mushkeri Archives - Albeu.com

Pritet të shpëtojë miliona jetë në vit/ Si funksionon vaksina kundër kancerit të mushkërisë dhe ku ndryshon nga kimioterapia
Një nga lajmet që ka tërhequr vëmendjen e të gjithë botës për rëndësinë që pritet të ketë në ndihmën ndaj të sëmurëve me kancer në të ardhmen, është vaksina kundër kancerit të mushkërisë dhe nisja e testimet të saj tek pacientët.

Kjo është e para vaksinë kundër kancerit që përdor ARN mesazhere (mRNA).

Imunoterapia për kancerin e mushkërive me qeliza jo të vogla (NSCLC) përdor një ARN mesazhere (mRNA) për të shënjestruar qelizat kancerogjene të tumorit.

Kjo ndihmon sistemin imunitar të njohë dhe të luftojë qelizat e kancerit të cilat janë vënë tashmë në shënjestër.

Vaksina është krijuar për të rritur në mënyrë specifike përgjigjet imune kundër objektivave, çka zvogëlon rrezikun e toksicitetit ndaj qelizave të shëndetshme, jo kanceroze.

Ky është edhe dallimi nga kimioterapia, një terapi e përdorur gjerësisht për të trajtuar këtë sëmundje.

Kimioterapia, përveç shënjestrimit të qelizave kancerogjene, prek shpesh edhe qelizat e shëndetshme.

Vaksina synon gjithashtu që të pengojë krijimin e qelizave të reja kancerogjene.

Çfarë pritet të ndodhë pas fazës së parë të testimit?

Si një studim i fazës së parë, ky test do të përcaktojë sigurinë e vaksinës BNT116.

Në rast se faza e parë e testimit rezulton e suksesshme, studiuesit zakonisht kalojnë në fazën e dytë, e cila do të shikojë efektivitetin dhe zakonisht përfshin një numër më të madh pacientësh.

Një provë e fazës së tretë është akoma më e madhe dhe zakonisht krahason një trajtim të ri me trajtimin standard.

Ekspertët shprehen se shpresojnë që kjo vaksinë përfundimisht të bëhet standard i kujdesit në mbarë botën.

The post Pritet të shpëtojë miliona jetë në vit/ Si funksionon vaksina kundër kancerit të mushkërisë dhe ku ndryshon nga kimioterapia appeared first on Albeu.com.

Gjendet një shkaktar i ri i dëmtimit të mushkërive
Shkencëtarët në Mbretërinë e Bashkuar thonë se kanë gjetur një shkak të ri pas shumë dëmeve që shkakton astma. Qelizat që formësojnë rrugët e frymëmarrjes shtrydhen deri në shkatërrim gjatë një sulmi, tregon hulumtimi i tyre. Ilaçet për të parandaluar këtë, në vend që të menaxhojnë pasojat e saj, mund të thyejnë ciklin e dëmtimit, thanë studiuesit e Kings College në Londër për revistën “Science”.

Rrugët e frymëmarrjes të njerëzve me astmë janë të ndjeshme ndaj shkaktarëve të tillë si poleni, kafshët shtëpiake dhe ushtrimet fizike. Ato fryhen duke shkaktuar simptoma, përfshirë kollën dhe frymëmarrjen.

Barnat ose inhalatorët ekzistues mund të zvogëlojnë këtë inflamacion dhe të ndihmojnë në mbajtjen e rrugëve të frymëmarrjes të hapura. Por sulmet e përsëritura mund të shkaktojnë dhëmbëza të përhershme dhe ngushtim të rrugëve të frymëmarrjes. Gjatë një sulmi, muskuli i lëmuar që rrethon rrugët e frymëmarrjes fillon të shtrydhet dhe shtrëngohet, proces i njohur si bronkokonstriksion. Ekipi i shkencëtarëve studioi këtë proces në detaje, duke përdorur minj dhe mostra të indeve të mushkërive njerëzore.

