mungese punetoresh Archives - Albeu.com

Baret dhe restorantet “në hall”, u largohen edhe të punësuarit nga Azia
Nuk janë vetëm punonjësit nga Bangladeshi dhe India që përdorin Shqipërinë si vend trampolinë për të shkuar drejt Europës.

Në sektorët e shërbimit, veçanërisht në bare dhe restorante, problematika po shfaqet e mprehtë edhe me punonjësit aziatikë, kryesisht punësimet nga Filipinet.

Enri Jahja nga Shoqata e Bareve dhe Restoranteve tha për Monitor se edhe punonjësit nga vendet aziatike po largohen ashtu siç ndodhi me punësimet nga Bangladeshi dhe India.

Jahja shton se rendimenti i punonjësve të tjerë aziatikë është më i mirë krahasuar me indianët, pavarësisht se kanë kosto më të lartë page, por edhe këta punonjës po e përdorin Shqipërinë si trampolinë për ikje.

“Mungesa e theksuar e fuqisë punëtore ka detyruar shumë biznese të bareve dhe restoranteve të punësojnë punonjës nga Bangladeshi, India dhe vendet e tjera aziatike.

Nga bizneset e pyetura konstatohet se punonjësit nga India e shohin vendin tonë jo për të qëndruar si të punësuar, por për kapërcim drejt shteteve të tjera.

Largohen në mundësinë e parë që gjejnë. Gjithashtu rendimenti i punës së tyre nuk është i njëjtë me shqiptarët. Pra punësimi i tyre është humbje kohe për biznesin”.

Kosto për punonjësit aziatikë, ku kryesisht në bare dhe restorante janë punësuar nga Filipinet është 400 USD paga minimale, dukë përfshirë fjetjen dhe ushqimin për 10 orë punë në ditë. Për punonjësit e kualifikuar paga është më e lartë.

Edhe për këtë vit sektori i bareve dhe shërbimeve në nisje të sezonit turistik u gjend sërish me një mungesë prej 15,000 punonjësish.

Jahja rekomandon se duhet të gjendet një zgjidhje me politika stimuluese ndaj punonjësve vendas.

Së pari, ai rekomandon përfshirjen e komunitetit rom në shërbime jo vetëm në kryerjen e punëve të rëndomta. Gjithashtu lind nevoja sipas për forcimin e ligjit të përfitimit të ndihmës sociale, për mos dhënien e saj pa vlerë, po orientimin drejt tregut të punës.

“Së dyti, sipas tij në planin afatgjatë të masave është e domosdoshme ngritja e shkollave profesionale, në qytete sipas kërkesës së bizneseve. P.sh në Berat shkollë për guida etj., në Vlorë për shef kuzhine, shef salle, recepsion, menaxher hoteli, somelier etj

Se treti ndihmë për sa i përket biznesit sezonal në mbajtjen e stafeve dhe zgjatjen e sezonit”.

Fasonët për 6 muaj kanë punësuar 450 gra nga Nepali dhe Filipinet

Ndryshe nga çfarë po ndodh me baret dhe restorantet, për ndërmarrjet fason nisma për punësimet e të huajve po rezulton më e suksesshme. Kryetari i Proeksport Albania Edvin Prençe thotë se numri i të larguarve është shumë i vogël, pasi shumica e të punësuarave janë gra.

“Numri i të larguarve bie ndjeshëm ne momentin qe merr gra. Në këto 6 muaj që kemi pasur rreth 450 persona të punësuar nga Nepali dhe Filipinet. 98% e tyre janë gra. Maksimumi 5% e tyre janë larguar dhe shumica janë deportuar nga bizneset sepse nuk ishin në pritshmërinë e tyre, pa asnjë njohuri në sektor dhe jo të gjithë përshtaten”.

Për sa i përket rendimentit në punë sipas Prençes rezulton se është 155 më i lartë se punonjëset shqiptare, ndërsa paga minimale është në vlerën e 450 USD në muaj.

“Kjo është një shtysë për rritje të produktivitetit, pasi ndihet konkurrenca mes punonjësve. Pra një shtyse për mirë flasim gjithmonë dhe po integrohen mjaft mire me punonjëset tanë”./monitor

The post Baret dhe restorantet “në hall”, u largohen edhe të punësuarit nga Azia appeared first on Albeu.com.

