muaji shkurt Archives - Albeu.com

Meri Shehu rendit shenjat për muajin shkurt, kush e merr fronin astrologjik
Ashtu si çdo fillim muaj, astrologia e njohur Meri Shehu, na jep një vlerësim për çdo shenjë zodiake dhe parashikimin për secilën.

Duke e nisur me një urim për një shkurt sa më të mbarë, Meri Shehu, na lajmëron se kemi të bëjmë me tre lajme shumë të rëndësishme astrologjike për këtë muaj.

“Kemi kthimin e Mërkurit me datë 26. Kemi eklipsin e parë diellor të vitit në Ujor, diagonalen Ujor-Luan dhe Saturni që në datën 13 futet në Dash”.

Për të na njohur me parashikimin për muajin e parë të vitit, astrologia bën renditjen nga shenja me më pak fat te më fatlumja.

12. Virgjëresha

Virgjëreshët mund të kenë zbuluar nga dje-sot një ndjenjë, ose një prapaskenë, diçka që i ka lodhur. Diçka që janë ndjerë jo mirë ose fot të qetë. Megjithatë, do marrin një komunikimin, shumë vrull, do arrijnë goxha mirë në një bashkëpunim e në partneritete nga data 6 e tutje. Pas datës 10 akoma më mirë. Vetëm se të gjitha këto hapa që do të bëhen në bashkëpunim, ose në jetën në çift, ne datën 26 fillojnë e marrin një retrogradë nga Mërkuri i kundërt, ose një rivlerësim. Kështu, mund të themi që është një muaj që i bën hapa para, e kemi prap një mendim, pezullim apo vonesë në ato projekte.

11. Bricjapi

Bricjapët në fakt janë një shenjë e vështirë nga vetë natyra se duan shumë gjëra të duken konkretisht. Edhe në Ujor, edhe në Peshq që do futen shumë planetë, me Bricjapin jo se nuk shkojnë mirë, por duket sikur gjërat nuk janë aq në “shenjë toke”. Megjithatë, do merren me ekonominë në datat 6 deri në 10, kjo është një përparësi e tyre. Por, ky eklipsi i parë diellor në Ujor, i nxjerr një mangësi ose i fut në një kurth ekonomik të çuditshëm dhe i bën shumë konfuzë. Do dinë se çfarë u mungon, por si ta marrin, si ta fitojnë, do jenë në disa pikëpyetje shumë të rëndësishme. Rreth datës 26, planet dhe projektet e tyre fillojnë e kthehen prapa, si çështje studimore, ligjore, ata që duan të udhëtojnë, etj. Këshilla është kujdesi tek çështjet ekonomike.

10. Shigjetari

Shigjetarët do fillojnë të kenë marrëdhënie të mira me shtëpinë, njerëzit e afërt, ose duan të familjarizohen me dikë të dashur. Kjo fillon nga data 6. E ndjejnë dëshirën për të komunikuar me dikë që e duan fort, ose duan mbështetjen e një njeriu të afërt sepse ndihen pak si nervozë. Kjo Hëna e plotë në fakt në Luan nuk ishte e keqe për ‘ta, u dha një mundësi, një zhvillim të madh, sidomos në jetën personale, mbase aty kuptuan çfarë duan, e kështu më pas duan të ndjejnë një lloj dashurie jo të llojit erotik, por më familjare. Të gjitha këto do ndihen rreth datës 6 dhe 10, do futen shumë në linjë të mirë, pozitive, për Shigjetarët. Pas datës 26, Mërkuri i kundërt tregon se të gjitha planet dhe projektet e tyre familjare fillojnë e kthehen pas ose vonohen; ose nuk e blejnë atë shtëpi, ose nuk e bëjnë atë bashkëjetesën, ose ato dashurira e fjalë të mira që kanë marrë nga dikush i afërt nuk janë reale. Pra, fillojnë e zhgënjehen dhe ndihen disi të bllokuar. Këshilla: dashurinë e ndjerë mos e mbysni me egoizëm.

9. Dashi

Futet Saturni në Dash dhe të lindurit në shenjën e Dashit do ta ndjejnë, sepse ecën pak ngadalë. Në datën 13 Saturni jep atë goditjen që thotë ‘jam unë këtu, i vendos unë këtu rregullat’, sado Dashi është energjik, bën shumë gjëra, Saturni është ai menaxhuesi. Saturni është si një polic që rri aty mbi kokë, nuk të lejon të gabosh. Pavarësisht kësaj, në datën 20 kemi një lajm shumë të mirë, sepse ky Saturni takohet me Neptunin në Dash dhe diçka bëhet shumë romantike, bëhet shumë ideale, merr frymëzim, dhe shumë Dash mund të dalin nga konteksti i të vështirës e të gjejnë një rrugë të re në jetën e tyre. Këshilla është që me shoqëroninë të shikojnë ku i kanë pikat e dobëta, pikat e forta, a ja vlen një shoqeri apo s’ja vlen.