Studiuesi kryesor, Prof Jody Rosenblatt tha se bronkokonstriksioni dëmton rreshtimin e rrugëve të frymëmarrjes, duke rezultuar në inflamacion afatgjatë, shërim të plagëve dhe infeksione që shkaktojnë më shumë sulme. Deri më tani, ky dëmtim ishte anashkaluar, tha ajo për BBC Neës. “Kjo rreshtim epitelial është linja e parë e mbrojtjes së trupit kundër gjërave të tilla si infeksionet dhe që dëmtohet gjatë sulmeve të astmës,” tha Prof Rosenblatt. “Ka një plagë të vazhdueshme që po ndodh – është një rreth vicioz. “Nëse ne mund të bllokojmë dëmin, ne shpresojmë që kjo mund të ndalojë sulmet që të ndodhin”.

The post Gjendet një shkaktar i ri i dëmtimit të mushkërive appeared first on Albeu.com.

Disa mënyra se si të pastroni mushkëritë
Thithja e ajrit të ndotur, tymit të cigares dhe të toksinave të tjera mund të na dëmtojë mushkëritë.

Për këtë arsye kemi përzgjedhur disa metoda që ndihmojnë në hapjen rrugëve të frymëmarrjes, përmirësimin e kapacitetit të mushkërive dhe uljen e inflamacionit.

Terapia me avull

Thithja e avujve të ujit shton lagështinë në ajër,gjë e cila ndihmon në lirimin e menjëhershëm të rrugëve të frymëmarrjes dhe në nxjerrjen e mykut.

Kollitja e kontrolluar

Kollitja e kontrolluar është një ushtrim që ndihmon në largimin e mukusit të tepërt në mushkëri.

Për të realizuar këtë ushtrim ndiqni këto hapa:

Uluni në një karrige me shpatulla të relaksuara .

Mbështillni krahët mbi stomak.

Merrni frymë ngadalë përmes hundës.

Nxirrni frymë ngadalë ndërsa përkuleni përpara,duke i shtyrë krahët në stomak.

Kollituni 2 ose 3 herë gjatë nxjerrjes së frymës,duke mbajtur gojën paksa të hapur.

Thithni ajër ngadalë përmes hundës.

Pushoni dhe përsëriteni nëse e ndjeni të nevojshme

Nxjerrja e mykut nga mushkëritë

Kjo teknikë përfshin shtrirjen në pozicione të ndryshme për të përdorur gravitetin në nxjerrjen e mykut nga mushkëritë.  Disa prej tyre zbatohen si më poshtë :

Qëndrimi në shpinë

Shtrihuni në dysheme ose në shtrat.

Vendosni jastëk poshtë ijeve,në mënyrë që ato të jetë në nivel më të latrë se gjoksi.

Thithni ajër me ngadalë përmes hundës dhe nxirreni përmes gojës. Raporti duhet të jetë 1: 2 (një frymëmarrje dhe dy frymënxjerrje).

Vazhdoni për disa minuta.

Qëndrimi në anë

Shtrihuni në njërën anë, duke mbështetur kokën në një krah ose jastëk.

Vendosni jastëk nën ije.

Praktikoni modelin e frymëmarrjes 1: 2.

Vazhdoni për disa minuta.

Përsëriteni duke u kthyer në anën tjetër.

Qëndrimi në barkas

Vendosni një pirg jastëkësh në dysheme.

Shtrihuni me bark mbi jastëkët. Mos harroni të mbani ijet në nivel më të lartë se gjoksi.

Vendosni krahët nën kokë për mbështetje.

Praktikoni modelin e frymëmarrjes 1: 2.

Vazhdoni për disa minuta.

Stërvitja

Stërvitja bën që muskujt të punojnë më shumë,kjo gjë rrit ritmin e frymëmarrjes,duke çuar në një furnizim më të madh të muskujve me oksigjen.

Në këtë mënyrë përmirësohet qarkullimi i gjakut duke e bërë trupin më efikas në eleminimin e tepërt të dioksidit të karbonit që trupi prodhon kur ushtrohet.

Me kalimin e kohës muskujt do fillojnë të përdorin oksigjenin në mënyrë më efikase dhe të prodhojnë më pak dioksid karboni

Kujdes : Njerëzit me probleme të rënda të mushkërive duhet të këshillohen fillimisht me mjekun.

