municione Archives - Albeu.com

‘Poliçani gati të prodhoj municione’, drejtori i ish-ndërmarrjes: Kemi burimet njerëzore të duhura
Shqipëria i ka të gjitha burimet njerëzore për të filluar prodhimin e municionit ushtarak në ish-ndërmarrjen mekanike të Poliçanit.

Kjo është bërë e ditur, nga Ardian Spaho administratori shtetëror i ish-ndërmarrjes së Poliçanit, në Komisionin e Sigurisë kombëtare.

Debati më i madh mes deputetëve dhe punonjësve të Poliçanit u zhvillua për gjetjen e burimeve njerëzore që do të riaktivizojnë ish-ndërmarrjen.

Spaho tha se janë të gjitha kapacitetet njerëzore dhe se me avancimin e teknologjisë ka ndryshuar edhe menyra e të punuarit për prodhimin e municioneve.

“Poliçani hyn me një bonus nga pikëpamja e kapitalit, të ambienteve dhe burimeve të përshtatshme për natyrë të tillë prodhimi, ka një sërë avantazhe, po ashtu dhe shoqëria shetërore që do të krijohet. Nuk kërkohen më ato kapacitete që kanë qenë dikur. Ka një raport të theksuar si është punuar në atë kohë dhe se si do të punohet në kohët e sotme.  Mendojmë se i kemi  burimet njerëzore të duhura”, tha ai.

Ish- gjenerali i FA Bardhyl Kollcaku, i cili gjatë mbledhjes së Komisionit Komisioni për Sigurinë Kombëtare, tregoi mbështetje për projektin  e qeverisë për krijimin e shoqërisë shtetërore.

“Është për të parë dhe për të avancuar në të ardhmen, projekte për të rigjeneruar dhe për të rivalizuar industrinë ushtarake. Në kohën që jetojmë sot jemi në kohë lufte dhe Shqipëria është e përfshirë në aleancën kundër kërcënimit rus. Ne kemi nevojë si FA për armatim dhe municione, si edhe për të ndihmuar edhe aleatët në kuadrin e marrëveshjeve ndërkombëtare, Kombinati i Poliçanit është një aset strategjik edhe pse puna është pezulluar, aty ka një infrastrukturë që me pak investim të kthehet në vitalitetin e tij.  Ne mbështesim projektin e qeverisë që do të vij së shpejti për krijimin e shoqërisë shtetërore për prodhimin dhe tregtimin  e municioneve, në Poliçan, Në Mjekës apo edhe Cekinë në Gramsh”, tha ai.

Qeveria shqiptare do të krijojë një kompani shtetërore në formën e shoqërisë aksionare për të rigjallëruar industrinë ushtarake të vendit duke prodhuar armë dhe municione. Ministria e Mbrojtjes ka hedhur për konsultim publik një projektligj, i cili i hap rrugë krijimit të shoqërisë shtetërore Kayo sha.

Sipas draftit, shoqëria do të ngrihet si një person juridik dhe aksioneri i vetëm i saj do të jetë ministria e Mbrojtjes. Shoqëria do të financohet fillimisht përmes buxhetit të shtetit derisa të arrijë të jetë fitimprurëse.

Kayo sh.a do të ketë si funksion prodhimin, riparimin, demilitarizimin dhe tregtimin e armëve dhe pjesëve të armëve, përfshirë armët ushtarake, municionet, teknologjitë dhe pajisjet ushtarake dhe çdo aktivitet i lidhur më këtë veprimtari.

The post ‘Poliçani gati të prodhoj municione’, drejtori i ish-ndërmarrjes: Kemi  burimet njerëzore të duhura appeared first on Albeu.com.

Gjermania me fabrikë të re municioni, përballë kërcënimeve
Rritja e prodhimit ushtarak ka qenë një politikë qendrore që kur Rusia sulmoi Ukrainën në vitin 2020.

Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius mbërritën në një qytet të vogël në Saksoninë e Poshtme të hënën për ceremoninë e hapjes së një fabrike të re municionesh artilerie.

Fabrika po ndërtohet nga kompania e armatimit Rheinmetall në qytetin Unterlüss, midis Hannoverit dhe Hamburgut, ku kompania tashmë ka objekte prodhimi.

