mungese hekuri Archives - Albeu.com

Ja çfarë ju bën të ndiheni të lodhur gjatë ditës
Më poshtë gjeni arsyet pse ndiheni të lodhur gjatë ditës dhe mënyën sesi mund ta shmangni këtë lodhje.

1. Mungesa e hekurit

Mungesa e hekurit do të thotë se keni pak hekur në trup, kjo do të thotë se më pak oksigjen do të arrijë tek muskujt tuaj dhe si rezultat i kësaj, qelizat do t’ju bëjnë të ndjeheni më të lodhur tërë kohën. Kjo gjithashtu mund të shpijë edhe deri tek anemia. Prandaj, hani ushqime të cilat përmbajnë sasi të mjaftueshme të hekurit.

2. Varësia ndaj kafes

Është fakt i njohur se kafeja, e cila përmban sasi të larta të kafeinës, ju mban zgjuar për periudha më të gjata. Por, asnjëherë nuk duhet ta konsumoni më shumë se ç’duhet pasi që do ta çrregulloni gjumin.

3. Shpenzimi i kohës në celular apo internet

Mungesa e gjumit është ndër arsyet kyçe se përse do të ndjeheni të lodhur ditën tjetër. Celulari dhe laptopi duhet fajësuar për këtë, pasi që drita e tyre e çrregullon sistemin e gjumit dhe pengon në proceset normale të trupit.

4. Shmangia e mëngjesit

Mëngjesi është vakti më e rëndësishme e ditës. Nëse jeni ndër ata persona që e shmangin mëngjesin, atëherë mundësitë janë të mëdha që do të ndjeheni të lodhur gjatë tërë ditës. Mëngjesi juaj duhet të jetë kombinim i karbohidrateve me proteina dhe yndyra.

5. Dehidratimi

Nuk ka ndonjë dyshim se uji është ndër elementet më të rëndësishme në jetët tona. Dehidratimi është ndër arsyet tjera kryesore prapa lodhjes. Veç kësaj, kur trupi ka mungesë uji, ai e zvogëlon volumin e gjakut në arterie. Kjo gjë shpinë në zvogëlimin e shpejtësisë me të cilën oksigjeni arrin në pjesët e ndryshme të trupit.

The post Ja çfarë ju bën të ndiheni të lodhur gjatë ditës appeared first on Albeu.com.

Hekuri është thelbësor për rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve, simptomat që tregojnë se nuk po marrin mjaftueshëm
Hekuri është thelbësor për rritjen dhe zhvillimin e fëmijës suaj, por disa fëmijë nuk kanë mjaftueshëm. Mungesa e hekurit e patrajtuar mund të ndikojë në rritjen dhe zhvillimin e fëmijës.

Shenjat dhe simptomat e mungesës së hekurit

Shenjat dhe simptomat mund të përfshijnë:

– Lëkurë të zbehtë

– Lodhje

– Duart dhe këmbët e ftohta

– Ngadalësimi i rritjes dhe zhvillimit

– Oreks i dobët

– Frymëmarrje jashtëzakonisht e shpejtë

– Probleme të sjelljes

– Infeksione të shpeshta

– Dëshira të pazakonta për substanca joushqyese, të tilla si akulli, papastërti, bojë ose niseshte

Si mund të parandalohet?

– Nëse e ushqeni fëmijën tuaj me formulë të pasuruar me hekur, ai/ajo ka të ngjarë të marrë sasinë e rekomanduar të hekurit.

– Nëse jeni duke ushqyer fëmijën tuaj me gji, bisedoni me mjekun e foshnjës tuaj për plotësimin e hekurit.

Hapat e tjerë që mund të ndërmerrni:

– Jepini ushqime të pasura me hekur. Kur filloni t’i jepni ushqime të ngurta foshnjës suaj midis moshës 4-6 muajsh ofrojini ushqime me hekur të shtuar, siç janë drithërat e foshnjave të fortifikuara me hekur, pure mishi dhe fasulesh. Për fëmijët më të rritur, burimet e mira të hekurit përfshijnë mishin e kuq, pulën, peshkun, fasulet dhe spinaqin.

– Mos e teproni me qumështin. Midis moshës 1-5 vjeç, mos lejoni që fëmija juaj të pijë më shumë se 710 ml qumësht në ditë.