Çaji jeshil

Çaji jeshil përmban shumë antioksidantë të cilët ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit në mushkëri.

The post Disa mënyra se si të pastroni mushkëritë appeared first on Albeu.com.

Këto 5 shenja tregojnë se mushkëritë kanë nevojë për ndihmë
Të gjithë jemi të vetëdijshëm se, ajri i ndotur në qytete po na dëmton mushkëritë. Dhe duke qenë se mungesa e ajrit të freskët është e madhe, ne duhet t’u kushtojmë vëmendje mushkërive dhe shenjave që ato na japin kur diçka nuk është në rregull. Disa nga këto shenja ju i merrni si të mirëqena, normale, por jo. Nëse i kushtoni vëmendje, ato mund t’ju shpëtojnë jetën.

Më poshtë gjeni disa shenja, që tregojnë se mushkëritë tuaja po ju kërkojnë ndihmë.

Dhimbje shpine dhe shpatullash

Edhe pse është e shënuar si një simptomë e rrallë, dhimbja e shpinës, shpatullës, apo edhe gjoksi mund të tregojnë fillimin e kancerit të mushkërive që, nëse zbulohet në fazat e hershme, shërohet. Nëse kjo dhimbje është më e fortë dhe zgjat më shumë se dhimbja e zakonshme e shpinës, ose nëse e përjetoni shpesh, ju këshillojmë të shkoni te mjeku!

Kollë

Kolla tregon që jeni ftohur, por gjithashtu është një simptomë e sëmundjeve kronike. Kolla ​​akute dhe nën-akute mund të jenë shenja të kancerit të mushkërive, veçanërisht nëse kombinohen me simptoma të tjera si kolla me gjak.

Probleme me frymëmarrjen

Mungesa e frymëmarrjes shkaktohet nga astma ose alergjitë. Nëse edhe ju vuani nga këto, mirë do të ishte të dilnit për një farë kohë nga qyteti ku jetoni, shkoni diku me ajër të freskët, apo bëni ushtrime. Sigurisht me moderim, këshillon dritare.net

Sytë dhe lëkura e verdhë (verdhëza)

Kjo mund të jetë një gjendje që tejkalohet lehtësisht, por është shumë e rëndësishme sepse është një tregues i qartë i problemeve të mëlçisë që mund të shkaktohen nga kanceri i mushkërive. Verdhëza është një gjendje që e bën të verdhë lëkurën dhe të bardhën e syrit.

Mungesa e energjisë

Të gjithë ndihen të lodhur herë pas here, kjo është normale. Mungesa e gjumit ose stresi mund të jenë shkaqet e lodhjes, por nëse ndiheni shumë shpesh të lodhur, keni kollë dhe s’keni oreks, kjo do të thotë se diçka nuk po shkon me mushkëritë tuaja.

The post Këto 5 shenja tregojnë se mushkëritë kanë nevojë për ndihmë appeared first on Albeu.com.

5 shenja që tregojnë se mushkëritë tuaja janë në rrezik
Dëmtimi i mushkërive mund të dëmtojë ndjeshëm traktin respirator.

Sipas NDTV, frymëmarrja tregon se mushkëritë tuaja janë në telashe.  Çdo formë lëndimi ose shqetësimi i shkaktuar në mushkëri mund të çojë në dëmtim të konsiderueshëm të traktit tuaj të frymëmarrjes dhe të çojë në astmë apo edhe tuberkuloz.

Kjo është një listë e shenjave që mund të tregojnë se mushkëritë tuaja janë problemi.

1. Frymëmarrja

Nëse ndiheni pa frymë gjatë ecjes, ngjitjes së shkallëve, kryerjes së aktiviteteve të përditshme ose çdo forme tjetër të sforcimit fizik, kjo është një shenjë se mushkëritë tuaja janë në telashe. Mund të ketë edhe raste kur mund të ndiheni pa frymë edhe kur jeni shtrirë në shtrat; është gjithashtu një shenjë se mushkëritë tuaja janë në telashe. Të gjitha ato tregojnë mundësinë e një sëmundjeje të frymëmarrjes si astma ose bronkiti apo edhe sëmundje kardiake në raste të rënda.

