moska Archives - Albeu.com

Ukraina mohon shënjestrimin e civilëve, pasi Moska e akuzon se ka sulmuar një hotel
Ushtria ukrainase tha më 2 janar se godet vetëm “caqe ushtarake”, një ditë pasi Rusia e akuzoi Kievin se ka sulmuar me dronë një hotel dhe një kafene në jugun e pushtuar të Ukrainës, duke vrarë 27 persona.

Autoritetet e instaluara nga Rusia në rajonin e Hersonit, në jug të Ukrainës, thanë se të vrarët ishin duke festuar Vitin e Ri, ndërkaq në mesin e viktimave ishin edhe dy fëmijë, duke e përshkruar incidentin si “akt terrorist”.

Hoteli, që Moska thotë se ishte cak i sulmit, gjendet në Horli, një qytezë në Detin e Zi të cilën ushtria ruse e ka pushtuar që në fillim të vitit 2022.

Guvernatori rajonal, i instaluar nga Rusia, Vladimir Saldo, publikoi fotograi të enjten që dukej se tregonin brendësinë e djegur të një ndërtese, si dhe trupa të djegur.

Në komentet e tij për AFP, zëdhënësi i ushtrisë ukrainase, Dmytro Lykhoviy, akuzoi Rusinë se përdor vazhdimisht “dezinormata dhe deklarata të rreme”.

“Forcat e mbrojtjes të Ukrainës respektojnë normat e së drejtës humanitare ndërkombëtare dhe godasin ekskluzivisht objektivat ushtarake të armikut”, tha ai.

Më herët gjatë së premtes, shërbimi ukrainas i inteligjencës tha se Rusia po tenton të orkestrojë “një provokim në shkallë të gjerë me humbje njerëzore”, pa ofruar ndonjë dëshmi për këtë pretendim.

Akuzat vijnë në një moment të rëndësishëm të konfliktit gati katërvjeçar, më i përgjakshmi në Evropë që nga Lufta e Dytë Borërore.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha një fjalimin e tij për Vitin e ri se një marrëveshje paqeje, e ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara, ishte “90 për qind” gati, megjithatë çështjet territoriale mbeten të pazgjidhura.

Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 2022. Që atëherë, Moska ka zaptuar pjesë të mëdha të Ukrainës lindore dhe jugore, teksa sulmon qytetet dhe fshatrat ukrainas çdo ditë me dronë dhe raketa, duke shkaktuar edhe vdekje të civilëve./ REL

The post Ukraina mohon shënjestrimin e civilëve, pasi Moska e akuzon se ka sulmuar një hotel appeared first on Albeu.com.

Përplasja Izrael-Iran,Moska e gatshme të ndërmjetësojë për t’i dhënë fund armiqësisë
Sipas mediave ndërkombëtare, Moska është gati të ndërmjetësojë për t’i dhënë fund krizës mes Izraelit dhe Iranit.

Presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij iranian Masoud Pezheskian si edhe me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

Presidenti iranian nga ana e tij ka thënë se Teherani nuk kërkon të sigurojë armë bërthamore dhe se është gati të ofrojë garanci për organizatat ndërkombëtare kompetente.

Në komunikimin e tij me Netanyahun, Putin i tha kryeministrit izraelit se çështjet që lidhen me programin bërthamor të Iranit duhet të zgjidhen përmes kanaleve diplomatike.

The post Përplasja Izrael-Iran,Moska e gatshme të ndërmjetësojë për t’i dhënë fund armiqësisë appeared first on Albeu.com.

Presidenti serb shpërfill Brukselin, Vuçiç: Do të shkoj në Moskë për paradën e 9 majit
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, tha se do të marrë pjesë në paradën e 9 majit në Moskë. Reagimi i tij vjen pas presioneve të vazhdueshme të Bashkimit Europian, duke e vënë Vuçiç përballë zgjedhjes, ose me BE-në ose me Rusinë.

Në një dalje të fundit televizive, Vuçiç pohoi se ka pasur gjithmonë një marrëdhënie të hapur dhe të ngrohtë me Putin, duke deklaruar edhe një herë se do të shkontë në Moskë, në paradën që shënon 80 vjetorin e fitores mbi fashizmin në Luftën e Dytë Botërore.

