muaji i ramazanit Archives - Albeu.com

Muaji i Ramazanit/ Ja cilët banorë të Big Brother VIP Albania po agjërojnë
Prime i sotëm i BBVA nisi me Ledjonin, i cili përshëndeti banorët.

Më pas zbuloi se gjatë muajit të Ramazanit, brenda shtëpisë, banorët që po agjërojnë janë Gimbo dhe Greta

Moderatori i spektaklit i uroi një agjerim të lehtë dhe të pranuar.

The post Muaji i Ramazanit/ Ja cilët banorë të Big Brother VIP Albania po agjërojnë appeared first on Albeu.com.

PAMJET/ Po bënin lutjet për muajin e shenjtë të ramazanit, studentë e huaj në Indi sulmohen nga një turmë
Një turmë e dyshuar për të qenë anëtarë të ekstremistëve të djathtë hindu sulmoi një hotel universitar në shtetin perëndimor të Gujaratit, Indi, duke plagosur të paktën katër studentë të huaj. Ata u sulmuan gjatë faljes së lutjeve gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Ministria e Punëve të Jashtme të Indisë njoftoi se do të ndërmarrë masa të rrepta kundër autorëve të kësaj ngjarjeje, pasi policia lokale në shtetin e vendit të kryeministrit Narendra Modi tha se një hetim ishte duke u zhvilluar në lidhje me sulmin në Universitetin Gujarat.

Studentët thanë se një grup i vogël ishte mbledhur të shtunën mbrëma brenda ambienteve të hotelit të djemve për faljen e namazit të Ramazanit pasi nuk ka xhami në kampusin universitar me qendër në Ahmedabad. Menjëherë pas kësaj, një turmë e armatosur me shkopinj dhe thika hyri në bujtinë dhe i sulmoi ata.

“Ata na sulmuan edhe brenda dhomave. Ata thyen laptopë, telefona,” tha një student nga Afganistani.

Një student nga afrika tha se erdhëm në Indi për të studiuar dhe tani po sulmohemi vetëm sepse është koha për Ramazan dhe muslimanët po faleshin.

Faqja e lajmeve Indian Express raportoi se dy nga studentët u plagosën rëndë dhe po shërohen në një spital pasi studentë nga Afganistani, Uzbekistani, Sri Lanka, Bangladeshi dhe disa vende afrikane u sulmuan. Gjithashtu Ministria e Punëve të Jashtme të Indisë tha në X se qeveria e shtetit po merr masa të rrepta kundër autorëve.

International students (Africa, Uzbekistan, Afganistan etc) studying in Gujarat University @gujuni1949 claim they were beaten up, Stones thrown at them and at their hostel (A-Block), Vehicles destroyed while they were offering Ramazan Taraweeh at a place inside the hostel A-Block… pic.twitter.com/ogJ3h7FUin

— Mohammed Zubair (@zoo_bear) March 16, 2024

The post PAMJET/ Po bënin lutjet për muajin e shenjtë të ramazanit, studentë e huaj në Indi sulmohen nga një turmë appeared first on Albeu.com.

“Nuk do të mund ta festojmë as Bajramin”, uria dhe varfëria zymtojnë Ramazanin në Afganistan
Ramazani është zakonisht muaj i mëshirës, bamirësisë dhe festës.

Por, në Afganistanin e dërrmuar nga kriza humanitare, ai ka rënë nën hijen e urisë, varfërisë dhe papunësisë.

Miliona banorë të këtij vendi mbijetojnë vetëm me bukë e ujë.

“Nuk kemi asgjë për të ngrënë në iftar”, thotë Maria, nënë e tre fëmijëve, që jeton në Kabul.

Iftari është vakti i mbrëmjes, me të cilin prishet agjërimi gjatë Ramazanit, dhe shtrohet pas perëndimit të diellit.

Maria, burri i së cilës është i varur nga droga, kujdeset e vetme për familjen.

Por, talibanët, të cilët e morën pushtetin në Afganistan në vitin 2021, ndaluan shumicën e grave të punojnë jashtë shtëpive të tyre.

“Nuk do të mund ta festojmë as Bajramin”, thotë Maria, duke iu referuar festës që shënon fundin e Ramazanit, i cili këtë vit nisi më 11 mars.

Abdul Qadir është një nga më shumë se 500.000 refugjatët dhe migrantët afganë, që u dëbuan nga Pakistani fqinj që nga tetori i vitit të kaluar.