8. Gaforrja

Gaforret sado që janë të ndjeshme, Saturni që shkon në Dash, futet në shtëpinë e 10-të të tyre në datë 13. Ata që kanë një karrierë të madhe, ose do ta kenë pisk lidhur me pozicionin e tyre, ose do të bëhen shumë më të ashpër nga sa kanë qenë deri më tani për të ruajtur të drejtat dhe pozicionin e tyre. Pra në të dyja rastet, Gaforret do të shohin një ndryshim të madh në mënyrën se si shprehen. Gaforret mund të bëhen pak ‘diktatore’ në atë se çfarë duan, zgjedhin, e në atë se çfarë do shpalosin përpara nesh. Por, mund të marrin dhe vendime fejesash, martesash, se shtëpia e 10-të jep e këtë, është përgjegjësi. Këshilla është të shikohet mirë ekonomia.

7. Akrepi

Akrepët duhet të kuptojnë që këto planete që shkojnë në Peshq, i stimulojnë shumë bukur në fushën erotike. Komunikime, dashurira, marrëdhënie… të paktën do futen në komunikime me dikë që duan, ose do shprehet një ndjenjë, nuk do jenë fare jashtë loje. Vetëm pas datës 26, ky komunikim duket sikur duan ta rishikojnë e një herë, se ndoshta s’u pëlqen se Akrepi është ‘sa të futem’. Do sforcohen shumë të futen, po kur të futen do thonë ça bëra unë që u futa. Këshilla për Akrepët është e përqendruar tek familja, sepse eklipsi diellor do jetë në çështjet familjare dhe ato të karrierës. Në karrierë nuk duhet të thonë jo. Mund të ndodhë që të zbulojnë një talent të tyren.

6.  Peshorja

Peshoret do të merren shumë me familjen. Peshoret që kanë lindur nga data 10-16 tetor, do ta shikojnë shumë këtë ndikim familjar, ose përgjegjësinë familjare. Ose do kenë disa halle familjare, ose disa pengesa, ose disa përgjegjësira për t’u marrë me dikë të afërt të familjes, këtë do ta shohin me kujdes. Megjithatë, eklipsi me datë 17 është shumë i bukur për Peshoret, mund t’i fusi në një lidhje të re erotike. Kjo është fenomenale dhe jep shumë mundësi.

5. Binjakët

Binjakët me datë 6 do marrin një hov të madh, sepse diçka diskutohet në lidhje me punën, me karrierën, pozicionohen bukur, në datën 10 marrin e një shpërblim. Është një lojë e bukur kjo që luhet me ‘ta. Ata këtë lojën e bukur e pranojnë sepse duket sikur e kontrollojnë. Por në datën 26, kur Mërkuri të kthehet i kundërt, ndoshta kjo lojë mund të kthehet pak kundër tyre e ata do kuptojnë që ka disa gjëmba në këtë pozicionim të mirë që u është bërë karrierës së tyre. Mund të hapin një punë jashtë vendit, mund të kenë një ide të re, sidomos në datën 17, prandaj janë në një pozicion kaq të lakmueshëm.

4. Demi

Urani kthehet i drejtë tashmë, që është në shenjën e tyre dhe kjo paralajmëron qe Urani do të dali shpejt nga shenja e tyre dhe do fillojnë të çlirohen Demët e lindur në 10-ditëshin e tretë. Por, futen shumë planetë në Peshq, që nga data 6 deri më datë 10. Kështu, harmonizohet mirë jeta e tyre dhe marrin një ritëm të mirë. Me datë 17, fillojnë një punë të re. Këshilla kryesore është familja.

3. Peshqit

Futet Afërdita në shenjën e tyre, futet Mërkuri në shenjën e tyre, ku ka si Peshqit. Iken Saturni nga shenja e tyre, do t’i mbledhë pak tek ekonomia. Por, ikën Saturni, kanë dy vite e gjysmë që lodhën, ky është lajmi më i madh për Peshqit. Peshqit janë ngritur shumë lart, pavarësisht Mërkurit të kundërt që do të ndodhë në shenjën e tyre, e nga ato fobitë që kanë kaluar, një kundërshtim i vogël, mund t’i kthejë prap disa kujtime jo të mira e të ndihen pak të ngatërruar.

2. Ujori

Kemi eklipsin e parë diellor të vitit në shenjën e Ujorit. Ujorët kanë qenë një nga shenjët më të ndikueshëm, gjithë planetët kanë qenë aty, tani shkojnë të gjithë tek ekonomia. Edhe në datën 6, edhe në datën 10, Mërkuri, Afërdita në Peshq tregojnë ndikim të fuqishëm ekonomik. Këshilla kryesore për ‘ta është që të bëjnë një bashkëpunim që duket, që bërtet përpara tyre.

