Mpb e maqedonisë Archives - Albeu.com

Toshkovski: Sistemi “Safe City” së shpejti do të identifikojë edhe motoçiklistët pa helmetë
<html><head></head><body>

Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski, njoftoi se sistemi “Safe City” do të pajiset me një përditësim të bazuar në inteligjencën artificiale, i cili do të bëjë të mundur identifikimin automatik të motoçiklistëve që nuk përdorin helmetë mbrojtëse.

Duke folur gjatë vizitës në festivalin “Moto Ilinden Urban Drive” në Shkup, Toshkovski vuri theksin te domosdoshmëria e përdorimit të pajisjeve mbrojtëse dhe respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtuesit e motoçikletave.

Sistemi “Qyteti i Sigurt” tashmë mbulon edhe motoçikletat. Në fillim të shtatorit, ministri bëri të ditur se ishte zgjidhur problemi teknik që pengonte zbulimin e shkeljeve të kryera nga motoçiklistët. Vetëm në ditën e parë, sistemi evidentoi rreth nëntë raste të tejkalimit të shpejtësisë së lejuar.

Aktualisht, identifikimi i motoçiklistëve që lëvizin pa helmetë nuk është ende funksional. Ky opsion pritet të aktivizohet pasi sistemi të përditësohet me teknologjinë e inteligjencës artificiale.

Sipas Toshkovskit, mbajtja e helmetës dhe e pajisjeve të tjera mbrojtëse, krahas respektimit të kufizimeve të shpejtësisë dhe rregullave të trafikut, synon të rrisë sigurinë e motoçiklistëve dhe të kufizojë pasojat e aksidenteve rrugore.

</body></html>

The post Toshkovski: Sistemi “Safe City” së shpejti do të identifikojë edhe motoçiklistët pa helmetë appeared first on Albeu.com.

Brenda 24 orësh, 18 shoferë janë privuar nga liria për drejtim të pakujdesshëm
<html><head></head><body>

Sistemi i mbikëqyrjes “Safe City” nuk lejon asnjë shkelje në trafik. Kamerat e tij kanë zbuluar një shtetas serb i cili, në dy raste të ndryshme, në pjesë rrugore ku shpejtësia maksimale ishte 80 km/h, ka udhëtuar me më shumë se 160 km/h.

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se 34-vjeçari D.P. u arrestua në Pikën Kufitare Tabanoc, teksa po dilte nga shteti. Gjatë kontrollit të automjetit të tij “Shkoda”, u konstatua se ai kishte drejtuar dy herë me shpejtësi dyfish më të lartë se ajo e lejuara. Për këtë rast, policia do të paraqesë kallëzim penal përkatës.

“Më 22.07.2026, në orën 13:42, në autostradën A1, pranë Demir Kapisë, D.P. po e drejtonte makinën me 163 kilometra në orë, ndërsa më 20.08.2026, në orën 19:40, në të njejtin segment rrugor, përsëri ishte regjistruar me 169 kilometra në orë. Në të dyja rastet, kufiri i lejuar ishte 80 kilometra në orë”, specifikoi policia.

Në 24 orët e fundit, forcat e rendit kanë ndaluar 18 drejtues mjetesh për sjellje të rrezikshme në komunikacion. Prej tyre, 9 ishin në gjendje të dehur, 7 nuk kishin patentë shoferi dhe 2 të tjerë kishin të ndaluar me vendim gjygësor për të drejtuar.

Nëntë shoferët e kapur nën efektin e alkoolit janë nga Shtipi, Prilepi, Demir Hisari, Manastiri, Kumanova dhe Negotina. Shtatë të tjerët që nuk posedonin leje drejtimi janë nga Kumanova, Shkupi, Manastiri, Gostivari dhe Çashka; midis tyre dy ishin të mitur. Gjithashtu, zyrtarët kanë ndaluar dhe dy persona nga Shkupi dhe Kumanova, të cilët ishin duke vozitur pavarësisht se u ishte pezulluar e drejta.

Pasi të përfundojë dokomentimi i plote i rasteve, policia bën me dije se do të depozitohen kallëzimet penale përkatëse.

