mosha ideale Archives - Albeu.com

Dashuria duhet të njohë moshë! Ja sa është diferenca ideale mes partnerëve që një marrëdhënie të zgjasë
Për disa, mosha është vetëm një numër, për të tjerët është sinonim i një marrëdhënieje toksike.

Hendeku i moshës në një marrëdhënie vazhdon të ndezë debate, një partner dukshëm më të ri ose më të vjetër shpeshherë është justifikuar me dashurinë por ndonjëherë dashuria nuk mund të mbajë në jetë gjithçka, qoftë edhe një lidhje.

Nëse do të duhet të këshillonim dikë për moshën ideale për partnerin/partneren, natyrisht do shpreheshim se më e rëndësishme se çdo gjë tjetër është personaliteti i dikujt, mënyra si sillet dhe si të bën të ndihesh, dhe jo mosha.

Por kur bëhet fjalë për marrëdhëniet tona, si burrat ashtu edhe gratë priren të preferojnë dikë të moshës së tyre, megjithatë ata janë të hapur për partnerë me një diferencë moshe deri në 10-15 vjet (si më shumë ashtu edhe më pak).

Dashuria mund të mos jetë në moshë, por një ndryshim i vogël në çift do të ishte ende i dobishëm për jetëgjatësinë e marrëdhënies, sipas një hulumtimi i ri.

Sipas një studimi të kryer nga Universiteti Emory në Atlanta, thuhet se sa më e madhe të jetë hendeku i diferencës në moshë, aq më e madhe është mundësia e ndarjes. Megjithatë, në të njëjtën kohë, ata deklarojnë se një boshllëk prej një viti është “pika e ëmbël”, domethënë opsioni më ideal.

Pas analizimit të 3.000 personave, u zbulua se çiftet me një diferencë moshe pesëvjeçare kishin 18 për qind më shumë gjasa të ndaheshin në krahasim me çiftet e të njëjtës moshë.Kjo për shkak se afërsia në moshë të përball gati me të njëjtat dëshira, qëllime dhe koncepte për të ardhmen.

Imagjinoni një 25-vjecare e cila është në një marrëdhënie me një burrë 32-vjeçar, i cili ka përfunduar universitetin është në një punë dhe ka mbushur disa nga boshllëqet që 25-vjecarja ka në jetën e saj.

E pa u shkëputur nga kjo ide imagjinoni qëllimet e të dyve për të ardhmen, në kokën e vajzës mbizotëron ideja e karrierës, profesionit dhe punës ndërsa në mendjen e burrit 32-vjeçar ajo e familjes, fëmijës dhe të qenurit baba.

Pikërisht këto mendime të largëta, nxisin shkëndijat  e para të debateve që përfundojnë  në ndarje.

Për këto arsye ndryshe nga opinioni popullor, studiuesit besojnë se më idealja është një dallim njëvjeçar në moshë mes bashkëshortëve dhe ata kanë një shans shumë më të ulët për t’u ndarë, që arrin në vetëm tre për qind.

The post Dashuria duhet të njohë moshë! Ja sa është diferenca ideale mes partnerëve që një marrëdhënie të zgjasë appeared first on Albeu.com.

Kjo është mosha e duhur për t’u martuar, në mënyrë që të shmanget divorci
Është një nga diskutimet më të shpeshta kudo. Më poshtë ju sjellim rezultatet e një studimi shkencor tepër interesant, i cili është munduar t’i japë përgjigje kësaj dileme. A jeni kuriozë ta dini se cila është mosha e duhur për t’u martuar, por duke pasur edhe më pak shance për divorc?

Studimi është drejtuar nga Nicholas H. Wolfinger, një sociolog i “Universitetit të Utahut”. Eksperti i sociologjisë ka analizuar të dhënat e mbledhura midis viteve 2006-2010, duke u munduar të zbulojë se cila është mosha e duhur për t’u martuar.

Sipas rezultateve të këtij studimi, martesa duhet të bëhet në periudhën 25-32 vjeçare në mënyrë që martesa të zgjasë sa më gjatë. Kjo grupmoshë është ndjekur në vite pas martesës dhe ka pasur më shumë mundësi për t’u divorcuar.

Nga ana tjetër janë analizuar edhe grupmoshat sipër dhe poshtë këtij targeti. Për të qenë më të saktë, personat që martoheshin poshtë 20 vjeç, kishin 30% mundësi për t’u divorcuar. Ata në grupmoshën 21-24 vjeç, mundësitë e divorcit i kanë pasur rreth 20%. Kurse personat mbi 32 vjeç, kanë rezultuar në 19% më tepër mundësi për divorc (krahasuar me 21-24 vjeçarët).

Nga ana tjetër, sa më shumë i afrohemi moshës 32 vjeçare, sipas këtij studimi, aq më shumë është risku për divorc. Sigurisht që është një studim i bazuar vetëm në të dhëna statistikore. Ne e dimë shumë mirë që dashuria nuk varet aspak nga rregulla matematikore, shkencore apo universale. Nëpërmjet studimeve të tilla ne mundohemi t’i japim përgjigje një pyetjeje mjaft të shpeshtë në shoqërinë tonë.

The post Kjo është mosha e duhur për t’u martuar, në mënyrë që të shmanget divorci appeared first on Albeu.com.