Në pamundësi për ta ushqyer familjen e tij, ai thotë se nuk mund ta agjërojë Ramazanin sivjet.

“Është e pamundur të agjërosh kur nuk ke asgjë për të ngrënë [në mbrëmje]”, thotë Qadir, i cili jeton në provincën lindore të Laghmanit.

“Ekonomia është absolutisht zero. Nuk ka punë”, thotë ai.

Kriza të shumëfishta

Ramazani përkoi me një krizë shkatërruese humanitare dhe ekonomike në Afganistan.

Rreth 24 milionë njerëz nga rreth 40 milionë sa ka ky vend, do të kenë nevojë për mbështetje humanitare këtë vit, thanë Kombet e Bashkuara më 10 mars.

Programi Botëror i Ushqimit tha se rreth 4 milionë afganë janë të kequshqyer në mënyrë akute, përfshirë mbi 3 milionë fëmijë nën moshën 5-vjeçare.

Në një raport të publikuar më 10 mars, Banka Botërore tha se Afganistani po përjeton deflacion në mes të aktivitetit të dobët ekonomik.

Ajo, gjithashtu, raportoi për rënie të konsiderueshme të eksporteve të Afganistanit dhe zhvlerësim të monedhës kombëtare.

Marrja e Afganistanit nga talibanët në vitin 2021 shkaktoi kolaps ekonomik dhe përkeqësoi krizën e madhe humanitare.

Grupet e ndihmës i vazhduan operacionet e tyre humanitare, megjithëse shkurtimet e mëdha në fondet ndërkombëtare ua kufizuan aktivitetet.

Qeveria talibane, e cila mbetet e panjohur dhe e sanksionuar nga komuniteti ndërkombëtar, duket se është e paaftë në trajtimin e krizave.

Fatkeqësitë natyrore, si tërmetet dhe thatësira, ashtu si dhe fluksi i mbi 1 milion refugjatëve afganë nga vendet fqinje, e përkeqësuan edhe më situatën e rëndë humanitare në vendin e shkatërruar nga lufta.

“Nuk mund t’ia dalim”

Shumë afganë po e anashkalojnë Ramazanin këtë vit, për shkak të kufizimeve në rritje të financave.

“Si të gjithë ata që i njoh, unë vuaj nga presione të mëdha ekonomike”, thotë Mursal, ish-nëpunëse civile në Qeverinë e mëparshme afgane të mbështetur nga Perëndimi, e cila tani është e papunë.

“Unë nuk mund t’i përballoj pritshmëritë dhe kërkesat e Ramazanit”, thotë ajo, e cila jeton me familjen e saj në Kabul.

Nida Ahmadi, mësuese në provincën veriore të Parvanit, thotë se ka marrë një hua për të qenë në gjendje për të agjëruar.

“Por, nuk mjafton”, thotë ajo, familja 7-anëtarëshe e së cilës varet kryesisht prej pagës së saj, që është rreth 200 dollarë në muaj.

“Kur shkoj në treg, pyes veten se çfarë të blej me ato pak para që kam”, përfundon Ahmadi./REL/

The post “Nuk do të mund ta festojmë as Bajramin”, uria dhe varfëria zymtojnë Ramazanin në Afganistan appeared first on Albeu.com.

Berisha: Urime besimtarëve myslimanë për agjërimin, sakrifica është mjeti që afron njeriun me Zotin
Nga dritarje e shtëpisë së tij, Sali Berisha tha ka uruar besimtarët mysliman për agjerimin në Muajin e Madhërueshëm të Ramazanit.

Lideri i opozitës gjithashtu shtoi se sakrifica është mjeti që afron njeriun me Zotin, që afron njeriun me të vërtetën.

Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjen e thellë. Të dashur miq!  Sonte do ta nis fjalën time, duke uruar besimtarët myslimanë shqiptarë për agjërimin në Muajin e Madhërueshëm të Ramazanit. Nga zemra uroj që i madh Zot të pranojë sakrificën e tyre, për veten, familjen dhe vendin.

Të dashur miq! Sakrifica është mjeti që afron njeriun me Zotin, që afron njeriun me të vërtetën. Është mjeti me të cilin çdo njeri ka realizuar qëllimet e tij fisnike, ka realizuar ëndërrat e bukura, ndaj dhe ky muaj frymëzon opozitarët kudo që janë për sakrifica të mëdha për përmbysjen e këtij regjimi, për shpëtimin nga kjo e keqe e madhe. Këto sakrifica do ti afrojnë ata gjithnjë e më shumë me Zotin, me të vërtetën, do të bëjë të mundur realizimin e ëndërrave tona.

