mosmarreveshjet mes arabise dhe izraelit Archives - Albeu.com

Arabia Saudite mund të lejojë të gjitha fluturimet nga Izraeli
Duket se mosmarrëveshjet mes Arabisë Saudite dhe Izraelit po shkojnë drejt një përmirësimi të plotë.

Sipas burimeve, autoritetet saudite thuhet se po përgatiten të lejojnë përdorimin e hapësirës ajrore për të gjitha fluturimet komerciale drejt Izraelit dhe në kthim.

Lajmi u bë i ditur nga multi-mediali amerikan “CNN”, duke cituar “njerëz të njohur me këtë çështje”.

Ndër të tjera, sipas raportimit të CNN, Arabia mund të lejojë edhe udhëtimin e drejtpërdrejtë për myslimanët që marrin pjesë në pelegrinazhin vjetor të haxhit në Mekë.

“Riyadh-i”, shkruan ‘CNN’, “pritet të njoftojë se do të lejojë të gjitha fluturimet komerciale për në dhe nga Izraeli që të përdorin hapësirën e saj ajrore dhe të lejojë pakicën myslimane të Izraelit të marrë fluturime çarter direkt në Arabinë Saudite për të marrë pjesë në Haxh”.

Në një artikull përpara udhëtimit, Biden tha se udhëtimi i drejtpërdrejtë ishte një “simbol i vogël” i ngrohjes së lidhjeve midis Izraelit dhe botës arabe dhe “hapave drejt normalizimit”.

Izraeli dhe Arabia Saudite nuk kanë marrëdhënie zyrtare diplomatike, por lidhjet e fshehta janë ngrohur vitet e fundit.

Kjo, pasi Riyadh-i dhe sundimtari i saj, Princi i Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman, e shohin Izraelin si një partner strategjik në betejën kundër ndikimit iranian në rajon.

Mbretëria refuzoi të nënshkruante Marrëveshjen e Abraham-it të ndërmjetësuar nga Ëashington-i në vitin 2020, siç kishin shpresuar SHBA-të dhe Izraeli.

Riyadh-i besohet se i ka dhënë miratimin Bahrain-it, ku ruan ndikimin vendimtar, për t’u bashkuar me marrëveshjen e normalizimit me Izraelin, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Marok-un.

Arabia Saudite filloi të lejojë linjat ajrore izraelite të fluturojnë mbi territorin e saj në një korridor të posaçëm ajror për fluturime për Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrain-in, pasi u nënshkruan marrëveshjet.

Por Izraeli nuk ka marrë ende një akses të tillë për fluturimet për në Indi, Tajlandë dhe Kinë.

The post Arabia Saudite mund të lejojë të gjitha fluturimet nga Izraeli appeared first on Albeu.com.