mosbindje Archives - Albeu.com

Mosbindja civile e opozitës/ Policia: Bllokimi i akseve rrugore, vepër penale. Do devijohet qarkullimi në rrugë alternative
Opozita ka paralajmëruar ditën e nesërme një protestë në formën e mosbindjes civile.

Për këtë policia e shtetit ka publikuar një plan masash, duke thënë ndër të tjera se opozita ka marrë tre orë lejë nga ora 17:00 deri në orën 20:00.

Njoftimi i policisë:

Përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë kanë paraqitur kërkesën për zhvillim të tubimeve, nga ora 17:00 deri në orën 20:00 të datës 29.10.2024, në disa akse rrugore kryesore në vend, konkretisht: “Tiranë–Durrës”, pranë mbikalimit të Kamzës; “Durrës-Tiranë”, pranë mbikalimit të Shkozetit; “Kashar–Milot”, pranë kryqëzimit të Milotit; “Elbasan–Tiranë”, te rrethrrotullimi i Bradasheshit; “Durrës–Fier”, te rrethrrotullimi i Rrogozhinës dhe “Levan–Tepelenë”, te rrethrrotullimi i Levanit.

Policia e Shtetit garanton të drejtën për tubim, të drejtat dhe liritë e pjesëmarrësve në tubime, por pa cenuar lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe të automjeteve.

Në bazë dhe në zbatimit të ligjit “Për tubimet”, Policia e Shtetit ka ndërmarrë të gjitha masat për garantimin e rendit publik, zbatimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve dhe të pjesëmarrësve në tubime, si dhe mbrojtjen e pronave publike dhe private.

Nisur nga objekti i kërkesës së bërë për zhvillimin e tubimeve në disa akse rrugore, Policia e Shtetit iu ka kthyer përgjigjje organizatorëve se merr përsipër garantimin e tubimeve që nuk bllokojnë lëvizjen e lirë të automjeteve dhe qytetarëve.

Bllokimi i akseve rrugore është vepër penale e parashikuar nga neni 293 i Kodit Penal dhe cilido që do të ndërmarrë veprime për të bllokuar rrugët, do të përballet me pasojat që sjell shkelja e këtij neni.

Ndërkohë për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve që do të qarkullojnë në akset rrugore të mësipërme, Policia e Shtetit ka ndërmarrë masa që në rast bllokimi, të devijojë qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative.

Gjithashtu, qytetarët që duan të udhëtojnë drejt Rinasit, me qëllim daljen jashtë vendit, duhet që për shkak të trafikut që mund të krijohet, të arrijnë në aeroport para orës 17:00, ose të përdorin rrugët alternative për të mbërritur në kohë.

Policia e Shtetit apelon dhe një herë për zbatim të ligjit dhe respektim të lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe automjeteve, gjatë orarit të tubimeve.

The post Mosbindja civile e opozitës/ Policia: Bllokimi i akseve rrugore, vepër penale. Do devijohet qarkullimi në rrugë alternative appeared first on Albeu.com.

Berisha: Do të përdorim çdo mjet të mosbindjes civile për të përmbysur regjimin
Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë takimit me anëtarët e degëve 1, 3 dhe 4 ju bëri thirrje që të vijojnë revolucionin dhe mosbindjen civile deri në rrëzimin e plotë të regjimit q ëhstë në pushtet.

Sipas Berishës demokratët dhe shqiptarët do t’i tregojnë kësaj qeverie se ata janë të gatshmë të bëjnë gjithçka për të ndalur pushtetin.

“Ne takohemi sonte para një ngjarje shumë të rëndësishme për revolucionin tonë demokratik, para protestës së 3 marsit me të cilën ne duam ti demonstrojmë këtij regjimi që i bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen e qytetarëve shqiptarë, ka vendosur në Shqipëri monizmin si një fatkeqësi të madhe kombëtare.

Duam ti demonstrojmë këtij regjimi se ne në asnjë rast dhe kurrë nuk do të pajtohemi me monizmin e tij dhe se ne do të bëjmë gjithçka për përmbysjen e këtij monizmi.

Koha e stabilitetit në kushtet e monizmit ka marrë fund njëherë e përgjithmonë. Ne do të jemi në këmbë, në betejë, ne do të përdorim çdo mjet të mosbindjes civile për ti shkurtuar ditët dhe për të përmbysur këtë regjim.

Ky regjim, për çdo shqiptar të vërtetë, çdo shqiptar që i thotë lirisë së vet liri, dinjitetit, dinjitet, ëstë më i egër se çdo pushtim që shqiptarët kanë njohur në histori. Ky regjim sotme politikat që ka ndjekur, me varfërimin masiv të shqiptarëve, me shndërrimin e votës në një letër pa vlerë, fiktive ua ka nxi jetën shqiptarëve, ua ka bërë vendin e tyre një vend në të cilin ata nuk mund të jetojnë. Ka shndërruar Shqipërinë në një vend ku të rinjtë dhe qytetarët largohen masivisht, shumë  më tepër se ata vendet e të cilëve janë në luftëra civile, ose kanë pësuar kalamitete të mëdha natyrore.

Nëse ju lexoni, nëse ju kërkoni, ju nuk mund të gjeni kurrë një vend të dytë në të cilin, një hapësirë kohore 8 vjeçare të jenë larguar prej tij, ta kenë braktisur atë mbi 1/3 e popullsisë. Përzëniet nga Shqipëria të qytetarëve, të rinjve veçanërisht nga ky regjim, tejkalojmë parashikimet e Çubrilloviçit, tejkalojnë çdo parashikim”, tha Berisha.

/AlbEu.com/

The post Berisha: Do të përdorim çdo mjet të mosbindjes civile për të përmbysur regjimin appeared first on Albeu.com.