moti i ftohte Archives - Albeu.com

Keni ftohtë gjatë gjithë kohës dhe nuk arrini të ngroheni? Ja përse ndodh kjo
Ndërsa është normale të ndjeheni të ftohtë kur temperaturat janë të ftohta, një ndjenjë e vazhdueshme e të ftohtit mund të jetë një shenjë e një problemi shëndetësor themelor. Një nga problemet që mund të shkaktojnë ndjenjën e të ftohtit janë komplikimet që lidhen me sheqerin e lartë në gjak, si neuropatia periferike. Kjo sëmundje dëmton nervat e duarve dhe këmbëve, gjë që mund të çojë në mpirje dhe dhimbje dhe shpesh ndihet ftohtësia.

Duke qenë se nervat që transmetojnë ndjesitë e temperaturës mund të dëmtohen, këmbët dhe duart tuaja mund të jenë vazhdimisht të ftohta, edhe pse temperatura e jashtme nuk është e ulët.

Mungesa e lëngjeve në trup mund të shkaktojë gjithashtu një ndjenjë të ftohtësisë. Uji ndihmon në rregullimin e temperaturës së trupit, pasi përbën më shumë se dy të tretat e masës së trupit tonë. Kur jeni të hidratuar mirë, uji ruan nxehtësinë dhe e lëshon ngadalë, duke ju mbajtur në një zonë të rehatshme të temperaturës. Nëse jeni të dehidratuar, trupi juaj bëhet më i ndjeshëm ndaj ndryshimeve të temperaturës, të cilat mund t’ju bëjnë të ndiheni të ftohtë.

Një nga shkaqet më të zakonshme të ftohjes së vazhdueshme është hipotiroidizmi, një gjendje në të cilën gjëndra tiroide prodhon shumë pak hormone tiroide. Këto hormone luajnë një rol kyç në rregullimin e metabolizmit dhe kur nivelet e tyre janë të ulëta, metabolizmi ngadalësohet. Kjo do të thotë që trupi prodhon më pak nxehtësi, gjë që mund t’ju bëjë të ndiheni të ftohtë, edhe kur ambienti është i ngrohtë. Anemia e shkaktuar nga mungesa e hekurit është një nga shkaqet e zakonshme të ndjenjës së të ftohtit, sepse hekuri është thelbësor për transportin e oksigjenit përmes qarkullimit të gjakut.

Kur keni nivele të ulëta hekuri, qelizat e kuqe të gjakut nuk mund të kryejnë funksionin e tyre siç duhet, gjë që mund të çojë në një ulje të prodhimit të nxehtësisë në trup. Përveç kësaj, nivelet e ulëta të hekurit mund të ndikojnë negativisht në funksionin e tiroides, gjë që mund të përkeqësojë më tej ndjenjën e të ftohtit. Edhe pse ftohja mund të jetë e padëmshme, në disa raste mund të jetë shenjë e problemeve më serioze shëndetësore që kërkojnë vëmendje.

The post Keni ftohtë gjatë gjithë kohës dhe nuk arrini të ngroheni? Ja përse ndodh kjo appeared first on Albeu.com.

Finlanda e Suedia përfshihen nga moti i ftohtë -40 gradë
Finlanda dhe Suedia regjistruan temperaturat e tyre më të ftohta të dimrit të martën, kur termometrat ranë deri në minus 40 gradë Celsius, teksa një periudhë e ftohtë përfshiu rajonin nordik.

I ftohti dhe bora ndërprenë transportin në të gjithë rajonin, përfshirë Norvegjinë ku një autostradë kryesore në jug u mbyll për shkak të motit dhe linjat e trageteve pezulluan funksionimin. Operatorët suedezë të trenave thanë se të ftohtit shkaktoi probleme thelbësore për trafikun hekurudhor në veriun e Arktikut.

Nikkaluokta, një fshat i vogël i banuar nga banorët indigjenë Sami në Suedinë veriore, regjistroi një temperaturë prej minus 41.6 gradë C herët të martën, njoftoi transmetuesi publik suedez SVT.

“Është temperatura më e ftohtë që kemi pasur deri më tani këtë dimër dhe do të vazhdojë të jetë mot mjaft i ftohtë në veri,” tha meteorologu i SVT, Nils Holmqvist.

Instituti Meteorologjik dhe Hidrologjik Suedez raportoi temperatura prej minus 30 gradë në disa vende në veri të Suedisë dhe lëshoi një paralajmërim për borë dhe erë në Suedinë qendrore dhe jugore. Paralajmërimi i tij i dytë më i lartë zbatohet nga mesnata deri të mërkurën.

Në Finlandën fqinje, rekordi i ftohtë i këtij dimri u regjistrua në qytetin veriperëndimor të Ylivieska, ku temperaturat ranë në minus 37.8 C herët të martën dhe parashikuesit thanë se temperaturat do të ishin më të ulëta se minus 40 C në pjesë të vendit gjatë javës.