“Unë kam pasur gjithmonë një marrëdhënie të hapur, të sinqertë dhe të ngrohtë me Presidentin (i Rusisë, Vladimir) Putin, megjithëse nuk është gjithmonë e lehtë apo e drejtpërdrejtë pasi ne nuk shohim gjithmonë sy për sy, por besojmë njëri-tjetrin kur themi diçka. Tetë muaj më parë, thashë se do të shkoja në Moskë më 9 maj dhe do të shkoj,” tha Vuçiç.

Ai tha se ndoshta do të udhëtojë vetëm në Moskë dhe se pret të përballet me “një breshëri kritikash, si nga jashtë ashtu edhe nga brenda” për udhëtimin.

Vuçiç vuri në dukje se në Moskë, ai do të diskutojë një marrëveshje të re gazi me Putinin dhe do të kërkojë zgjidhje për Industrinë Serbe të Naftës (NIS), e cila është goditur nga sanksionet e SHBA për shkak të pronësisë së saj në shumicë ruse.

“Kam shumë biznes ekonomik në Moskë. Më duhet të flas me Presidentin Putin për marrëveshjen e gazit, pasi duhet ta nënshkruajmë atë deri më 30 maj. Ne gjithashtu duhet të trajtojmë çështjen e kompanisë së naftës dhe të mbulojmë të gjitha temat e tjera,” shtoi ai.

The post Presidenti serb shpërfill Brukselin, Vuçiç: Do të shkoj në Moskë për paradën e 9 majit appeared first on Albeu.com.

Moska dhe Kievi shkëmbejnë sulme me dronë dhe raketa, dy persona humbin jetën
Dy persona humbën jetën në një sulm me raketa në qytetin port ukrainas në brigjet e Detit të Zi Odesa, thanë zyrtarët lokalë, ndërsa Moska dhe Kievi shkëmbyen sulme me dronë dhe raketa. Forca ajrore ukrainase tha të dielën se rrëzoi 10 nga 14 dronët dhe një nga tre raketat që Rusia hodhi gjatë natës.

Oleh Kiper, guvernatori rajonal i Odesës tha se personat që vdiqën në periferi të Odesës të shtunën mbrëma ishin një çift i martuar dhe se një person tjetër u plagos në sulm. Të paktën 41 persona u plagosën pasditen e së dielës kur një bombë ajrore ruse goditi një ndërtesë shumëkatëshe banesash në Kharkiv, tha kryebashkiaku Ihor Terekhov, duke shtuar se bomba e komanduar goditi katin e 10-të të ndërtesës dhe zjarri u përhap në katër kate. Ai tha se u dëmtuan edhe dymbëdhjetë ndërtesa të tjera.

Ndërkohë, Ministria ruse e Mbrojtjes tha se ka rrëzuar 29 dronë ukrainas gjatë natës së të dielës mbi rajonet perëndimore dhe jugperëndimore, pa shkaktuar dëme. Ministria tha gjithashtu se një tjetër dron ukrainas u rrëzua të dielën në mëngjes mbi rajonin perëndimor të Ryazanit.

Ndërsa Ukraina dhe Rusia kryejnë rregullisht bastisje me drone gjatë natës në territorin e njëra-tjetrës, zyrtarët ukrainas në përgjithësi nuk konfirmojnë ose mohojnë sulmet brenda kufijve të Rusisë.

Sulmet e fundit vijnë pasi Ukraina bëri një thirrje të re të shtunën ndaj Perëndimit për ta lejuar atë të përdorë raketat me rreze të gjatë veprimi të dërguara nga vendet partnere të Ukrainës, për të goditur objektivat në thellësi të Rusisë, ndërsa forcat ukrainase luftojnë për të frenuar përparimet ruse në Ukrainën lindore.

Deri tani, Shtetet e Bashkuara e kanë lejuar Kievin të përdorë armë të dërguara nga Amerika vetëm në një zonë të kufizuar brenda kufirit të Rusisë me Ukrainën. Zyrtarët e Kievit argumentojnë se armët janë jetike për të dobësuar aftësinë e Rusisë për të goditur Ukrainën dhe për ta detyruar atë të largojë aftësitë e saj sulmuese nga kufiri.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy i bëri thirrje përsëri të dielën thirrje Perëndimit që të ndryshojë politikën për përdorimin e armëve me rreze të gjatë veprimi, duke vënë në dukje se Rusia kishte lëshuar “rreth 30 raketa të llojeve të ndryshme, më shumë se 800 bomba ajrore të komanduara dhe gati 300 dronë sulmues kundër Ukrainës” këtë javë.

