mustafa martinaj Archives - Albeu.com

Zbardhet dëshmia e babait të Ervis Martinaj: Pas zhdukjes së Visit, policia më ka ardhur 23 herë! Kam kaluar të gjitha llojet e hetimeve…
Në dëshminë e sotme të dhënë në seancën gjyqësore, babai i Ervis Martinaj, Mustafa Martinaj, ka thënë se nga viti 2008 djali i tij është marrë me pika lotosh me licencë dhe se detyrimet i kishte 100 % të paguara, nga kompania dhe ato vendore.

Gjatë dëshmisë së tij ai ka thënë se në 2018 ka shkuar të jetojë me të gjithë familjen te ai, duke vendosur të ikë nga Tirana. Gjithashtu theksoi se në Laç ka jetuar deri në ditën e zhdukjes, 9 gusht të vitit 2022.

Gjithashtu Mustafa Martinaj foli edhe për jetën e djalit të tij, duke thënë se Ervisi ka studiuar ekonomi në Itali, në Parma, rreth viteve 2000-2001, me bursë studimi, por më pas është kthyer në Shqipëri për të jetuar me familjen.

Pjesë nga dëshmia:

Nga viti 2008 e pas, djali është marrë me pika lotosh me licencë, me detyrime 100% të paguara ndaj kompanisë, si dhe ato vendore. Pikën e parë nuk e mbaj mend ku e ka hapur. Po të më pyeste mua, do t’i thoja jo. “Mati Union” e kam pasur unë; është llogari transfertash. Lotari fati unë personalisht s’kam pasur. Kam kaluar të gjitha llojet e hetimeve. Ime shoqe dhe im vëlla kanë pasur prokurë për të kryer veprime me “Mati Union”, dhe edhe sot që flasim kam person të autorizuar që merret. Me djalin kam folur dhjetëra herë për aktivitetin e tij.

Jemi përballur tek Ansambli “Çiftelia” në gjyq. Është marrë vendimi nga Shkalla e Parë. A. Kaçorri është nipi im. Visi ishte i imi, Alfio ishte djali i vajzës, është 14-vjeçar. A. Kaçorrit i kam bërë unë dhuratë për ditëlindje, fjala bie 1000 euro, se e kam nip.

Kam dijeni që djali është dënuar për lojëra fati. I kam kaluar të gjitha hetimet, nga Banka e Shqipërisë te pastrimi i parave. Biserë Haton e njoh pas ngjarjes në Bllok në vitin 2018, ku u plagos djali dhe u vra një tjetër. Vrasësi nuk ka bërë asnjë ditë burg.

Një pasuri që sot është e sekuestruar në emër të Biserë Hatos ia ka falur im bir Eljo Hatos, me pëlqimin tim. Falja e banesës është bërë vetëm sepse Eljo Hato, djali i Biseres, i ka shpëtuar jetën Visit.

Makinën e parë të mirë që ka pasur djali e ka pasur me paratë e mia. Ka kushtuar 60 mijë euro, ose 48 mijë euro. Herët ia kam blerë. Në jetën e vet s’më ka sjellë shqetësim në shtëpi. Nuk ka të ri që s’ka konflikte apo zënka. Deri në vitin 2018, kurrë — pyesni në Laç të flasë dikush keq; i përmendej emri me respekt.

Në vitin 2018 ka ardhur dhe ka jetuar me gjithë familjen tek unë. Iku nga Tirana, bëmë pashaportizimin. Merrej kryesisht me gjueti peshku, jo për tregti. Në Laç ka qëndruar deri ditën e zhdukjes, më 9 gusht të vitit 2022.

Një herë jam thirrur me kërkesën time, jam deklaruar. Jetonte me të ardhurat që ka pasur nga biznesi me të cilin është marrë; pastaj ka jetuar me mua. Me siguri ka blerë ndonjë makinë vetë. Nuk di për ndonjë pronë të tijën në Tiranë. Kishte një apartament tek “Qemal Stafa”; për dijeninë time, asnjë pronë tjetër.

Hotel Arbëria duhet ta kem blerë në vitet 2016–2017. Ishte i mbyllur në atë kohë. Kam investuar paratë e dynjasë; duhet të shoh preventivin për të parë koston. Aktiviteti ka vijuar i njëjtë siç ka qenë. Biznesi është blerë nga Mustafa Martinaj. Pas vdekjes së Visit, pas zhdukjes, 23 herë më ka ardhur policia. Mos të rëntë e liga, unë s’jam as budalla, as naiv. Pyet Nallbatin me shokë të të tregojnë ata.

The post Zbardhet dëshmia e babait të Ervis Martinaj: Pas zhdukjes së Visit, policia më ka ardhur 23 herë! Kam kaluar të gjitha llojet e hetimeve… appeared first on Albeu.com.