1.Luani

Hëna e plotë në shenjën e tyre dje, patjetër që u dha ndiçim, u dha energji, u dha forcë, i dha shumë kompetenca. Pastaj në shenjën e Peshqve, edhe Mërkuri dhe Afërdita, nga data 6 dhe në datën 10, do merret shumë me ekonominë e me gjëra shumë personale. Kjo është këshilla, që të shikojnë mirë çfarë duan, pse e duan dhe si e duan. Nuk ka rëndësi të na vijnë me bollëk, por dhe duhet të dijmë pse i duam disa gjëra, sepse Mërkuri në datën 26 mund të rrezojë disa marrëdhënie që janë bërë shpejt e shpejt që nga data 6 – 10. Nga data 17 fillojnë një periudhë të re bashkëpunimesh, aleancash, miqësish dhe gjëra shumë pozitive.

The post Meri Shehu rendit shenjat për muajin shkurt, kush e merr fronin astrologjik appeared first on Albeu.com.

Surprizat e motit, meteorologu Hakil Osmani zbulon si do të jetë 15 ditëshi i parë i muajit shkurt
Këtë të shtunë 1 shkurt 2025, meteorologu Hakil Osmani, ka folur nga MeteoAlb ku shprehet se me fillimin e këtij muaji, pritet të kemi kryesisht një mot të qëndrueshëm.

Gjithashtu, ai tha se dita e diel do të jetë ajo e cila do të sjellë një ndryshim të motit, për shkak të reshjeve të shiut, në masë jo shumë të lartë.

“Në këtë fillim muaji, kemi një ditë kryesisht me vranësira por nuk pritet të kemi prezencë të reshjeve të shiut. Sa u përket temperaturave, makismumi pritet të jetë 15 gradë, ndërsa ditën e diel kemi ndryshime të kushteve atmosferike, pasi do të jenë prezente reshjet e shiut të cilat më të dukshme do paraqiten në zonat jugore, duke vijuar më pas në gjithë territorin shqiptar.

Në zonat e thella malore do të kemi rishfaqje të reshjeve të dëborës”, tha Osmani.

Ai shtoi se në ditët e para të shkurtit, do të kemi prani të diellit por më pas vijon një ulje e temperaturave të ajrit në zona të caktuara.

“Duke filluar nga dita e martë dhe në vijim, kemi përmirësim të motit, me diell kryesisht në zonat bregdetare dhe kryeqyteti. Pra 15 ditëshi i parë do të jetë në dominimin e motit të qëndrueshëm. Sa i përket temperaturave do të jenë disi të larta të paktën deri ditën e hënë, makismumi i cili do të jetë 15 deri në 16 gradë celsius.

Gjatë kësaj javë do të kemi rënie të temperaturave të ajrit të cilat do të shënojnë -8 gradë. Në pjesën e dytë të javës do të kemi rënie më të ndjeshme, maksimume jo më shumë se 10-11 gradë celsius”, theksoi Hakil Osmani.

Ndërkaq, meteorologu ka shpjeguar se si do të variojë pjesa e dytë e shkurtit, tashmë me një mot më të butë dhe me largimin e masave ajrore të ftohta.

“Temperaturat tipike sa i përket muajit shkurt do të jenë rreth vlerës -2.2 gradë në orët e para të mëngjesit, ndërsa maksimumet rreth vlerës 14 gradë celsius.

Pjesa e dytë të shkurtit, do të sjellë një mot më të butë, me temperatura shumë më pranë vlerave normale, kryesisht 16 gradë”, tha Osmani./ Euronews Albania

The post Surprizat e motit, meteorologu Hakil Osmani zbulon si do të jetë 15 ditëshi i parë i muajit shkurt appeared first on Albeu.com.

Tre shenjat e Horoskopit që do ta nisin mbarë muajin shkurt
Lajmi i mirë është se për tre muajt e ardhshëm nuk do të kemi asnjë planet në lëvizje retrograde, kështu që javët e fundit të janarit dhe ditët e para të shkurtit konsiderohen pozitive. Megjithatë, jini të vetëdijshëm, sepse në fund të javës intensifikohen sjelljet egoiste dhe tensionet do të jenë të larta.

Gjithsesi, Dielli nga Ujori me Marsin që prek fillimin e javës dhe tribuna e Mërkurit me Uranin në të njëjtën ditë, i japin një dimension më dinamik përditshmërisë me shenjat e mëposhtme që ndikohen më pozitivisht.

