muhtin omeroglu Archives - Albeu.com

Zhduken 3 menaxherët e “Royal Casnio”, hija e “Darit të Apex” shfaqet pas dështimit të dosjes
Gjeorgjiani Sergo Solnstev, turku Muhtin Omeroglu dhe rumuni Robert Cristian, janë shpallur në kërkim nga gjykata e Durrësit pasi rezultojnë të kenë thyer masën e sigurisë detyrim për paraqitje.

Kjo masë është zbatuar për një periudhë 10 mujore, pasi në muajin Tetor 2022 të tre personat nuk janë paraqitur më në polici dhe prokurori.

Nisur nga kjo situatë prokuroria, ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë nga detyrim paraqitje në “arrest në burg”.

Por arrestimi i tre menaxherëve nuk është bërë e mundur të kryhet nga policia e shtetit, pasi sipas të dhënave të sistemit Tims ata janë larguar në periudhën Shtator-Tetor 2022.

Tre personat kanë shërbyer si menaxherë në “Royal Casino” në Durrës, e cila u bllokua nga policia në ambientet e hotel “Adriatik”.

Aktualisht tre menaxherët e kazinosë janë marrë të pandehur nga prokuroria e Durrësit, për akuzën e “Organizim të lojërave të fatit”.

Ndërsa pak ditë më parë prokuroria ka deklaruar në gjykatë ikjen dhe shpalljen në kërkim ndërkombëtar të tyre.

Policia ka zbuluar në muajin Janar 2022 në katin e katërt të hotelit një ambient të përshtatur për sallë kazinoje, ku gjendeshin 93 makineta, 4 tavolina pokeri dhe 4 ruleta.

Fillimisht tre menaxherët e sallës pretenduan se kazinoja nuk ishte në punë dhe se ata po drejtonin kurse trajnimi për stafin, që të ishte i gatshëm sapo të merreshin lejet përkatëse.

Kazinoja është hapur në kohë rekord duke u bërë gati për tu vënë në punë, ndërsa i gjithë stafi menaxherial, i përket “Royal Eagle Casino” dhe “Grand Casino” që drejtohet nga kompania “Adria Entertainment”.

Pas gjithë kësaj veprimtari, policia dhe prokuroria dyshojnë se qëndron Bledar Sinani, ose siç njihet ndryshe si “Dari i Apex”.

Në vitin 2021 deri në fund të nëntorit 2021, Robert Cristian, rezulton të ketë punuar si menaxher salle, dhe në kazinonë “Grand Casino”.

Të tre këta persona, qëndronin në Durrës, duke shërbyer si menaxherë të kazinosë në fjalë, e cila është hapur si derivat i dy kazinove të mëdha të kryeqytetit, “Royal Eagle Casino” dhe “Grand Casino”.

Por në këtë biznes të paligjshëm, që krijon mjaft të ardhura rezulton dhe një shtetase me emrin, Rovena Zahiri.

Kjo e fundit konfirmohet të jetë Anëtare e Këshillit Mbikëqyrës në kompaninë e kazinosë “Adria Entertainment”, ku me 32 për qind të aksioneve është dhe kompania “APEX Holding GmbH”.

Emri i Zahirit u lançua në kërkim policor me afat 1 mujor.

Sipas policisë së Durrësit, anëtarja e Këshillit Mbikëqyrës së kompanisë në fjalë, rezulton të jetë njeriu që ka lidhur një kontratë qiraje me hotel “Adriatik” në plazhin e Durrësit, me qëllim ngritjen e një kazinoje në ambientet e një kati të këtij hoteli./ora

The post Zhduken 3 menaxherët e “Royal Casnio”, hija e “Darit të Apex” shfaqet pas dështimit të dosjes appeared first on Albeu.com.