murtaja Archives - Albeu.com

Murtaja shfaqet edhe në Krujë/ Konfirmohet në 100 krerë dele, pritet asgjësimi i bagëtive
Sëmundja e murtajës në bagëtitë e imta, ka prekur dhe zonën e Thumanës në Krujë. Në një fermë janë konstatuar rreth 100 krerë dele që kanë rezultuar me sëmundjen e rrezikshme, ndërsa pritet asgjësimi i tyre.

Nga sa mësohet inspektorët e veterinarisë janë informuar nga pronari i bagëtive për një infeksion të tillë, ndërsa janë marrë kampionët në të imtat dhe ka rezultuar të prekura nga murtaja.

Dyshimet janë se kjo sëmundje mund të ketë prekur dhe të tjera tufa bagëtish, ndërsa vijon kontrolli.

Sëmundja, e Murtajës së Ruminantëve të Vegjël e cila prek dhen dhe dhi, është jashtëzakonisht ngjitëse për kafshët, por nuk përbën rrezik për shëndetin e njeriut

Infeksioni sipas specialistëve përhapet me shpejtësi dhe ka shkallë të lartë mortaliteti tek kafshët. Kjo është sëmundja më e transmetueshme në bagëtitë e imta me pasoja më të rënda ndoshta ekonomike.

Fermerët sipas specialistëve, duhet të njoftojnë shërbimin veterinar në rastet kur tek kafshët vërejnë shfaqje të këtyrë shenjave.

Për të parandaluar përhapjen e sëmundjes specialistët, u këshillojnë fermerëve të respektojnë masat e biosigurisë.

Të shmangin kontaktin e deleve dhe dhive me tufa të tjera në kullota e të kufizojnë hyrje daljet e vizitorëve në ferma.

Murtaja e ruminantëve të vegjël është sëmundje tipike për Afrikën ku përdoret dhe vaksina. Në vendin tonë specialistët shpjegojnë se futet në grupin e sëmundjeve për t`u çrrënjosur dhe masat përqëndrohen në eleminimin e burimeve të mundëshme të infeksionit, si asgjësimi i kafshëve të sëmura e izolimi dhe dezinfektimi i vatrave të infeksionit.

The post Murtaja shfaqet edhe në Krujë/ Konfirmohet në 100 krerë dele, pritet asgjësimi i bagëtive appeared first on Albeu.com.

Murtaja e bagëtive në Shqipëri, Agjencia e Ushqimit apelon për kujdes në zonat kufitare të Kosovës
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka paralajmëruar fermerët në zonat kufitare të Kosovës që të rrisin vigjilencën pas shpërthimit të sëmundjes PPR (Mortaja e Dhenve dhe Dhive) në disa zona të Shqipërisë.

Në një njoftim për media, AUV ka kërkuar që fermerët “të evitojnë çdo kontakt të drejtpërdrejtë të deleve dhe dhive me kafshë të ardhura nga territori i Shqipërisë”, duke theksuar rrezikun e përhapjes së sëmundjes në territorin e Kosovës.

AUV tutje u bëjnë thirrje të gjithë mbajtësve të kafshëve që “të mbajnë kafshët e tyre të monitoruara” dhe të raportojnë menjëherë çdo rast të dyshuar.

“Shenjat e sëmundjes përfshijnë ethet e larta, plagë në gojë, hundë ose sytë që rrjedhin, dobësi të përgjithshme”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, AUV thekson rëndësinë që “të mos lejohet futja e kafshëve tjera në tufat ekzistuese”, si masë parandaluese ndaj përhapjes së virusit

“Zbatimi i këtyre masave është thelbësor për mbrojtjen e tufave tuaja dhe parandalimin e përhapjes së sëmundjes në Kosovë,” thuhet në fund të njoftimit.

Për të parandaluar përhapjen e sëmundjes në territorin e Kosovës kërkohet që të zbatohen këto urdhra.

Të evitoni çdo kontakt të drejtpërdrejtë të deleve dhe dhive me kafshë të ardhura nga territori i Shqipërisë;

Të mbani kafshët tuaja të monitoruara;

Të raportoni menjëherë te veterineri zyrtar çdo shenjë të dyshimtë të sëmundjes (ethet e larta, plagë në gojë, hundë ose sytë që rrjedhin, dobësi të përgjithshme);

Të mos lejoni futjen e kafshëve tjera në tufat tuaja.