“Ukraina ka nevojë për mbështetje të fortë nga partnerët tanë për të mbrojtur jetë përballë terrorit rus – mbrojtje ajrore, aftësi me rreze të gjatë veprimi, mbështetje për luftëtarët tanë. Gjithçka që do të ndihmojë ta detyrojë Rusinë t’i japë fund kësaj lufte”, tha zoti Zelenskyy në platformën X./VOA

The post Moska dhe Kievi shkëmbejnë sulme me dronë dhe raketa, dy persona humbin jetën appeared first on Albeu.com.

Moska paralajmëron perëndimin: Nuk përjashtojmë raketat bërthamore, nëse raketat amerikane vendosen në Gjermani
Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergey Ryabkov tha se ai nuk e përjashton mundësinë që Moska të vendosë sisteme raketore bërthamore si përgjigje ndaj vendosjes së planifikuar të raketave me rreze të gjatë veprimi të Shteteve të Bashkuara në Gjermani.

“Në këtë situatë, duke marrë parasysh tërësinë e vendeve anëtare të NATO-s, ne duhet të kalibrojmë përgjigjet tona pa përjetuar ndonjë kufizim të brendshëm, si të thuash, në lidhje me atë se çfarë, ku dhe kur është e mundur, e nevojshme dhe nëse ato duhet të jenë dislokuar”, tha zëvendësministri.

Më parë, Shtëpia e Bardhë njoftoi planet e saj për të filluar ngritjen e aftësive të zjarrit me rreze të gjatë në Gjermani duke filluar nga viti 2026.

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov e konsideroi këtë masë “të turpshme”, ndërsa zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov paralajmëroi se vendimi mund të çojë në një Luftë të Ftohtë midis Rusisë dhe vendeve perëndimore.

The post Moska paralajmëron perëndimin: Nuk përjashtojmë raketat bërthamore, nëse raketat amerikane vendosen në Gjermani appeared first on Albeu.com.

Moska: Të hapur për bisedime me SHBA mbi rreziqet bërthamore, por të përfshijnë edhe Ukrainën
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha të premten se Rusia është “e gatshme” për bisedime mbi çështje sigurie me Shtetet e Bashkuara, por shtoi tha se ato duhet të përfshijnë konfliktin në Ukrainë, e në mënyrë specifike atë që ai e quajti “angazhim të drejtpërdrejt” të Shteteve të Bashkuara atje.

Gjatë konferencës së rregullt me gazetarët, zëdhënësi Peskov tha se dialogu ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë “është shumë i nevojshëm” për shkak “të problemeve të shumta të lidhura me arkitekturën globale të sigurisë”.

Zoti Peskov i bëri këto komente si përgjigje ndaj pyetjes rreth mundësisë së bisedimeve me Shtetet e Bashkuara rreth rreziqeve bërthamore pavarësisht konfliktit në Ukrainë.

Shtëpia e Bardhë njoftoi të enjten se do të vendosë Ukrainën në krye të listës për ta furnizuar me raketa të fuqishme për mbrojtje ajrore pas sulmeve të Rusisë me raketa dhe dronë që dëmtuan rrjetin energjetik nëpër tërë vendin gjatë natës.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për Siguri Kombëtare John Kirby u tha gazetarëve se qindra raketa të sapo prodhuara ‘Patriot” dhe ‘NASAMS’ – që përdoren për mbrojtje tokë-ajër – do të dërgohen në Ukrainë para se t’u jepen shteteve të tjera që i kanë porositur ato, duke iu referuar sulmeve të Rusisë ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës.

Ndërkohë, gjatë vizitës në Azi, Presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi të premten Korenë e Jugut kundër dërgimit të armatimit në Ukrainë.

Zyrtarë të lartë të Koresë së Jugut thanë të enjten se marrëveshja e nënshkruar gjatë kësaj jave ndërmjet Rusisë dhe Koresë së Veriut përmes së cilës dy shtetet zotohen të mbrojnë njëra-tjetrën në rast lufte paraqet “një rrezik të madh” dhe se Seuli po shqyrton mundësinë që të dërgojë armë Ukrainës si kundërpërgjigje, që shënon përmbysje të politikës së deritashme për të mos u dhënë armë shteteve të janë të angazhuara në konflikte.

