mund te jetojme sa te duam Archives - Albeu.com

Brad Pitt dhe Ines de Ramon më të lumtur se kurrë. Tani jetojnë bashkë!
Brad Pitt dhe Ines de Ramon hodhën hapin e radhës në lidhjen e tyre dhe vendosën të jetojnë së bashku. Marrëdhënia e tyre po bëhet gjithnjë e më serioze dhe duket se në ambientin e aktorit flitet për një dashuri të madhe.

Një burim i afërt me Brad Pitt tha për People se çifti së fundmi vendosi të jetonte së bashku për ta çuar marrëdhënien e tyre në një nivel tjetër.

“Ata po bëjnë shumë mirë dhe janë më të lumtur se kurrë.”, tha burimi.

Burimi vuri në dukje se partnerja 34-vjeçare e Pitt nuk u largua nga shtëpia e saj kur ajo u transferua me të dashurin, kështu që ajo do të ndihej e sigurt në rast se gjërat nuk do të shkonin ashtu siç priste. Dyshja po shijojnë një romancë që prej nëntorit të vitit 2022.

The post Brad Pitt dhe Ines de Ramon më të lumtur se kurrë. Tani jetojnë bashkë! appeared first on Albeu.com.

Shumë shpejt do të mund të jetojmë sa të duam
The Economist

Sipas shumë besimeve fetare, jeta e përjetshme ekziston, në parajsë ose nëpërmjet rimishërimit në Tokë. Për një arsye të thjeshtë, kjo duket sikur na lehtëson frikën nga vdekja.

Ideja se mund të jetojmë përgjithmonë sigurisht besohet nga një shumicë. Por një teori e tillë tani po shqyrtohet edhe nga një ekip i larmishëm shkencëtarësh, grupe kulti dhe teknologë, të bashkuar nga bindja se do të gjendet një mënyrë për t’i bërë njerëzit të pavdekshëm.

Ndërkohë ata besojnë se terapitë eksperimentale mund t’i ndihmojnë, pavarësisht që shpesh herë kanë rezultuar mashtrime por që premtojmë rimishërimin.

Në librin”Çmimi i pavdekësisë”, Peter Ward, një gazetar që ka shkruar për The Economist, flet për origjinën e këtyre besimeve dhe kurat e shkencës për të ndaluar plakjen. Madje një pjesë të kohës së tij, ai e kalon me grupe të ndryshme të kishave, ku kongregantët diskutojnë mbi suplementet ushqimore dhe krionikën (ngrirjen e trupave pas vdekjes me shpresën se ato mund të ringjallen më vonë).

“Të pavdekshmit” e Amerikës, sipas tij, janë të frymëzuar nga ëndrrat e futuristëve si shkrimtari i fantashkencës Isaac Asimov.

Një tjetër person që ka ndikuar është Nikolai Fedorov, një filozof rus i shekullit të 19-të, i cili mendonte se të gjitha qeniet e gjalla, një ditë, mund të ringjallen duke përdorur gjurmët e tyre që “notojnë” përreth  kozmosit – një vizion që të sjell në mendje klonimin modern të ADN-së.

“Longevity escape velocity” është një nga parimet kryesore të pavdekshmërisë. Ky nocion nxjerr në pah nëse shkenca arrin të zgjasë jetëgjatësinë e njeriut me 20 ose 30 vite – në rreth 110 ose 120.

Kjo është situatë hipotetike në të cilën jetëgjatësia zgjatet më shumë se koha që po kalon. Hipoteza u hodh në 2004 nga Aubrey de Grey, një shkencëtar britanik i shquar në fushën e ndryshimit të moshës, puna e të cilit tërhoqi vëmendjen e manjatëve të Silicon Valley.

Kjo nuk është thjesht një fantazi. Terapitë e gjeneve dhe qelizave staminale dhe llojet e tjera të mjekësisë rigjeneruese mund të trajtojnë disa nga mënyrat për të parandaluar plakjen, megjithëse këto metoda nuk janë të testuara dhe të sigurta.

Megjithatë, kjo mund të mos marrë shumë kohë. Manjatë të teknologjisë si Sergey Brin dhe Larry Page, bashkëthemeluesit e Google dhe Jeff Bezos i Amazon kanë shpenzuar shumë të mëdha parash për kërkime rreth jetëgjatësisë.

Sipas një Ward, qëllimi është rritja e jetëgjatësisë, jo ngrirja e trupave të tjerë që mund të “zgjohen në 200 vite nga tani dhe të kryejnë vetëvrasje nëse do të kenë mundësi”.

Disa persona që besojnë të pavdekshmëria mbështesin një synim edhe më radikal: ringjalljen e mendjes së një personi të vdekur nëpërmjet një roboti ose përmes ndonjë forme të realitetit alternativ digjital.

Në teori  kjo mund të realizohet duke përdorur skanime të indeve të trurit, ose duke aplikuar inteligjencën artificiale për të rindërtuar një personalitet nga “mindfiles” – sasi të mëdha të të dhënave digjitale të grumbulluara gjatë jetës së personit.

Titanët e teknologjisë po financojnë gjithashtu në këtë metodë.  Ata e dinë se shancet për sukses janë të pakta por gjithsesi janë të gatshmë të investojnë para dhe mundin e tyre për të korrur sukses në diçka të tillë.

Ward ka përmbledhur një raport të plotë nga tragjikomeditë e viteve të hershme të krionikave, deri te tregimet e mashtruesve. Nëse shkencëtarët arrijnë ta bëjnë vdekjen fakultative, sipas Ward, zgjidhja e çështjeve të tilla do të jetë një parakusht për një “botë të denjë në të cilën mund të jetojmë më gjatë.”/abcnews.al

The post Shumë shpejt do të mund të jetojmë sa të duam appeared first on Albeu.com.