Zbatimi i këtyre masave është thelbësor për mbrojtjen e tufave tuaja dhe parandalimin e përhapjes së sëmundjes në Kosovë.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë më 11 qershor njoftoi se ka ndaluar përkohësisht importin e deleve dhe dhive nga Shqipëria për shkak të kësaj sëmundje.

“Pas rivlerësimit të situatës, lajmërimeve për konfirmime të rasteve të sëmundjes PPR (Peste des Petits Ruminants) edhe në regjione tjera, AUV ngrit masën kufizuese për tërë territorin e Shqipërisë, me qellim të parandalimit të përhapjes. Duke parë rrjedhën e situatës përveç masës kufizuese në import. Komunat e Kosovës të brezit kufitarë me Shqipërinë, përmes drejtorive të tyre për Bujqësi të vendosin masa strikte kufizuese të lëvizjes se bagëtive të imta në kullosat e brezit kufitarë. Fermerët mbajtëse të deleve dhe dhive të mbajnë nën mbikëqyrje bagëtitë e tyre dhe të pengojnë çfarëdo kontakti të kopeve të tyre me kopetë e fermerëve nga vendi fqinjë”, ka njoftuar javë më parë AUV.Autoritetet kufitare do të forcojnë kontrollet në të gjitha pikat kufitare dhe zonat e brezit kufitar me Shqipërinë, me qëllim parandalimin e futjes së sëmundjes në territorin e Republikës së Kosovës.

“AUV, në bashkëpunim me autoritetet përkatëse, do të ndjekë nga afër situatën dhe do të ndërmarrë të gjitha masat preventive të nevojshme. Gjithashtu, do të informojë rregullisht fermerët dhe publikun për zhvillimet e mëtejshme. Në ketë fazë, fermerët mbajtës të deleve dhe dhive duhet të pengojnë çfarëdo kontakti të bagëtive të tyre me fermat nga Shqipëria ne kullosat e brezit kufitar”./Monitor

The post Murtaja e bagëtive në Shqipëri, Agjencia e Ushqimit apelon për kujdes në zonat kufitare të Kosovës appeared first on Albeu.com.

Murtaja e bagëtive në Shqipëri, Agjencia e Ushqimit apelon për kujdes në zonat kufitare të Kosovës
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka paralajmëruar fermerët në zonat kufitare të Kosovës që të rrisin vigjilencën pas shpërthimit të sëmundjes PPR (Mortaja e Dhenve dhe Dhive) në disa zona të Shqipërisë. Në një njoftim për media, AUV ka kërkuar që fermerët “të evitojnë çdo kontakt të drejtpërdrejtë të deleve dhe dhive me kafshë të ardhura nga territori i Shqipërisë”, duke theksuar rrezikun e përhapjes së sëmundjes në territorin e Kosovës. AUV tutje u bëjnë thirrje të gjithë mbajtësve të kafshëve që “të mbajnë kafshët e tyre të monitoruara” dhe të raportojnë menjëherë çdo rast të dyshuar.

“Shenjat e sëmundjes përfshijnë ethet e larta, plagë në gojë, hundë ose sytë që rrjedhin, dobësi të përgjithshme”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, AUV thekson rëndësinë që “të mos lejohet futja e kafshëve tjera në tufat ekzistuese”, si masë parandaluese ndaj përhapjes së virusit.

“Zbatimi i këtyre masave është thelbësor për mbrojtjen e tufave tuaja dhe parandalimin e përhapjes së sëmundjes në Kosovë,” thuhet në fund të njoftimit.

Për të parandaluar përhapjen e sëmundjes në territorin e Kosovës kërkohet që të zbatohen këto urdhra:

Të evitoni çdo kontakt të drejtpërdrejtë të deleve dhe dhive me kafshë të ardhura nga territori i Shqipërisë;

Të mbani kafshët tuaja të monitoruara;

Të raportoni menjëherë te veterineri zyrtar çdo shenjë të dyshimtë të sëmundjes (ethet e larta, plagë në gojë, hundë ose sytë që rrjedhin, dobësi të përgjithshme);

Të mos lejoni futjen e kafshëve tjera në tufat tuaja.

Zbatimi i këtyre masave është thelbësor për mbrojtjen e tufave tuaja dhe parandalimin e përhapjes së sëmundjes në Kosovë.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë më 11 qershor njoftoi se ka ndaluar përkohësisht importin e deleve dhe dhive nga Shqipëria për shkak të kësaj sëmundje.