2. Prodhimi i shumtë i mukusit

Nëse jeni duke prodhuar shumë mukozë gjatë kollitjes dhe po e injoroni atë, ju po injoroni shenjat e mundshme të çrregullimeve të mushkërive. Gjithashtu, nëse jeni duke përjetuar kollë për tre muaj rresht, kjo mund të tregojë bronkit kronik tek ju. Nëse kjo kombinohet me gulçim dhe ndryshime në ngjyrën e pështymës, duhet të vizitoni mjekun së shpejti.

3. Dhimbje gjoksi

Megjithëse në shumicën e rasteve dhimbja e gjoksit mund të tregojë probleme me zemrën, ajo është gjithashtu treguese e problemeve me mushkëritë tuaja. Nëse keni dhimbje gjatë teshtitjes ose kollitjes apo edhe duke marrë frymë, mushkëritë tuaja mund të jenë të infektuara me infeksion ose virus. Mund të tregojë edhe praninë e një mpiksje gjaku që pengon rrjedhjen e gjakut në mushkëri. Kjo njihet si emboli pulmonare dhe ndodh në raste shumë të rralla.

4. Fëshpërimë

Një tingull i çuditshëm që dëgjoni në mushkëri është një sinjal i qartë i mosfunksionimit të mushkërive. Kjo tregon se mushkëritë nuk janë në gjendje të marrin oksigjen dhe po përjetojnë një lloj bllokimi arterial për shkak të papastërtisë ose baktereve. Kryesisht shoqërohet me astmë, bronkit, reaksion alergjik apo edhe tumor në disa raste.

5. Kollitja e vazhdueshme

Shenja më e rëndësishme e dëmtimit të mushkërive është kolla kronike. Megjithëse është e zakonshme me të ftohtin, temperaturën dhe dhimbjen e fytit, nëse vazhdon për më shumë se tetë javë, ka një arsye për t’u shqetësuar. Mund të rezultojë në bronkit, astmë, pneumoni apo edhe tuberkuloz.

The post 5 shenja që tregojnë se mushkëritë tuaja janë në rrezik appeared first on Albeu.com.

7 hapa për të pastruar mushkëritë në mënyrë natyrale
Papastërtitë, zakonet e këqija dhe mjedisi rreth nesh janë përgjithësisht arsyet kryesore që bëhen shkak për problemet me mushkërinë.

Rreth 65 milionë njerëz vuajnë nga sëmundjet kronike pulmonare, prandaj është e rëndësishme të kujdeseni çdo ditë për shëndetin e tyre. Me pak përpjekje mund t’ja dilni nëse zbatoni siç duhet “detoksin e mushkërive”.

1. Konsumoni lëngje që pastrojnë organizmin

Duhet të dini që ndryshimi i mushkërive nis nga 2 javë deri në 3 muaj pasi keni ndërruar regjimin. Pas muajit të parë do të filloni të ndiheni shumë më të shëndetshëm, por për të arritur këtu çfarë do t’ju ndihmonte?

Ujë i ngrohtë + mjalt

Ujë me limon

Çaj jeshil

Lëng karrote

Shafran + ginger

Banane + spinaq

2. Praktiko teorinë e kripës

Teoria e kripës është të bësh frymëmarrje të plota me grimca të vogla kripe. Quhet halotherapy dhe është një alternativë e mirë për probleme si astma, bronkiti apo kolla. E këshillueshme është kripa e Himalaya-s.

3. Përdorni vaj rigoni

Për ta bërë edhe më funksionale bëni një miks të vajit të rigonit me vajin e bajameve. Duhet të vendosni pak 1-2 pika poshtë gjuhës. Përpiquni ta mbani për 3-5 minuta dhe më pas shpëlani gojën me ujë të freskët. Për të parë efektet duhet ta përsërisni 3 herë në ditë për të paktën 1-4 javë.