</body></html>

The post Brenda 24 orësh, 18 shoferë janë privuar nga liria për drejtim të pakujdesshëm appeared first on Albeu.com.

Vdes 42-vjeçari në Idrizovë pasi preku një tel elektrik nën tension
<html><head></head><body>

Një 42-vjeçar ka humbur jetën në një incident tragjik në Entin Ndëshkues-Përmirësues „Idrizovë“.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), rasti është denoncuar në SPB Shkup më 29 gusht, në orën 14:43. N.I. (42) ishte ngjitur në një shtyllë në hapësirat e shëtitores së brendshme të institucionit, ku kishte prekur një tel elektrik që ndodhej nën tension.

Pas kontaktit me telin, 42-vjeçari është rrëzuar nga shtylla. Mjeku i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore, i cili mbërriti në vendngjarje, konstatoi vdekjen e tij.

Policia njoftoi se po vazhdon ndërmarrjen e masave për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

</body></html>

The post Vdes 42-vjeçari në Idrizovë pasi preku një tel elektrik nën tension appeared first on Albeu.com.

Tetovë dhe Gostivar: katër raste dhune, mes tyre edhe kërcënim me armë, të raportuara brenda një dite
<html><head></head><body>

SPB Tetovë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar tre raste të sulmit fizik dhe një incident me kërcënim me armë në Tetovë, Gostivar dhe zonat përreth.

Në fshatin Dobërdoll, N.J. (60) ka raportuar në DPB Gostivar se është sulmuar fizikisht nga bashkëfshatari i tij M.N.

Denoncimi është bërë më 28.08.2026, në ora 10:20, ndërsa të dy personat janë nga Dobërdolli i Gostivarit.

Një tjetër rast është shënuar në Tetovë. Gj.R. (55) ka deklaruar se, rreth orës 20:45, D.J. (35), të dy nga Tetova, ka sulmuar fizikisht djalin e tij të mitur. Raportimi është kryer më 28.08.2026, në ora 23:00, në SPB Tetovë.

Pas mesnate, më 29.08.2026, në ora 00:40, është denoncuar edhe një përleshje në Tetovë. Sipas kallëzimit, Gj.R. (55) ka sulmuar fizikisht D.J. (35), të dy banues në Tetovë.

Një incident më i rëndë është raportuar në Zhelinë. M.D. (29) ka njoftuar policinë më 29.08.2026, rreth orës 02:00, se ndërsa ndodhej në fshat me miqtë e tij A.B., I.R., R.H. dhe R.Xh., të gjithë nga Zhelina, R.Sh. nga Zhelina është afruar pranë tyre me një thikë në dorë.

M.D. ka deklaruar se R.Sh., me të cilin më herët kishte pasur mosmarrëveshje, më pas ka nxjerrë një pistoletë, e ka qëlluar atë dhe e ka drejtuar në drejtim të denoncuesit.

SPB Tetovë ka bërë të ditur se po ndërmerren masa për sqarimin e plotë të të gjitha rasteve.

</body></html>

The post Tetovë dhe Gostivar: katër raste dhune, mes tyre edhe kërcënim me armë, të raportuara brenda një dite appeared first on Albeu.com.

MPB: Brenda një dite arrestohen 13 drejtues automjetesh për shkelje të rregullave të trafikut
<html><head></head><body>

Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se, gjatë 24 orëve të fundit, në mbarë vendin janë arrestuar 13 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjeteve.

Nga të ndaluarit, tetë kishin vozitur pa e kaluar provimin për patentë shoferi. Në Kavadar, një drejtues automjeti u kap nën ndikimin e alkoolit, ndërsa në Veles u arrestua një shofer që kishte vozitur edhe pse ndaj tij ishte në fuqi masa e ndalimit.

Policia ka arrestuar gjithashtu dy shtetas të huaj, njërin nga Turqia dhe tjetrin nga Ukraina, pasi në autostradat A1 dhe Shkup–Veles kishin lëvizur me shpejtësi dy herë më të lartë se kufiri i lejuar.

