muri i berlinit Archives - Albeu.com

Rindërtohet pallati i Gjermanisë Lindore, 35 vjet nga rënia e Murit të Berlinit
Gjermania feston këtë vit 35 vjetorin e rënies së Murit të Berlinit. Për të shënuar këtë moment të historisë, është hapur një ekspozitë kushtuar ndërtesës ikonë komuniste “Pallatit të Republikës” që ngrihej dikur në Berlinin Lindor. Ekspozita është hapur në një godinë të sapondërtuar, që ndodhet në të njëjtin vend ku ngrihej dikur godina e shkatërruar.

Ky është Pallati i Berlinit, tashmë shtëpia e institucionit kulturor ‘Humboldt Forum’. Për shkak të stilit të saj, pajisur me statuja me trumbeta të arta, mund të mendohet se është një ndërtesë e vjetër. Por nuk është e tillë. Objekti përfundoi vitin e kaluar. Ky pallat është një imitim i pallatit të vjetër mbretëror prusian, që qëndroi në këtë vend deri në fund të Luftës së Dytë Botërore. Autoritetet e Gjermanisë Lindore e shkatërruan kështjellën e bombarduar në vitin 1950.

Për një kohë të gjatë vendi mbeti bosh derisa Gjermania Lindore komuniste ndërtoi në atë zonë një pallat të ri, Pallatin e Republikës, i cili u përfundua në 1976. Pallati i infektuar me asbest u shkatërrua në vitin 2006, pas ribashkimit të Gjermanisë, për t’i hapur rrugë rindërtimit të kështjellës së vjetër prusiane.

Tashmë këtu është hapur një ekspozitë kushtuar Pallatin komunist të Republikës. Një nga çështjet me të cilat u përball kuratorja Anke Schnabel ishin mendimet e ndryshme mbi Pallatin komunist të Republikës. Vendimi për prishjen e tij hasi në debate, pavarësisht niveleve të larta të asbestit.

“U zhvillua një debat tepër i ashpër se çfarë të bëhej me ndërtesën. Sigurisht që ishin të shumtë ata që protestuan kundër prishjes së pallatit dhe në të njëjtën kohë ishin të shumtë ata që ishin në favor të tij apo rindërtimit të Pallatit të Berlinit”, thotë ajo.

Këtë vit shënohen 35 vjet nga rënia e Murit të Berlinit, më 9 nëntor të vitit 1989. Vendi u ribashkua zyrtarisht një vit më vonë. Vitet e ndarjes mund të ndihen ende në Berlin, me shumë monumente dhe ndërtesa komuniste që vazhdojnë të jenë ende në ish-Berlinin Lindor. Megjithatë, Pallati i Republikës, ku ndodhej parlamenti i Gjermanisë Lindore, si dhe teatri, prodhimet muzikore dhe ekspozitat e artit, ka humbur pa lënë gjurmë.

Kjo është një nga arsyet se pse ‘Forumi Humboldt’ donte të organizonte një ekspozitë për pallatin e vjetër, me objekte të tilla si piktura dhe mobilje që i përkisnin dikur asaj ndërtese.

“Kanë kaluar 35 vjet nga rënia e Murit të Berlinit dhe përvjetorët gjithmonë nxisin reflektim. Shumë të rinj janë të interesuar për të kaluarën dhe e vizitojnë ekspozitën. Gjyshërit shpesh sjellin nipërit dhe mbesat e tyre për të mësuar prej saj”, thotë zonja Schnabel.

Por, Pallati i ri i Berlinit ka nxitur debate kryesisht për shkak të përzierjes së një stili të vjetër e të ri arkitekturor. Disa mure janë të zbukuruara e të ndërtuara sipas stilin barok të shekullit të 19-të, ndërsa të tjerë janë modernë dhe minimalistë. Por shumë njerëz e vlerësojnë këtë kombinim.

“Shumë bukur. Është bukur të shohësh të renë dhe të vjetrën së bashku. Këtë mund ta shihni në shumë vende”, thotë Claudia Lehle, një turiste nga Zvicra.

