mungesat Archives - Albeu.com

Mungesat te Kombëtarja, Maran e nis me probleme seancën stërvitore para Izraelit
Pasditen e djeshme, Kombëtarja shqiptare ka zbritur në fushën e blertë për herë të parë zyrtarisht me trajnerin e ri Rolando Maran. Kuqezinjtë zhvilluan seancën e parë stërvitore nën drejtimin e italianit dhe stafi t të tij teknik, të cilët u emëruan në krye të kuqezinjve vetëm pak ditë më parë.

Maran zë kështu vendin e Silvinjos në Kombëtare, ku natyrisht do të synojë që të arrijë rezultate si Silvinjo, të paktën në kualifikueset e Europianit dhe natyrisht për të bërë më mirë në Ligën e Kombeve apo edhe në Botëror, gjithmonë nëse kontrata e tij do të vazhdojë deri atëherë.

Pak ditë më parë, u publikua lista e Kombëtares me lojtarë të rinj dhe risi, teksa nuk kanë munguar risitë as në stafi n teknik.

Pas shumë vitesh si trajner i portierëve të Kombëtares, Ilir Bozhiqi, është larguar dhe vendin e tij në stafi n teknik, e ka zënë Alfred Osmani, i cili për shumë vite e ka mbajtur këtë rol te Shqipëria U21 dhe te skuadra e Tiranës.

GJENDJA E SKUADRËS- Kombëtarja shqiptare ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet miqësore të muajit qershor ndaj Izraelit dhe Luksemburgut, por trajneri Maran nuk do të ketë në dispozicion mbrojtësin Ardian Ismajli. Qendërmbrojtësi kuqezi është larguar nga grumbullimi pas vlerësimeve të kryera nga stafi mjekësor, i cili ka konstatuar se futbollisti nuk ndodhet ende në gjendjen optimale fizike për të përballuar ngarkesën e dy sfi dave të ardhshme. Ismajli iu bashkua fi llimisht ekipit kombëtar, por rikthimi i tij në aktivitet ka qenë i vonshëm pas një dëmtimi muskulor që e mbajti jashtë fushave për disa javë.

Mbrojtësi arriti të luante vetëm në ndeshjen e fundit të sezonit me klubin e tij, ndërsa analizat e kryera në grumbullim treguan se ai ka nevojë për më shumë kohë rikuperimi. Pas diskutimeve mes lojtarit, stafi t teknik dhe ekipit mjekësor, u vendos që Ismajli të kthehet pranë klubit për të vijuar programin individual të rehabilitimit, me synimin që të rikthehet sa më shpejt në formën e tij më të mirë. Mungesa e Ismajlit përbën një tjetër pengesë në rrugëtimin e tij me Kombëtaren, pasi mbrojtësi ka humbur edhe disa ndeshje të kualifikueseve të Kupës së Botës gjatë viteve të fundit për shkak të dëmtimeve të ndryshme. Stafi i Kombëtares shpreson që 28-vjeçari të rikuperohet plotësisht në javët e ardhshme dhe të jetë i gatshëm për angazhimet zyrtare që e presin Shqipërinë në vazhdim.

RISITË– Për herë të parë në fushë me fanellën e Shqipërisë ka zbritur Luis Hasa i cili për shumë vite ka luajtur me ekipet e moshave të Italisë, duke pasur paraqitje të shumta edhe me Italinë U21. Mesfushori 22-vjeçar është një vlerë e shtuar te kuqezinjtë, teksa edhe në Itali ka bërë një sezon të mirë dhe është në qendër të merkatos, ku pritet rikthimi i tij te Napoli dhe më pas të vendoset për të ardhmen e lojtarit kuqezi. Sakaq, në skuadër ishin edhe Qirko, apo rikthime të rëndësishme si Mehmeti, Seferi, apo edhe lojtarët e konfi rmuar tashmë me fanellën e Shqipërisë. Sfida mes Shqipërisë dhe Izraelit, do të luhet ditën e nesërme në “Air Albania”, teksa 3 ditë më vonë do të luhet edhe miqësorja e dytë, ajo ndaj Luksemburgut.

The post Mungesat te Kombëtarja, Maran e nis me probleme seancën stërvitore para Izraelit appeared first on Albeu.com.

Kush janë deputetët më të gjobitur për mungesat në Kuvend, rekordi mbahet nga Nebijaj
Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, janë nëshkuar me gjoba për shkak të mungesave në seanca plenare, apo në komisione përgjatë muajit korrik që përmbylli edhe sesionin parlamentar.