4. Bëni dushe të ngrohta jo më shumë se 3 herë në javë

Për të marrë frymë lirisht mund të praktikoni gjithashtu dushet e ngrohta. 2 deri 3 herë në javë janë mjaftueshëm për të shmangur problemet me lëkurën.

5. Shmangni ca produkte të caktuara

Hiqni dorë nga produktet pikante, erëzat e forta apo ushqimet e procesuara.

6. Pastroni gjuhën

Nëse doni të mbroni mushkëritë tuaja, ju duhet një higjenë e mirë orale. Ne mund t’i lajmë dhëmbët çdo ditë, por është edhe më e rëndësishme të lajmë gjuhën për të shmangur bakteret që mblidhen tek ajo.

7. Bëni ushtrime fizike për të pastruar mushkërinë

Mos harroni t’i shoqëroni me frymëmarrje të plota.

The post 7 hapa për të pastruar mushkëritë në mënyrë natyrale appeared first on Albeu.com.

Mësoni çfarë u ndodh mushkërive gjatë ekspozimit nga tymi i cigares
Djegia e cigares lëshon në ajër rreth 6000 substanca të cilat përfshijnë monoksidin e karbonit, katranin, açetonin apo benzenin.Këto kimikate kanë efekt të drejtpërdrejtë në presionin e gjakut, rrahjet e zemrës e jo vetëm. Sigurisht që mushkëritë janë të parat që na shkojnë në mendje kur bëhet fjalë për dëme.

Nëse e keni pyetur veten se çfarë ndodh vërtet kur thithim tymin e cigares, po jua zbulojmë në këtë artikull.

Përthithja e tymit të cigares shkakton ndryshime duke nisur nga rrugët e frymëmarrjes, traketë, e deri tek mushkëritë, që janë edhe ndalesa e fundit.

Disa nga këto ndryshime janë të menjëhershme dhe shkaktojnë probleme afatshkurtra. Të tilla janë e ftohura apo kolla e thatë e cila duket se e shoqëron tymin kudo që përhapet. Këto shqetësime konsiderohen të lehta pasi nëse reduktohet ekspozimi ndaj tymit, trupi arrin të rigjenerohet shumë shpejt.Nga ana tjetër, disa nga këto ndryshime zgjasin në kohë dhe janë pikërisht këto që shndërrohen në shqetësime shëndetësore. Siç e përmendëm edhe më sipër, tymi i cigares përmban katran, i cili grumbullohet në mushkëri sa herë që e përthithim.

Katrani është faktori kryesor i ‘mushkërive të zeza’ pra dëmtimit të qelizave të shëndetshme.

Ky kimikat qarkullon me tymin e lëshuar në ajër dhe kthehet në një rrezik për cilindo që e përthith përmes frymëmarrjes.

Por duke qenë se mushkëritë kanë aftësinë pothuaj ‘magjike’ për t’u rigjeneruar, edhe pse nuk është asnjëherë vonë për të lënë cigaren ose të paktën të reduktoni risqet, ju ulni predispozitën e përkeqësimit të mëtejshëm.

Këtu mund të përmendim alternativat pa tym të cilat eliminojnë këto kimikate.Pajisjet me ngrohje, të clat me teknologjinë e tyre të avancuar eliminojnë procesin e djegies, në vend të saj ngrohin fijet e duhanit duke prodhuar avullin aerosol.

The post Mësoni çfarë u ndodh mushkërive gjatë ekspozimit nga tymi i cigares appeared first on Albeu.com.

Nuk i keni ditur vetitë e lules që e gjeni në çdo shtëpi shqiptari, pastron mushkëritë brenda ditës
Mëllaga është bimë e cila në mjekësinë popullore përdoret nga lashtësia. Kryesisht rritet deri në 80 cm në lartësi dhe ka fletët në formë të rrumbullakët, të zemrës apo të veshkave.

Kollë, bronkit, dhimbje të fytit, por edhe të stomakut i shëron mëllaga. Nëse keni lëkurë tepër të thatë për shkak të të ftohtit, sërish mëllaga mund t’i lehtësojë shenjat, sepse prej saj përftohet një pije me 1 mijë virtyte.