Ndërtimi i fabrikës së re të municioneve të artilerisë vjen në mes të një rritjeje të kërkesës, ndërsa shtetet kërkojnë të shtojnë furnizimet në Ukrainë dhe të mbajnë rezervat e tyre.

Qindra mijëra predha në vit

Rheinmetall, çmimi i aksioneve të së cilës u dyfishua pas sulmit rus ndaj Ukrainës, prodhon një sërë pajisjesh ushtarake që janë bërë thelbësore për mbrojtjen e Ukrainës, duke përfshirë topin Leopard 2 dhe një haubicer me rreze të gjatë, Panzerhaubitze 2000.

Por municionet e artilerisë janë bërë gjithnjë e më të kërkuara, pasi BE kohët e fundit pranoi se nuk do të ishte në gjendje të përmbushte premtimin e saj për të furnizuar Ukrainën me një milion predha artilerie deri në mars.

Drejtori i Përgjithshëm i Rheinmetall-it, Armin Papperger, i tha gazetës gjermane Tagesspiegel të hënën se pasi të përfundojnë objektet e reja, Gjermania do të ketë kapacitetin për të prodhuar 200.000 predha artilerie në vit.

“Ukraina do të marrë disa qindra mijëra predha vetëm nga ne këtë vit”, tha ai, si dhe “disa dhjetëra transportues të blinduar të personelit dhe tanke” si dhe sisteme të mbrojtjes ajrore.

Transmetuesi publik gjerman NDR raportoi se kompania kishte investuar 300 milionë euro në projekt dhe priste të krijonte 500 vende të reja pune.

Shumë njerëz, duke përfshirë fermerë me traktorë, u mblodhën gjithashtu jashtë objektit të hënën, megjithëse ishte e paqartë se a ishin atje për të protestuar kundër ndërtimit të një fabrike të re armësh apo ishin thjesht duke protestuar kundër Scholz dhe qeverisë së koalicionit të tij.

Protestuesit tentuan të bllokojnë rrugën, por demonstrata ishte paqësore.

“Zeitenwende” e Scholz-it në praktikë

Pjesëmarrja e Scholz-it në ceremoninë simbolike të hapjes mund të jetë një nga momentet kryesore të punës së tij, pasi shpalli “Zeitenwende” – ose ndryshimin epokal – ditë pasi trupat ruse hynë masivisht në Ukrainë në shkurt 2022.

Ky është një program unik riarmatimi me një buxhet prej 100 miliardë eurosh për të riarmatosur Bundeswehr-in dhe për të forcuar mbrojtjen kolektive të BE.

Ka pasur pak përparim esencial që nga ai njoftim, por Pappergeri tha se mendonte se ishte e drejtë që Scholz-i e konsideronte fillimin e punës në objektin e ri si “suksesin” e kancelarin.

Rheinmetall – i coli mori kontrata shtetërore gjermane me vlerë 10 miliardë euro vitin e kaluar dhe pret edhe më shumë këtë vit – tha gjithashtu se mund të marrë një pjesë të barrës nëse SHBA reduktojnë ose ndalojnë plotësisht mbështetjen e tyre për Ukrainën.

“Ne mund ta zgjerojmë prodhimin tonë, si në Ukrainë, ashtu edhe në Gjermani”, tha Papperger për Tagesspiegel, duke iu referuar një objekti të ri që po ndërtohet në Ukrainë për prodhimin e automjeteve të blinduara.

The post Gjermania me fabrikë të re municioni, përballë kërcënimeve appeared first on Albeu.com.

U kapën me armë zjarri, municion luftarak dhe 82 mijë dollarë amerikan, arrestohen dy të rinjtë në Tiranë
Dy persona janë arrestuar në Tiranë, pasi u kapën me armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se në afërsi të Pallatit të Kulturës, ndodheshin dy shtetas të armatosur, Policia janë vendosur menjëherë në veprim duke arrestuar në flagrancë shtetasit A. K., 19 vjeç, banues në Shkodër, dhe R. P., 20 vjeç, banues në Kamëz.