MPB-ja njoftoi se, pasi rastet të dokumentohen, do të parashtrohen kallëzimet përkatëse, ndërsa u bëri thirrje të gjithë shoferëve që t’u përmbahen rregullave të komunikacionit.

</body></html>

The post MPB: Brenda një dite arrestohen 13 drejtues automjetesh për shkelje të rregullave të trafikut appeared first on Albeu.com.

BDI: Rezultatet e konkursit për Shkollën e Policisë tregojnë përjashtimin e shqiptarëve nga strukturat e sigurisë
<html><head></head><body>

Bashkimi Demokratik për Integrim e konsideron alarmante përbërjen e kandidatëve të pranuar në konkursin e fundit për Shkollën e Mesme të Policisë. Sipas kësaj partie, nga 310 kandidatë të përzgjedhur, vetëm 11 i përkasin komuniteteve joshumicë, përfshirë shqiptarët, turqit, romët, serbët dhe komunitetet e tjera, ndërsa shqiptarët përbëjnë më pak se 3 për qind. BDI vlerëson se kjo përbërje nuk pasqyron në mënyrë të drejtë strukturën e popullsisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Partia thekson se rasti nuk duhet parë si një incident i veçuar, por si dëshmi e një politike që po i lë shqiptarët jashtë institucioneve shtetërore, veçanërisht atyre që merren me rendin dhe sigurinë.

BDI shprehet se përfaqësimi simbolik i një komuniteti të konsiderueshëm në polici nuk mund të shpjegohet thjesht si dështim i një konkursi. Sipas saj, kjo tregon mungesë të vullnetit dhe të mekanizmave për sigurimin e përfaqësimit të drejtë e adekuat. Në reagim thuhet se e njëjta situatë po prek edhe komunitetet e tjera joshumicë, duke krijuar një supremaci institucionale dhe një qasje moniste, ku një grup sillet si zot i shtetit, ndërsa të tjerët trajtohen si qytetarë të dorës së dytë dhe si qiraxhinj në vendin e tyre.

“Një qasje e tillë është e papranueshme në një shtet multietnik dhe përbën kthim prapa të arritjeve të ndërtuara ndër vite përmes Marrëveshjes së Ohrit dhe reformimit të institucioneve”, deklarojnë nga BDI.

BDI kërkon anulimin e menjëhershëm të konkursit dhe zhvillimin e një procesi të ri, të bazuar në kritere që sigurojnë përfaqësim real dhe adekuat për të gjitha komunitetet.

Partia kërkon gjithashtu përgjegjësi të menjëhershme politike dhe dorëheqjen e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme. Sipas saj, prania formale e një zyrtari në këtë detyrë nuk mund të përdoret si justifikim për përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet që duhet t’u shërbejnë të gjithë qytetarëve.

Në të njëjtën kohë, BDI kërkon krijimin e mekanizmave të qartë, të matshëm dhe detyrues për përfaqësim të drejtë e adekuat në strukturat e policisë, rendit dhe sigurisë, që nga rekrutimi e deri te pozitat drejtuese. Ajo paralajmëron se nuk duhet lejuar që puna e ndërtuar ndër vite të zhbëhet brenda dy vitesh dhe që shqiptarët të shndërrohen në dekor institucional, ndërsa vendimmarrja dhe strukturat e sigurisë përqendrohen gjithnjë e më shumë në një dorë.

“Kjo nuk lidhet vetëm me një konkurs apo me një individ. Bëhet fjalë për barazinë, karakterin multietnik të shtetit dhe respektimin e Marrëveshjes së Ohrit. Shqiptarët nuk kërkojnë privilegje, por përfaqësimin që u takon në përputhje me strukturën e popullsisë. Çdo alternativë tjetër përbën përjashtim sistematik dhe një kthim të rrezikshëm prapa”, thuhet në reagimin e BDI-së.

</body></html>

The post BDI: Rezultatet e konkursit për Shkollën e Policisë tregojnë përjashtimin e shqiptarëve nga strukturat e sigurisë appeared first on Albeu.com.