Gjermanisë do t’i mungojnë miliona punëtorë deri më 2060
Sipas parashikimeve të ekspertëve, numri i njerëzve në tregun gjerman të punës deri në vitin 2060 do të ulet ndoshta nga 45.7 në 40.4 milionë. Sipas Institutit për Kërkimin e Tregut të Punës dhe Profesioneve (IAB), potenciali i fuqisë punëtore do të ulet me 11.7 për qind në këtë periudhë, duke marrë parasysh faktorë të tillë si ndryshimet demografike, nataliteti, imigracioni dhe emigracioni. “Rezultatet tregojnë se kompanitë do të kenë dukshëm më pak punëtorë në dispozicion në dekadat e ardhshme,” thotë ekonomisti i IAB Enzo Weber.

Më shumë gra dhe të moshuar në tregun e punës

Ky vlerësim merr parasysh kundërmasat dhe faktorët e jashtëm të shumtë si zhvillimet ekonomike dhe demografike jashtë vendit, si dhe lindshmërinë. Pa këto masa, numri i punëtorëve të disponueshëm në treg do të jetë edhe më i vogël. Sipas studimit, vetëm shkalla e punësimit të grave dhe të moshuarve do të zhvillohet pozitivisht në vitet në vijim.

Për gratë gjermane nën moshën 55 vjeç, ekspertët supozojnë se norma do të rritet nga 87 në 93 për qind, ndërsa për gratë me origjinë të huaj nga 67 në 77 për qind. Llogaritjet bazohen në supozimin se lindshmëria do të rritet nga 1.5 në 1.7 fëmijë për grua.

“Vendet e treta po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme për BE-në kur bëhet fjalë për migracionin për motive punësimi. Pra, barrierat duhet të hiqen, por në të njëjtën kohë duhet bërë më shumë për të siguruar që emigrantët të fitojnë një terren në tregun e punës dhe të gjejnë perspektiva afatgjata në Gjermani”, thotë Weber.

A do të ulet popullsia?

Sipas studimit, imigracioni nga vendet e BE-së, si Polonia apo Rumania, do të reduktohet ndjeshëm. Ndërsa mesatarisht 900.000 njerëz nga vendet e BE-së erdhën në Gjermani në dhjetë vitet e fundit, në vitin 2060, sipas studimit, do të jetë vetëm 600.000.

Nga ana tjetër, imigracioni nga vendet e treta do të rritet nga 240.000 në 500.000 njerëz në vit. Por duhet mbajtur parasysh edhe emigracioni nga Gjermania: sipas vlerësimeve, nga 750.000 që janë aktualisht, ai do të arrijë në një milion njerëz që largohen nga vendi çdo vit.

Sipas vlerësimeve, vetëm 72.6 milionë njerëz do të jetojnë në Gjermani në vitin 2060, që është rreth dhjetë milionë më pak se sot. Mbi të gjitha, imigracioni nga vendet e tjera të BE-së ka të ngjarë të bjerë ndjeshëm pasi kushtet e jetesës atje përmirësohen dhe në të njëjtën kohë situata demografike është ndonjëherë edhe më pak e favorshme se në Gjermani.

The post Gjermanisë do t’i mungojnë miliona punëtorë deri më 2060 appeared first on Albeu.com.

“Të rinj që emigrojnë dhe paga të ulëta”, Kosova ngre alarmin për papunësi dhe mungesë punëtorësh
Një Maji – Dita Ndërkombëtare e Punës – e gjen Kosovën me shifër më të ulët të papunësisë, krahasuar me vitet e kaluara, por me mungesë punëtorësh në disa sektorë.

Nga 45% sa ka qenë shkalla e papunësisë në vitin 2008, kur Kosova ka shpallur pavarësinë, ajo ka rënë në afro 17 për qind në tremujorin e parë të vitit 2022, tregojnë të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).

Papunësia, afër 17 për qind

Kosova, ndër vite, ka pasur shkallë të lartë të papunësisë. Në të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, të cilat mbulojnë tremujorin e parë të vitit 2022, papunësia llogaritet të jetë 16.6 për qind. Më e larta është shifra e qytetarëve ekonomikisht joaktivë. Sipas ASK-së, këta persona nuk janë të punësuar, as të regjistruar si të papunë, as nuk kërkojnë punë.

Të dhënat për gjithë vitin 2021 tregojnë se shkalla e papunësisë ka qenë mbi 20 për qind.

Sipas ASK-së, nga mbi 1.2 milion qytetarë në moshë pune, mbi 380 mijë janë të punësuar, mbi 77 mijë janë të papunë dhe mbi 750 mijë janë ekonomikisht joaktivë – që do të thotë se nuk janë të punësuar, as të regjistruar si të papunë dhe as nuk kërkojnë punë.

Pavarësisht këtyre shifrave, punëdhënësit kanë raportuar – sidomos gjatë viteve të fundit – vështirësi për të gjetur punëtorë për pozita të caktuara.