Gjatë kontrollit të shtetasit A. K., shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me krëhër e municion luftarak.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit R. P., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë, 82 000 dollarë amerikan, 590 000 lekë të rinj, pranga si ato të Policisë, katër mjete prerëse, një peshore elektronike, dhe dy aparate celulare.

Punohet për Identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i tyre dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

The post U kapën me armë zjarri, municion luftarak dhe 82 mijë dollarë amerikan, arrestohen dy të rinjtë në Tiranë appeared first on Albeu.com.

Policia gjen sërish armë të rënda dhe municion në veri
Policia e Kosovës njoftoi se ka gjetur sërish armë, municion dhe pajisje të ndryshme ushtarake gjatë një kontrolli më 30 shtator në veri të vendit, rreth një javë pasi u sulmua nga një grup i armatosur.

“Sot është bërë kontrolli i terrenit që përfshin fshatin Brezne – Zveçan, pjesën malore të cilën e kanë shfrytëzuar sulmuesit, i cili ka rezultuar me gjetjen dhe sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme të armëve të rënda, municionit e pajisjeve të ndryshme ushtarake”, thuhet në njoftimin e Policisë më 30 shtator.

Në mesin e armatimit të gjetur sot gjatë ditës kishte edhe raketahedhës (zolla), armë të gjata dhe pajisje të tjera ushtarake, si jetek anti-plumb.

Policia e Kosovës u sulmua me 24 shtator në një pritë nga një grup i armatosur derisa po shkonte për të kontrolluar bllokimin e një rruge pranë një ure në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Sulmuesit u strehuan në manastirin e fshatit ku e vazhduan konfrontimin me policinë, dhe si pasojë tre prej tyre u vranë. Tre sulmues të dyshuar janë arrestuar dhe po mbahen në paraburgim në Prishtinë.

Policia kishte gjetur tashmë një arsenal të jashtëzakonshëm armësh në ditë pas sulmit.

Serbia i ka mohuar akuzat e Kosovës se ajo është përfshirë në këtë sulm të cilësuar si terrorist nga autoritetet kosovare.

Përgjegjësinë për organizimin e sulmit e mori Millan Radoiçiq, nënkryetar i deritashëm i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, sipas avokatit të tij./rel

The post Policia gjen sërish armë të rënda dhe municion në veri appeared first on Albeu.com.

BE gati të rrisë prodhimin e municioneve dhe raketave: Ndihmojmë Ukrainën dhe mbrojmë qytetarët tanë
Këshilli i Bashkimit Evropian (BE) dhe Parlamenti Evropian kanë arritur një marrëveshje paraprake për një ligj që duhet të përshpejtojë prodhimin e municioneve në BE dhe që parashikon ndarjen e 500 milionë eurove nga buxheti i BE-së për përmirësimin e prodhimit e kapaciteteve.

Sipas rregullores së rënë dakord, bëhet fjalë për municion artilerie tokësore dhe raketa dhe synohet përmirësimi i prodhimit evropian të municioneve në përputhje me vendimin e Këshillit nga marsi i këtij viti në dobi të Ukrainës dhe vendeve evropiane.

“Falë marrëveshjes së sotme rekorde mbi Aktin e Promovimit të Municioneve (ASAP), Evropa do të forcojë dhe përshpejtojë prodhimin e saj të municioneve dhe raketave. Kjo është dëshmi e mëtejshme e angazhimit të palëkundur të BE-së për të ndihmuar Ukrainën, për të forcuar themelet teknologjike dhe industriale të mbrojtjes së BE-së, dhe kështu mundëson sigurinë dhe mbrojtjen afatgjatë të qytetarëve të BE-së”, tha Margarita Robles, ministrja e mbrojtjes e Spanjës, e cila mori presidencën e BE-së nga Suedia më 1 korrik.

Rregullorja e rënë dakord do t’i mundësojë BE-së të mbështesë financiarisht forcimin e kapaciteteve prodhuese, nëpërmjet kredive të pakthyeshme ose masave të tjera që ndihmojnë industrinë evropiane të mbrojtjes dhe që heqin pengesat në prodhim.

Në të njëjtën kohë, masat do të lehtësojnë aksesin e kompanive nga sektori i mbrojtjes si në fondet e BE-së ashtu edhe në kapitalin privat, duke përshpejtuar kështu investimet e nevojshme dhe rritjen e kapaciteteve.