Tre shtetas shqiptarë arrestohen pas sulmit ndaj një 44-vjeçari në Çegran
<html><head></head><body>

Tre shtetas të Republikës së Shqipërisë, D.D. (32), S.E. (35) dhe Xh.D. (35), janë arrestuar nga zyrtarët policorë të Departamentit të Punëve të Brendshme në Gostivar më 28.08.2026, në ora 00:05.

Ndërhyrja e policisë erdhi pas një raportimi se të dyshuarit kishin cenuar rendin dhe qetësinë publike, si dhe kishin ushtruar dhunë fizike ndaj Z.A. (44), banor i fshatit Çegran, Gostivar.

Pas arrestimit, të tre personat janë mbajtur në ambientet e DPB-së Gostivar.

Kontrollet kanë evidentuar se D.D. kishte 2.57 promilë alkool në gjak, ndërsa tek Xh.D. janë regjistruar 1.47 promilë alkool në gjak.

Policia njofton se, pas përfundimit të dokumentimit të rastit, ndaj tyre do të paraqitet kallëzim përkatës.

</body></html>

The post Tre shtetas shqiptarë arrestohen pas sulmit ndaj një 44-vjeçari në Çegran appeared first on Albeu.com.

Arrestohet 48-vjeçari nga Kumanova, dyshohet se sulmoi djalin e mitur pasi tentoi të godiste bashkëshorten
<html><head></head><body>

Një 48-vjeçar nga Kumanova është ndaluar nga policia pas dyshimeve se ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij të mitur. Sipas denoncimit, ai fillimisht kishte tentuar të sulmonte fizikisht bashkëshorten.

Sektori i Punëve të Brendshme njoftoi se më 27.08.2026, rreth orës 00:15, zyrtarët policorë të SPB Kumanovë privuan nga liria Z.N., 48 vjeç, nga Kumanova. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në shtëpinë familjare, ku i dyshuari ka tentuar të sulmojë bashkëshorten e tij 48-vjeçare dhe më pas ka sulmuar djalin e tyre të mitur.

Policia bëri të ditur se pas përfundimit të dokumentimit të rastit, ndaj Z.N. do të paraqitet kallëzimi përkatës.

</body></html>

The post Arrestohet 48-vjeçari nga Kumanova, dyshohet se sulmoi djalin e mitur pasi tentoi të godiste bashkëshorten appeared first on Albeu.com.

Toshkovski: Rreth 300 nxënës do të ndjekin Shkollën e Mesme Policore nga 1 shtatori
<html><head></head><body>

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, bëri të ditur se të gjithë kandidatët që kanë kaluar me sukses procesin e seleksionimit dhe kriteret eliminuese do të regjistrohen në Shkollën e Mesme Policore.

Edhe pse plani fillestar parashikonte pranimin e 200 nxënësve, pas shqyrtimeve të bëra, konsultimeve dhe sigurimit të fondeve të nevojshme, Qeveria vendosi të përfshijë të gjithë aplikantët që përmbushin kushtet e kërkuara.

Sipas Toshkovskit, afërsisht 300 kandidatë kanë kaluar kriteret eliminuese, të cilat lidhen me arsimin, suksesin e nevojshëm, sjelljen, karakteristikat fizike dhe gjendjen shëndetësore.

“Numri i përgjithshëm i kandidatëve që i kaluan kriteret eliminatore të lidhura me arsimin, notat e nevojshme, sjelljen, karakteristikat fizike dhe shëndetësore është rreth 300 fëmijë. Bëmë një analizë të detajuar nëse mund t’i pranojmë të gjithë, biseduam me Ministrinë e Financave dhe Qeveria vendosi se mund t’i pranojmë të gjithë. Do të ishte me të vërtetë për të ardhur keq të lëmë jashtë cilindo prej atyre fëmijëve që i kanë plotësuar kushtet”, deklaroi Toshkovski.

Ministri vlerësoi interesin e lartë për këtë institucion arsimor, i cili rikthehet pas 26 vitesh. Për shkollën aplikuan më shumë se 600 kandidatë, çka, sipas tij, dëshmon se të rinjtë dëshirojnë të ndërtojnë karrierën e tyre në shërbim të shtetit dhe të sigurisë së qytetarëve.

