murtajë Archives - Albeu.com

Konfirmohet një fermë me murtajë në Bulqizë, asgjësohen 220 krerë dhi/ Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë: Nuk ka rrezik për njerëzit
Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve ka njoftuar se në një fermë ne dhi në Bulqizë, është zbuluar sëmundja e rrezikshme për kafshët, murtaja.

Sipas AKVMB, rasti është zbuluar që në datë 30 mars, në fshatin Okshatinë, Njësia Administrative Shupenzë, Bashkia Bulqizë. Pas marrjes së mostrave, u konfirmua prania e virusit të rrezikshëm.

Në njoftim shkruahet se në fermën e prekur u realizua eliminimi dhe asgjësimi i të gjitha kafshëve të mbetura, si dhe dezinfektimi i plotë i ambienteve dhe pajisjeve.

Po ashtu theksohet se murtaja e Ruminantëve të Vegjël (PPR) nuk është sëmundje zoonotike dhe nuk transmetohet tek njerëzit, teksa nuk përbën asnjë rrezik për shëndetin publik.

Njoftimi i Autoritetit Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve:

Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve njofton se është konfirmuar një rast i izoluar i Murtajës së Ruminantëve të Vegjël (PPR) në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Rasti është evidentuar më datë 30.03.2026  në një fermë të mbarështimit të kaprinëve (dhi)e një total prej 220 krerë, në fshatin Okshatinë, Njësia Administrative Shupenzë, Bashkia Bulqizë. Mostrat e marra në terren nga Shërbimi Veterinar janë analizuar në laboratorin referencë të Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, i cili ka konfirmuar praninë e virusit PPR.

Menjëherë pas konfirmimit të rastit, strukturat veterinare kanë ndërhyrë në terren duke zbatuar të gjitha masat e përcaktuara në legjislacionin në fuqi dhe në Planin Kombëtar të Kontigjencës për PPR. U krye hetimi epidemiologjik dhe u përcaktuan zonat e sigurisë, përkatësisht, që përfshijnë territorin e bashkive Bulqizë dhe Dibër.

Në fermën e prekur u realizua eliminimi dhe asgjësimi i të gjitha kafshëve të mbetura, si dhe dezinfektimi i plotë i ambienteve dhe pajisjeve. Ferma u vendos në karantinë të plotë, duke ndaluar çdo lëvizje të kafshëve dhe personave dhe duke zbatuar masa të rrepta të biosigurisë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të sëmundjes.

Paralelisht, Shërbimi Veterinar ka vijuar monitorimin intensiv të fermave në zonat përreth, duke forcuar kontrollet në terren dhe duke zhvilluar takime informuese me fermerët për rëndësinë e zbatimit të masave parandaluese. Janë njoftuar gjithashtu institucionet përkatëse vendore dhe është siguruar e gjithë logjistika e nevojshme për menaxhimin e situatës. Nga monitorimi i kryer në zonën e mbrojtur dhe atë të mbikëqyrjes, që prej datës 31.03.2026, nuk janë evidentuar raste të tjera të dyshuara apo shenja klinike që lidhen me këtë sëmundje.

Udhëzime për fermerët dhe mbarështuesit

AKVMB u bën thirrje të gjithë mbarështuesve të kafshëve të imta (dele dhe dhi) të zbatojnë me rigorozitet masat e biosigurisë dhe të kufizojnë lëvizjen e kafshëve brenda dhe jashtë fermave. Në çdo rast të shfaqjes së simptomave të dyshimta, si temperaturë e lartë, rrjedhje nazale, inflamacion i syve, ulje e oreksit, diarre apo ngordhje e papritur, duhet të njoftohet menjëherë Shërbimi Veterinar Rajonal përkatës ose të kontaktohet numri i gjelbër falas.

Sqarim për publikun

Murtaja e Ruminantëve të Vegjël (PPR) nuk është sëmundje zoonotike dhe nuk transmetohet tek njerëzit. Si e tillë, ajo nuk përbën asnjë rrezik për shëndetin publik. Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, në bashkëpunim me institucionet përkatëse, do të vijojë ndjekjen e situatës me seriozitet të plotë dhe do të informojë publikun në mënyrë të vazhdueshme për çdo zhvillim.

The post Konfirmohet një fermë me murtajë në Bulqizë, asgjësohen 220 krerë dhi/ Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë: Nuk ka rrezik për njerëzit appeared first on Albeu.com.

Rasti me murtajë në Postribë, drejtori i shërbimit veterinar: Ferma u karantinua, kafshët do të eliminohen…
Drejtori i Përgjithshëm i Sherbimit Veterinar në Shkodër, Sulejman Kullolli, në një reagim për News24, ka bërë me dije se do të eliminohen kafshët e prekura nga murtaja në fermën e vendosur nën karantinë në Postribë.

“Siç jeni në dijeni, për herë të parë në Shqipëri u shfaq murtaja në një fshat në Postribë. Kjo sëmundje u njoftua nga fermeri më datën 3 qershor. Ferma është vënë në karantinë. Sot bëhet eliminimi i krerëve dhe do izolohet zona në 3 dhe 10 km. Ndalohet lëvizna e kafshëve brenda territorit pra në Shkodër dhe malësi e madhe nuk lejohet lëvizja e kafshëve kjo për të parandaluar vazhdimin. Kjo sëmundje prek të imtat, por nuk kërcënon shëndetin e njerëzve. Nga monitorimi kishim një indicie dje në një tjetër zonë. Ne u paraqitem në fermë, por nuk u konstatuan shenja të kësaj sëmundje. Me masat kufizuese, kanë dalë masat përkatëse dhe me institucione dhe po ndalojmë lëvizjen e kafshëve.

Kemi të bëjmë me një ferme të vogël dhe nuk ka dalë as mishi e as qumështi i saj nuk ka dalë në treg. Nuk është sëmundje që transmetohet nga nënproduktet nëse zihen në temperatura të larta. Shërbimi veterinar ushtron kontrolle dhe nuk kemi konstatime për ferma të tjera. I bëj thirrje çdo fermeri që kur ka dyshime, menjëherë te lajmërojë shërbimin veteriner më të afërt”, ka deklaruar ai.

The post Rasti me murtajë në Postribë, drejtori i shërbimit veterinar: Ferma u karantinua, kafshët do të eliminohen… appeared first on Albeu.com.