mungesa e punonjesve Archives - Albeu.com

Shqipëria nuk ka punonjës! Rekord punësimi i të huajve, arrin 22,7 mijë shtetas, 50% e tyre nga Filipinet, India dhe Egjipti
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të huaj që arrijnë mbi 22 mijë shtetas, deri në qershor 2026 nga 18 mijë që ishte numri i tyre deri në dhjetor 2025.

Konkretisht, sipas të dhënave të Regjistrit Elektronik për të Huajt (FER) dhënë për Monitor nga Policia e Shtetit, numri i të huajve të punësuar në vend arriti në 22,693 shtetas deri në 30 qershor 2026.

Nga totali i tyre të pajisur me leje Unike nga punëmarrësit janë 20,332 shtetas të huaj dhe 2,361 shtetas të huaj janë të regjistruar me leje unike si të vetëpunësuar.

Numrin e të huajve të pajisur me leje unike nga punëmarrësit e kryesojnë shtetasit nga Filipinet, India dhe Egjipti. Këto vende kanë së bashku 10,258 leje unike për punëmarrës, duke përbërë rreth 50% të totalit të punësuarve në vend.

Konkretisht numri i të huajve nga Filipinet deri në Qershor 2026 arriti në 3,552 shtetas të pajisur me leje pune, duke përbërë rreth 16% të totalit të të huajve të punësuar në vend.

Pas tyre janë shtetasit nga India me 3,423 të punësuar apo 15% të totalit. Shtetasit nga Egjipti arritën në 3,283 të punësuar.

Pas tyre renditet Turqia me 1,503 leje unike për punëmarrës dhe Italia me 1,306 leje.

Më tej, ndër shtetet e tjera me numër më të lartë të punëmarrësve të huaj të pajisur me leje unike janë SHBA-të me 619 leje, Indonezia me 229 shtetas, Kina me 212 shtetas të pajisur me leje unike nga punëmarrësit etj.

Vitet e fundit shumë sipërmarrës, veçanërisht të sektorit të shërbimit në bare dhe restorante kanë pohuar për Monitor se kanë rritur ndjeshëm punësimin e shtetasve të huaj nga Filipinet dhe India.

Shumë të huaj nga këto shtete, janë të punësuar në bare dhe restorante në pozicione pune, si kamarier, pastrues apo kuzhinierë. Të tjera punësime janë bëra edhe në fabrikat e prodhimit, të cilët po punësojnë inxhinierë të rinj nga India.

Ndërsa shtetasit nga Egjipti më tepër po punësohen nga sektori i transportit, blegtorisë dhe në agroturizëm.

Po ashtu, së tepërmi punësimi i të huajve është zgjeruar edhe në familje. Shtetase nga Filipinet po punësohen si personel për kujdesin ndaj fëmijëve (dado), të moshuarve ose për mirëmbajtjen e shtëpisë.

Italianët dhe shtetasit e Kosovës vijojnë të kryesojnë vetëpunësimin

Ndryshe nga lejet unike për punëmarrës, të cilat dominohen nga shtetasit e Filipineve, Indisë dhe Egjiptit, lejet unike për të vetëpunësuar kryesohen nga shtetasit italianë.

Nga gjithsej 2,361 leje unike për të vetëpunësuar, 868 u përkasin shtetasve italianë ose rreth 37% e totalit.

Pas Italisë renditet Kosova me 283 leje, e ndjekur nga Turqia me 199, SHBA me 198, Ukraina me 92, Siria me 68, Gjermania me 67 dhe Polonia me 65 leje unike për të vetëpunësuar etj. /Monitor

The post Shqipëria nuk ka punonjës! Rekord punësimi i të huajve, arrin 22,7 mijë shtetas, 50% e tyre nga Filipinet, India dhe Egjipti appeared first on Albeu.com.