Zoti Putin u përgjigj të premten duke thënë se Koreja e Jugut nuk ka arsye për t’u shqetësuar rreth traktatit të Rusisë me Korenë e Veriut, por shtoi se nëse Seuli i dërgon armë Ukrainës ky do të ishte “një gabim shumë i madh.” Ai shtoi, “nëse e bën një gjë të tillë, atëherë do të marrim vendime të caktuara që nuk do t’i pëlqejnë aspak udhëheqësve aktualë të Koresë së Jugut.”

Ukraina u përgjigj ndaj sulmeve ruse të premten me një sulm ndaj rafinerive të naftës, radarëve dhe qendrave të zbulimit në pjesë jugore të Rusisë dhe në Krimenë e pushtuar.

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase njoftoi se forcat ukrainase sulmuan një depo karburantesh dhe lëndësh kimike në rajonin Tambov të Rusisë, si dhe një depo vaji në Adygea.

Sipas raporteve ruse, një person ka humbur jetën në sulme. Zyrtarët rusë pretenduan se shkatërruan 114 dronë ukrainase.

Rrjeti energjetik i Ukrainës nën sulm

Kompania furnizuese e energjisë elektrike e Ukrainës, Ukrenergo, njoftoi të enjten se sulmi rus ndaj termo-elektranës shkaktoi dëme serioze. Gjatë tij u lënduan tre punonjës.

“Pajisjet në Vinistia, Dnipropetrovsk, Donetsk dhe Kiev janë dëmtuar”, njoftoi Ukrenergo përmes një kumtese.

Të mërkurën, Ukrenergo njoftoi se reduktime të rregullta një orëshe të energjisë elektike do të zbatoheshin në tërë vendin. Sulmet ruse me dronë dhe raketa kanë përgjysmuar kapacitetin e prodhimit të energjisë elektrike të Ukrainës krahasuar me vitin e kaluar, sipas Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

Marrë nga VOA

The post Moska: Të hapur për bisedime me SHBA mbi rreziqet bërthamore, por të përfshijnë edhe Ukrainën appeared first on Albeu.com.

Mykhailo Podolyak: Ukraina nuk kishte lidhje me të shtënat dhe shpërthimet në Moskë
Ndihmësi i presidentit Mykhailo Podolyak ka deklaruar në Telegram se Ukraina ka asnjë lidhje me ntë shtënat dhe shpërthimet në Bashkinë e Crocus në Moskë.

“Ukraina sigurisht që nuk ka asnjë lidhje me të shtënat dhe shpërthimet në Bashkinë e Crocus në Moskë. Nuk ka asnjë kuptim. Ukraina ka luftuar me ushtrinë ruse për më shumë se dy vjet. Dhe gjithçka në këtë luftë do të vendoset vetëm në fushën e betejës. Vetëm nga sasia e armëve dhe vendimet cilësore ushtarake.Sulmet terroriste nuk zgjidhin asnjë problem.Ukraina nuk është përdorur kurrë në përdorimin e metodave terroriste. Është gjithmonë e pakuptimtë. Ndryshe nga, meqë ra fjala, vetë Rusia, e cila përdor sulme terroriste në luftën aktuale kundër Ukrainës. Dhe së treti, shumë kohë përpara ngjarjeve në Crocus_City_Hall, kishim dëgjuar paralajmërime publike nga ambasadat e huaja të vendosura në Moskë për mundësinë e ekseseve të tilla të përgjakshme. Nuk ka asnjë dyshim më të vogël se ngjarjet në periferi të Moskës do të kontribuojnë në një rritje të mprehtë të propagandës ushtarake, militarizimin e përshpejtuar, mobilizimin e zgjeruar dhe, në fund të fundit, shkallëzimin e luftës. Dhe gjithashtu për të justifikuar sulmet e dukshme gjenocidale kundër popullsisë civile të Ukrainës “, tha ai në Twitter.

The post Mykhailo Podolyak: Ukraina nuk kishte lidhje me të shtënat dhe shpërthimet në Moskë appeared first on Albeu.com.

Moska “blindohet” për përcjelljen e Navalnyt drejt banesës së fundit, Kremlini mesazh për qytetarët
Alexei Navalny, lideri i opozitës ruse, do të përcillet sot në banesën e tij të fundit, pasi humbi jetën në burg.

Sipas raportimeve të mediave të huaja, në kishën ku po kryhet ceremonia mortore, por edhe në segmentet drejt varrezave ku do të prehet në Moskë, ka një prani tepër të madhe të forcave të policisë.