“Pas rivlerësimit të situatës, lajmërimeve për konfirmime të rasteve të sëmundjes PPR (Peste des Petits Ruminants) edhe në regjione tjera, AUV ngrit masën kufizuese për tërë territorin e Shqipërisë, me qellim të parandalimit të përhapjes. Duke parë rrjedhën e situatës përveç masës kufizuese në import. Komunat e Kosovës të brezit kufitarë me Shqipërinë, përmes drejtorive të tyre për Bujqësi të vendosin masa strikte kufizuese të lëvizjes se bagëtive të imta në kullosat e brezit kufitarë. Fermerët mbajtëse të deleve dhe dhive të mbajnë nën mbikëqyrje bagëtitë e tyre dhe të pengojnë çfarëdo kontakti të kopeve të tyre me kopetë e fermerëve nga vendi fqinjë”, ka njoftuar javë më parë AUV.

Autoritetet kufitare do të forcojnë kontrollet në të gjitha pikat kufitare dhe zonat e brezit kufitar me Shqipërinë, me qëllim parandalimin e futjes së sëmundjes në territorin e Republikës së Kosovës.

“AUV, në bashkëpunim me autoritetet përkatëse, do të ndjekë nga afër situatën dhe do të ndërmarrë të gjitha masat preventive të nevojshme. Gjithashtu, do të informojë rregullisht fermerët dhe publikun për zhvillimet e mëtejshme. Në ketë fazë, fermerët mbajtës të deleve dhe dhive duhet të pengojnë çfarëdo kontakti të bagëtive të tyre me fermat nga Shqipëria ne kullosat e brezit kufitar”./ Monitor

The post Murtaja e bagëtive në Shqipëri, Agjencia e Ushqimit apelon për kujdes në zonat kufitare të Kosovës appeared first on Albeu.com.

Murtaja te bagëtitë në Shqipëri, Meta tregon zgjidhjen: Është e thjeshtë, vaksinimi që nuk po kryhet
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar lidhur me përhapjen e murtajës së bagëtive të imta në Shqipëri. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Meta e ka cilësuar situatën si një katastrofë për blegtorinë shqiptare.

Ai thotë se ky sektor jetik është lënë në mëshirë të fatit dhe tashmë po përballet me rrezikun e shuarjes për shkak të mungesës së subvencioneve dhe veprimit shtetëror. Sipas tij, Zgjidhja është vaksinimi, që nuk po kryhet.

Postimi i plotë:

Murtaja e bagëtive të imta është një katastrofë për blegtorinë, sektor jetik i lënë në mëshirë të fatit dhe tashmë i rrënuar edhe nga mungesa e subvencioneve. Zgjidhja është e thjeshtë: vaksinimi, që nuk po kryhet. Me vetëm 3 euro mund të blihen 100 doza vaksine, ose me 30 mijë euro, më pak se një shishe verë që pi në ditë Kryerilindasi, mund të shpëtohet një sektor i tërë, të gjitha tufat, stanet dhe fermat e ndërtuara me shumë mund dhe sakrificë, që rrezikojnë të shfarosen vetëm për shkak të papërgjegjshmërisë së një Qeverie, që paralelisht me shpopullimin e Shqipërisë po shkreton edhe blegtorinë.

The post Murtaja te bagëtitë në Shqipëri, Meta tregon zgjidhjen: Është e thjeshtë, vaksinimi që nuk po kryhet appeared first on Albeu.com.

Shpërthimi i murtajës, ndalohen përkohësisht lëvizja dhe tregtimi i dhenve dhe dhive
Ndalohet përkohësishtë lëvizja e kafshëve të gjalla të llojit dhënie dhe dhi, nga një fermë në një tjetër, përfshirë shtegtimin dhe kullotjen në çdo pjesë të territorit të Republikës së Shqipërisë.

Po ashtu, ndalohet përkohësisht edhe tregtimi i këtyre kafshëve në tregje të hapura, panaire, apo çdo lloj grumbullimi tjetër, që përfshin bagëti të imta.

E vetmja lëvizje e lejuar është ajo drejt thertoreve, e cila duhet të shoqërohet me certifikatë shëndetësore veterinare, e lëshuar nga veterineri zyrtar përkatës.

Ky vendim është marrë si masë parandaluese pas shpërthimit të murtajës së bagëtive të imta, duke synuar ndalimin e përhapjes së sëmundjeve të kafshët e tjera.

The post Shpërthimi i murtajës, ndalohen përkohësisht lëvizja dhe tregtimi i dhenve dhe dhive appeared first on Albeu.com.

Murtaja e bagëtive në Shqipëri/ Ministria e Bujqësisë: Janë identifikuar 4 vatra, sëmundja nuk transmetohet te njeriu
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ka konfirmuar shpërthimin e murtajës së bagëtive të imëta në katër vatra të ndryshme në vend.