Ka punë, por s‘ka profesionistë? Mungesa e punonjësve në Shqipëri po fut në “kurth” ekonominë
Problematika e gjetjes së fuqisë punëtore është vetëm maja e ajsbergut të valës së lartë të emigracionit. Pasojat do të fillojnë të ndihen gjithnjë e më shumë në ekonominë reale dhe në cilësinë e demokracisë në vend…

Tregu i punës ka hyrë në një ngërç, që me kalimin e muajve po bëhet aq i komplikuar sa është kthyer në shqetësimin kryesor të sipërmarrjeve. Ndërsa disa vite më parë, bizneset ankoheshin për korrupsionin, marrëdhëniet me tatimet e doganat, energjinë elektrike, problemet me gjyqësorin, këto çështje kanë kaluar tashmë në plan të dytë.

Dhoma Amerikane e Tregtisë, në indeksin e fundit të biznesit, kishte si problematikën kryesore mungesën e fuqisë punëtore. E njëjta tendencë u konstatua dhe në sondazhin e mjedisit të të bërit biznes në Shqipëri, të Shoqatës së Investitorëve të Huaj (FIIA).

Ndonëse perceptimi i investitorëve të huaj në përgjithësi për ambientin për të bërë biznes u përmirësua, i vetmi indikator me përkeqësim ishte tregu i punës dhe gjetja e fuqisë punëtore të kualifikuar.

Investitorët e huaj e kanë vlerësuar aksesin e tyre në fuqinë punëtore të kualifikuar/të kualifikuar vendase dhe ndikimin e saj në biznesin e tyre me 31 pikë nga 100 në shkallën e performancës, me një rënie prej 7 pikësh, krahasuar me vitin 2022 (38 pikë), nga 46 pikë që ishte mesatarja e indeksit.

Që para pandemisë, bizneset filluan të ndienin presionin e gjetjes së fuqisë punëtore. Arsyeja kryesore lidhet me një valë të dytë të emigracionit, që u përshpejtua dukshëm pas heqjes së kufizimeve në 2021 dhe kulmoi në vitin 2022.

Të dhënat indirekte nga kërkesat për azil tregojnë se numri i aplikimeve në Bashkimin Europian dhe Mbretërinë e Bashkuar arriti në 32 mijë persona (më se gjysma e të cilëve vetëm në MB), që është niveli më i lartë që nga viti 2016. Nga shtetet e BE-së në vitin 2022 u dhanë 74 mijë leje qëndrimi, shifra më e lartë që nga viti 2010.

Lëvizja e lirë është një nga të drejtat themelore në demokraci dhe e gjithë Europa Lindore i ka përjetuar pasojat e emigracionit. Është e natyrshme që qytetarët e një vendi të kërkojnë një jetë më të mirë dhe të shfrytëzojnë mundësitë që u jepen.

Por, ritmet me të cilat po largohen shtetasit shqiptarë janë jonormale, në raport me popullsinë e vendit. Shqipëria ishte e dyta në botë për kërkesat për azil në Bashkimin Europian në vitin 2022, në raport me popullsinë, pas Sirisë, qytetarët e së cilës ikin nga lufta, ndërsa u rendit e para në Mbretërinë e Bashkuar.

Ky nuk është ritmi që duhet të ketë një shtet, i cili, teorikisht, ka një rritje të kënaqshme ekonomike, ka regjim demokratik, apo është vend anëtar i NATO-s dhe për rreth një dekadë pritet që të integrohet në Bashkimin Europian.

Ndërsa vala e parë e emigracionit e fillimit të viteve 2000 dha ndikim pozitiv në ekonomi, duke sjellë likuiditete, njohuri e investime nga emigrantët, vala e dytë duket se e ka futur ekonominë në “kurth”. Pritshmëritë, tashmë, kanë ndryshuar.

Emigracioni nuk është vetëm për motive financiare, por po largohet një shtresë e arsimuar, një shtresë që ka krijuar edhe kursime apo ka investuar në pasuri të paluajtshme, një shtresë që konsumin e realizonte po në Shqipëri (e thënë ndryshe shtresa e mesme) e zhgënjyer nga cilësia e jetesës dhe pritshmëritë për të ardhmen.