The post Berisha: Urime besimtarëve myslimanë për agjërimin, sakrifica është mjeti që afron njeriun me Zotin appeared first on Albeu.com.

Presidenti Begaj uron besimtarët me nisjen e muajit të Ramazanit: Durimi dhe reflektimi ta bëjnë shoqërinë të udhëhequr nga e drejta
Presidenti Bajram Begaj me anë të nis postimi në rrjetet sociale, iu është bashkuar urimeve me rastin e nisjes së muajit të Ramazanit.

Begaj shkruan se uron që durimi, reflektimi, pastrimi shpirtëror dhe iftaret në familje, komunitet apo me të pamundurit, ta bëjnë shoqërinë shqiptare më të devotshme, të udhëhequr nga e drejta, urtësia dhe mirësia

Postimi i plotë:

Nesër besimtarët myslimanë shqiptarë, nisin muajin e tyre të madhnueshëm të Ramazanit.

Uroj që durimi, reflektimi, pastrimi shpirtëror dhe iftaret në familje, komunitet apo me të pamundurit, ta bëjnë shoqërinë shqiptare më të devotshme, të udhëhequr nga e drejta, urtësia dhe mirësia.

Agjërim të lehtë e të pranuar për të gjithë!

Paqja dhe bekimi i Zotit qofshin mbi ju!

The post Presidenti Begaj uron besimtarët me nisjen e muajit të Ramazanit: Durimi dhe reflektimi ta bëjnë shoqërinë të udhëhequr nga e drejta appeared first on Albeu.com.

Palestinezët në Gaza përgatiten për muajin e Ramazanit, shtojnë masat e sigurisë
Ndërkohë që muaji i shenjtë i ramazanit po afron, bisedimet për të siguruar një armëpushim nuk patën sukses.

Policia izraelite tha se po punonte për të siguruar një muaj paqësor për Ramazanin, muji i agjërimit që filloin nesër në Gazë dhe se kishte marrë masa shtesë ndaj atyre që nxisin dhunë në mediat sociale.

Palestinezët po përgatiten për muajin e shenjtë të Ramazanit mes luftës në Gazë dhe masave të shtuara të sigurisë nga policia izraelite, ndërsa bisedimet për arritjen e një armëpushim deri më tani nuk janë sjellë rezultat.

Mijëra policë janë vendosur nëpër rrugët e ngushta të qytetit të vjetër në Jeruzalem, ku dhjetëra mijëra besimtarë pritet të shkojnë për lutje çdo ditë në xhaminë Al Aksa, një nga objektet më të shenjta të fesë islame. Zona, e konsideruar si vendi më i shenjtë nga hebrenjtë që e njohin atë si Mali i Tempullit, ka qenë një vend ku patur përplasje mes palestinezëve dhe izraelitëve.

“U bëjmë thirrje atyre që do të vijnë në xhaminë e bekuar Al-Aksa, përfshirë banorëve të Bregut Perëndimor dhe madje edhe banorëve të Jeruzalemit, që me qetësi dhe në mënyrë paqësore të falin namazin. Të gjithë duhet t’u përmbahen udhëzimeve me qetësi dhe durim. Kjo është xhamia jonë dhe ne duhet të kujdesemi për të. Ne duhet të mbrojmë praninë e muslimanëve në këtë xhami, të cilët duhet të jenë në gjendje të hyjnë në numër të madh në mënyrë paqësore dhe të sigurt”, thotë Azzam El-Khatib, Drejtor i fondacionit “Jerusalem Waqf”.

Por ndryshe nga vitet e mëparshme, dekorimet e zakonshme rreth qytetit të vjetër nuk janë vendosur. Po ashtu edhe në qytetet e tjera në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar, ku rreth 400 palestinezë janë vrarë në përleshjet me forcat izraelite, ose kolonët hebrenj që nga fillimi i luftës në Gazë.

“Ramazani këtë vit i gjen palestinezët në një situatë tragjike, me masakra, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid ndaj tyre, kështu që në komunën e Hebronit vendosëm ta shënojmë Ramazanin vetëm me rituale fetare dhe të ndalojmë të gjitha festimet dhe dekorimet e rrugëve”, thotë Tayseer Edu Sneineh, kryetar i Komunës Hebron.