Sëmundja, e cila prek dhen dhe dhi, është jashtëzakonisht ngjitëse për kafshët, por nuk përbën rrezik për shëndetin e njeriut.

“Sëmundja e Murtajës së Ruminantëve të Vegjël (Peste des Petits Ruminants – PPR) është një sëmundje serioze virale, tepër ngjitëse e ruminantëve të vegjël, e cila ka ngordhshmëri të lartë deri në nivele të 100% të tufës, duke shkaktuar humbje ekonomike, por nuk cenon shëndetin dhe nuk transmetohet te njeriu”, njofton ministria.

Sipas njoftimit zyrtar, rasti i parë është konfirmuar më 4 qershor 2025 në fshatin Domen Bashkia Shkodër, dhe më pas janë raportuar tre vatra të tjera në fshatrat Vrenjt, Dibër, Val, Bulqizë dhe Polenë në Skrapar.

Deri më tani janë prekur 716 krerë, prej të cilëve 25 kanë ngordhur, 153 janë eliminuar, dhe pjesa tjetër është në proces eliminimi për të shmangur përhapjen e mëtejshme të virusit.

Me anë të një urdhëri, në të gjithë territorin e vendit ministria ndalon lëvizjen e kafshëve të gjalla të llojit dhen dhe dhi nga ferma në fermë, shtegtimin dhe kullotjen në kullota në përbashkëta.

Ndalohet përkohësisht tregtimi i kafshëve të llojit dhen dhe dhi në tregjet e kafshëve të gjalla, mjedise te hapura, panaire dhe grumbullime të tjera.

Është e lejuar vetëm lëvizja e të imtave vetëm për në thertore, e shoqëruar me certifikatë shëndetësore veterinare, të lëshuar nga veterineri zyrtar i shërbimit.

Ministria apelon që të gjithë fermerët, të respektojnë me përpikëri masat e biosigurisë dhe të shmangin çdo lëvizje të paautorizuar të kafshëve. Për çdo rast të dyshimtë apo ngordhje të pazakontë në të imta, fermerët mund të kontaktojnë numrin e gjelbër 0800 3366.

Njoftimi i Ministrisë së Bujqësisë:

Në kuadër të transparencës dhe informimit të publikut, bëjmë me dije se sëmundja e Murtajës së Ruminantëve të Vegjël (Peste des Petits Ruminants – PPR) është një sëmundje serioze virale, tepër ngjitëse e ruminantëve të vegjël, e cila ka ngordhshmëri të lartë deri në nivele të 100% të tufës, duke shkaktuar humbje ekonomike, por nuk cenon shëndetin dhe nuk transmetohet te njeriu.

Konfirmimi i parë për sëmundjen e Murtajës së Ruminantëve të Vegjël në Republikën e Shqipërisë është bërë më 4 qershor 2025, me vendndodhje në fshatin Domen, njësia administrative Postribë, Bashkia Shkodër. Në vijim, rasti i dytë është konfirmuar më 5 qershor në fshatin Vrenjt, njësia administrative Kastriot, Bashkia Dibër; rasti i tretë më 9 qershor në fshatin Val, njësia administrative Martanesh, Bashkia Bulqizë; dhe rasti i katërt më 11 qershor në fshatin Polenë, njësia administrative Qendër, Bashkia Skrapar. Numri total i vatrave (tufave) të raportuara deri më sot është 4. Numri i të imtave të prekur është 716; të ngordhur, 25 krerë; të eliminuar, 153 krerë; ndërsa krerët e tjerë janë në proces eliminimi.

Me konfirmimin e rastit të parë të sëmundjes së Murtajës së Ruminantëve të Vegjël (PPR), Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka ndërmarrë menjëherë masat e nevojshme për parandalimin dhe kontrollin e përhapjes së sëmundjes në territorin e Republikës së Shqipërisë. Në zbatim të Urdhrit nr. 802, datë 9.10.2024, “Për miratimin e Planit Kombëtar të Kontigjencës për Sëmundjen e Murtajës së Ruminantëve të Vegjël”, është mbledhur menjëherë Qendra Kombëtare e Krizës, me përfaqësues nga Ministria e Brendshme, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Ministria e Mbrojtjes, për koordinimin e veprimeve dhe marrjen e informacionit mbi masat e marra nga Qendra Rajonale e Krizës, e cilat ka identifikuar Njësitë Administrative dhe fshatrat brenda zonave të mbrojtjes (3 km) dhe të mbikëqyrjes (10 km).