PAMJET/ Flet për herë të parë babai i Ervis Martinajt, Mustafa Martinaj: Djalin ma kanë ekzekutuar në Durrës, por vetëm SPAK-u nuk e di
Për herë në Gjykatën e Posaçme, është paraqitur Mustafa Martini ku ishte prezent për seancën e pasurive të djalit tij Ervis Martinaj, i njohur si “bosi i lojërave të fatit”.

Sipas gazetarit Edison Vatnikaj, seanca nuk u zhvillua për mungesat në sallë të prokurorëve të çështjes.

Jashtë seancës, pa kamera, Mustafa Martini, u shpreh mbi zhdukjen e djalit të tij.

Mustafa Martini: “Të gjithë e dinë për djalin tim. Vetëm SPAK-u dhe mediat nuk e dinë. Djali më është ekzekutuar në Durrës. Kam ardhur vetë në SPAK me iniciativën time, por këta nuk duan ta hetojnë dhe ia kanë kaluar Prokurorisë së Kurbinit. Nuk jam interesuar për më tej se nuk kam fuqi as të merrem më dhe pas për hakmarrje. Jam invalid dhe kam bërë disa ndërhyrje. SPAK-u merret me vogëlsira dhe jo me gjëra të mëdha”.

Sakaq, për Ervis Martinajn, ende nuk ka asnjë rezultat. SPAK-u ka administruar disa komunikime në “Sky”, por ende nuk ka asnjë provë të re për zhdukjen e tij.

The post PAMJET/ Flet për herë të parë babai i Ervis Martinajt, Mustafa Martinaj: Djalin ma kanë ekzekutuar në Durrës, por vetëm SPAK-u nuk e di appeared first on Albeu.com.

Babai i Ervis Martinajt kërkon shpalljen e djalit të tij si i zhdukur
Mustafa Martinaj, babai i Ervis Martinajt, ka kërkuar shpalljen zyrtarisht si person të zhdukur të djalit të tij.

Ervis Martinaj, rezulton i zhdukur prej disa vitesh, ndërsa besohet se për herë të fundit është parë në gusht të vitit 2022.

Babai i tij ka bërë kërkesën pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë.

Kërkesa në gjykatë:

Shtetasi Mustafa Martinaj, kërkon pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë shpalljen tëzhdukurtë shtetasit Ervis Martinaj i datëlindjes 6.10.1982, lindur në Burrel dhe banues në Fushë-Kuqe, Patok, Kurbin.

KËRKUES Mustafa Martinaj

The post Babai i Ervis Martinajt kërkon shpalljen e djalit të tij si i zhdukur appeared first on Albeu.com.

FOTOLAJM/ Lulzim Basha rrëkëllen një teke raki me babanë e Ervis Martinajt
Lulzim Basha e ka pozicionuar deri më tani veten si “politikan të pastër”, ndryshe nga Rama dhe Berisha. Sëfundmi ai ka propozuar në Kuvend edhe një projektligj për vettingun e politikanëve, përmes të cilit kërkon që institucionet të jenë ekstrem në raport me ta kur bëhet fjalë për rastet kur zbulohen lidhje me elementë kriminalë.

Gjatë ditëve të fundit, ndërkohë që Rama merret me zgjidhjen e halleve të botës, kurse Berisha në luftë me SPAK-un, amerikanët dhe anglezët, Basha po del nëpër Shqipëri për të rindërtuar figurën e tij politike të rrënuar prej humbjeve të vazhdueshme në krye të PD-së si edhe investigimeve të mediave të huaja në lidhje me sponsorizimin e tij prej fondeve ruse.

Ndalesa e radhës e Bashës ishte në Kurbin, ku gjatë takimit me banorët e zonës ka rrëkëllyer një gotë raki edhe Mustafa Martinajn. Mustafa Martinaj është babai i Ervis Martinajt, i cili është i zhdukur që prej gushtit 2022.

Që para zhdukjes, Ervis Martinaj ishte një ndër më të kërkuarit e policisë, i akuzuar për një mori veprash penale.

Ndërkohë, babai i tij, Mustafai është një njeri i lirë, ndoshta i respektuar në zonë dhe sigurisht që nuk ka përgjegjësi për bëmat e të birit, por kjo nuk do të thotë që Lulzim Basha të mos tregojë kujdes, të paktën në publik se me kë takohet dhe me kë pi raki.

Jo për gjë, port ë njëjtën gjë kërkon edhe ai nga politikanët e tjerë në projektligjin që ka propozuar. Madje, shumë prokurorë dhe gjyqtarë janë djegur nga vettingu pikërisht prej “kontakteve të papërshtatshme”. /albeu.com

The post FOTOLAJM/ Lulzim Basha rrëkëllen një teke raki me babanë e Ervis Martinajt appeared first on Albeu.com.