moshuarit Archives - Albeu.com

Çmime më të larta ushqimesh, por gërryerje e fuqisë blerëse! Rritet diferenca e pagave me pensionet, inflacioni rëndon të moshuarit
Paga mesatare në vend, është rritur me ritme te shpejta dy vitet e fundit, teksa masa e pensionit mesatar ka ecur me ngadalë.

Në vitin 2024, paga mesatare mujore bruto arriti në 77,457 lekë duke u rritur rreth 10 për qind në krahasim me vitin 2023, teksa pensioni mesatar rezultoi 19,092 lekë në tetor 2024, ose 4 për qind më i lartë se viti i mëparshëm.

Vitin e kaluar pensioni mesatar ishte sa 24.6% e pagës mesatare mujore bruto, nga 26% që ishte ky raport me 2023. Dhjetë vite më parë pensioni mesatar ishte sa 32 për qind e pagës mesatare mujore bruto.

Fuqia blerëse e pensionistëve, po gërryhet më tej edhe nga thellimi i diferencës ndërmjet pagave dhe pensioneve.

Rritja e hendekut ndërmjet pagës mesatare dhe pensionit mesatar, thellon pabarazinë ndërmjet pensionistëve dhe pjesës tjetër të shoqërisë.

Përshpejtimi i rritjes së pagave si në sektorin publik dhe atë privat, po shoqërohet me rritje te çmimeve në disa produkte të shportës që janë jetike për pensionistët.

Sipas përcaktimeve të INSTAT, që bazohen në metodologji ndërkombëtare, një pensionist konsiderohet i varfër, nëse pagesa mujore është më pak se gjysma e pagës mesatare në shkallë vendi.

Ky hendek është thelluar vitet e fundit për shkak se pagat po rritem më ritme më të larta se pensionet.

Të dhënat tregojnë për një rritje të pabarazisë ndërmjet shtresave të shoqërisë, në këtë rast të pensionistëve dhe personave të punësuar.

Me gjasa, hendeku do të zgjerohet gjatë viteve në vijim, pasi tregu po sinjalizon rritje më të larta të pagave prej kushteve të reja që ka krijuar mungesa e fuqisë punëtore.

Në fund të vitit 2024 paga mesatare në shkallë vendi ishte 47 % më e lartë se para pandemisë, duke u rritur nga 52,380 lekë me 2019 në 77,456 lekë më 2024.

Në të njëjtën periudhë, pensioni mesatar nga niveli 16,256 lekë në vitin 2019, arriti në 19,092 lekë më 2024 me zgjerim vetëm 17%.

Sakaq, plagët e tranzicionit po ulin përfitimet nga pensioni. Numri i pensionistëve, që nuk përmbushin vitet e punës dhe nuk arrijnë të përfitojnë një pension të plotë pleqërie, po rritet me shpejtësi.

Të dhënat zyrtare nga instituti i Sigurimeve Shoqërore tregojnë se, në 6-mujorin e parë të vitit 2023, pensionistët me pagesë të pjesshme përbënë 50% të totalit të personave që përfitojnë pension pleqërie, nga 45% më 2021.

Të dhënat zyrtare të 6-mujorit të parë 2023 tregojnë se numëroheshin 503,747përfitues të pensionit të pleqërisë, nga të cilët 258,312 mijë 51% e përfituesve morën pagesa të pjesshme./ Monitor

The post Çmime më të larta ushqimesh, por gërryerje e fuqisë blerëse! Rritet diferenca e pagave me pensionet, inflacioni rëndon të moshuarit appeared first on Albeu.com.

Ikin të rinjtë, mbeten të moshuarit/ EUROSTAT: Shqipëria humb avantazhin e popullsisë së re
Në vitin 2002, Shqipëria dheTurqia, kryesonin Europën për popullsinë e re në moshë, por tani, pas dy dekadash, profili demografik i vendit ka ndryshuar rrënjësisht.

Të dhënat e fundit të Eurostat, referojnë se raporti i varësisë së moshuarve (popullsia 65+ vjeç) ishte 33,9% e forcës së punës.

Në Shqipëri, sipas të dhënave të INSTAT nga Censi 2023, raporti i varësisë së të moshuarve ndaj forcës së punës ishte 30,4%, shumë më e lartë se në vitin 2011, kur treguesi ishte 16,4%, dhe në vitin 2002, vetëm 12,3%. Kjo do të thotë se tashmë ka rreth 3.2 shqiptarë në moshë pune për çdo të moshuar mbi 65 vjeç, nga 8.1 që ishin në vitin 2002.

Zbrazja nga të rinjtë e ka rritur shumë shpejt varësinë ndaj të moshuarve. P.sh., në BE, në vitin 2022, varësia e të moshuarve ishte 23,8%, ndërsa në vitin 2024, 33,9%.