Në Urdhrat e Ministrit është përcaktuar qartë, që për cdo rast të konfirmuar me këtë sëmundje, marrja e masave të kufizimit të lëvizjes së kafshëve të gjalla.

Nisur nga situata shqetësuese dhe përhapja në disa vatra e sëmundjes, prej datës 9.6.2025 ka hyrë në fuqi Urdhri i Ministrit nr. 575, “Për ndalimin e përkohshëm të lëvizjes së dhenve dhe dhive të gjalla në territorin e Republikës së Shqipërisë”.

Ky Urdhër i shtrin efektet e tij në të gjithë territorin e vendit, duke ndaluar lëvizjen e kafshëve të gjalla të llojit dhen dhe dhi nga ferma në fermë, shtegtimin dhe kullotjen në kullota në përbashkëta. Ndalohet përkohësisht tregtimi i kafshëve të llojit dhen dhe dhi në tregjet e kafshëve të gjalla, mjedise te hapura, panaire dhe grumbullime të tjera. Është e lejuar vetëm lëvizja e të imtave vetëm për në thertore, e shoqëruar me certifikatë shëndetësore veterinare, të lëshuar nga veterineri zyrtar i shërbimit. Kjo masë ka karakter të përkohshëm dhe është ndërmarrë në funksion të mbrojtjes së shëndetit të kafshëve, sigurisë ushqimore dhe interesit të blegtorëve në vend.

Ftojmë të gjithë subjektet dhe fermerët të zbatojnë me përpikëri këtë urdhër, duke bashkëpunuar ngushtë me autoritetet veterinare lokale.

Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve ka nga ngritur 39 grupe kontrolli, duke monitoruar deri më sot 983 ferma të imtash, me një total 164.803 krerësh dhen dhe dhi në rang vendi. Qëllimi kryesor i grupeve të kontrollit në terren është monitorimi i fermave të vogla blegtorale, evidentimi i situatës epidemiologjike në terren dhe përcaktimi i fazës aktuale të sëmundjes, si bazë për ndërhyrje të mëtejshme, të orientuara dhe efektive. Gjatë monitorimit, grupet e kontrollit kanë kryer rritjen e ndërgjegjësimit të fermerëve për rrezikun ekonomik që paraqet kjo sëmundje. Gjithashtu, veterinerët zyrtarë kanë bashkëpunuar ngushtë edhe me organet e Policisë e Shtetit, për të mundësuar kontrollin e lëvizjes së kafshëve brenda vendit dhe marrjen e masave për rastet flagrante. Gjatë kësaj kohe shërbimi veterinar ka bërë ndërgjegjësimin e fermerëve duke i informuar mbi sëmundjen e Murtajës së Ruminantëve të vegjël (PPR). Pjesë e ndërgjegjësimit ka qenë edhe përgatitja e posterave për sëmundjen e Murtajës së Ruminantëve të Vegjël (PPR) dhe informimi i publikut nëpërmjet faqes zyrtare të AKVMB-së dhe në rrjete sociale.

Gjithashtu, prania e sëmundjes së Murtajës së Ruminantëve të Vegjël (PPR) është njoftuar rast pas rasti në Sistemin e Njoftimit të Menjëhershëm të Sëmundjeve të kafshëve të Bashkimit Evropian (ADIS), dhe është kontaktuar edhe Zyra e Emergjencave për Sëmundjet e Kafshëve pranë Komisionit Evropian, e cila ka shprehur gatishmërinë ndaj kërkesës së MBZHR-së për të dërguar në Shqipëri një mision teknik.

Ditën e sotme dhe nesër, më datë 13.06.2025 po organizohet një takim në ambientet e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, me pjesëmarrjen e dy ekspertëve të Komisionit Evropian, përfaqësuesve të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, AKVMB-së, ISUV-it dhe Urdhrit Profesional të Mjekut Veterinar të Shqipërisë. Po sot, këta përfaqësues do të kryejnë një vizitë në terren, në një nga vatrat ku është konfirmuar prania e sëmundjes. Në përfundim të vizitës, Misioni Teknik EUVET i Komisionit Evropian do të japë rekomandime në lidhje me menaxhimin e situatës dhe strategjitë e kontrollit të pranisë së sëmundjes së Murtajës së Ruminatëve të Vegjël (PPR).