Policia tha se po punonte për të siguruar një muaj paqësor për Ramazanin dhe kishte marrë masa shtesë ndaj atyre që nxisin dhunë në mediat sociale.

“Policia e Izraelit do të vazhdojë të veprojë dhe të lejojë kryerjen e lutjeve të Ramazanit në mënyrë të sigurt në Malin e Tempullit, duke ruajtur sigurinë në zonë”, theksohet në një deklaratë.

Për pjesën tjetër të botës myslimane, policia e Izraelit në Al Aksa për një kohë të gjatë ka qenë ndër çështjet më të debatueshme dhe udhëheqësi i Hamasit u bëri thirrje palestinezëve që të marshojnë drejt xhamisë në fillim të Ramazanit, që në këtë rajon fillon nesër.

“Unë shes stolitë gjatë muajit të Ramazanit dhe sendet shtëpiake që njerëzit i blejnë më së shumti gjatë dhe para këtij muaji. Siç i shikoni raftet janë plot se nuk ka shitje, për shkak të situatës me të cilën po përballemi”, thotë pronari i një dyqani.

“Ne shpresojmë që autoritetet izraelite të lejojnë njerëzit të hyjnë nga Bregu Perëndimor për Ramazan, pasi ky është një muaj i shenjtë dhe njerëzit vizitojnë Jeruzalemin për t’u lutur në xhaminë Al-Aksa”, thotë një shitës ambulant.

Shpresat për një armëpushim, i cili do të kishte lejuar që Ramazani të kalonte paqësisht dhe do të mundësonte lirimin e 134 pengjeve izraelitë të mbajtur në Gaza duket se janë venitur, ndërsa bisedimet në Kajro kanë ngecur. Megjithatë ka dhe nga ata që presin, pasi ka pak alternativa të tjera veç shpresës për paqe./Palestinezët po përgatiten për muajin e shenjtë të Ramazanit mes luftës në Gazë, ndërsa bisedimet për të siguruar një armëpushim nuk patën sukses. Policia izraelite tha se po punonte për të siguruar një muaj paqësor për Ramazanin, muji i agjërimit që filloin nesër në Gazë dhe se kishte marrë masa shtesë ndaj atyre që nxisin dhunë në mediat sociale.

Palestinezët po përgatiten për muajin e shenjtë të Ramazanit mes luftës në Gazë dhe masave të shtuara të sigurisë nga policia izraelite, ndërsa bisedimet për arritjen e një armëpushim deri më tani nuk janë sjellë rezultat.

Mijëra policë janë vendosur nëpër rrugët e ngushta të qytetit të vjetër në Jeruzalem, ku dhjetëra mijëra besimtarë pritet të shkojnë për lutje çdo ditë në xhaminë Al Aksa, një nga objektet më të shenjta të fesë islame. Zona, e konsideruar si vendi më i shenjtë nga hebrenjtë që e njohin atë si Mali i Tempullit, ka qenë një vend ku patur përplasje mes palestinezëve dhe izraelitëve.

“U bëjmë thirrje atyre që do të vijnë në xhaminë e bekuar Al-Aksa, përfshirë banorëve të Bregut Perëndimor dhe madje edhe banorëve të Jeruzalemit, që me qetësi dhe në mënyrë paqësore të falin namazin. Të gjithë duhet t’u përmbahen udhëzimeve me qetësi dhe durim. Kjo është xhamia jonë dhe ne duhet të kujdesemi për të. Ne duhet të mbrojmë praninë e muslimanëve në këtë xhami, të cilët duhet të jenë në gjendje të hyjnë në numër të madh në mënyrë paqësore dhe të sigurt”, thotë Azzam El-Khatib, Drejtor i fondacionit “Jerusalem Waqf”.

Por ndryshe nga vitet e mëparshme, dekorimet e zakonshme rreth qytetit të vjetër nuk janë vendosur. Po ashtu edhe në qytetet e tjera në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar, ku rreth 400 palestinezë janë vrarë në përleshjet me forcat izraelite, ose kolonët hebrenj që nga fillimi i luftës në Gazë.

