Muharem Koroveshi Archives - Albeu.com

Goditja e “Trekëndëshit” në Vlorë, reagon Balla: Parandalimi i ngjarjeve kriminale detyrë parësore
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka reaguar pas finalizimit me sukses të operacionit të koduar “Trekëndëshi”, ku u vu në pranga 35-vjeçari me tre identitete.

Balla thotë se hetimet kanë nisur verën e kaluar pas arrestimit të një personi. Ministri theksoi se ky operacion dhe kjo formë efikase bashkëpunimi mes Policisë së Shtetit dhe SPAK janë një shembull i shkëlqyer për tu shkuar deri në fund zbardhjes së shumë ngjarjeve kriminale.

“Parandalimi i ngjarjeve kriminale është detyrë parësore e Policisë së Shtetit. Arrestimi i një personi në verën e vitit të kaliiar në Vlorë, ndërsa përgatitej të kryente një krim të rëndë kundër personit, nga Policia e Shtetit dhe hetimi shumë profesional disa mujor nën drejtimin e një prej prokurorëve të SPAK, ka çuar në identifikimin dhe vendosjen nën akuzë të tre anëtarëve të një grupi të strukturuar kriminal.

Ky operacion dhe kjo formë efikase bashkëpunimi mes Policisë së Shtetit dhe SPAK janë një shembull i shkëlqyer për tu shkuar deri në fund zbardhjes së shumë ngjarjeve kriminale. Gjithashtu përgëzime Policisë së Shtetit në Tropojë, Fier, Tiranë, Durrës, Vlorë, Elbasan, Gjirokastër, Dibër, Shkodër dhe Muriqan, Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe Drejtorisë për Krimet e Rënda në DPPSH. Gjatë 24 orëve të fundit janë sekuestruar një arsenal armësh zjarri, municion luftarak, uniforma ushtrake, lëndë narkotike dhe sende të tjera të kundërligjshme”, shkruan Balla.

Policia dhe SPAK kryen sot një operacion të koduar “Trekëndëshi” me qëllim goditjen e një grupi kriminal në Vlorë.

Në kuadër të operacionit u arrestua një 35-vjeçar me tre identitete. Bëhet fjalë për shtetasin Muharem Koroveshi alias Muharem Ismaili alias Muharem Myftaraj, 35 vjeç, banues në Vlorë.

Ndërkohë u shpallën në kërkim bashkëpunëtorët e 35-vjeçarit, shtetasit L. Z. dhe E. Z. Burime për mediat bëjnë me dije se këta shtetas akuzohen për organizimin e tentativës për vrasjen e Ines Hajrullës.

Më herët në verë, u arrestua Amarildo Nikollin, i cili u kap nga policia e Vlorës me pistoletë me silenciator. Dyshohet se ai kishte ardhur në Vlorë për të kryer atentat ndaj Ines Hajrullës. Nikolli dyshohet se ka mbajtur nën vëzhgim, të gjitha ambientet që frekuentonte dhe posedonte biznesmeni, i cili iu ka shpëtuar më herët dy atentateve.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në muajin shkurt 2024, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për këta shtetas, pasi dyshohen për kryerjen e veprave penale

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të kryera në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Ines Hajrullës iu bë atentat më 10 maj të vitit 2019 në qytetin e Vlorës. Asokohe  4 persona kanë qëlluan me armë me zjarri ndaj Ines Hajrullës, i cili ndodhej brenda në makinë. Hajrulla iu kundërpërgjigj me zjarr duke arritur të shpëtonte. Sakaq si pasojë e këtyre të shtënave është plagosur rastësisht Dajko Canodemaj, i cili ka qenë duke pirë kafe, pranë Hajrullës.

Hajrulla njihet si person me precedentë të rëndë penalë, ndërsa në 2017 humbi të dyja këmbët, teksa makinës së tij iu vendos një sasi tritoli prej 300 gramësh. Ines Hajrulla njihet ndryshe si ”Ini i Çones” në Vlorë dhe është djalë i biznesmenit Robert Hajrullës./albeu.com

The post Goditja e “Trekëndëshit” në Vlorë, reagon Balla: Parandalimi i ngjarjeve kriminale detyrë parësore appeared first on Albeu.com.

Planifikuan vrasjen e Inez Hajrullës, goditet “trekëndëshi” kriminal në Vlorë, arrestohet 35-vjeçari me tre identitete
Një tentativë për të kryer vrasje gushtin e kaluar në Vlorë, ku ra në pranga Amarildo Nikolli nga Shkodra, me armën gati për të kryer një ekzekutim, ka çuar Prokurorinë e Posaçme në një tjetër operacion.

Gjatë operacionit të koduar “Trekëndëshi” është arrestuar nga policia me urdhër të SPAK Muharem Koroveshi i njohur dhe me mbiemrat Ismaili dhe Myftaraj, ndërsa u shpallën në kërkim dy bashkëpunëtorët e tij, me të cilët dyshohet se planifikoi atentatin ndaj Inez Hajrullës në Vlorë.

Policia e Shtetit njoftoi të shtunën se ka ekzekutuar urdhrin e arrestit të lëshuar nga Gjykata e Posaçme, në muajin shkurt të këtij viti, pasi dyshohet se këta persona kanë siguruar kushtet dhe mjetet për të kryer vrasje ndërsa akuzohen për një sërë veprash të tjera penale si grup i strukturuar kriminal.

Operacioni “Trekëndëshi” është drejtuar nga SPAK, teksa nuk jepen të dhëna zyrtare se kush ishte objektivi, apo rrethanat hetimore.

Burimet bëjnë me dije, se tentativa për vrasje ka ndodhur verën e kaluar, ku në atë kohë u arrestua Amarildo Nikolla me pistoletë me silenciator gati për qitje, ndërsa dosja iu referua SPAK për kompetencë pasi u gjetën elementë të grupit të strukturuar kriminal.

Amarildo Nikolli dyshohet të jetë pajtuar si vrasës me pagesë, me precedentë të mëparshëm në Itali, ndërsa në Shqipëri nuk ishte i skeduar. Ai është arrestuar në ambientet e një pastiçerie që ndodhet afër kompleksit “Oslo” në Vlorë, zonë kjo ku vepron grupi i Edison Harizajt, ndërsa në atë kohë dyshimet ishin se në shënjestër të atentatit ishte Inez Hajrulla.

Njoftimi i policisë

Zhvillohet nën drejtimin e SPAK-ut operacioni policor i koduar “Trekëndëshi”, nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale, me mbështetje të Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe Drejtoritë Vendore të Policisë Vlorë dhe Tiranë,

Strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me SPAK-un, zhvilluan operacionin policor të koduar “Trekëndëshi”, për ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për 3 shtetas.

Gjatë operacionit, u bë ekzekutimi i urdhrit të prokurorit të Prokurorisë së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për shtetasin M. K. alias M. I. alias M. M., 35 vjeç, banues në Vlorë.

Gjithashtu, në funksion të këtij vendimi penal u bë shpallja në kërkim e shtetasve L. Z. dhe E. Z.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në muajin shkurt 2024, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për këta shtetas, pasi dyshohen për kryerjen e veprave penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të kryera në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për veprime të mëtejshme.

The post Planifikuan vrasjen e Inez Hajrullës, goditet “trekëndëshi” kriminal në Vlorë, arrestohet 35-vjeçari me tre identitete appeared first on Albeu.com.