Kjo përgjigje e shpejtë dhe e koordinuar me DG SANTE ndaj rastit të parë të PPR në vendin tonë është një tregues i përkushtimit të Shqipërisë për të respektuar standardet evropiane në fushën e shëndetit dhe sigurisë veterinare.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural i bën thirrje të gjithë fermerëve të zbatojnë me përpikëri masat e biosigurisë në fermat e tyre dhe të shmangin çdo lëvizje të kafshëve jashtë fermës, duke zbatuar rregullat në fuqi dhe duke bashkëpunuar për një të mire te përbashkët: ekonominë blegtorale ne vend. MBZHR apelon ndaj të gjithë fermerëve dhe aktorëve të përfshirë në sektorin blegtoral që, për cdo rast të evidentimit të shenjave të dyshimta apo ngordhjeve në të imta, të kontaktojnë menjëherë në numrin e gjelbër 08003366.

Vetëm përmes vigjilencës së lartë dhe bashkëpunimit të ngushtë mes strukturave shtetërore dhe fermerëve mund të garantojmë mbrojtjen e tufave dhe sigurinë e sektorit blegtoral në vend.

The post Murtaja e bagëtive në Shqipëri/ Ministria e Bujqësisë: Janë identifikuar 4 vatra, sëmundja nuk transmetohet te njeriu appeared first on Albeu.com.

Murtaja prek një fermë në Martanesh, ngordhin mbi 150 krerë bagëti
Një vatër e sëmundjes së murtajës është zbuluar në një fermë bagëtish të imta në fshatin Val, Martanesh, në zonën e Bulqizës. Deri më tani, sëmundja ka shkaktuar ngordhjen e mbi 150 krerëve, ndërsa rrezikohen edhe pjesa tjetër e tufës që numëron rreth 700 krerë.

Autoritetet lokale janë alarmuar dhe kanë nisur menjëherë specialistët e Drejtorisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor Dibër, si dhe ekipet veterinare të qarkut dhe të bashkisë Bulqizë për të marrë masat e nevojshme në terren.

Ekipet janë duke kryer kontrollin, dezinfektimin dhe procedurat për kufizimin e përhapjes së sëmundjes, ndërkohë që po vlerësohet edhe gjendja e tufës së mbetur.

The post Murtaja prek një fermë në Martanesh, ngordhin mbi 150 krerë bagëti appeared first on Albeu.com.

Konfirmohet rasti i parë i murtajës së bagëtive të imëta në vend, autoritetet thirrje fermerëve për vigjilencë
Autoritetet veterinare kanë konfirmuar rastin e parë të Murtajës së Ruminantëve të Vegjël (PPR) në vendin tonë. Sëmundja është identifikuar në një fermë të mbarështimit të dhive në njësinë administrative Postribë, në qarkun e Shkodrës.

Mostrat e marra në terren nga Shërbimi Veterinar janë analizuar në laboratorin referencë të Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, i cili ka konfirmuar praninë e virusit PPR (Peste des Petits Ruminants).

Sipas një njoftimi nga Bashkia Shkodër, pas konfirmimit zyrtar, janë ndërmarrë menjëherë të gjitha masat e parashikuara në legjislacionin në fuqi dhe në Planin Kombëtar të Kontigjencës për PPR.

Autoritetet i bëjnë thirrje për vigjilencë maksimale nga të gjithë mbarështuesit e kafshëve të imta, si delet dhe dhitë.

“Në çdo rast të shfaqjes së simptomave të dyshimta, si temperaturë e lartë, rrjedhje nazale, inflamacion i syve, ulje e oreksit, diarre apo ngordhje e papritur, duhet të njoftohet menjëherë Shërbimi Veterinar Rajonal përkatës ose të kontaktohet numri i gjelbër falas: 0800 3366”, thuhet në njoftim.

𝐍𝐉𝐎𝐅𝐓𝐈𝐌 𝐙𝐘𝐑𝐓𝐀𝐑

𝐊𝐨𝐧𝐟𝐢𝐫𝐦𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐫𝐚𝐬𝐭𝐢 𝐢 𝐩𝐚𝐫ë 𝐢 𝐌𝐮𝐫𝐭𝐚𝐣ë𝐬 𝐬ë 𝐑𝐮𝐦𝐢𝐧𝐚𝐧𝐭ë𝐯𝐞 𝐭ë 𝐕𝐞𝐠𝐣ë𝐥 𝐧ë 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩ë𝐫𝐢

Rasti është identifikuar në një fermë të mbarështimit të caprinëve (dhi) në njësinë administrative Postribë, qarku Shkodër. Mostrat e marra në terren nga Shërbimi Veterinar janë analizuar nga laboratori referencë i Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, i cili ka konfirmuar praninë e virusit PPR.