Shkolla do të nisë aktivitetin më 1 shtator dhe nxënësit do të vijojnë mësimet në klasën e tretë dhe të katërt.

Toshkovski nënvizoi gjithashtu se çdo nxënës që përfundon me sukses Shkollën e Mesme Policore do t’i bashkohet sistemit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në përputhje me marrëveshjen e nënshkruar me ta.

“Të gjithë që do ta përfundojnë me sukses Shkollën e Mesme Policore do të jenë pjesë e sistemit. Ministria e Punëve të Brendshme është e obliguar të sigurojë të gjitha kushtet e nevojshme që ata të bëhen pjesë e MPB. Jam i bindur se kjo gjeneratë në të ardhmen do të jetë krenaria e Ministrisë së Punëve të Brendshme”, përfundoi Toshkovski.

</body></html>

The post Toshkovski: Rreth 300 nxënës do të ndjekin Shkollën e Mesme Policore nga 1 shtatori appeared first on Albeu.com.

ASH akuzon EBR-në për mungesë të shqiptarëve dhe të gjuhës shqipe në ceremoninë e 25-vjetorit
<html><head></head><body>

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar pas ceremonisë së organizuar për 25-vjetorin e Njësisë për Intervenim të Shpejtë pranë MPB-së së Maqedonisë së Veriut, e njohur si EBR.

Sipas kësaj partie, në aktivitet nuk ka qenë i pranishëm asnjë shqiptar dhe nuk është përdorur asnjë fjalë në gjuhën shqipe. ASH vlerëson se ceremonia ka përcjellë pamjen e një institucioni të një shteti njëetnik.

Në reagimin e saj të plotë, Aleanca për Shqiptarët thekson se EBR-ja e shënoi jubileun 25-vjeçar përmes një ceremonie shtetërore, ku u ndanë dekorata dhe mirënjohje. Megjithatë, sipas partisë, ajo që u pa në këtë ngjarje krijonte përshtypjen e një institucioni të një shteti njëetnik.

ASH pretendon se në ceremoninë zyrtare nuk mori pjesë asnjë shqiptar, ndërsa gjuha shqipe mungoi plotësisht nga skena institucionale. Sipas reagimit, i pranishëm nuk ishte as zëvendësministri shqiptar i Punëve të Brendshme.

Në kuadër të ceremonisë u shpërblye pjesëtari më i mirë, ndërsa pllaketa iu dorëzuan drejtuesve institucionalë. Gjithsej 33 pjesëtarë u nderuan për 25 vjet shërbim, por ASH thotë se shqiptarët sërish mbetën të padukshëm, sikur nuk ekzistojnë në këtë shtet.

Partia e cilëson të papranueshme dhe të pajustifikueshme që kjo çështje të trajtohet si një lëshim i thjeshtë protokollar.

“Ku është VLEN-i? Ku është zëvendësministri Astrit Iseni?”, pyet ASH, duke ngritur dilema për rolin e përfaqësimit shqiptar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, nëse në një jubile të tillë shqiptarët dhe gjuha shqipe largohen nga pamja institucionale.

Aleanca për Shqiptarët kërkon përgjigje publike nga MPB-ja për numrin e shqiptarëve që janë aktualisht pjesë e Njësisë për Intervenim të Shpejtë, për numrin e shqiptarëve mes 33 të dekoruarve, për arsyen e mungesës së gjuhës shqipe në ceremoni dhe për mospraninë e zëvendësministrit shqiptar.

Sipas ASH-së, VLEN-i mund të vazhdojë të numërojë funksionet e veta, ndërsa qytetarët, siç thuhet në reagim, po shohin çdo ditë se sa shqiptarë po zhduken nga institucionet. Partia shton se heshtja përballë kësaj situate nuk përbën përfaqësim, por vetëm dekor të pushtetit të OBRM-PDUKM-së.

</body></html>

The post ASH akuzon EBR-në për mungesë të shqiptarëve dhe të gjuhës shqipe në ceremoninë e 25-vjetorit appeared first on Albeu.com.