Temperaturat në kryeqytetin finlandez, Helsinki, pritej të lëviznin midis minus 15 dhe minus 20 C.

Në qytetin jugor të Norvegjisë, Arendal, zyrtarët thanë se shkollat do të mbylleshin të mërkurën sepse nuk ishte e mundur të pastroheshin trotuaret në kohë që fëmijët të shkonin në shkollë./Gazeta Express

The post Finlanda e Suedia përfshihen nga moti i ftohtë -40 gradë appeared first on Albeu.com.

Mund të jetë edhe fatale! Si të jeni të përgatitur për 9 mënyra që moti i ftohtë ndikon në trupin tuaj
Moti i zymtë përmirëson funksionimin e trurit tonë, sepse na ndihmon të fokusohemi dhe të mendojmë më thellë, sipas psikologëve.

Kujtesa jonë është më e mirë në ditët me shi dhe me vranësira. Ndoshta, sepse gjatë ditëve me diell jemi shumë të zënë duke bërë gjëra të ndryshme.

Në ditë jashtëzakonisht të nxehta dhe të lagështa, trupi mund të ftohet. Normalisht, ai e drejton gjakun e ngrohtë drejt sipërfaqes së lëkurës aty ku ftohet duke djersitur. Por në temperatura të nxehta, djersa nuk avullon, kështu që në vend të kësaj, lëngu mblidhet tek gjymtyrët tuaja, duke i bërë ato të fryhen.

Çfarë të bëni: Përdorni mjete të tjera freskuese, si një ventilator ose dehidratues. Pas disa ditësh, trupi do të mësohet me motin e nxehtë dhe ënjtja do të zhduket.

Moti ekstrem mund të sjellë tendosje në zemrën tuaj. Temperaturat e ftohta e bëjnë zemrën të punojë më shumë për ta mbajtur trupin ngrohtë, por kjo bën që enët e gjakut të ngushtohen dhe zvogëlojnë shpërndarjen e oksigjenit në zemër.

Kjo mospërputhje e ofertës dhe kërkesës mund të përfundojë në mënyrë dramatike, në një sulm në zemër ose goditje në tru. E njëjta gjë vlen edhe për erën dhe borën, sipas hulumtimit .

Çfarë të bëni: Shmangni mbingarkesën.

Ndërsa moti ftohet, ajri bëhet më pak i lagësht, gjë që mund të shihet përmes lëkurës sonë. Ajo bëhet e thatë, plasaritet, dhe mund të shkaktojë edhe kruajtje, duke çuar në ekzemë. Erërat e forta gjithashtu mund të dëmtojnë pengesën mbrojtëse lipide të lëkurës, duke shkaktuar gjakderdhje.

Çfarë të bëni: Përdorni kremra hidratues dhe kremin për diellin dhe shmangni dushet e gjata dhe të nxehta pasi heqin vajrat natyralë që lëkura prodhon.

Në dimër, flokët dhe thonjtë përballen me të njëjtin problem si lëkura. Enët e gjakut ngushtohen dhe furnizimi me ushqim dhe oksigjen zvogëlohet. Sigurisht, ajo dobëson flokët dhe thonjtë, duke i bërë të thatë dhe të brishtë.

Çfarë të bëni: Dush jo më shumë se 5-10 minuta në ujë të ngrohtë (jo të nxehtë!). Përdorni më pak shampo.

Një rënie e presionit barometrik mund t’i shkaktojë dhimbje nyjeve, veçanërisht tek njerëzit që vuajnë nga artriti. Lëngjet brenda nyjeve bëhen më të trasha në temperatura të ulëta, kështu që kockat ndihen më të ngurta. Moti i ftohtë gjithashtu forcon muskujt dhe tendinat.

Çfarë të bëni: Qëndroni ngrohtë! Kjo ndihmon rrjedhën e gjakut, përmirëson lehtëson dhimbjen dhe muskujt. Rutina e stërvitjes largon gjithashtu dhimbjen dhe ngurtësinë.

Moti ndikon në alergjitë sezonale, duke shkaktuar lotim të syve në ditë me erë, hundë të zëna gjatë shiut etj. Moti specifik shkakton procese natyrore si pjalmimi i pemëve, ndaj të cilave mund të jemi alergjikë.

Sistemi imunitar e konsideron të gjithë atë myk dhe polen të pasigurt dhe aktivizon mekanizmat mbrojtës si kruajtja, teshtitja dhe rrjedhja e hundës. Asnjë nga këto nuk është në të vërtetë e rrezikshme, por janë të pakëndshme.

Çfarë të bëni: Mësoni kur sezoni i mykut dhe polenit arrin kulmin në zonën tuaj dhe shmangni ambientet e jashtme gjatë atyre kohërave.

