që u vijnë bananet me phuhur të bardhë nga Ekuadori
Ish-deputeti Myslim Murrizi mohon në mënyrë kategorike akuzat e ngritura ndaj tij nga krimi ekonomik për mosdeklarim të të ardhurave dhe pastrim parash.

Në një prononcim ekskluziv për Ora Neës, Murrizi thotë se me këtë pretendim është njohur përmes medias, ndërsa kujton se deri në shtator të vitit që lamë pas kur ka lënë mandatin e deputetit ai ka qenë objekt i deklarimit të pasurisë në ILDKPKI.

Murrizi: Nuk kam parë asnjë akuzë veç mediave dhe nuk ka asnjë dijeni. Njoftimin e kam marrë sot përmes mediave, nuk kam dijeni nga hajdutët e krimit ekonomik që helmuan dynjanë me Call Centera, këtyre që u vijnë bananet me pluhur të bardhë, këtyre që u vriten njerëzit mes Tiranës dhe mes Bllokut. Paskan pas kohë dhe nge nga 10 shtatori 2021 kur kam lënë mandatin  që të jenë marrë me pasuritë legale të miat që në kohën  që kam qenë deputet janë objekt i deklarimit të pasurisë në ILDKPKI. Shoh dy palë postime në media, një palë që thonë se kam pastruar 500-600 mijë euro, një palë thonë 60 mijë euro, tani ma ndani. Paratë e kujt kam pastruar, se këta shenjtanët i kanë incineratorët ku i pastrojnë paratë.

Teksa tregon me emra ata që sipas tij e kanë vjedhur shtetin në 30 vjet, Murrizi nuk kursen akuzat dhe ndaj kupolës së Policisë së Shtetit.

Murrizi: Po të mi japin këta që kanë vjedhur në 30 vite para, por sidomos në 20 vitetet e fundit nga Rama, Basha, Damiani, Beni, kush të ketë qejf ua pastroj unë por nuk besoj se më japin mua. Desha të njihem me materialin e këtyre fundërrinave, ish-sigurimsave që drejtojnë policinë nga Tonin Vocaj tek Rebani Jaupaj dhe çdo lloj llumi që drejton kupolën e policinë e shtetit, të më thonë për çfarë bëhet fjalë.

Ish-deputeti demokrat kujton se prej 30 vitesh është pjesë e politikës aktive dhe nuk është bërë pjesë e saj as si emigrant tulipanësh dhe as si gërryes kazanësh në Paris.

Murrizi: Kam 30 vite nga dhjetori 1990 që jam atje.Nuk është se kam pasur ndonjë migrim të dyshimtë. Kam pasur biznes legal dhe e kam prapë.Prej 13 vitesh jam 50% aksioner te firma “Murrizi 2009” me një kushëri timin ku administrator është kushëriri. Kam qenë 30% aksioner te “Justinian I” e mbylli qeveria në 2014, kam pasur televizion kabllor, të gjitha këto të regjistruara në Tatime dhe QKR. Kam deklaruar pasurinë që kam në ILDKPKI. Shpresoj me ndihmën e të madhit Zot ti dyfishoj gjatë viteve që vijnë. Nuk e di për çfarë bëhet fjalë.

I bindur se nuk ka asgjë për të fshehur, ai ka një ftesë të qartë për organet e hetimit.

Murrizi: E ftoj si prokurorinë e Tiranës apo ku e ka çuar ky Tonin sigurimsi, apo SPAK-un, të hetojnë. Mirë bëjnë që e fillojnë me mua, se nuk kam qenë në 30 vite as ministër, as zëvendësministër, as drejtor i përgjithshëm. Nuk kam firmosur asnjë lek nga paratë publike për prokurim dhe me bizneset e mia nuk kam marrë pjesë në asnjë tender publik. Por drejtësia të verifikojë çfarë i ka mbetur merak nga pasuria ime legale./Ora News

The post U akuzua për pastrim parash, revoltohet Myslym Murrizi: Më akuzojnë hajdutët që u vijnë bananet me phuhur të bardhë nga Ekuadori appeared first on Albeu.com.

Zbulohet dosja kundër Myslym Murrizit: Mijëra euro transaksione, biznese dhe llogari bankare
Policia e Shtetit ka dërguar për hetim ish-deputetin Myslim Murrizi me akuzën për dy vepra penale. Policia e Shtetit i ka dërguar prokurorisë së Tiranës një kallëzim penal për ish-deputetin Myslim Murrizi, i cili dyshohet për fshehje të pasurisë dhe pastrim parash.

Në referimin që disponon “BalkanWeb” thuhet se në vitin 2006 shtetasi Myslim Murrizi rezulton të jetë dënuar nga Apeli i Durrësit me 3 vite burgim për mitmarrje, që është konvertuar në shërbim prove. Një vit më vonë, në 2007 Gjykata e Lartë e ka pushuar çështjen penale me argumentin se fakti nuk parashikohet si vepër penale.

Sipas kallëzimit, thuhet se Murrizi, ish-deputet i Kuvendit të Shqipërisë ka përfituar në forma joligjore në kohën që ushtronte funksionin e zyrtarit të lartë në KLSH duke investuar para të pista në blerjen e pasurive të paluajtshme. Myslim Murrizi si dhe familjarët e tij, vetë ose nëpërmjet subjekteve tregtare kanë kryer transkasione të shumta dhe të dyshimta në disa nga bankat tregtare që operojnë në vendin tonë.

Si e ka kryer veprën penale murrizi sipas policisë?

Janë pafund shoqëri tregtare, por edhe numra të llogarive bankare. Në qershor 2007-shtator 2008, sipas referimit rezulton se janë depozituar apo transferuar nga një llogari tjetër e Myslim Murrizit brenda bankës, në një nga bankat e nivelit të dytë në total 249 751 euro, të cilat 248 mijë e 710 janë mbajtur cash nga ana e z. Murrizi. Ndërkohë në vitin 2010 ish-deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, i zgjedhur fillimisht në siglën e PD-së ka depozituar cash në llogarinë e shoqërisë ‘Murrizi 2009’, 60 mijë euro.

Sipas referimit të Policisë së Shtetit bërë në prokurori, rezulton se sipas tyre ka gjasa që kjo shumë nuk është deklaruar në institucionin e lartë të deklarimit dhe kontrollit të pasurive apo konfliktit të interesave. Sipas ligjit, z. Murrizi në momentin që ka marrë mandatin e deputetit duhet ta deklaronte këtë shumë. Ai rezulton të jetë aksioner në disa shoqëri, përfshirë edhe shoqëri mediatike dhe universitare si dhe shoqëri ndërtimi, por duke qenë se nuk është aksioner në masën 100% dhe ka edhe persona të tjerë që nuk kanë aspak lidhje me dyshimet për aktivitet kriminal.

A është regjistruar çështja penale?

Sot ka mbërritur materiali. Akoma nuk ka një regjistrim të procedimit penal. Por sa herë Policia e Shtetit ka kërkuar hetimin e cilitdo, prokuroria është e detyruar ta regjistrojë.

Dyshohet se e ka fshehur pasurinë në kohën që ishte deputet, dhe nga ana tjetër ka kryer disa transaksione dhe hetimi mund t’i kalojë dhe Prokurorisë së Posaçme./ BW

The post Zbulohet dosja kundër Myslym Murrizit: Mijëra euro transaksione, biznese dhe llogari bankare appeared first on Albeu.com.