Ata që preferojnë që të pinë çajra bimorë, me siguri do ta kenë hasur shpesh mëllagën si një nga përbërësit më të suksesshëm kundër shenjave të bronkitit dhe të të ftohurit, në pijen e nxehtë.

Kjo lule në dukje e parëndësishme, kur krahasohet me shafranin e Indisë dhe xhenxhefilin, ka të njëjtin super-rol.

Përfitimet kryesore nga mëllaga

Mëllaga ka efekte anti-inflamatore, qetësuese, zbutëse, ekspektorante, në sajë të substanca të tjera (galaktozë, kalcium, kalium, vitamina A, B1, C, taninet). Kjo lule është i njohur kryesisht për trajtimin e sëmundjeve të rrugëve të frymëmarrjes: kollën, sekrecionet, skuqjet e bajameve dhe të liron hundët dhe hap bronket.

Në përgjithësi, ajo është e dobishme për të gjitha membranat e mukozës: edhe ato të sistemit të tretjes (gojë, ezofag, stomak, zorrë), përveç fytit dhe zgavrës së gojës. Çaji me mëllagë është një ilaç i suksesshëm kundër gastrit, ezofagut dhe vështirësitë në procesin e tretjes.

Çajin e mëllagës e gjejmë shpesh të pranishëm në “çajin e mbrëmjes”: mes superfuqive të mëllagës nuk mund të mohohen vetitë qetësuese dhe relaksuese, sidomos edhe te infeksionet urinare te femrat , të cilat janë shumë të bezdisura.

The post Nuk i keni ditur vetitë e lules që e gjeni në çdo shtëpi shqiptari, pastron mushkëritë brenda ditës appeared first on Albeu.com.

Forcon imunitetin, kuron zemrën dhe mushkëritë, fruti që e kemi të gjithë në shtëpi ka vlera të mëdha shëndetësore
I njihni vlerat e arrave? Ose me në përgjithësi të frutave të thata (bajame, lajthi etj), kanë vlera të ndryshme për shëndetin. Për shembull, këto fruta, janë në gjendje të rregullojnë nivelin e kolesterolit, për të parandaluar sëmundje kardiovaskulare, janë të ideale kundër diabetit etj. Arrat, në veçanti, përdoren edhe në kozmetik, për bukurinë e lëkurës, në fakt prej tyre nxirret edhe vaji më shumë vlera të mira. Por cilat janë të gjitha të mirat e tyre terapeutike dhe ushqyese?

Vlerat ushqyese

Arrat kanë shumë kalori, rreth 650 kal për 100 gramë. Në arra gjejmë 16% proteina, 12% glucide dhe më shumë se 60% yndyra. Për sa i përket këtyre të fundit, nuk flitet për yndyra negative për organizmin, përkundrazi, por për të famshmen omega 3 dhe omega 6, të cilat kanë një aksion pozitiv mbi kolesterolin dhe trigliceridet. Arrat janë të pasura me kripëra minerale, si potas, hekur, fosfor, magnez, kalcium dhe vitamina. Mes tyre B1, B2, B6 dhe vitamina E, e cila ndihmon për te parandaluar radikalet e lira dhe si pasojë plakjen.

Vlerat shëndetësore të arrës

Vlerat ushqyese dhe shëndetësore të arrave janë më të vërtet të shumta. Fillimisht, arrat përmbajnë një substance aminoacide bazike të quajtur argininë, shumë e rëndësishme për të parandaluar arterosklerozën.

Për më tepër, arrat mund të konsumohen edhe si qëllim për të parandaluar këto patologji. Duke qenë shumë ushqyese, arrat mund të konsumohen edhe për të luftuar stresin, për të njëjtin motiv, mund të futen në dieta vegjetariane për të shtuar sasinë e proteinave.

Arrat gjithashtu janë të këshilluara edhe në periudhën e shtatzënisë, për përmbajtjen e lartë të omega 3, për një zhvillim të fetusit. Kundër ndikimet, janë të pakta dhe me tepër janë të lidhura me konsumin e tepërt të arrave.