Pavarësisht marrëveshjes paraprake, pas rishikimit dhe redaktimit ligjor, marrëveshja duhet të miratohet zyrtarisht nga Këshilli dhe Parlamenti dhe pritet të nënshkruhet dhe të hyjë në fuqi në fund të korrikut.

Në vitin 2022, pas analizimit të situatës së mbrojtjes, BE-ja njoftoi se nën-investimi afatgjatë në mbrojtje rezultoi në mangësi serioze si në kapacitete ashtu edhe në prodhimin industrial.

Pas sulmit rus ndaj Ukrainës, strukturat evropiane të mbrojtjes u përballën me sfida edhe më të mëdha, pasi BE dhe shtetet e tij anëtare filluan të ndihmojnë gjithnjë e më intensivisht Ukrainën me pajisje ushtarake.

Për momentin, donatori i dytë më i madh i ndihmës ushtarake për Ukrainën është Gjermania, e cila e rriti ndihmën e premtuar ushtarake në 7.5 miliardë euro. Në vend të parë, të padiskutueshëm janë SHBA-të me ndihmën e premtuar në vlerë prej më shumë se 42 miliardë euro.

The post BE gati të rrisë prodhimin e municioneve dhe raketave: Ndihmojmë Ukrainën dhe mbrojmë qytetarët tanë appeared first on Albeu.com.

BE voton për të rritur prodhimin e municioneve për Ukrainën
Parlamenti Evropian ka votuar në favor të rritjes së prodhimit evropian të municioneve në kuadër të luftës së vazhdueshme të Rusisë kundër Ukrainës.

Ligjvënësit e BE-së miratuan një projektligj përkatës që synon të përshpejtojë furnizimin me municione në Ukrainë për luftën e saj kundër Rusisë.

Masa synon gjithashtu të ndihmojë vendet e BE-së të grumbullojnë arsenalet e tyre.

Parlamenti i BE-së duhet të negociojë me vendet e tij anëtare për formulimin përfundimtar të propozimit.

Sipas draftit, kapacitetet prodhuese të Bashkimit Evropian do të rriten me masa të synuara, duke përfshirë një injeksion prej 500 milionë euro (538 milionë dollarë).

“Kjo lëvizje shënon një hap të rëndësishëm përpara për sigurinë dhe mbrojtjen e bllokut dhe mbështetjen e palëkundur të Ukrainës”, tha kreu i ekipit negociator të Parlamentit Evropian, Christian Busoi./Albeu.com./

The post BE voton për të rritur prodhimin e municioneve për Ukrainën appeared first on Albeu.com.

Borrell: BE duhet të përshpejtojë furnizimet me municion për Ukrainën
Bashkimi Evropian duhet të përshpejtojë furnizimet me municion për Ukrainën, pasi forcave të këtij shteti iu duhen 1.000 fishekë artilerie çdo ditë vetëm në rajonin e Bahmutit, tha shefi i diplomacisë së bllokut evropian, Josep Borrell.

Borrell tha se ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, u ka thënë homologëve të tij të BE-së gjatë takimit në Stokholm se Kievi ka nevojë për më shumë mbështetje që të mbrojë veten kundër pushtimit të Rusisë.

Përreth qytetit lindor të Bahmutit, ku për muaj të tërë po zhvillohen luftime të ashpra, “Ukraina ka nevojë për rreth 1.000 fishekë artilerie çdo ditë”, tha Borrell më 13 maj, pas takimit të BE-së.

I pyetur se si mundet BE-ja të përshpejtojë furnizimet, Borrell tha se shtetet anëtare duhet të marrin municione nga depot e tyre dhe të tejkalojnë sfidat logjistike.

Në mars, ministrat e BE-së miratuan një plan në vlerë prej të paktën 2 miliardë eurosh për të furnizuar Ukrainën me 1 milion fishekë për artileri dhe raketa gjatë 12 muajve.

Plani parasheh që shtetet e BE-së të marrin municionet nga depot e tyre dhe bashkërisht të bëjnë blerje të reja.