Në 22 vite, raporti i varësisë së të moshuarve u rrit me 10,1% në BE, ndërsa në Shqipëri me 18 pikë. Tani, pas Shqipërisë, janë së paku edhe 16 vende që kanë raporte varësie më të ulët të të moshuarve ndaj forcës së punës.

Në shkallë europiane, Italia, Bullgaria dhe Portugalia kanë varësinë më të lartë të të moshuarve, me 38%, ndërsa, në anën tjetër, Turqia, Luksemburgu, Islanda dhe Irlanda kanë varësinë më të ulët.

Kur raporti i varësisë së të moshuarve rritet, do të thotë se numri i personave mbi 65 vjeç po rritet në krahasim me popullsinë në moshë pune.

Kjo krijon presion mbi sistemin e pensioneve dhe kujdesin shëndetësor, pasi më pak punonjës duhet të mbështesin një numër gjithnjë e më të madh pensionistësh. Gjithashtu, mund të ngadalësojë rritjen ekonomike për shkak të mungesës së fuqisë punëtore dhe uljes së konsumit.

Për të përballuar këtë situatë, vendet shpesh zgjasin moshën e pensionit, inkurajojnë punësimin e të moshuarve dhe përpiqen të tërheqin më shumë emigrantë ose të nxisin lindshmërinë. Nëse nuk merren masa efektive, një raport i lartë i varësisë së të moshuarve mund të bëhet një sfidë serioze për qëndrueshmërinë financiare dhe sociale të një vendi.

Bashkitë me më shumë të moshuar

Të dhëna të brendshme nga Censi 2023 tregojnë se, në shumicën e bashkive, gama e shërbimeve për të moshuarit duhet të rritet – referojnë të dhënat e reja të censit. P.sh., në 19 bashki të vendit, gati një e treta, varësia e të moshuarve (popullsia mbi 65 vjeç, në përqindje të grupmoshës 15–65 vjeç) është mbi 40–64%.

Bashkitë e Himarës, Pustecit, Finiqit dhe Dropullit kanë varësinë e moshave mbi 60%. Kjo do të thotë se të moshuarit mbi 65 vjeç në këto bashki përbëjnë më shumë se gjysmën e popullsisë.

Raporti i varësisë së të moshuarve në shkallë kombëtare ishte 30%, por në të paktën 42 bashki ky raport është më i lartë se 30%.

Popullsia e Shqipërisë është reduktuar, por ajo është plakur me 7 vite, nga viti 2011 deri në 2023. Të dhënat e Censit 2023 referuan se, nga 103 mijë persona që jetonin vetëm, 62,5% e tyre ishin 60 vjeç e lart (64,375 persona).

Popullsia në moshë pensioni 65+ arriti në 473 mijë persona, sipas Censit 2023, me një rritje prej 49% nga Censi 2011. Rritjen më të fortë në popullsinë e përgjithshme e kishin 90-vjeçarët.

Grupi i popullsisë 85–89 vjeç arriti në 26,443 persona në Censin 2023, nga 14,738 në 2011, me një rritje prej 79%. Struktura e popullsisë tregon rënie dyshifrore në moshat 0 deri në 54 vjeç, ndërsa rritja nis për grup-moshat 55 deri në 100 vjeç.

Grup-moshat në moshë pensioni janë rritur me ritme shumë të larta. Grup-mosha 80–84 vjeç ishte grupmosha e dytë me rritjen më të madhe, 75%, ndërmjet Censit 2011 dhe 2023.

Popullsia në moshë punë është reduktuar me 18% ndërmjet Censit 2011 dhe 2023, por gati një e katërta e saj është e përqendruar në Tiranë.

Raporti i varësisë nga mosha tregon se sa shumë mbështetje nga popullsia në moshë punë ofrohet për të rinjtë dhe/ose për të moshuarit, duke matur madhësinë relative të këtyre grupeve krahasuar me numrin e punëtorëve.

Europa

Raportet e varësisë sipas moshës përdoren për të analizuar nivelin e mbështetjes që popullsia në moshë pune ofron për të rinjtë dhe/ose të moshuarit. Këto raporte shprehin madhësinë relative të popullsisë së re dhe/ose të moshuarve krahasuar me popullsinë në moshë pune.

Sipas Eurostat, më 1 janar 2024, raporti i varësisë së të moshuarve në BE arriti në 33.9%. Kjo do të thotë se për çdo person mbi 65-vjeç, kishte pak mbi 3 persona në moshë pune.