Dashi

Me aspektet pozitive të Diellit me sundimtarin tuaj Marsin dhe Mërkurit me Uranin në fillim të javës, rikthehet shpirti i ekipit dhe gatishmëria për të bashkuar forcat me të tjerët për të arritur rezultatet më të mira. Kjo në biznes, për të cilën ju mendoni për shumë mënyra për të bërë më mirë. Jeni gati të vini në veprim planin tuaj dhe të shfrytëzoni mundësitë. Në të njëjtën kohë, do të ketë njohje për përpjekjet tuaja, ndërsa fundjava do të theksojë edhe emocionalitetin me pasionin dhe vetë-shprehjen duke qenë në qendër. Shijoni këto ditë dhe vëmendjen që po përjetoni, e meritoni.

Luani

Shumë gjëra kanë ndodhur në jetën tuaj kohët e fundit. Ju vetëm duhet t’i shijoni ato. Ju kërkoni shoqërinë e miqve dhe familjes dhe energjia që rrezatoni është freskuese. Mundohuni me çdo kusht të shmangni sjelljet ekstreme dhe dëgjoni atë që ju thonë të tjerët. Ju nuk keni gjithmonë të drejtë. Frymëzimi dhe idetë e bukura ju vërshojnë në mendje dhe do t’ju ndihmojnë të dalloheni profesionalisht, edhe pse mund të ketë presion. Megjithatë, përfitoni nga ndikimi pozitiv i planetëve për të festuar fitoret tuaja dhe vëmendjen që ju drejtohet, ju e dini se si ta bëni këtë më mirë se kushdo.

Shigjetari

Ju merrni drejtimin dhe krijoni jetën që dëshironi. Personalisht ose profesionalisht, një sërë mundësish paraqiten këtë javë dhe ju favorizojnë. Ju keni dhuntinë e komunikimit dhe mund t’i bindni të tjerët, të përfitoni prej saj. Takimet me kolegë apo miq të vjetër krijojnë mundësi dhe sa më i hapur të jeni, aq më shumë mundësi për ndryshim keni. Gjatë fundjavës me hënën në Luan, energjia juaj emocionale kalon nëpër shtëpinë tuaj të 9-të të vetëpromovimit dhe zbulimit të vetvetes. Ndiqni zemrën tuaj ndërsa filloni një udhëtim të ri./Albeu.com/

The post Tre shenjat e Horoskopit që do ta nisin mbarë muajin shkurt appeared first on Albeu.com.

Sa do të zgjasë moti i acartë, meteorologia zbulon si mbyllet Shkurti dhe ndryshimet nga dita e sotme
Sipas parashikimit të metereologes Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave, kjo javë e dytë e shkurtit pritet të ketë mot të mirë, por të ftohtë. Gjatë një lidhjeje me emisionin “Rudina” në Tv Klan, Gjoni tha se temperaturat do të vijnë duke u ngritur.

Duke filluar e enjtja, kemi përmirësim të kushteve atmosferike. Do t’i lëmë pas ditët me shi, por temperaturat e ulëta, do të na shoqërojnë edhe diten e sotme. Në zonat malore, pritet të shkojnë nga -6 deri në 3 gradë celsius, vendet e ulëta nga -1 deri në 10 dhe në bregdet 2-12 gradë celsius. Këto temperatura do na shoqërojnë përgjatë këtyre dy ditëve, pas datës 10 presim që të ngrihen. Ato më minimale edhe në zonat malore presim që të shkojnë mbi 0.

Gjoni shtoi se edhe këto ditë të mesit të shkurtit do kemi prapë temperatura të ulëta, por asgjë jashtë normales për stinën. Gjatë këtyre ditëve dhe fundjavës nuk presim reshje. Të hënën, priten reshje të dobëta në veri e verilindje të vendit, por situata është e qetë

Vendet malore e bregdetare do të jenë të favorshme në fundjavë, sepse nuk priten reshje si dhe temperaturat do të jenë më të ngrohta.

The post Sa do të zgjasë moti i acartë, meteorologia zbulon si mbyllet Shkurti dhe ndryshimet nga dita e sotme appeared first on Albeu.com.

Ndryshe nga janari, meteorologia: Surprizat e motit në muajin SHKURT
Sipas meteorologes Lajda Porja nga Meteoalb: Parashikimi shkurt 2022.

Muaji shkurt do të jetë i thatë, me shumë pak reshje të pranishme. Deri në datë 15, reshje të pakta kryesisht dëbore do të kenë zonat malore.

Pjesa e dytë, e muajit do të jetë sërish relativisht e thatë me prezencë të paktë të reshjeve në javën e fundit. Temperaturat e ajrit në 10 ditëshi-n e parë do të jenë 1.5 deri 2 gradë më të ulëta. Më i ngrohtë do të jetë 10-ditëshi i dytë.

Krahasuar me janarin, shkurti do të jetë shumë afër parametrave klimatike që e karakterizojnë

The post Ndryshe nga janari, meteorologia: Surprizat e motit në muajin SHKURT appeared first on Albeu.com.