“Ramazani këtë vit i gjen palestinezët në një situatë tragjike, me masakra, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid ndaj tyre, kështu që në komunën e Hebronit vendosëm ta shënojmë Ramazanin vetëm me rituale fetare dhe të ndalojmë të gjitha festimet dhe dekorimet e rrugëve”, thotë Tayseer Edu Sneineh, kryetar i Komunës Hebron.

Policia tha se po punonte për të siguruar një muaj paqësor për Ramazanin dhe kishte marrë masa shtesë ndaj atyre që nxisin dhunë në mediat sociale.

“Policia e Izraelit do të vazhdojë të veprojë dhe të lejojë kryerjen e lutjeve të Ramazanit në mënyrë të sigurt në Malin e Tempullit, duke ruajtur sigurinë në zonë”, theksohet në një deklaratë.

Për pjesën tjetër të botës myslimane, policia e Izraelit në Al Aksa për një kohë të gjatë ka qenë ndër çështjet më të debatueshme dhe udhëheqësi i Hamasit u bëri thirrje palestinezëve që të marshojnë drejt xhamisë në fillim të Ramazanit, që në këtë rajon fillon nesër.

“Unë shes stolitë gjatë muajit të Ramazanit dhe sendet shtëpiake që njerëzit i blejnë më së shumti gjatë dhe para këtij muaji. Siç i shikoni raftet janë plot se nuk ka shitje, për shkak të situatës me të cilën po përballemi”, thotë pronari i një dyqani.

“Ne shpresojmë që autoritetet izraelite të lejojnë njerëzit të hyjnë nga Bregu Perëndimor për Ramazan, pasi ky është një muaj i shenjtë dhe njerëzit vizitojnë Jeruzalemin për t’u lutur në xhaminë Al-Aksa”, thotë një shitës ambulant.

Shpresat për një armëpushim, i cili do të kishte lejuar që Ramazani të kalonte paqësisht dhe do të mundësonte lirimin e 134 pengjeve izraelitë të mbajtur në Gaza duket se janë venitur, ndërsa bisedimet në Kajro kanë ngecur. Megjithatë ka dhe nga ata që presin, pasi ka pak alternativa të tjera veç shpresës për paqe./VOA

The post Palestinezët në Gaza përgatiten për muajin e Ramazanit, shtojnë masat e sigurisë appeared first on Albeu.com.

Muaji i Ramazanit, këta janë 3 banorët e BBV që po agjërojnë
Me ardhjen e muajit të Ramazanit, bota islame po përgatitet për agjërim. Sot është dita e parë e këtij muaji të shenjtë për Myslimanët.

Ndërkohë që këtë muaj e kanë pritur edhe banorët e Big Brother VIP Albania, të cilët edhe janë zgjuar për syfyr mbrëmë.

Nita, Gerti dhe Fotinia mbrëmë janë zgjuar për syfyr, duke u përgatitur që ta fillojnë agjërimin për ditën e parë të Ramazanit.

The post Muaji i Ramazanit, këta janë 3 banorët e BBV që po agjërojnë appeared first on Albeu.com.

Ja disa nga të mirat shëndetësore që na sjell muaji i Ramazanit
E ftuar  në emisionin “Ditë e Re”, në Rtv Ora ishte dietologia Ardiana Berisha-Hoxha, e cila na tregoi disa nga benefitet që na sjell muaji i shenjtë i Ramazanit.

Të agjërosh nuk është një gjë e lehtë por në aspektin shëndetësorë agjërimi ka shumë benefite thotë Ardiana.

Ja disa prej tyre:

• Duke mos konsumuar ushqim gjithë ditën, kemi një kontrollim të mirë të insulinës, pra trupi jonë nuk duhet të prodhojë çdo kohë insulinë, që të ballafaqohet me sheqerin në gjak, pra është një kontrollim i insulinës shumë i mirë. Pankreasi jonë thjesht është i qetë dhe pangacmuar.

• Një benefit tjetër është dhe riciklimi i qelizës, në kohën kur nuk ka ushqim qeliza provon të ushqehet me mbeturina që i ka vet. Nga iftari deri në syfyr nuk duhet të abuzojmë me ushqime të pa shëndetshme, por gjithsesi është një pastrim, një rigjenerim i trupi. Qeliza tani ka kohën e vet, dhe ka kohën të pastrojë. Riciklon të gjithë ato proteinat që në fakt duhet të eleminohen.

• Kur konsumoni më pak ushqim, parandalohen sëmundjet kancerogjene.

• Muaji i Ramazanit në aspektin shëndetësor është një pastrim që i ndodh gjithë trupit të njeriut.