Borrell tha se Ukraina në veçanti ka nevojë për municion për armë me rreze të gjatë veprimi “sepse rusët janë duke bombarduar nga distanca”.

“Ukrainasit duhet të kenë kapacitete që të sulmojnë në të njëjtën rreze veprimi”, tha ai.

Para takimit, Kuleba tha se municionet për armë me rreze të gjatë veprimi do të jenë në qendër të diskutimeve.

Ky takim u mbajt në ditën kur Gjermania njoftoi për paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 2.7 miliardë eurosh. Kjo do të jetë paketa më e madhe e ndihmës që Berlini do t’i japë Kievit, që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

The post Borrell: BE duhet të përshpejtojë furnizimet me municion për Ukrainën appeared first on Albeu.com.

Samiti i BE-së: Më shumë municion për Ukrainën
Kriza klimatike dhe lufta agresore ruse në Ukrainë dominojnë agjendën e samitit të BE-së.

Antonio Guterres, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, i ftuari në samitin e Bashkimit Evropian nuk i kurseu fjalët dramatike: “Ne jemi afër pikës ku do të jetë e pamundur të arrijmë objektivin 1.5 gradë. Kjo është arsyeja pse kemi nevojë për veprim vendimtar.”

Shefi i OKB-së iu referua marrëveshjes ndërkombëtare për të kufizuar ngrohjen globale në 1.5 gradë deri në vitin 2030.

Pasi Këshilli Ndërqeveritar i OKB-së për Ndryshimet Klimatike (IPCC) dhe Konferenca Botërore për Ujin parashikuan këtë javë një përkeqësim të shpejtë të kushteve klimatike dhe gjendjes së ujërave në botë, Guterres dha këtë mesazh për Bashkimin Evropian: “Ne llogarisim shumë që Bashkimi Evropian të udhëheqë. proceset e nevojshme të ndryshimit për t’u kthyer në objektivin e vitit 2030.” Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së bëri thirrje që të përshpejtohen përpjekjet për të mbrojtur klimën.

Kombinimi i krizës klimatike, efektet e luftës ruse kundër Ukrainës, pasojat e pandemisë dhe rritja e çmimeve në tregjet botërore mund të kenë pasoja fatale. “Uria dhe varfëria po rriten”, tha Guterres.

BE-ja përshëndeti faktin që Guterres kishte arritur të paktën të pengonte ndërprerjen e marrëveshjes Ukrainë-Rusi për eksportin e grurit përmes Detit të Zi.

Municione për Ukrainën

Në një video-konferencë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenski, krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së u përditësuan me situatën në luftën agresionit rus kundër Ukrainës. Ata miratuan një plan për ta furnizuar këtë vit Ukrainën me një milion predha tejet të nevojshme, që kanë një kosto prej 2 miliardë eurosh. Për këtë do të përdoren fondet e BE-së. Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell tha në Bruksel se vendet anëtare të BE-së do të pastrojnë rezervat nga depot e tyre dhe për këtë do të kompensohen nga BE-ja.

Përveç kësaj u ra dakord që të porositen bashkërisht municione të reja tek koncernet e industrisë së armëve. Për këtë koncerneve do t’u jepen garanci për zgjerimin e kapaciteteve. Në të njëjtën kohë do të kufizohen çmimet e municioneve të artilerisë, të cilat gjatë vitit të kaluar janë dyfishuar. “Nëse bëjmë një prokurim të përbashkët, industria e armëve mund ta dyfishojë vërtet prodhimin e saj, gjë që deri tani nuk ka ndodhur”, tha kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas, e cila është veçanërisht e angazhuar për furnizimin e Ukrainës me municione.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski përsëriti thirrjen e tij për më shumë armë, më shumë avionë luftarakë dhe raketa me rreze të gjatë veprimi. Deri tani Bashkimi Evropian ka qenë përgjithësisht i kujdesshëm në këtë fushë. Polonia ka premtuar dërgimin e disa avionëve luftarakë ndërsa Gjermania vazhdon të ngurrojë.