– Rritja e absorbimit. Vitamina C ndihmon në absorbimin e hekurit dietik. Ju mund ta ndihmoni fëmijën tuaj të thithë hekurin duke i ofruar ushqime të pasura me vitaminë C si agrume, pjepër, luleshtrydhe, piper, domate dhe perime jeshile të errët.

A duhet që fëmija im të kontrollohet për mungesë hekuri?

Mungesa e hekurit dhe anemia e mungesës së hekurit zakonisht diagnostikohen përmes testeve të gjakut. Në varësi të rezultateve, mjeku mund të rekomandojë një suplement oral të hekurit ose një multivitaminë ditore ose testime të mëtejshme.

The post Hekuri është thelbësor për rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve, simptomat që tregojnë se nuk po marrin mjaftueshëm appeared first on Albeu.com.

Nga ngjyra e lëkurës te thonjt, shenjat që trupi po ju thotë se keni mungesë hekuri
Një dietë e shëndetshme nuk është vetëm për ata që duan të humbin peshë, por një domosdoshmëri për të gjithë. Një dietë që i mungojnë yndyrnat dhe kaloritë e tepërta është e dobishme për humbjen e peshës, por në të njëjtën kohë, duhet që ushqimi që konsumon të jetë i pasur me lëndë ushqyese thelbësore që kërkohen për aktivitetet e përditshme, proceset trupore dhe funksionin mendor. Hekuri është një mineral që kërkohet nga trupi për funksione jetësore si transportimi i gjakut në të gjitha pjesët e trupit. Mungesa e hekurit çon në anemi dhe është një gjendje shumë e përhapur tek gratë e të gjitha grupmoshave. Nuk duhet anashkaluar, prandaj hidhuni një sy 5 treguesve më të shpeshtë të mungesës së hekurit.

Lodhje ekstreme

Nëse vazhdoni me aktivitetet tuaja të përditshme, siç bëni zakonisht, por ndjenja e lodhjes është shumë ekstreme së fundmi, atëherë ky është një tregues shumë i qartë i mungesës së hekurit (veçanërisht lodhja jashtëzakonisht e madhe, e cila mund të kthehet në një gjë kronike). Kur bërja e aktiviteteve të përditshme ndihet si detyrë, kjo është një shenjë e qartë e mungesës së hekurit, sepse pjesët e trupit tuaj nuk po marrin oksigjen të mjaftueshëm, gjë që çon në oksidim joefikas të ushqimit dhe rrjedhimisht në nivele të ulëta të energjisë.

Dhimbje koke ose marramendje

Nivelet e ulëta të hekurit çojnë në furnizim të pamjaftueshëm të oksigjenit në pjesë të ndryshme të trupit ku përfshihet edhe truri. Mungesa e oksigjenit në tru mund të rezultojë në marramendje, shqetësim dhe dhimbje koke. Tek gratë me menstruacione, mungesa e hekurit është lidhur edhe me migrenën.

Thonj të brishtë

Thonjtë e brishtë janë një tregues i qartë i mungesës së hekurit. Nivelet e ulëta të qelizave të kuqe të gjakut bëjnë që thonjtë të jenë më të dobët dhe të brishtë dhe të thyhen jashtëzakonisht lehtë.

Zbehtësi

Meqenëse hekuri është jetik për transportimin e gjakut në të gjitha pjesët e trupit, mungesa e hekurit çon në zbehje për shkak të rrjedhjes së pamjaftueshme të gjakut. Lëkura duket e verdhë nëse mungesa e hekurit është shumë e lartë.

Dhimbje gjoksi

Edhe dhimbja e gjoksit është rezultat i niveleve të ulëta të furnizimit me oksigjen në të gjitha pjesët e trupit. Meqenëse oksigjeni transportohet nga gjaku dhe hekuri luan një rol jetik për ta bërë këtë, mungesa e hekurit në trup prish rrjedhjen e gjakut dhe çon në nivele më të ulëta të oksigjenit dhe përfundimisht vështirësi në frymëmarrje. Kjo ndonjëherë mund të çojë edhe në dhimbje gjoksi. Testoni nivelet e hemoglobinës nëse keni episode të shpeshta të dhimbjes në gjoks

The post Nga ngjyra e lëkurës te thonjt, shenjat që trupi po ju thotë se keni mungesë hekuri appeared first on Albeu.com.