Ndër vendet e BE-së, ky raport varionte nga minimumi prej 21.7% në Luksemburg dhe 23.6% në Irlandë – ku për çdo person mbi 65-vjeç kishte pothuajse 5 persona në moshë pune – deri tek maksimumi prej 38.4% në Itali, 38.2% në Bullgari dhe 38.2% në Portugali, ku për çdo person mbi 65 vjeç, ishin më pak se 3 persona në moshë pune.

Ndër vite, ndërmjet 2023 dhe 2024, raporti i varësisë së moshuarve në BE u rrit me 0.5 pikë përqindjeje, duke kaluar nga 33.4% në 2023 në 33.9% në 2024. Ky trend rritës u shfaq në 25 vende të BE-së, ndërsa në Maltë raporti u ul, dhe në Finlandë mbeti konstant./ Monitor

The post Ikin të rinjtë, mbeten të moshuarit/ EUROSTAT: Shqipëria humb avantazhin e popullsisë së re appeared first on Albeu.com.

Berisha takim me të moshuarit: Çfarë ka Mali i Zi më shumë? Aty pensionisti merr 3 herë më shumë se në Shqipëri
Në një takim me pensionistët në Elbasan, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se varfëria në vend është rritur në mënyrë të frikshme.

Gjithashtu, Berisha u shpreh se ata u mashtruan nga qeveria.

Kreu demokrat tha se Mali i Zi, nuk ka asgjë më shumë se Shqipëria që atje pensionet të jenë 3 herë më të larta se në vendin tonë.

“Sa i ka pensionet sot Mali i Zi? 310 përqind më shumë se ne. Po çfarë ka Mali i Zi? Ka breg, që ne kemi 10 herë më shumë, ka male që ne jkemi shumë më tepër, ne kemi fusha, ata nuk kanë fusha, kemi të gjitha llojet e mineraleve.

Çfarë ka Mali i Zi që një pensionist të marrë sa 3 pensionistë tanë. 270 përqind më shumë merr pensionisti serb. Të gjithë në vitin 2013 merrnin më pak se ju.  280 përqind më shumë merr pensionisti në Maqedoni.  Albin Kurti u tha pensionistëve para 1 muaji, do ua rris 20 përqind. Mori 100 milionë euro dhe i çoi në fondin e pensioneve.  Po ne me 8 miliardë buxhetin, për 780 mijë pensionistëve, po çfarë pëson shteti nëse merr 800 milionë dhe i çon në fondin e pensioneve? Si i sheh këta njerëz ai? Çfarë i konsideron ai këta? Njerëz që flasin me vete se nuk mbyllin dot muajin”, tha Berisha.

“Pensionet u shpallën se do indeksoheshin dhe ai u provua një mashtrim i madh. Pensionet absolutisht nuk u indeksuan, por nëse marrim indeksimin e fundit, që nuk ishte as 4 përqind, pensionet sot, 160 mijë lekë pensioni mesatar me 143 mijë që ishte pensioni në vitin 2013. Po të zbresësh inflacionin, janë të paktën 15 përqind më të ulëta”, u shpreh kryedemokrati.

Berisha shtoi se çmimet për produktet bazë dhe ilaçeve u rritën 3.7 herë më shumë se inflacioni.

“Rritja e çmimeve të shportës dhe ilaçeve është pra 3.7 herë më e lartë se sa rritja në tërësi e të gjithë produkteve. Ky është pra një mashtrim i madh që u bëhet pensionistëve, një mashtrim cinik, i pashpirt”, deklaroi ai.

Sali Berisha: Unë vij këtu sot për të diskutuar me ju problemet jetike të shoqërisë sonë, gjendjen në të cilën ai ka zhytur shoqërinë shqiptare, para së gjithash me këtë vjedhje të madhe që u bëhet fondeve dhe pasurive publike dhe këtë varfërim të pamëshirë në rritje nga viti në vit.

Ju e keni të qartë që në një ekonomi tregu që funksionon në mënyrë normale, varfëria nuk rritet, por ulet progresivisht. Pasuria nuk përqendrohet, por shpërndahet progresivisht. Kurse këtu në Shqipëri, nga viti 2013 gjer në vitin 2024, varfëria është rritur në mënyrën më të frikshme, është shndërruar në një tiran të vërtetë për qytetarët shqiptarë.

Në vitin 2013, me një përpjekje shumë të madhe, nga viti 2005, ne dolëm në krye të rajonit për rrogat dhe pensionet, e hoqëm atë vulën e më të varfërve, sepse ajo vulë ishte shumë e pamerituar për ne, sepse ne jemi një vend me pasuri përrallore. Nuk ka një vend të dytë, jo në rajon, por askund me pasuritë që ka Shqipëria.