Po ikin, krahas të tjerëve, mjekët, infermierët, specialistët e teknologjisë së informacionit, ekonomistët, profesionistët. Për të frenuar ikjen, bizneset po detyrohen të rrisin pagat, por kjo po ndodh në një mjedis joproduktiv dhe shpesh me konkurrencë të pashëndetshme, duke u transferuar në rritjen e kostove, pasojat e të cilave po paguhen nga konsumatori në çmimet e produkteve e shërbimeve (inflacioni në vend po ulet shumë më ngadalë se në Bashkimin Europian, sipas të dhënave të INSTAT).

Problematika e gjetjes së fuqisë punëtore është vetëm maja e ajsbergut të valës së lartë të emigracionit. Pasojat do të fillojnë të ndihen gjithnjë e më shumë në ekonominë reale dhe në cilësinë e demokracisë në vend.

Reforma territoriale, e cila synoi të sillte një eficiencë ekonomike në administrimin e territorit dhe të shërbimeve shtetërore, është një tjetër faktor që shumë shpejt do të tregojë nëse do të shndërrohet në një nxitës të shpopullimit të mëtejshëm të zonave rurale, apo qyteteve që kanë mungesë të theksuar mbështetjeje dhe niveli të shërbimeve bazë, si mjekësia, administrata mbështetëse apo projekte konkrete zhvillimi, të cilat do të kontribuonin disi në ruajtjen e fizionomisë së tyre.

Universitetet kanë mbetur që tani pa studentë, duke prekur tregun e punës së pedagogëve, shumë sipërmarrje nuk arrijnë të zgjerohen, sepse nuk kanë punonjës, duke frenuar planet e investimeve. Efektet në të ardhmen afatgjatë pritet të vazhdojnë zinxhir, duke prekur deri skemën e pensioneve.

Pas ikjes masive në 2022, ritmi i emigrimit duket se ka rënë, nisur nga frenimi i kërkesave për azil, por dhe fakti që pjesa më e madhe e atyre që planifikonin të iknin e kanë ndërmarrë këtë veprim.

Ndaj kjo është koha për të nxitur reforma, për të krijuar një ekonomi të qëndrueshme, që vlerëson punonjësit e profesionet dhe ofron paga të larta si parakushti kryesor për të frenuar emigrimin e mëtejshëm dhe për të nxitur kthimet, përmirësim të kushteve dhe cilësisë së mjedisit të jetesës e mbi të gjitha, forcimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës, që vlerëson njeriun dhe dinjitetin e tij./monitor

The post Ka punë, por s‘ka profesionistë? Mungesa e punonjësve në Shqipëri po fut në “kurth” ekonominë appeared first on Albeu.com.

Evropa “e dëshpëruar” për punëtorë, 6 vende të BE ku një vizë pune merret më e lehtë
Duket se Europa po vuan aktualisht nga një mungesë e madhe e punëtorëve në sektorë të ndryshëm.

Lëvizja në një vend tjetër, gjetja e një pune dhe fillimi i një jete të re sigurisht që nuk është një nismë e thjeshtë, edhe kur bëhet fjalë për të lëvizur në vendet e afërta evropiane.

Disa vende të Bashkimit Evropian, si Lihtenshtajni dhe Vatikani, kanë disa nga rregullat më të rrepta të imigracionit në botë.

Por ndërsa vendet anembanë Evropës tani përballen me mungesa të rënda të fuqisë punëtore, të cilat kanë shkaktuar ndërprerje të mëdha muajt e fundit, shumë qeveri po kërkojnë ta bëjnë më të lehtë për punëtorët e huaj gjetjen e punësimit në BE.

Këto më poshtë janë 6 vendet të cilat e bëjnë shumë të lehtë marrjen e një vize pune:

Gjermania

Austria

Danimarka

Irlanda

Portugalia

Finlanda

The post Evropa “e dëshpëruar” për punëtorë, 6 vende të BE ku një vizë pune merret më e lehtë appeared first on Albeu.com.