The post Ja disa nga të mirat shëndetësore që na sjell muaji i Ramazanit appeared first on Albeu.com.

Çfarë është Ramazani dhe pse agjërojnë myslimanët?
Nga The Conversation

Agjërimi me ndërprerje tani po bëhet popullor, me shumë përfitime shëndetësore të premtuara. Por muslimanët kanë praktikuar agjërimin në muajin hënor të Ramazanit për shekuj me radhë.

Ramazani për vitin 2022 do të fillojë të shtunën më 2 prill dhe do të zgjasë rreth 30 ditë. Më pas pasohet nga kremtimi treditor i Bajramit.

Rëndësia e Ramazanit në historinë islame

Para se të bëhej lajmëtar i Zotit, Muhamedi tërhiqej në shpellën e majës së malit Hira. Ai do të meditonte në vetmi, larg kulturës politeiste të Mekës fisnore gjatë gjithë muajit të Ramazanit. Nuk jemi të sigurt nëse kjo tërheqje përfshinte agjërimin në atë kohë.

Në vitin 610, kur ishte 40 vjeç, ai përsëri shkoi në të njëjtën majë mali për të medituar. Disa javë pas tërheqjes, ai përjetoi një formë engjëllore që iu shfaq para tij, duke e urdhëruar të lexonte. Ai u përgjigj se nuk dinte të lexonte. Forma engjëllore e shtrëngoi fort dhe përsëriti urdhrin për të lexuar. Kjo vazhdoi tri herë, pas së cilës u shpallën pesë ajetet e para të Kur’anit famë lartë:

Lexo me emrin e Zotit tënd i cili krijoi njerëzit nga një copë mishi. Lexo, se Zoti yt është më Bujari. Kush i mësoi njerëzit me stilolaps. Kush u mësoi njerëzve atë që ata nuk dinë.

Muhamedi ende nuk ishte në gjendje të lexonte në një mënyrë konvencionale, por ai e kuptoi se atij i kërkohej të lexonte librin e universit dhe të mësonte prej tij, si dhe të kuptonte se ai tregonte për krijuesin e tij.

Kjo ngjarje shënoi fillimin e Islamit, shpalljen e Kuranit dhe misionin profetik të Profetit Muhamed.

Në vitin 624, kur muslimanët migruan në Medine për t’i shpëtuar persekutimit, muaji i Ramazanit u shpall i shenjtë për shkak të fillimit të misionit të Profetit dhe shpalljes së Kuranit. Agjërimi u vendos në këtë muaj si një nga pesë shtyllat e Islamit, si një mënyrë për besimtarët që të falënderojnë Zotin dhe të reflektojnë mbi mësimet e Kur’anit dhe rëndësinë e tij për besimtarët.

Çfarë përfshin agjërimi për Ramazan?

Agjërimi i Ramazanit përfshin ndërprerjen e të ngrënit, pirjes dhe marrëdhënieve seksuale nga agimi deri në perëndim të diellit. Praktikuesit mund të angazhohen në të gjitha këto veprime pasi të prishet agjërimi dhe të rifillojnë agjërimin në agim tjetër. Cikli vazhdon për një muaj të tërë.

Agjërimi është një nga shtyllat më të respektuara të Islamit, ku 70-80% e muslimanëve e praktikojnë atë. Prindërit i inkurajojnë fëmijët e tyre që nga mosha dhjetë vjeçare të agjërojnë gjysmë dite për t’i kushtëzuar agjërimin.

Ka përjashtime. Udhëtarët, të moshuarit, të sëmurët, shtatzënat dhe nënat gjidhënëse përjashtohen nga agjërimi me kusht që të plotësojnë ditët e munguara në një kohë të përshtatshme pas Ramazanit. Të moshuarit dhe të sëmurët kronikë kompensojnë ditët e paagjëruara duke bërë një donacion të vogël për bamirësi për çdo ditë, nëse kanë mundësi.

Duke qenë se agjërimi është nga agimi deri në perëndim të diellit, kohëzgjatja e kohës së agjërimit ndryshon në varësi të stinës dhe vendit ku ndodhet një musliman në botë. Pranë rajoneve polare, agjërimi mund të jetë pothuajse 22 orë në verë ose vetëm disa orë në dimër.