“Kanë bërë një punë të shkëlqyer duke kombinuar të vjetrën me të renë. U futëm brenda dhe u ngjitëm deri në majë, ku kishte një pamje të mrekullueshme. Gjë e jashtëzakonshme”, thotë Roland Lehle, një tjetër vizitor. Ekspozita mbi Pallatin e Republikës do të jetë e hapur deri më 16 shkurt të vitit 2025./ VOA

The post Rindërtohet pallati i Gjermanisë Lindore, 35 vjet nga rënia e Murit të Berlinit appeared first on Albeu.com.

Urdhri që nuk erdhi kurrë dhe që ndryshoi gjithçka: Një histori e shkurtër e ngritjes së Putinit në pushtet
I lindur në vitin 1952 në atë që zyrtarisht ishte Leningrad dhe tani është Shën Petersburg, rruga e Vladimir Putinit drejt luftës filloi përpara se ai të bëhej udhëheqës i Kremlinit.

Udhëheqësi rus u rrit pas Luftës së Dytë Botërore dhe pas studimeve për drejtësi në Universitetin Shtetëror të Leningradit, ai iu bashkua shërbimit sekret rus – KGB – në 1975.

Ai u dërgua në Dresden, Gjermania Lindore, ku dëshmoi rënien e murit të Berlinit dhe Bashkimit Sovjetik.

Protestat në rajon u përhapën në ditën e shembjes së murit dhe turmat e zemëruara marshuan drejt ndërtesës së KGB-së së Putinit, por kur ai thirri Moskën për urdhër, nuk mori përgjigje.

Disa ekspertë besojnë se ky ishte një moment përcaktues në jetën e liderit të Kremlinit dhe fundi i Bashkimit Sovjetik ishte një poshtërim për të.

Mund të jetë bërë gjithashtu momenti kur ai u nis për të rivendosur atë që ai ndjeu se kishte humbur në këndvështrimin e tij.

Në vitin 1996, Putin u kthye në Rusi me familjen e tij dhe u emërua kreu i FSB-së, agjencia që mori përsipër KGB-në.

Dhe më pas në gusht të vitit 1999, presidenti i atëhershëm i Rusisë, Boris Jelcin, emëroi Vladimir Putinin kryeministër, gjë që në thelb e vendosi atë të dytin në komandë.

Në vitin 1999, Jelcin dha dorëheqjen e papritur dhe zoti Putin u bë president në detyrë. Dhe pastaj vetëm tre muaj më vonë, ai fitoi zgjedhjet.

Kur mbaruan dy mandatet e tij, Putin u zëvendësua nga Dmitry Medvedev si president në vitin 2008, por kontrolli i tij në pushtet mbeti ende dhe ai shërbeu si kryeministër.

Në vitin 2012, Putin u kthye si president. /albeu.com

The post Urdhri që nuk erdhi kurrë dhe që ndryshoi gjithçka: Një histori e shkurtër e ngritjes së Putinit në pushtet appeared first on Albeu.com.

Deutsche Welle: 9 nëntori, dita e fatit të gjermanëve
9 nëntori është një ndër datat më të rëndësishme të historisë së re gjermane. Një ditë, me të cilën gjermanët sjellin në kujtesë tmerrin dhe gëzimin, që nga nata e pogromit 1938 e deri tek rënia e Murit të Berlinit 1989.

Më 9 nëntor Gjermania feston 28 vjetorin e rënies së Murit të Berlinit. Një ngjarje që ndryshoi botën. As një vit më vonë, më 3 tetor 1990, Gjermania u ribashkua pas 41 vitesh ndarjeje. Me rrëzimin e diktaturës së dytë në tokën gjermane, pra fundin e RDGJ-së, u zhduk nga harta politike kampi real-socialst në Evropë. Konflikti Perëndim-Lindje përfundoi. 9 nëntori 1989 ishte një ditë me rëndësi të veçantë për historinë e Gjermanisë dhe Evropës.

