Moti përkeqësohet pasdite, stuhia do të godasë Tiranën dhe rrethet

Dita e sotme ka nisur me mot të kthjellët dhe vranësira, por duke filluar nga dreka do të rikthehen reshjet e shiut që do të jenë në formë të stuhisë në të gjithë territorin.

Stuhia  do të nise nga zona e veriut dhe Ultësira Perëndimore. Ndërsa pas orës 15:00 furtuna do të godasë Tiranën për të kaluar drejt pjesës së lindjes së vendit.

Moti do të qetësohet të premten në mbrëmje, ndërsa të shtunën dhe të dielën do të ketë vranësira në disa zona.

Java tjetër do të jetë me mot të kthjellët, por temperatura të ulëta./albeu.com


Shtuar 9.12.2021 09:12

Tags: ,