Me këtë problem janë përballur më së shumti bizneset në sektorin e bujqësisë, gastronomisë, ndërtimtarisë dhe tekstilit.

Në platformat online, nëpërmjet të cilave kërkohen punëtorë, aktualisht ka mijëra vende të lira pune.

Vetëm në platformën ‘superpuna’ të Qeverisë së Kosovës, e cila është vënë në funksion në muajin shkurt me qëllim punësimin e të rinjve, janë nxjerrë afër 5 mijë vende të lira pune brenda dy muajsh.

Po ashtu, në dyert dhe dritaret e bizneseve janë bërë të shpeshta shpalljet përmes të cilave kërkohen punëtorë.

Pse ka rënë interesimi për të punuar?

Me mungesë punëtorësh përballet sidomos sektori privat, i cili njëherësh është edhe punëdhënësi më i madh në Kosovë – me mbi 220 mijë punëtorë.

Interesimi i qytetarëve për të punuar në këtë sektor ka rënë për disa arsye. Sipas të dhënave të Inspektoratit të Punës dhe disa anketave që ka realizuar Radio Evropa e Lirë me punëtorë të sektorit privat, ata janë ankuar për paga të ulëta, mosrespektim të orarit të punës, privim nga pushimi etj.

“Me vite të tëra kemi tërhequr vërejtjen se sektori privat nuk po trajtohet as për së afërmi sipas Ligjit të punës. Në mungesë të respektimit të të drejtave, shumë punëtorë kanë hequr dorë nga puna”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat.

Rreth 105 mijë punëtorë marrin pagë minimale

Paga minimale në Kosovë sillet nga 130 deri në 170 euro. Sipas një studimi të bërë në vitin 2022 nga Instituti për Hulumtime të Avancuara GAP, me këtë shumë paguhen rreth 105 mijë punonjës.

Ata kryesisht punojnë në sektorin e tregtisë me shumicë dhe pakicë, në industrinë përpunuese, në gastronomi, në aktivitetet financiare dhe të sigurimit, në ndërtimtari etj.

Kuvendi i Kosovës, më 14 qershor të vitit të kaluar, ka votuar në parim një projektligj, që hap rrugë për rritjen e pagës minimale: nga 130-170 euro sa është aktualisht, në 264 euro bruto, apo 250 euro neto.

Ky projektligj nuk është miratuar ende në Kuvendin e Kosovës.

Sipas Agjencisë evropiane të Statistikave – Eurostat, Kosova është vendi me pagën më të ulët minimale në Evropë.

Paga mesatare në Kosovë në vitin 2021 ka qenë 484 euro.

Në fillim të shkurtit të këtij viti, në Kosovë ka hyrë në fuqi Ligji i ri për pagat, i cili u ka sjellë rritje gati të gjithë punonjësve të sektorit publik. Autoritetet kanë thënë se me këtë ligj, paga mesatare do të arrijë deri në 730 euro.

Aftësohen në Kosovë, synojnë tregun e BE-së

Shumë të rinj në Kosovë, përgjatë viteve, janë aftësuar në profesione të ndryshme në Agjencinë e Punësimit – institucioni kryesor në fushën e punësimit dhe aftësimit profesional.

Përmes shtatë qendrave të saj nëpër komuna të ndryshme të Kosovës, kjo agjenci ofron trajnime për mbi 30 profile të profesioneve të ndryshme, përfshirë: moler, murator, suvatues, kuzhinier, furrtar, pastaj për saldim, administrim biznesi, floktari e të tjera.

Por, shumë të rinj që aftësohen në këto qendra, largohen nga Kosova, për t’u punësuar jashtë vendit.

Udhëheqës të këtyre qendrave kanë deklaruar për Radion Evropa e Lirë se shumë prej tyre synojnë tregun e Bashkimit Evropian.

Trendi i emigrimit të qytetarëve kosovarë, sipas shifrave zyrtare, është në rritje.

Sipas ASK-së, në vitin 2021 nga Kosova janë larguar mbi 42 mijë banorë. Në vitin 2020 – kur ka shpërthyer pandemia e koronavirusit – nga Kosova kanë emigruar mbi 8.000 veta; më 2019 mbi 34.000; më 2018 mbi 28.000.

Arsyet e emigrimit kanë qenë të ndryshme – në mesin e tyre edhe punësimi.

Mungesa e punëtorëve ka detyruar, pastaj, disa biznese në Kosovë që të kërkojnë punëtorë prej jashtë vendit.

