moti ne prill Archives - Albeu.com

Reshje shiu dhe dëbore në gjithë vendin, meteorologia zbulon cila ditë e javës rikthen pranverën
Kjo javë do të jetë më e mirë se java që lamë pas. Do të ketë reshje, por do të jenë të pakta. Nuk përjashtohet mundësia për reshje dëbore gjatë kësaj jave, por do të jenë sasi të pakta.

Sot java ka nisur me mot të kthjellët, por nuk do të vazhdojë kështu, pasi sot pasdite reshjet do të jenë prezente, kryesisht në zonat lindore dhe më pak në qendër.

Temperaturat kanë shënuar një tjetër rënie mëngjesin e sotëm, krahasuar me fundjavën. Termometri ka zbritur minimumi në -1 gradë dhe maksimumi nuk ngjitet më shumë se 14 gradë.

Era nuk është se do të jetë problematike, do të jetë të paktën gjatë ditës së sotme, por edhe deri nga mesi i javës mesatare dhe jo e fortë ashu sikundër kemi përjetuar javën e shkuar.

Edhe dita e martë mbetet kryesisht me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Nuk përjashtohet mundësia e reshjeve të pakta të dëborës të izoluara kryesisht në verilindje të vendit.

E mërkura sjell kthjellime dhe na kujton se jemi në pranverë, më së shumti në territor ku ngrihen edhe temperaturat deri në 19 gradë celcius. Por dita e enjte rikthen prezencën e reshjeve thuajse në të gjithë Shqipërinë, por kryesisht në veri dhe në zonat qendrore.

Përsa i përket temperaturave, edhe ditën e nesërme mëngjesi do të mbetet i freskët, megjithëse kemi një rritje të lehtë të vlerave termike, por nga mesdita dhe në vijim kemi rritje të ndjeshme të temperaturave, njofton meteorologia Tanja Porja.

Pra rriten edhe gjatë orëve të mëngjesit, por kryesisht në mesditë. Përjashtuar mesditën e së enjtes e cila do të sjellë vranësira shumë herë gjatë 24 orësisht dhe prezencë të reshjeve të shiut, ku zbret sërish maksimumi në 16 nga 19, që do të jetë ditën e mërkurë./albeu.com/

The post Reshje shiu dhe dëbore në gjithë vendin, meteorologia zbulon cila ditë e javës rikthen pranverën appeared first on Albeu.com.

Destabilizim i fuqishëm i motit, nga ciklonet tek reshjet e dëborës: Kur pritet që moti të marrë kthesën
Ende gjendemi nën ndikimin e masave të fuqishme ajrore anticiklonike të cilat po kushtëzojnë mot krejtësisht stabil dhe të këndshëm pranveror, por mbetet jashtëzakonisht thatë për këtë periudhë kohore.

Kjo gjendje sinoptike pritet të ndryshojë me afrimin e fundit të këtij muaji dhe sidomos në fillim të muajit Prill.

Në Iberi dhe Mesdheun perëndimor pritet të ketë masa të fuqishme ajrore ciklonike të cilat pritet të nisen në drejtim të rajonit tonë duke u fuqizuar edhe më shumë në territorin e Italisë, Detit Adriatik dhe Gadishullit Ballkanik. Si pasojë pritet të kemi destabilizim të fuqishëm të motit.

Fillimisht pritet të kemi aktivizimin e erërave jugore dhe jugperëndimore dhe kjo do të jetë hyrje ose fillim i kontaktit të parë të masave ciklonike dhe shembjen ose dobësimin e anticiklonit të fuqishëm mbi rajonint tonë. Riga lokale shiu pritet të fillojnë që nga nesër dhe atë kryesisht në disa vise të Shqipërisë, ndërsa në viset tjera mbetet ende mot i thatë. Me kalimin e ditëve në Shqipëri pritet të ketë intensifikim gradual të reshjeve të shiut, përderisa në Kosovë ende reshjet do të jetë krejtësisht simbolike dhe të izoluara.

Reshje pak më intensive në Kosovë priten në ditën e fundit të këtij muaji dhe gjatë ditëve në vijim në fillim të muajit Prill. Këto reshje do të jenë jashtëzakonisht të mirëseardhura për shkak të thatësisë ekstreme që ka përfshirë shumë vende në rajonin tonë. Reshjet e shiut pritet të përfshijnë pothuajse tërë Ballkanin duke filluar nga Sllovenia, Kroacia, Bosnja, Mali të Zi dhe Shqipëria.

Vende-vende priten reshje mjaft intensive dhe të fuqishme dhe nuk përjashtohet mundësia e vërshimeve. Me kalimin e ditëve masat ciklonike do të përforcohen edhe në Kosovë duke krijuar kushte për reshje të herëpashershme.

Fillimisht pritet të jemi në sektorin e ngrohtë të masave ajrore dhe priten vetëm reshje shiu. Me largimin e cikloneve drejt lindjës dhe verilindjes së Kontinentit mund të hapet rruga për depërtimin e masave të ftohta ajrore që mund të kushtëzojnë edhe reshje bore. Reshje bore priten në viset malore, por nuk përjashtohet mundësia që reshje kalimtare bore të ketë edhe në disa ultësira të Kosovës dhe kjo nuk na duhet tani.

Gjendja sinoptike pritet të jetë jashtëzakonisht dinamike gjatë dekadës së parë të Prillit dhe nga sot është jashtëzakonisht e vështirë për ta përcaktuar saktë sasinë dhe llojin e reshjeve si dhe sasinë e ajrit të ftohtë polar që eventualisht mund të arrijë deri te ne. Ne do të jemi duke e përcjellur ecurinë e situatës sinoptike dhe për çdo eventualitet do tju lajmërojmë me kohë në postimet tona gjatë ditëve të ardshme./MeteoBallkan

The post Destabilizim i fuqishëm i motit, nga ciklonet tek reshjet e dëborës: Kur pritet që moti të marrë kthesën appeared first on Albeu.com.