Rëndësia shpirtërore dhe përfitimet e agjërimit të Ramazanit

Ajo që disave mund t’i duket si një sprovë e vetëshkaktuar ka kuptim të thellë për qeniet njerëzore dhe Zotin, dhe marrëdhënien e tyre reciproke. Zoti shfaq përsosmërinë e zotërisë, hirit dhe mëshirës duke e bërë sipërfaqen e kësaj Toke një tryezë bekimi dhe duke vendosur të gjitha llojet e ushqimit në atë tryezë për çdo krijesë që të gëzojë.

Në Ramazan, besimtarët tregojnë një akt kolektiv adhurimi në prani të Mëshirës së Fuqishme dhe universale, ndërsa presin ftesën hyjnore në tryezën e bekimeve në kohën e prishjes së agjërimit. Ndërsa Toka rrotullohet rreth boshtit të saj, afati kohor i ngazëllyer përsëritet në mënyrë të vazhdueshme për të gjithë muajin.

Shumë njerëz harrojnë faktin se Zoti është burimi i të gjithë furnizimit. Ndërsa falënderojnë me lehtësi agjentët e shpërndarjes, ata harrojnë të kujtojnë dhe falënderojnë Zotin si ai që në fund i plotëson të gjitha nevojat e tyre. Zoti pret çmimin e falënderimit për furnizimin që ka dhënë.

Falënderimi i vërtetë është të dish se e gjithë furnizimi vjen drejtpërdrejt nga Zoti, për të pranuar vlerën e tij dhe për të ndjerë nevojën dhe varësinë tonë nga ajo furnizim.

Një agjërues e ndjen fizikisht vlerën dhe nevojën e tij për ushqimin bazë kur përjeton dhembjet e urisë dhe etjes. Meqenëse një besimtar agjëron për hir të Zotit, ata pranojnë se furnizimi, i cili mund të merret si i mirëqenë, në fakt vjen nga Zoti. Prandaj, agjërimi në traditën islame është mënyra më e mirë për të treguar një falënderim të vërtetë dhe të sinqertë.

Agjërimi zbut dëshirat. Ushtrimi i vazhdueshëm i vullnetit për të mos ngrënë, pirë apo për të pasur marrëdhënie seksuale dërgon një mesazh të fortë se është vullneti njerëzor, pra shpirti, që është në kontroll.

Agjërimi nuk ka të bëjë vetëm me të qenit i uritur ose i etur, por gjithashtu është të luftosh për të frenuar sjellje të tjera të dëmshme.

Prandaj, përfitimi themelor shpirtëror i agjërimit është ushtrimi i vullnetit dhe arritja e vetëkontrollit, thelbësore për suksesin në çdo pjesë të jetës.

Festimet e Bajramit në fund të Ramazanit

Agjërimi ka përfitime të tjera personale dhe sociale. Nëpërmjet agjërimit, të pasurit e dinë se çfarë do të thotë të jesh i uritur. Prandaj, të pasurit do të jenë më të prirur për të dhënë sadaka kur të agjërojnë. Lëmosha vjetore islame (zekati) zakonisht paguhet në Ramazan.

Myslimanët shpesh ftojnë miqtë dhe anëtarët e familjes që të bashkohen në kremtimin e darkave (iftar). Të pasurit organizojnë darka për të varfrit.

Në dekadat e fundit, pakicat myslimane në vendet perëndimore kanë filluar të ftojnë miqtë e tyre jomuslimanë në darka iftari. Organizatat myslimane kanë darka vjetore për iftar për bashkëpunëtorët dhe mbështetësit e tyre.

Në Australi, kryeministri i NSË-së, për shembull, ka mbajtur darka iftari për anëtarët e komunitetit mysliman dhe udhëheqësit e tjerë të besimit që nga viti 2004. Presidentët e SHBA-ve kanë mbajtur gjithashtu darka iftari në Shtëpinë e Bardhë.

Ramazani është kthyer në një ngjarje kulturore për të gjithë.

Ramazani kulmon me një festë tre-ditore (Eid al-Fitr), ku muslimanët bëjnë një lutje të veçantë në mëngjes, më pas vizitojnë familjen dhe miqtë. Bamirësia, e quajtur fitr, u jepet të varfërve për të siguruar që askush të mos mbetet jashtë festimeve dhe gëzimit të suksesit që vjen me agjërimin./albeu.com

The post Çfarë është Ramazani dhe pse agjërojnë myslimanët? appeared first on Albeu.com.