Orban: Jo emigracionit, jo politikës gjinore, jo luftës

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, doli jashtë linjës së pjesëtarëve të tjerë të takimit duke i refuzuar furnizimet me municion për Ukrainën. Një gjë e tillë vetëm se do ta zgjaste luftën, tha Orban. Megjithatë Hungaria nuk vuri veton ndaj marrëveshjes për municionet. Orban e komentoi samitin vetëm me një postim populist në Twitter: “Jo emigrimit, jo politikës gjinore, jo luftës”.

Tema të tjera të takimit janë përveç politikës së jashtme edhe çështjet e politikës ekonomike. Të goditur nga inflacioni, çmimet e larta të energjisë dhe boshllëqet në zinxhirët e furnizimit, krerët e BE-së po shqyrtojnë mënyra për ta bërë ekonominë e BE-së më pak të varur nga Kina dhe më elastike ndaj goditjeve të jashtme. Kjo përfshin gjithashtu një reformë të tregut të energjisë elektrike në BE, temë e cila është ende e diskutueshme./DW.

The post Samiti i BE-së: Më shumë municion për Ukrainën appeared first on Albeu.com.

Ministri i Jashtëm ukrainas: Gjermania mund të na ndihmojë më shumë me municione
Kompanitë ruse që prodhojnë raketa dhe dronë nuk po sanksionohen mjaftueshëm, thotë ministri i jashtëm i Ukrainës.

“Unë personalisht dërgova një listë të kompanive të përfshira drejtpërdrejt në prodhimin e raketave (BE). Fatkeqësisht, ne nuk shohim që këto kompani të sanksionohen sa duhet. Jam vërtet i hutuar dhe ne kemi parë disa, pak sanksione kundër kompanive të përfshira në prodhimin e dronëve dhe raketave që janë të përfshira në paketën e sanksioneve të BE-së prej 10, por mund të ishte bërë shumë më tepër dhe duhet bërë shumë më tepër”, tha Dmytro Kuleba për gazetën gjermane Bild.

Kuleba tha gjithashtu se Gjermania “mund të ndihmojë vërtet më shumë me municione”./albeu.com

The post Ministri i Jashtëm ukrainas: Gjermania mund të na ndihmojë më shumë me municione appeared first on Albeu.com.

BE planifikon përshpejtimin e dërgesave të municioneve për Ukrainën
Zyrtarët e Bashkimit Evropian dhe vendet nga blloku i përbërë prej 27 shtetesh po diskutojnë planet për të dhënë një miliard euro shtesë, si dhe krijimin e një skeme të përbashkët prokurimi për të përshpejtuar dërgimin e artilerisë për të cilën Ukraina thotë se është vendimtare për t’iu kundërvënë forcave ruse.

Me Ukrainën që po përballet me mungesë municionesh për të luftuar Rusinë, ideja e krijimit të një plani veprimi të ngjashëm me atë të krijuar gjatë pandemisë së koronavirusit për të blerë vaksina u soll për herë të parë në tryezë muajin e kaluar nga kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas.

BE-ja e ka ndihmuar Ukrainën përmes Fondit të saj Evropian të Paqes – një fond që përdoret për të rimbursuar vendet anëtare që ofrojnë armë, municion dhe mbështetje ushtarake për Ukrainën.

Sipas propozimit të fundit, vendet anëtare që ofrojnë municion menjëherë, u garantohet se do të rimbursohen me shpejtësi.

Për të financuar projektin, shtetet anëtare do të duhet të përdorin një miliardë euro shtesë, pasi ata tashmë ranë dakord në dhjetor për të plotësuar Fondacionin Evropian të Paqes me 2 miliardë euro të tjera, dhe me një mundësi për një shtesë prej 3.5 miliardë eurosh.

Sipas një zyrtari të BE-së, gjithsej 12 kompani në nëntë shtete anëtare po prodhojnë municionin e nevojshëm për Ukrainën. Komisioni Evropian, do t’i stimulojë këto kompani që të rrisin prodhimin, me garanci për kërkesë afatgjatë.

Sipas vlerësimeve të ndryshme, Ukraina po gjuan 6,000-7,000 predha artilerie çdo ditë, që është rreth një e treta e totalit të Rusisë.

Plani do të diskutohet nga ministrat e mbrojtjes së BE-së javën e ardhshme. /REL

The post BE planifikon përshpejtimin e dërgesave të municioneve për Ukrainën appeared first on Albeu.com.