Pas konfirmimit të rastit, janë ndërmarrë menjëherë të gjitha masat e parashikuara në legjislacionin përkatës dhe në Planin Kombëtar të Kontigjencës për PPR, me qëllim kontrollin, izolimin dhe menaxhimin efektiv të situatës në terren.

𝐔𝐝𝐡ë𝐳𝐢𝐦𝐞 𝐩ë𝐫 𝐦𝐛𝐚𝐫ë𝐬𝐡𝐭𝐮𝐞𝐬𝐢𝐭 𝐞 𝐤𝐚𝐟𝐬𝐡ë𝐯𝐞 𝐭ë 𝐢𝐦𝐭𝐚

U bëjmë thirrje të gjithë fermerëve dhe mbarështuesve të kafshëve të imta (dele dhe dhi) që të zbatojnë masat parandaluese dhe të kufizojnë lëvizjen e kafshëve brenda dhe jashtë fermave. Në çdo rast të shfaqjes së simptomave të dyshimta, si temperaturë e lartë, rrjedhje nazale, inflamacion i syve, ulje e oreksit, diarre apo ngordhje e papritur, duhet të njoftohet menjëherë Shërbimi Veterinar Rajonal përkatës ose të kontaktohet numri i gjelbër falas: 0800 3366.

𝐒𝐪𝐚𝐫𝐢𝐦 𝐩ë𝐫 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐮𝐧

Theksojmë se Murtaja e Ruminantëve të Vegjël nuk është sëmundje zoonotike, pra nuk transmetohet tek njerëzit dhe nuk paraqet asnjë rrezik për shëndetin publik.

Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtes së Bimëve, në bashkëpunim me strukturat përkatëse, do të vijojë ndjekjen e situatës me seriozitet dhe do të informojë publikun në mënyrë të vazhdueshme për çdo zhvillim.

The post Konfirmohet rasti i parë i murtajës së bagëtive të imëta në vend, autoritetet thirrje fermerëve për vigjilencë appeared first on Albeu.com.

ALARM PËR FESTA! Konfirmohet zyrtarisht prania e Murtajës Afrikane në Derrat e butë në Shqipëri
Në kuadër të transparencës publike, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural informon qytetarët se në datën 25 Dhjetor 2024, nga veterineri zyrtar i shërbimit për Njësinë Administrative Shëngjin, është konstatuar se në fshatin Ishull – Lezhë tek fermeri Vitor Zef Jushi me kod ferme AL091919860492, me 71 krerë derra ka patur ngordhje në 8 krerë. Në datën 26 Dhjetor 2024 Shërbimi Veterinar i Sektorit të Lezhës ka shkuar në fermë dhe ka konstatuar ngordhjen edhe të 7 krerëve të tjerë. Menjëherë është kryer groposoja e kafshëve të ngordhura, disinfektimi i mjedisit, si dhe janë marrë kampione zyrtare (karkasë dhe organe), të cilat u dërguan në ISUV me fletë shoqërimi për dyshim të sëmundjes së Murtajës Afrikane të Derrave, sipas protokollit të përcaktuar.

Kampionet e dërguara nga kadavra të derrave të butë dhe të kryqëzuar, prej Shërbimit Veterinar Rajonal të Qarkut Lezhë, në Laboratorin e Referencës – Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, në datën 26.12.2024, kanë rezultuar pozitive me testin konfirmator RT – PCR, për praninë e sëmundjes së Murtajës Afrikane të Derrave.

Ferma e cila është vënë menjëherë në mbikqyrje veterinare ka qënë në zonën e survejancës 10 km me vatrën në malin e Rrencit. Është kontrolluar 3-herë gjatë periudhës se karantinës në datat 27.11.2024 dhe në datat 02.12.2024 dhe 09.12.2024, nga ku është konstatuar gjendje e mirë shëndetësore e kafshëve në fermë.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural me strukturat ligj-zbatuese kanë marrë masat dhe është në gadishmëri të cdo rasti për menaxhimin në kohë dhe pa vonesë të kufizimit për përhapjen e sëmundjes.

Ditën e sotme, në datë 27.12.2024 është mbajtur takimi i Qëndrës Kombëtare të Krizës dhe ka hyrë në fuqi Urdhri nr.1131 “Për marrjen e masave kufizuese për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjes së Murtajës Afrikanë në Derrat e butë”, në të cilin udhërohen masa shtesë për:

1. Ndalimin e shitjes dhe tregtimit të derrave të gjallë në mjediset e hapura dhe tregjet e kafshëve të gjalla, në territorin e Bashkinë Lezhë.