Ligjvënësit janë penalizuar me heqje të pagës nga 10 deri në 60 mijë lekë, teksa mazhoranca ka numrin më të lartë të deputetëve të penalizuar për shkak të mungesave me 15 emra në listë.

Blendi Klosi, Eduard Shalsi, Pandeli Majko, janë disa prej ligjvënësve socialistë të cilëve u janë hequr rreth 10 mijë lekë nga paga.

Ndërsa gjobën më të lartë në radhët e së majtëve, e ka marrë ish-deputetit i LSI-së Agron Çela, me 50 mijë e lekë, e pas tij vijnë Plarent Ndreca dhe Paulin Sterkaj me 30 mijë lekë gjobë.

Por, rekordin për penalitetin e shifrës më të lartë në pagë gjatë muajit Korrik e mban sërish opozita, e më konkretisht, sërish deputetja Oriola Nebijaj.

Kësaj të fundit, i është mbajtur paga me rreth 60 mijë lekë vetëm për muajin korrik. Pas nuk mbetet as deputetja Andia Ulliri me një gjobë prej 51 mijë lekësh, ndërsa Enekelejd Alibeaj vjen pas tyre me penalitetin prej 40 mijë lekësh.

Janë 13 deputetë në listë nga radhët e së djathtës, të cilët kanë marrë dhe gjoba më të vogla si 10 deri në 30 mijë lekë heqje të pagës, mes tyre dhe ish-kryedemokrati Lulzim Basha

Deputetët e gjobitur të mazhorancës:

Agron Çela 51,192 lekë

Plarent Ndreca 30,730 lekë

Paulin Sterkaj 30,715 lekë

Tatiana Nurçe 20,477

Bardhyl Kollçaku 20,477 lekë

Laert Duraj 20,477 lekë

Nasip Naço 20,477 lekë

Lavdrim Krrashi 20,477 lekë

Antoneta dhima 10,238 lekë

Fadil Nasufi 10,238 lekë

Alban Xhelili 10,238 lekë

Ilir Topi 10,238 lekë

Blendi Klosi 10,238 lekë

Eduard Shalsi 10,238 lekë

Pandeli Majko 10,238 lekë

Deputetët e gjobitur të opozitës:

Orjola Nebijaj 61,431 lekë

Andia Ulliri 51,192 lekë

Enkelejd Alibeaj 40,954 lekë

Flutura Açka 32,202 lekë

Gëzim Ademaj 20,477 lekë

Merita Bakiu 10,238 lekë

Lulzim Basha 10,238 lekë

Arbi Agalliu 10,238 lekë

Eralda Bano 10,238 lekë

Orjola Pampuri 10,238 lekë

Saimir Korreshi 10,238 lekë

Agron Gjekmarkaj 10,238 lekë

Albana Vokshi 10,238 lekë

Aktualisht deputetët e parlamentit paguhen 310 mijë lekë në muaj, pagë e cila u dyfishua në mars të vitit që lamë pas me vetë votat e tyre.

Deri para një viti paga e deputetit rezultonte 156 770, ndërkohë që u rrit në 310 mijë lekë. Ndërkohë, paga e kryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit shkoi rreth 395 mijë lekë në muaj, e Presidentit në 425 mijë lekë, kurse e ministrave në rreth 318 mijë lekë bruto.

Bashkë me pagat u rritën edhe shpërblimet për deputetët, duke përfshirë rimbursimin e karburantit, qirasë dhe telefonit.

Ndërkaq, shpërblimet nuk janë unifikuar, e për rrjedhojë, ndahen sipas aktivitetit të secilit deputet dhe sot disa prej tyre marrin deri në 385 mijë lekë çdo muaj.

Pasqyra financiare tregoi se listëpagesa kapi vlerën e 57.6 mln lekëve, të hedhura në llogaritë bankare të anëtarëve në parlament.

Nga borderorja e muajit të fundit të ekzekutuar tashmë, del se të ardhurat mesatare të deputetit në parlament arrijnë në 440 mijë lekë, ose 4.4 milionë lekë të vjetër.

Paga më e lartë në piramidën e shtetit shqiptar aktualisht është ajo e Presidentit të Republikës, e cila shkon në 425 mijë lekë.

Por, të ardhurat mujore për deputetët tejkalojnë të ardhurat e Presidentit, për shkak të dietave të larta, pagesave për karburant, telefon dhe pjesëmarrje në mbledhjet e komisioneve parlamentare.

