mtbretyeresha elizabeth Archives - Albeu.com

Trupi i pajetë i mbretëreshës Elizabeth II niset drejt Edinburgut, mijëra qytetarë në rrugë (VIDEO)
Arkivoli i Mbretëreshës Elizabeta II do të dërgohet të dielën nga malësitë skoceze në Edinburg, për t’i dhënë mundësi publikut që t’ia japë lamtumirën e fundit monarkes, e cila u nda nga jeta pas shtatë dekadash në fron.

Vdekja e 96-vjeçares është përcjellë me lot, hidhërim dhe kujtime të mira, jo vetëm nga familja e ngushtë e mbretëreshës, por edhe shumë njerëz të tjerë në Britani dhe botë.

Nga mëngjesi i së dielës, arkivoli i Elizabetës II do të lëvizë ngadalë nga Kështjella Balmoral, nëpër qytete e qyteza drejt Edinburgut.

Në kortezh do të jetë edhe vajza e saj, Princesha Ana. Ceremonia e funeralit është caktuar për 19 shtator në Londër.

Dhjetëra mijëra njerëz janë mbledhur nëpër pallatet mbretërore prej ditës kur ka vdekur mbretëresha, më 8 shtator, për të dërguar lule dhe për të kujtuar figurën e saj.

Karli III është bërë mbret në momentin që i ka vdekur nëna, mirëpo sipas traditave, Këshilli i Aderimit është mbledhur të shtunën dhe e ka zyrtarizuar pozitën e tij.

Ceremonia është mbajtur në Pallatin Shën James në Londër.

“Jam krejtësisht i vetëdijshëm për këtë trashëgimi të madhe dhe për detyrat e përgjegjësitë e sovranitetit që janë tani mbi mua”, ka thënë mbreti Karl III përgjatë ceremonisë.

Ai është zotuar se do të ndjekë rrugën e “nënës së tij të dashur” për t’i shërbyer kombit.

The post Trupi i pajetë i mbretëreshës Elizabeth II niset drejt Edinburgut, mijëra qytetarë në rrugë (VIDEO) appeared first on Albeu.com.