Ajo që ne trashëguam, më të varfrit e të varfërve, aty u shkëputëm nga ajo kohë. Në vitin 2013 kishim paga dhe pensione më të lartat se 6 vendet e rajonit, plus Buljgaria dhe Rumania.

Kjo ishte në radhë të parë vullnet politik. Shqiptarët duhet të dilnin shpejt nga varfëria. Nuk dolëm, por bëmë hapa shumë të mëdhenj përpara. Kaluam nga grupi i kombeve me të ardhura të ulëta, në grupin e kombeve me të ardhura të mesme të larta.

Kjo ishte, dhe aty e dorëzuam pushtetin, humbëm zgjedhjet, bëmë rotacionin. Çfarë ndodhi? Ndodhi një dukuri që nuk ka ndodhur në asnjë vend tjetër të Europës. Për 12 vite u ngrinë rrogat në një politikë absolutisht kriminale, rrogat u ngrinë, çmimet u rritën trokthi.

Pensionet u shpallën se do indeksoheshin dhe ai u provua një mashtrim i madh. Pensionet absolutisht nuk u indeksuan, por nëse marrim indeksimin e fundit, që nuk ishte as 4 përqind, pensionet sot, 160 mijë lekë pensioni mesatar me 143 mijë që ishte pensioni në vitin 2013. Po të zbresësh inflacionin, janë të paktën 15 përqind më të ulëta.

Kjo në pamje të parë sepse inflacioni llogaritet duke marrë për bazë çmimet e dhjetëra artikujve. Mirëpo për pensionistin, 60 përqind e tyre nuk kanë asnjë vlerë, as nuk i blen, as nuk i shet. Pensionisti ka në radhë të parë produktet bazë dhe ilaçet.

Këtu ndalemi. Në qoftë se i referohemi inflacionit të këtyre produkteve, ky inflacion, kjo rritje është 3.7 herë më e lartë se sa e rritja e inflacionit të përgjithshëm, për të cilin janë indeksuar pensionistët.

Rritja e çmimeve të shportës dhe ilaçeve është pra 3.7 herë më e lartë se sa rritja në tërësi e të gjithë produkteve.

Ky është pra një mashtrim i madh që u bëhet pensionistëve, një mashtrim cinik, i pashpirt.

The post Berisha takim me të moshuarit: Çfarë ka Mali i Zi më shumë? Aty pensionisti merr 3 herë më shumë se në Shqipëri appeared first on Albeu.com.

Kurti bëri iftar me të moshuarit në Shtëpinë e të Moshuarve në Gjinoc
Mbrëmjen e djeshme, me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është bashkuar për iftar me të moshuarit në Shtëpinë e të Moshuarve, në Gjinoc të Komunës së Suharekës.

Sipas njoftimit të Qeverisë së Kosovës, Kryeministri shprehu kënaqësinë që ishte aty, duke iu dëshiruar të gjithë atyre që janë agjërueshëm, agjërim të lehtë, me urimin që Zoti t’u japë forcë, besim, shpresë e mirëqenie.

“Ky është një muaj kur i kthehemi vlerave shpirtërore, kur e shtojmë solidaritetin me njëri-tjetrin e për njëri tjetrin, dhe me besimin në zemër dhe përkushtimin shpirtëror ndihmojmë të tjerët edhe veten tonë, për qetësi shpirtërore e për besim për të ardhmen në Zotin dhe gjithashtu në dashurinë për njerëzit, që është e domosdoshme për jetë të mirë e të dinjitetshme’’, shprehet Kryeministri.

Teksa vlerësoi kontributin e tyre në shoqëri, në familjet e tyre, ai tha se është e domosdoshme që tash ne sado pak të përpiqemi të jemi pranë të moshuarve, për nevojat lidhur me shëndetin dhe mirëqenien.

Me këtë rast Kryeministri falenderoi edhe bamirësin z.Halil Kastrati, për punën që po e bën.

Në librin e përshtypjeve, kryeministrit shtoi se ishte kënaqësi të jetë dëshmitar dhe përjetues i dashamirësisë së kësaj shtëpie të të moshuarve, me kujdesin profesional dhe zemërgjerësinë humane.

The post Kurti bëri iftar me të moshuarit në Shtëpinë e të Moshuarve në Gjinoc appeared first on Albeu.com.

Policia e kap në flagrancë duke ujitur kanabisin, reagimi epik i të moshuarit (VIDEO)
Një i moshuar është kapur “mat”  nga polica me zorrë në dorë duke ujitur hashashin e mbjellë në kopshtin e tij.

Burimet sqarojnë se i moshuari pas verifikimeve është arrestuar. /albeu.com/

The post Policia e kap në flagrancë duke ujitur kanabisin, reagimi epik i të moshuarit (VIDEO) appeared first on Albeu.com.