motra e nuredin dumanit Archives - Albeu.com

“Ndodhet në një fazë depresioni”, Klodiana Lala rrëfen takimin me motrën e Nuredin Dumanit
Gazetarja Klodiana Lala tha këtë të hënë se Xhuljana Dumani, motra e Nuredin Dumanit e cila u pajis me certifikatë sigurie në dikasterin e diplomacisë, është e pambrojtur. Gazetarja rrëfeu se e ka takuar personalisht Dumanin.

Takimi më i fundit është zhvilluar pasditen e sotme, ku Lala tha se 24-vjeçarja është në një fazë depresioni. Sipas saj, atë mund ta marrin peng grupet kriminale dhe mund ta shantazhojnë që i vëllai të mos flasë, ose mund ta vrasin. Por mbi të gjitha, Lala tha se e reja është e pambrojtur.

“Kam marrë kontakt me vajzën e cila kishte refuzuar mbrojtjen, gjë që më duket anormale nga ana institucionale, sepse Zyra për Mbrojtjen e Dëshmitarëve në raste ekstreme siç është rasti i Nuredin Dumanit që ka shumë personazhe të përfshirë, shumë vepra kriminale, ka rrëfyer për një gamë veprash kriminale, padiskutim që vajzës mund t’i garantohej mundësia për të shkuar jashtë vendit sepse ishte lehtësisht e identifikueshme për shkak të moshës së re. Ajo është 24 vjeçe, kishte bërë prakatikën në Ministrinë e Jashtme. Kishte kaluar disa hapa për të shkuar deri tek zyra ku aktualisht punonte. Më tha që nuk e ka pranuar mbrojtjen dhe me thënë të drejtën e kam rikontaktuar në momentin që kolegu jonë Elvi Fundo nxorri certifikatën dhe tha skandal, institucionet e kanë pajisur. Po atë ditë pak orë pas daljes së këtij lajmi e kam takuar. Sigurisht unë nuk e kam sonte me Xhuljanën. Nuk çfarë e mbroj. Është e kotë. Emri i ka dalë gjithandej. E kam takuar. Padiskutim që parë në kontekstin moral ajo mund të kishte zgjedhur të largohej për shkak të problematikës që ka vëllai. Ajo ka edhe një tjetër vëlla që është duke vuajtur dënimin. Ma ka rrëfyer gjithë bisedën që bëra me të. Vëllai i tretë është i larguar me status azilanti. Të vetmit njerëz që kishte në Shqipëri ishte nëna, babai, ajo vetë dhe fëmijët e vëllait, të cilët janë aktualisht në mbrojtje. Pse nuk e pranove mbrojtjen e kam pyetur. Sepse e para gjë nuk kam besim, nuk mund të rri e burgosur, kam qenë e shkëputur nga aktiviteti i vëllait. Po citoj atë në ligjeratë të drejtë pavarësisht qëndrimit që mund të kem unë.

Unë e kam takuar sot pasdite, ajo vajzë është praktikisht, më vjen shumë keq që po e them, është në një fazë depresioni. Sot që flasim është e pambrojtur. Sonte grupet kriminale mund ta marrin peng, mund ta shantazhojnë që vëllai të tërhiqet. Grupet kriminale mund ta vrasin”, tha Lala.

Çështja e Xhuljana Dumanit ka shkaktuar reagim në opinionin publik pasi u pajis me certifikatë sigurie pavarësisht se vëllai i saj  ka marrë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë duke rrëfyer për dhjetëra ngjarje kriminale./tvklan.al

The post “Ndodhet në një fazë depresioni”, Klodiana Lala rrëfen takimin me motrën e Nuredin Dumanit appeared first on Albeu.com.

Kanë punësuar motrën e Nuredin Dumanit dhe e kanë pajisur me certifikatë sigurie nga NATO? Reagon për herë të parë Ministria e Jashtme
Xhuljana Dumani, motra e Nuredin Dumanit, të arrestuar për disa ngjarje kriminale,  rezulton se është pajisur edhe me certifikatë sigurie pasi punon në zyrën e marrëdhënieve me NATO-n në dikasterin e diplomacisë. Në lidhje me këto lajme që kanë shkaktuar debat ditët e fundit ka reaguar ministria e Jashtme.

DEKLARATË PËR SHTYP

MINISTRIA PËR EVROPËN DHE PUNËT E JASHTME

Ditën e djeshme në një numër mediash janë publikuar raportime mbi punësimin në MEPJ dhe pajisjen me çertifikate sigurie të motrës së të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani, znj. Xh. D.

Nisur nga interesimi që natyrshëm ka ngjallur ky rast, por edhe nga nevoja për të korrigjuar disa pasaktësi në raportimet mediatike, duam të informojmë opinionin publik si më poshtë vijon:

Znj. Xh.D, është përzgjedhue për të kryer praktikën 3-mujore në MEPJ. (thirrja VI, Programi Kombetar i Praktikave të Punes, te Ministrise se Arsimit, në zbatim te VKM nr. 395, datë 29.04.2015, ‘’Për miratimin e programit kombëtar të praktikave të punës në administratën shtetërore dhe institucionet e tjera publike’’ e ndryshuar.)

Emri i znj. Xh.D ka qenë pjesë e listës që kanë aplikuar për këtë program sjellë në MEPJ nga Ministria e Arsimit. Pas marrjes së listës, ngrihet një komision që bën përzgjedhjen e studentëve, bazuar në metodologjinë e përcaktuar në VKM përkatëse dhe më tej, bazuar tek buxheti dhe kërkesat e drejtorive përkatëse të MEPJ, përzgjidhen një numer i caktuar studentësh, për të cilët lidhen kontratat e punës me afat të caktuar 1 vjeçar. Emrat e praktikantëve sugjerohen nga drejtoritë përkatëse ku ata kanë kryer praktikat e punës.

Pra, znj. Xh.D ka hyrë në MEPJ si pjesë e një programi, ku përzgjedhja bazohet vetëm në rezultatet e studentëve dhe që synon krijimin e hapësirave për studentët më të mirë në administratën publike.

Znj. Xh.D e ka kryer praktikën në gusht 2021 dhe në perfundim të praktikës, për shkak të vlerësimit të performancës së saj nga drejtoria, është lidhur kontrata e punës me afat të paracaktuar 1 vjecar deri ne 31.12.2022, si specialiste në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme, Sektori i Shërbimeve. Znj. Xh.D nuk ka qenë për asnjë moment e punësuar në Kabinetin e MEPJ.

Për punësimin e znj. Xh.D është kërkuar sipas ligjit, dëshmia e penalitetit nga autoritetet përkatëse e cila ka rezultuar e pastër. Në përputhje me ligjin, ashtu si për çdo punonjës tjetër të MEPJ, edhe për znj. Xh.D është kërkuar certifikata e sigurisë nga DSIK. Kjo certifikatë është, pas dëshmisë së penalitetit, një tjetër filtër nëpër të cilin kalon çdo punonjës i MEPJ.

Duam të sigurojmë publikun por edhe mediat e interesuara, që në asnjë moment zonja në fjalë nuk ka pasur akses në informacion të klasifikuar e aq më pak në informacion të klasifikuar të NATO. Informacionet e klasifikuara në MEPJ trajtohen me rregulla e procedura të posaçme dhe vetëm një numër i kufizuar punonjësish kanë akses në to.

The post Kanë punësuar motrën e Nuredin Dumanit dhe e kanë pajisur me certifikatë sigurie nga NATO? Reagon për herë të parë Ministria e Jashtme appeared first on Albeu.com.