2. Ndalimin në territorin e Bashkisë Lezhë të lëvizjes së derrave të gjallë nga ferma në fermë dhe nga ferma në tregjet, panairet dhe ekspozitat e kafshëve të gjalla.

3. Veterineri zyrtar me miratim të titullarit të DRVMB mund të autorizojë lëvizjet e derrave të mbarështuar nga fermat pa prani të sëmundjes, që ndodhen në zonën e mbrojtes direkt për në një thertore, e cila ndodhet sa më afër që të jetë e mundur me fermën e origjinës dhe brenda zonës së mbrojtjes, ose në zonën e mbikëqyrjes, kur nuk është e mundur që kafshët të theren në zonën e mbrojtjes.

4. Të kryhet inventarizimi dhe gjurmimi me teste laboratorike konfermatore për sëmundjen e Murtajës Afrikane të Derrave, në zonat e mbrojtjes dhe mbikqyrjes, në Njësitë Administrative: Shëngjin, Kolsh, Zejmen, Lezhë, Balldre, Kallmet dhe Shënkoll të Bashkisë Lezhë.

5. Të forcohet marrja e masave për kontrollin e lëvizjes së kafshëve, zbatimin e masave të Biosigurisë dhe masave sanitaro-veterinare në zonën e mbrojtjes dhe mbikqyrjes në Njësitë Administrative Shëngjin, Kolsh, Zejmen, Lezhë, Balldre, Kallmet dhe Shënkoll.

I bëjmë thirrje pronarëve të kafshëve të zbatojnë masat karantinore dhe të biosigurisë, veterinerëve privatë, teknikëve veterinarë, drejtuesve të njësive të qeverisjes vendore, punonjësve e shërbimit pyjor dhe gjuetarëve, që për cdo rast dyshimi apo prani të shenjave klinike në derra, të informojnë pa vonesë Shërbimin Veterinar Rajonal në numrin e gjelbër 08003366 ose në rrugë zyrtare në adresën e e-mailit info@akvmb.gov.al.

Njoftojmë qytetarët se Murtaja Afrikane e Derrave nuk është një sëmundje që prek njeriun, mirëpo ajo përbën një rëndësi të madhe për ekonominë dhe shëndetin e popullatës së derrit, në vendin tonë.

The post ALARM PËR FESTA! Konfirmohet zyrtarisht prania e Murtajës Afrikane në Derrat e butë në Shqipëri appeared first on Albeu.com.

ALARM në vend! Identifikohen raste të murtajës Afrikane, ja zona e prekur
Një vatër me murtajën afrikane është identifikuar ditën e sotme në Malin e Rrencit në Lezhë.

Sëmundja është shfaqur tek derrat dhe sipas informacioneve të paktën 10 krerë kanë ngordhur, prej të cilëve pesë brenda një ferme dhe pesë të tjerë përgjatë masivit pyjor të kësaj zone.

Pas identifikimit të rasteve, Shërbimi i Veterinarisë në Lezhë është vënë menjëherë në lëvizje dhe nga analizat e kryera ka rezultuar se derrat kanë ngordhur nga murtaja afrikane. Për ketë arsye zona është vendosur në karantinë, ndërsa po kryhen verifikime në të gjithë zonën. Shërbimi veterinar nuk ka pranuar të komentojë, ndërsa i gjithë personeli është në punë ditën e sotme dhe po vazhdon analizimin e situatës.

Sëmundja e Murtajës Afrikane të derrave (ASF), shkaktohet nga një virusi i familjes Asfaviridae dhe është shumë ngjitëse. Sëmundja prek derrat shtëpiak dhe ata të egër, ku shkalla e vdekshmërisë mund të arrijë deri në 100%.

Virusi i kësaj sëmundje është shumë rezistent në mjedis, që do të thotë se mund të mbijetojë në rroba, çizme, rrota dhe materiale të tjera dhe mund të mbijetojë edhe në produkte të ndryshme të derrit dhe nënprodukte.

Është parë që virusi i ASF mbijeton në mish, mish i grirë dhe të brendshme 105 ditë, mish i kripur 182 ditë, mish i thatë, lëkurë yndyrë 300 ditë, mish i ngrirë 1000 ditë dhe inaktivizohet në mishin e zier (30 minuta në 70 gradë). Mbijetesa e virusit në produktet e mishit, është faktori potencial për transmentimin e Murtajës Afrikane të derrave.

The post ALARM në vend! Identifikohen raste të murtajës Afrikane, ja zona e prekur appeared first on Albeu.com.