Një nga burimet kryesore të vitaminës D për ne janë rrezet e diellit. Stinët e ftohta sjellin ditë më të shkurtra dhe njerëzit priren të qëndrojnë brenda më shumë, në mënyrë të pashmangshme, duke mos marrë diell mjaftueshëm. Si rezultat, nivelet tona të vitaminës D bien. Simptomat negative të saj përfshijnë dobësi të muskujve, presion të lartë të gjakut, fraktura të stresit dhe ndjeshmëri më të madhe të dhimbjes.

Çfarë të bëni: Merrni vitaminën tuaj nga një burim tjetër. Hani më shumë të verdha vezësh, kërpudha dhe peshk të yndyrshëm si salmoni dhe toni; dhe pini lëng portokalli dhe qumësht.

I ftohti i ngushton enët e gjakut, duke ngadalësuar rrjedhën e tij. Më pak gjak arrin në tru, gjë që mund të çojë në dhimbje koke të forta. Dhe nëse vuani nga migrena, pothuajse çdo ndryshim i motit mund të jetë shkas për një sulm. Erërat e forta, të ftohtit ekstrem, dielli i ndritshëm, thatësia dhe rënia e presionit barometrik janë ndër faktorët më të këqij .

Çfarë të bëni: Nëse vuani nga migrena, mbani gjithmonë një ditar dhe përpiquni të shkruani shenjat para sulmit. Kur ta kuptoni modelin, do të jetë më e lehtë për t’u përgatitur.

Moti i fortë mund të shkaktojë një sulm të astmës pasi çdo ndryshim në ajër mund të irritojë lehtësisht rrugët e frymëmarrjes. Ajri i nxehtë dhe i lagësht është më i rëndë dhe më i vështirë për të marrë frymë. Ajri i ftohtë dhe i thatë dehidraton rrugët e frymëmarrjes, duke i fryrë ato dhe duke kufizuar rrjedhën e ajrit.

Çfarë të bëni: Mbajeni qafën dhe kraharorin ngrohtë në një mot të ftohtë, hidratohuni dhe lani duart shpesh.

The post Mund të jetë edhe fatale! Si të jeni të përgatitur për 9 mënyra që moti i ftohtë ndikon në trupin tuaj appeared first on Albeu.com.

Pas të ftohtit rikthehet shiu dhe bora, ja si do të ndryshojë moti sonte dhe qytetet ku do të ketë reshje
Pas të ftohtit polar, që i lanë më pas vendin temperaturave të buta mbrëmjen e sotme thuajse i gjithë territori do të përfshihet nga moti i keq.

Pjesa e parë e ditës ishte nën dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave në zonat malore.

Por në pjesën e dytë të ditës vranësirat kalimtare do të përfshijnë gjithë vendin tonë nga veriu për të zbritur më pas gradualisht në jug.

Reshjet do të jenë me intensitet jo të lartë, por që në pjesën e veriut, verilindjes dhe juglindjes do ia lënë vendin dëborës.

Moti i keq do të jetë kalimtar, pasi nesër pasdite qielli do të hapet. Reshjet e shiut do të rikthehen në ditën e fundit të muajit, 31 janar. Muaji shkurt do të nisë vrullshëm.

Për më shumë lajme nga moti nga ndiqni në këtë link: https://albeu.com/moti/

The post Pas të ftohtit rikthehet shiu dhe bora, ja si do të ndryshojë moti sonte dhe qytetet ku do të ketë reshje appeared first on Albeu.com.

Pasi vendosi mbylljen e shkollave për 3 ditë, qeveria nxjerr vendimin e ri
Qeveria shqiptare vendosi pezullimin e mësimit për 3 ditë në të gjitha shkollat e vendit, nga data 24-26 janar, për shkak të motit të ftohtë.

Ministria e Arsimit njofton se njëri nga prindërit mund të qëndrojë në shtëpi me fëmijët gjatë kësaj kohe që ata nuk do të frekuentojnë shkollat.

Ministria bën me dije se me vendimin e ri të Këshillit të Ministrave njëri nga prindërit me fëmijë të mitur lejohet të qëndrojë në shtëpi pa pasoja administrative dhe financiare.

“Nisur nga vendimi i fundit për ndërprerjen e procesit mësimor nga data 24 – 26 janar për shkak të kushteve të vështira atmosferike, nisur edhe nga eksperiencat e mëparshme ku me vendim të Këshillit të Ministrave njëri nga prindërit me fëmijë të mitur lejohet të qëndrojë në shtëpi pa pasoja administrative dhe financiare, i njëjti vendim do të aplikohet përsëri edhe gjatë javës së ardhshme”, njofton ministria./albeu.com/

The post Pasi vendosi mbylljen e shkollave për 3 ditë, qeveria nxjerr vendimin e ri appeared first on Albeu.com.