Të ardhurat mujore të deputetëve, vetëm nga statuti i deputetit, do të arrijnë deri në 5 milionë lekë të vjetra në muaj.

The post Kush janë deputetët më të gjobitur për mungesat në Kuvend, rekordi mbahet nga Nebijaj appeared first on Albeu.com.

Ndeshjet e shtatorit me mbrojtje të “arnuar”, Reja: Ndeshje vendimtare, mungesat janë lojtarë të rëndësishëm
Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë dy shumë të rëndësishme me datë 24 dhe 27 shtator në kuadër të Nations League.

Shqiperia është ende në garë për vendin e parë dhe për ta sigururar atë do të duhet të fitojë këto dy ndeshje që janë edhe të fundit.

Në fakt kombëtarja nuk vjen në momentin e saj më të mirë, pasi për këto dy ndeshje trajneri Edi Reja do të duhet të “arnojë” mbrojtën pasi mungojnë Kumbulla dhe Gjimshiti.

Reja ështe shprehur se padyshim që ata janë lojtarë shumë të rëndësishëm, por edhe të tjerët kanë kualitet.

Reja:

Janë dy ndeshje vendimtare. Ne duhet të bëjmë llogaritë me lojtarët që kemi në dispozicion, mungesat janë lojtarë shumë të rendësishëm. Nuk do të qahem, do bëjmë maksimumin me lojtarët që kemi. Lojtarët kanë vlerat e tyre dhe ne do shkojmë në ndeshjen e parë për një rezultat pozitiv.

Është e vështirë, por ne do të tentojmë gjithçka në këto dy ndeshje../albeu.com

The post Ndeshjet e shtatorit me mbrojtje të “arnuar”, Reja: Ndeshje vendimtare, mungesat janë lojtarë të rëndësishëm appeared first on Albeu.com.

Fiorentina, mungesat dhe Super League: Andrea Pirlo i thotë të gjitha
Trajneri i Juventusit, Andre Pirlo, u shfaq pak momente më parë në konferencën e zakonshme për shtyp para duelit me Fiorentinën. Bardhezinjtë këtë fundjavë luajnë në transfertën e Firences, një duel shumë i rëndësishëm për ta në garën për një vend në Champions League. Tekniku italian vlerëson kundërshtarin, por kërkon përqëndrim nga ekipi për të marrë tre pikët. Në fund ai u ndal sërish tek Super League si dhe tek ndonjë përjashtim i mundëshm i Juventusit si masë disiplinore nga UEFA.

FIORENTINA – “Ne jemi kundër një ekipi që po lufton për të shmangur rënien. Ne pësuam humbjen tonë të parë kundër Fiores në dhjetor, duke luajtur pothuajse gjithë ndeshjen me 10 lojtarë. Pres një ndeshje të shkëlqyeshme dhe shpresoj të marrim një rezultat të shkëlqyeshëm”.

MUNGESAT DHE SITUATA NË EKIP – “Është e sigurtë se Chiesa nuk do të luajë për shkak të një dëmtimi, por fatmirësisht nga minuta e parë do të jetë në fushë Giorgio Chiellini. Aaron Ramsey nuk ka luajtur shumë, por kjo do të jetë një mundësi shumë e mirë për të. Rabio gjithashtu është përmirësuar shumë dhe do ta startojë sfidën si titullar”.

RONALDO DHE DYBALA – “Paulo është duke bërë mirë dhe po merr minutat që po i meriton. Kohët e fundit po ndihet gjithmonë edhe më i qetë. Ky është sezoni im i parë që punoj me Cristianon dhe kam një raport të shkëlqyeshëm me të. Ai kërkon të japë maksimumin dhe është një shembull për djemtë e rinj”.

SUPER LEAGUE DHE OBJEKTIVAT SEZONALË – “Natyrisht që para ndeshjes me Parmën u fol shumë për të dhe mund të ketë ndikuar pak mendërisht tek lojtarët. Objektivi ynë mbetet që të kualifikohemi për në Champions League, sa nuk kemi mundësi të lejojmë që asgjë tjetër të na pengojë. Jam i bindur që këtë ndeshje do ta përballojmë me përqëndrimin e duhur. Skualifimi nga Champions si ndëshkim nga UEFA? Jo, nuk kemi frikë nga kjo. Kjo është puna jona dhe jemi të bindur që mund ta mbyllim sezonin duke i plotësuar të gjithë synimet tona”, përfundon Pirlo.

The post Fiorentina, mungesat dhe Super League: Andrea Pirlo i thotë të gjitha appeared first on Albeu.com.