Por në kalendarin historik gjerman 9 nëntori ka luajtur një rol të rëndësishëm edhe në epoka të tjera: Më 9 nëntor 1918 socialdemokrati Philipp Scheidemann, deklaroi nga një ballkon i Reichstag-ut (parlamenti) në Berlin se Gjermania ishte tashmë Republikë. Monarkia e perandorit Wilhelm II. kishte marrë fund: “Punëtorë dhe ushtarë, ndërgjegjësohuni mbi kuptimin historik që sjell kjo ditë. Ka ndodhur diçka e padëgjuar: Do të hasemi me punë të mëdha dhe të vështira. Gjithçka për popullin, gjithçka me popullin. Nuk do të lejohet të ndodhë asgjë që mund të cënojë nderin e lëvizjes punëtore. Jini të bashkuar, të sinqertë dhe të përgjegjshëm. E vjetra dhe e krisura – monarkia – u shemb. Rroftë e reja, rroftë Republika e Gjermanisë.”

Demokracia e re në Gjermania pati një fillim të vështirë. Të majtët dhe të djathtët donin ta rrëzonin atë sa më parë. Më 9 nëntor 1923 në Mynih qindra nacionalsocialistë (nazistë) vërshuan drejt ndërtesave shtetërore në një përpjekje për puç. Udhëheqësi i tyre ishte Adolf Hitler, i cili 10 vite më vonë do të merrte në mënyrë totalisht ligjore pushtetin në Gjermani dhe do të shkaktonte krizën më të madhe në histori: Luftën e Dytë Botërore.

Gjatë kësaj lufte hebrenjtë (të ashtuquajturit çifutë) u luftuan sistematikisht, deri sa në vitin 1942 filloi zhdukja plotë e tyre. Më 9 nëntor 1938, pra para fillimit të Luftës, në mbarë Gjermaninë iu vu zjarri sinagogave, dyqanet çifute u shkatërruan pothuajse të gjitha. Rreth 100 njerëz u vranë, 26.000 të tjerë u deportuan në kampe përqendrimi. Pogromi u quajt në mënyrë cinike “Reichskristallnacht” dhe do të shërbente si “provë e parë gjenerale” për holokaustin. 9 nëntori 1938 është data më e tmerrshme në radhën e ditëve historike gjermane.

Një kontrast gjigant me 9 nëntorin 1989, ditën e rënies së Murit të Berlinit. “E pabesueshme” ishte fjala që dëgjohej më shpesh atë natë, kur qytetarëve të RDGJ-së ju hapën krejt papritur kufinjtë. Në fakt muaj më parë ishin zhvilluar demonstrata kundër regjimit totalitar të shtetit RDGJ. Mijëra njerëz kishin hyrë në ambasadën e RFGJ-së dhe të disa vendeve evropiano-lindore duke kërkuar azil politik. Presioni për të lehtësuar mundësinë e lëvizjes së lirë të qytetarëve të RDGJ-së kishte muaj që rritej nga dita në ditë. Por me atë që ndodhi më 9 nëntor 1989 nuk kish llogaritur kush: Kur gjatë një konference ndërkombëtare në Berlinin Lindor u deklarua, se do të hynin menjëherë në fuqi ligje të reja për lëvizjen e lirë, nuk kishte më asnjë mundësi për t´i ndaluar masat. Dhjetëra mijëra njerëz kaluan menjëherë kufirin e brendshëm të qytetit të ndarë Berlin. Gëzimi ishte në kuptimin e plotë të fjalës `pakufinj’: “Pak më parë i linin njerëzit të kalonin me radhë, por pastaj i hapën portat. Dhe tani mund të kalojmë të gjithë pa treguar pasaportat apo gjë tjetër. Pa kontrolle. Unë s´kam letërnjoftim me vete.”

Pas kësaj nate nuk kishte më kthim mbrapa. E çara e parë në Murin e Berlinit solli shëmbjen e plotë të sistemit të sëmurë. Data 9 nëntor shkruajti për herë të katërt histori gjermane – por këtë rradhë histori të mrekullueshme. Këtë fakt nuk e ndryshojnë dot as vështirësitë që solli në Gjermani rënia e Murit të Berlinit. Krijimi i njësisë së brendshme ka nevojë për më shumë kohë se sa ribashkimi shtetëror./ DW/

The post Deutsche Welle: 9 nëntori, dita e fatit të gjermanëve appeared first on Albeu.com.