mungesa e punetoreve Archives - Albeu.com

Edhe bimët medicinale në vështirësi për punëtorë; Shoqata: Do vijnë punonjës nga India për përpunim
Mungesën e lartë të fuqisë punëtore nga emigracioni po e vuajnë shumë sektorë të ekonomisë, të cilët kanë gjetur zgjidhje të punësojnë të huajt. Edhe sektori i bimëve medicinale i ka kthyer sytë jashtë për punësime të reja.

Kryetari i shoqatës së Bimëve Medicinale dhe Aromatike Filip Gjoka tha për Monitor se këtë vit sektori gjendet përpara 3 sfidave, si: mungesës së lartë të fuqisë punëtore atë të rënies, zhvlerësimit të lartë të monedhës euro, dhënies së zgjidhjes së problemit për reduktimin e sasisë së bimëve helmuese në eksport.

Mungesa e punëtorisë sipas Gjokës në sektor ka ardhur si pasojë e migrimit të brendshmë, siç është transferimi i banorëve të zonave rurale drejt atyre urbane, por edhe emigrimi jashtë vendit.

Për herë të parë edhe ky sektor do të eksperimentojë me ardhjen e 29 punonjësve nga India, të cilët do të punësohen në repartin e përpunimit të një fabrikave të këtij sektori.

“Fillimisht më 16 maj do të vijnë 4 punonjës nga India që do të përfshihen në sektorin e përpunimit të një prej fabrikave eksportuese të bimëve medicinale. Me ardhjen e grupit të parë të punonjësve, do të zbatohet faza eksperimentale për të ditur rendimentin e punës.

Ndërsa nga muaji qershor pritet të vijë grupi i dytë i punëtorëve prej 25 persona. Këtu përfshihet ardhja e bashkëshortëve me qëllim përfshirjen e tyre në dy turne pune në fabrikë, pasi shkalla e përpunimit të bimëve në Shqipëri është ende e ulët për shkak të mungesës të investimeve”.

Gjoka thotë se paga minimale neto varion 400 USD/muaj deri në 600 USD që do të jetë paga maksimale, duke përfshirë edhe koston e akomodimit 80 USD në muaj për punëtor. Sipas tij mundësia financiare në varësi të rendimentit të punës është për t’i paguar deri në nivelin e 800 USD.

Tendenca e punëtorëve të huaj kryesisht nga India, nga kryetari i shoqatës së Bimëve medicinale nënvizohet se nuk është e shtrirë gjerësisht në gjithë sektorin. Ai shton se pas përfundimit të kësaj faza në përpunim, do të shqyrtohet mundësia edhe e përfshirjes së të huajave në grumbullimin e bimëve medicinale, pasi shpopullimi i zonave malore po shton vështirësitë e mbledhjes të bimëve medicinale.

Rënia e euros godet eksportet e bimëve medicinale

Përveç mungesës së fuqisë punëtore, fabrikat përpunuese dhe eksportuese të bimëve medicinale janë goditur edhe nga zhvlerësimi i euros dhe dollarit, dy monedhat kryesore që atë eksportojnë.

Kryetari i Shoqatës së Bimëve Medicinale dhe Aromatike Filip Gjoka nënvizon se për transaksione me vlerë deri në 50,000 euro humbjet nga zhvlerësimi janë 10% këtë vit krahasuar me 2021.

Ashtu si edhe në vitet e mëparshme, edhe për 2023 kërkesa për bimë medicinale është e larta në tregjet e huaj. Eksportet kryesohen nga artikuj, si: sherebela, rigoni, bima e trumzës, rozmarinë dhe dëllinjë e zezë. Çmimi i dëllinjës së zezë, që prodhon xhinin është rritur 30%. Kërkesë e shtuar këtë vit për të gjitha llojet e bimëve është shënuar edhe në Japoni.

Ndër vendet kryesore eksportuese mbetet ato të BE-së dhe SHBA-së. Në Europë kërkesa për bimë medicinale nga Shqipëria kryesohet nga Gjermania. Sakaq për të zgjidhur problemin për eksportin e bimëve të pastra medicinale në bashkëpunim me kompaninë gjermane do të nisin trajnimet me grumbullues dhe fermerë për pastrimin e tyre.

The post Edhe bimët medicinale në vështirësi për punëtorë; Shoqata: Do vijnë punonjës nga India për përpunim appeared first on Albeu.com.

Mungesa e punëtorëve, Rama bën përgjegjës sipërmarrësit privatë: Reflektoni, jo paga nën dorë
Kryeministri Edi Rama në një takim në Tiranë është ndalur te mungesa e burimeve njerëzore duke kritikuar për këtë sipërmarrjen private.

Rama u shpreh se sipërmarrja private duhet të reflektojë pa humbur kohë duke mos ju dhënë punonjësve një pjesë të pagës në bankë e pjesën tjetër nën dorë si dhe t’i paguajnë për produktivitetin e punës, përndryshe mungesa e punëtorëve do të kthehet në një sëmundje të pashërueshme.

“Sipërmarrja private duhet të bëjë një reflektim pa humbur kohë, sepse duke shtrënguar drën më shumë se çduhet dhe në vijimsi duke i lëbë gjithonë të fundit, pagat për të punësuarit e vetë, fatkeqësisht i ka hapur  vetes muaj pas muaji, vit pas viti, një gropë, që nëse nuk nxiton ta mbyllë sot, do të bëhet e pambyllshme. Një gropë që vjen si rezultat i humbjes së kapitalit njerëzor. Sipërmarrja nuk mund të vazhdojë t’i japi të punësuarit të vetë një pjesë të pagës përmes bankës, një pjesë të pagës nën dorë. Nuk mund të vazhdojë t’i nënpaguajë të punësuarit në  raport me atë që është produktiviteti i vetë. Sipërmarrëit tanë nuk mund të vazhdojnë të bëjnë gjithçka edhe përtej gjithçkaje që është e nevojshme. Sepse ajo që ka filluar sot të ndjehet është vetëm alarmi i fundit, humbja e burimeve njerëzore. Ajo që deri dje ishe një problem, sot rrezikon të kthehet në një sëmundje të pashërueshme. Problemi që kishte vende pune dhe skishte profesionistë, sot rrezikon të kthehet në një problem që ska punëtor, aq me tepër në kushtet kur bota, po marr Gjermaninë si destinacion kryesor, po hyn në një fazë krize pikërisht për punëtorë. Parapërfytyroni se në çfarë presioni mund të gjendet Shqipëria në një periudhë kohë që është jo më shumë sesa pak vite. Prandaj të gjithë duhet të vrapojmë sot më shumë”, tha Rama.

The post Mungesa e punëtorëve, Rama bën përgjegjës sipërmarrësit privatë: Reflektoni, jo paga nën dorë appeared first on Albeu.com.