Në tetor të vitit të kaluar, Radio Evropa e Lirë ka raportuar për kompaninë ‘Viprint’ nga Mitrovica, e cila ka punësuar punëtorë nga Bullgaria, Turqia dhe India, për të ofruar shërbime të shtypshkrimit.

Si ndikon mungesa e punëtorëve në ekonomi?

Shoqatat ekonomike në Kosovë, të cilat përfaqësojnë bizneset, kanë paralajmëruar se mungesa e punëtorëve do të bëhet një nga pengesat kryesore të rritjes ekonomike në Kosovë.

“Për të zbutur problemin duhet të bëhen përpjekje nga të gjithë – duke filluar nga institucionet deri te punëdhënësit, të cilët duhet të shqyrtojnë, para së gjithash, nivelin e pagave”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Prishtinë, Arian Zeka.

Kosova, prej vitesh, përballet me probleme ekonomike. Rritja ekonomike në vitin 2022 ka qenë 3.5 për qind.

Sipas të dhënave të Grupit të Bankës Botërore, Kosova, në vitin 2023, pritet të ketë rritje ekonomike 3.7 për qind.

Nxitës të zhvillimit ekonomik pritet të jenë kryesisht konsumi privat, eksportet dhe investimet publike./REL/

The post “Të rinj që emigrojnë dhe paga të ulëta”, Kosova ngre alarmin për papunësi dhe mungesë punëtorësh appeared first on Albeu.com.

Mungesa e punëtorëve rrit pagat: Nuk pranojnë të punojnë lavazhier, as për “900 mijë dhe siguracione”
Pagën joshëse për një punëtor krahu, pronari i një pike të larjes së automjeteve ka vendosur edhe tabelë lajmërimi për të joshur punëtorët e rinj.

“Ne po kërkojmë staf dhe pagesa është 900 mijë lekë në muaj, plus siguracione”.

Ky njoftim tërheq jo vetëm atë që janë në kërkim të një pune, por edhe kalimtarët e zakonshëm.

”Po qeshin të gjithë mendojnë se është shaka, por e vërteta është se unë nuk bëj shaka”, tha Musli Rexhmati, lavazhier.

Punë ka, por profesionistë nuk ka, kjo shprehje mer kuptim më së miri kur dëgjojmë kërkesën e punëdhënësit, që në këtë rast është 38-vjeçari nga Tirana, Musli Rexhmati, i cili prej dy dekadash drejton biznesin e familjes.

Në pikën e tij të lavazhit lahen automjete dhe tapeta. Musliu thotë se në lavazhin e tij gjithnjë ka diçka për të larë, dhe i vetëm ai e ka të pamundur të përballojë fluksin e punës, për këtë arsye Musliu kërkon të punësoj lavazhier me një rrogë që kurrë nuk do ta mendonte se do ta ofronte për punëtorët e tij.

“Ne kemi më shumë se 20 vite që ushtrojmë këtë aktivitet, puna shkon mirë po duhet rritur shërbimi dhe kjo arrihet duke pas staf të mirë. Po nuk po gjejmë staf”, tha Musli Rexhmati, lavazhier.

Prej dy muajsh 38-vjeçari në kërkim të lavazhierëve, edhe pse pagën e lavazhierit e ka tre fishuar, rroga prej 900 mijë lekëve të vjetra në muaj sipas tij nuk po josh njerëzit e duhur.

“Jam detyruar të 3 fishoj rrogën për të pas stafin e mirë, kam vënë një tabelë aty 900 mijë lekë plus sigurime thjesht mos të mbes pa staf. Ka nja dy muaj që e kam vënë se kam hequr pasi nuk kam stafin që dua. Për momentin unë kam nevojë për 7 veta, por më duket si e vështire”, u shpreh ai.

Sipas Musliu të rinjtë nuk ka në durimin dhe kulturën e punës, pavarësisht se sa para do të marrin në fund të muajit.

“Trokasin vetëm djem të rinj, sepse ata kanë nevojë për lekë, punojnë 15 ditë dhe ikin. Nëse ka një familjar që kërkon rrogë të mirë është i mirëpritur”.

Me mungesën e fuqisë punëtorë nuk po përballët vetëm Musliu, të njëjtin problem e gjejmë të sektori I bujqësisë dhe turizmit. Të rinjtë duan të qëndrojnë larg punës, ndërsa ato më në moshë thonë që ndjehen të pafuqishëm përballë punës së tokës, detit, apo lavazhit./topchannel

The post Mungesa e punëtorëve rrit pagat: Nuk pranojnë të punojnë lavazhier, as për “900 mijë dhe siguracione” appeared first on Albeu.com.