Ne vazhdim ju sjellim një recetë me arrat e thata

Grini meset e arrave, ziejini ato me 1 gotë e gjysmë ujë, lërini të ftohen për 20 minuta. Kullojeni lëngun mirë në një napë dhe lyeni me to kapakët e syve disa herë. Përsëriteni këtë procedurë për 2 javë. Merrni dy lugë gjelle me mese arrash, hidhini në një çajnik të mbushur me një gotë e gjysmë ujë. Lërini të ziejnë ngadalë në një nxehtësi të ulët. Lëreni çajnikun të ftohet për një orë dhe pijeni lëngun 3 herë në ditë.

The post Forcon imunitetin, kuron zemrën dhe mushkëritë, fruti që e kemi të gjithë në shtëpi ka vlera të mëdha shëndetësore appeared first on Albeu.com.

I lyente flokët më shumë se 1 herë në muaj, mjekët alarmohen kur mësojnë gjendjen e gruas
Teksa shkenca dhe teknologjia kane perparuar, puna dhe mënyra e jetesës sonë është bërë më e tensionuar. Për shkak të presionit të punës, njerëzve fillojne tu dalin thinjat në një moshë më të re. Ata zakonisht lyejne floket vetëm per tu dukur me te rinj e me te bukur.

Një gruaje me emrin Chen, rreth te 30-ave, filluan ti shfaqeshin thinja te dukshme.

Asaj iu desh te lyente floket e saj shume shpesh,dhe pas 10 vjetesh kur ajo shkoi 40 vjec,u ndje e dobet dhe e semure.

2 muaj më parë, Chen pa se ajo nuk kishte forcën për të ngjitur shkallët. Në fillim ajo nuk e mori atë si një çështje serioze por pas kësaj gjërat u përkeqësuan. Ajo filloi të ndjehet e lodhur pas disa minutash ecjeje. Ngjyra e saj e lëkurës gjithashtu u kthye në të verdhë. Burri i saj gjithashtu vuri re se e bardha e syrit të saj u kthye gjithashtu në të verdhë.

Ajo shkoi për nje vizite tek mjekët dhe ata e diagnostikuan atë me cirrozë të mëlçisë që po i afrohej fazave të fundit.

Mjekët zbuluan se bilirubina e Chen ishte 10 herë më e lartë se normalja që çoi në zverdhjen e lëkurës se saj. Sipas historisë mjekësore të Chen, ajo nuk ka marrë asnjë ilaç që do të dëmtonte mëlçinë.

Përmes gjykimit të mjekut, shkaku kryesor i cirrozës së mëlçisë se Chen ishte për shkak të lyerjes së flokëve të saj për shumë vite.

Pas 20 ditëve të trajtimit, funksioni i mëlçisë se saj u përmirësua. Për fat të keq, kimikatet kanë bërë dëme të pakthyeshme ndaj mëlçisë së saj dhe kanë rritur rrezikun e zhvillimit të kancerit të mëlçisë.

Mjekët theksuan se shumica e bojës së flokëve kane perberes kimike dhe shumë nga këto përbërës kimikë janë helmues për njerëzit si nitro-benzeni, anilina dhe kështu me radhë. Mjekët thanë se këto kimikate janë absorbuar nga lëkura jonë. Kur këto toksina hynë në trupin tonë, mëlçia jonë do të punojë për të na pastruar nga këto toksina. Ngjyrosja e shpeshtë e flokëve e Chen mbingarkoi mëlçinë e saj.

Këto toksina gjithashtu mund të shkaktojnë mutacione qelizore.Kjo nxit kancerin e lëkurës, kancerin e fshikëzës, leukimine etj.

Mjekët këshillojnë për ju qe te provoni të shmangni lyerjen e shpeshte te flokeve tuaj ose përpiquni të zgjidhni bojëra me bazë bimore.

The post I lyente flokët më shumë se 1 herë në muaj, mjekët alarmohen kur mësojnë gjendjen e gruas appeared first on Albeu.com.