mund të arratiset Archives - Albeu.com

Dritan Dajti mund të arratiset, burgjet refuzojnë transportimin e tij drejt Gjykatës
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, për të dytën herë rradhazi, ka refuzuar të transportojë Dritan Dajtin, të dënuarin me burg përjetë nga burgu i sigurisë së lartë në Peqin në drejtim të Gjykatës së Elbasanit.

Kërkesa e Dajtit dhe kërkesa e Gjykatës është refuzuar pasi shërbimi policor i Burgjeve, përmes informacioneve sekrete ka argumentuar se Dajti ka tendencë arratisje nga burgu.

Ndaj nxjerja e tij nga qelia dhe transportimi drejt gjykatës së Elbasanit, mund të shërbejë si një mundësi për krijimin e kushteve për një arratisje të mundshme.

Avokati i tij është shprehur se mosrealizimi i prezencës fizike të Dajtit në seancë, është jo normale, pasi aktualisht janë 3800 policë burgjesh dhe 6 mijë policë rendi në Shqipëri.

“3800 policë burgjesh dhe 6 mijë policë rendi në Republikën e Shqipërisë, nuk shoqërojnë dot në gjykate një të dënuar. Ndërkohë që tek e njëjta gjykatë, në vitet 99-20000, janë gjykuar të pandehurit në praninë e tyre në sallë. Bëhet fjalë për banda të viteve ’97…”,-u shpreh ai.

Dritan Dajti, pak ditë më parë i kërkoi Gjykatës së Lartë, të korigjonte vendimin e saj për dënimin e tij me burgim të përjetshëm me argumentin që në një pikë të dispozitivit, të citohet ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së lartë.

Por kjo kërkesë e Dajtit është rrëzuar nga gjyqtarët Sandër Simoni, Artur Kalaja dhe Ilir Panda me argumentin se vendimi për dënimin e tij me burg përjetë, ishte i qartë dhe s’kishte asnjë arsye për korrigjim vendimi.

Dajti duhet të liroheshe në 5 Korrik të këtij viti, por një vendim i Gjykatës së Lartë i marë në 11 qershor 2024, vendosi të prishë dënimin me 25 vite burgim për Dritan Dajtin dhe ta dënojë atë me burgim të përjetshëm.

Dajti, pretendon se vendimi i Gjykatës së Lartë, që mban datën 11 Qershor 2024, nuk është i formës së prerë dhe për pasojë nuk mund të shtrijë efektin për mbajtjen në qeli me masën e dënimit burgim të përjetshëm.

Në fakt ky është një nga ekuacionet më të çuditshëm juridik, që po e teston vetëm i dënuari Dritan Dajti, pasi dihet që vendimet e Gjykatës së Lartë, janë vendimi të ekzekutueshme dhe që kanë vlerën e formës së prerë.

Sipas Dritan Dajtit, vendimi i datës 8 shkurt 2019, ka marrë formë të prerë sot në datën 4 korrik 2024, ditë kur sipas llogaritjeve dhe vlerësimit të deklaruar nga vetë gjykata në këtë vendim, Dritan Dajti përfundon kryerjen e dënimit me 25 vjet burgim.

Por nga ana tjetër Gjykata e Lartë, në 11 qershor vendosi të prishë vendimin e Apelit për Krime të Rënda të datës 8 shkurt 2019, duke lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda.

The post Dritan Dajti mund të arratiset, burgjet refuzojnë transportimin e tij drejt Gjykatës appeared first on Albeu.com.