Ndërkohë, gazetarët kanë kërkuar të marrin një reagim nga zëdhënësi i Kremlinit, i cili ka deklaruar se në fakt nuk kanë asgjë për të komentuar për Alexei Navalny, teksa përsëriti mesazhin për qytetarët se nëse do të kenë protesta për të, secili që merr pjesë do të përballet me përgjegjësitë ligjore.

“Kremlini nuk ka asgjë për t’i thënë familjes së Navalny në ditën e funeralit të tij”, deklaroi Dmitry Peskov.

The post Moska “blindohet” për përcjelljen e Navalnyt drejt banesës së fundit, Kremlini mesazh për qytetarët appeared first on Albeu.com.

Temperatura zbresin në -50 gradë në Siberi, reshje rekord bore në Moskë
Temperaturat në pjesë të Siberisë ranë në minus 50 gradë Celsius ndërsa stuhitë mbuluan Moskën me sasi rekord bore dhe shkaktuan probleme fluturimi ndërsa dimri përfshiu Rusinë.

Në Republikën Sakha, e vendosur në pjesën verilindore të Siberisë dhe duke përfshirë Yakutsk, një nga qytetet më të ftohtë në botë, temperaturat ranë nën minus 50 gradë Celsius, sipas stacioneve të motit në rajon.

Një valë e hershme e ftohtë e papërshtatshme uli temperaturat edhe nën minus 50 gradë Celsius në disa pjesë të Sahas, një rajon i përhapur pak më i vogël në sipërfaqe se India.

Pothuajse e gjithë Saha është në zonën e permafrostit. Në kryeqytetin rajonal, Yakutsk, i cili ndodhet rreth 5000 kilometra në lindje të Moskës, temperatura ishte rreth minus 44 deri në minus 48 gradë Celsius.

Temperaturat prej minus 50 gradë janë bërë më pak të zakonshme vitet e fundit për shkak të ndryshimeve klimatike, ku ngricat e përhershme tregojnë gjithnjë e më shumë shenja shkrirjeje.

Në kryeqytetin rus, një nga stuhitë më të këqija të regjistruara po shkakton vonesa në aeroporte sot, me pistat e mbuluara nga bora e madhe.

The post Temperatura zbresin në -50 gradë në Siberi, reshje rekord bore në Moskë appeared first on Albeu.com.

“Na sulmuan gjatë natës”, Rusia thotë se parandaloi dronët ukrainas mbi Moskë
Rusia e ka zmbrapsur një sulm të madh ukrainas, i cili përfshiu së paku 24 dronë, në pesë rajone, përfshirë kryeqytetin Moskë, tha Ministria e Mbrojtjes e Rusisë të dielën.

Ministria tha se mbrojtja e saj ajrore i rrëzoi dronët ukrainas mbi Moskë, Tula, Kaluga, Smolensk dhe Briansk.

Një person u plagos në Tula kur një dron e goditi një ndërtesë banimi, tha guvernatori rajonal, Alexei Dyumin.

“U tentua për një sulm masiv me dronë gjatë natës”, tha kryetari i Moskës, Sergei Sobyanin, duke shtuar se dronët ukrainas u rrëzuan në disa zona të rajonit të Moskës.

Gazeta Kommersant raportoi se fluturimet u shtynë apo anuluan në aeroportet kryesore të Moskës, për shkak të sulmit me dronë.

Ndërkohë, Ukraina tha të shtunën se Kievi u godit nga sulmi më i madh rus me dronë prej se ka nisur pushtimi i paprovokuar i Ukrainës nga Moska.

Mbrojtja Ajrore e Ukrainës tha se i rrëzoi 71 prej 75 dronëve – rreth 60 mbi Kievin – me të cilët Rusia e sulmoi të shtunën.

Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, dha hollësi rreth sulmit rus mbi kryeqytetin ukrainas, si pasojë e të cili u plagosën pesë njerëz, përfshirë një fëmijë 11-vjeçar. Të gjithë prej tyre morën tretman mjekësor, tha ai.

“Barbarët rusë kryen sulmin më të madh mbi Kievin dhe alarmi ajror zgjati gjashtë orë”, tha Klitschko.

“Ky sulm me dronë ishte më i madhi prej se nisi pushtimi i plotë”, tha shefi i administratës ushtarake të Kievit, Mykhaylo Shamanov, për televizionin ukrainas. /REL

The post “Na sulmuan gjatë natës”, Rusia thotë se parandaloi dronët ukrainas mbi Moskë appeared first on Albeu.com.