mosbindja civile Archives - Albeu.com

Mosbindja civile e 23 dhjetorit/ Protestuesit dalin para Gjykatës Penale për masën e sigurisë (EMRAT)
Këtë të enjte, shtatë të arrestuarit nga protesta e Partisë Demokratike, kanë dalë para gjykatës për protestën e opozitës, të zhvilluar tre ditë më parë në kryeqytet.

Ata qe do të njihen me masën e sigurisë janë; Gëzim Sadikaj, Vlash Gjonaj, Çlirim Koka, Romarjo Bila, Arif Hoxha, Julian Çela dhe Albin Cani.

Ata u arrestuan për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Mosbindja ndaj urdhrave të punonjësit të rendit publik”, “Prishja e rendit dhe e qetësisë publike” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik

Seanca po drejtohet nga gjyqtari Edvan Vecani i dhomës penale.

Në mbështetje të protestuesve të arrestuar kanë ardhur familjarë të tyre dhe Klevis Balliu.

The post Mosbindja civile e 23 dhjetorit/ Protestuesit dalin para Gjykatës Penale për masën e sigurisë (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Berisha njofton datën e protestës në Tiranë: Do të jetë mosbindja civile më e fuqishme
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një bashkëbisedim me gazetarët, ka njoftuar se më datë 23 dhjetor forca që ai drejton dhe opozita shqiptare do të zhvillojnë protestën e radhës.

Ndërkaq, teksa iu referuar dhe një herë tjetër rezolutës së IDU-së, Berisha u shpreh se partitë më të fuqishme të botës rrëzuan piramidën gjigante të mashtrimit të Edi Ramës.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS

Sot jam këtu para jush për disa çështje, por do filloj së pari me rezolutën e fundit të miratuar nga Bashkimi Ndërkombëtar për Demokracinë, rezolutë e Uashingtonit

Bashkimi Ndërkombëtar për Demokracinë është një organizatë që përbëhet nga 84 parti të 65 vendeve të botës dhe që ka për lokomotivë Partinë Republikane të SHBA.

Në punimet e Forumit të Uashingtonit, kanë marrë fjalën në seanca të kësaj konference bashkëpunëtorë më të afërt të presidentit Donald Trump, si këshilltari për Sigurinë Kombëtare Waltz, bashkëkryetari i fushatës më të suksesshme në histori të fitores së Donald Trump, Chris LaCivita dhe shumë bashkëpunëtorë të tjerë të presidentit.

Në punimet e kësaj konference është miratuar me unanimitet të plotë rezoluta e Bashkimit Ndërkombëtar për Demokracinë për Shqipërinë, në të cilën narkoshteti i Edi Ramës zhvishet nga e gjitha propaganda mashtruese, apo po të përdorim një term tjetër, piramida gjigante e mashtrimit të Edi Ramës shembet e tëra dhe aty del në Uashington dhe tërë botën, del me shëmtinë e tij Shqipëria, narkoshteti i Edi Ramës, një diktaturë e ngjashme me Tunizinë dhe Bjellorusinë e Lukashenkos.

Rezoluta shkruan se: duke qenë se IDU mbështet fuqishëm sundimin e ligjit dhe integritetin institucional si gurë themeli të demokracisë, në Shqipëri 12 vite qeverisjes të PS kanë përqendruar pushtetin në një person, duke reduktuar zgjedhjet në një fasadë farsë, atë që themi ne në mënyrë të përditshme.

Udhëheqësit e opozitës përballen me persekutim politik, burgosje dhe kërcënime, duke reflektuar regjime autoritare si Bjellorusia dhe Tunizia.

Duke qenë se korrupsioni i shfrenuar dhe lidhjet mes krimit të organizuar dhe drejtuesve të PS, të zbuluara nga autoritetet belge, janë alarmante. Kartelet e drogës shfrytëzojnë Shqipërinë për pastrim parash duke ndërlidhur shtetin me grupe kriminale. Përgjimet zbulojnë bashkëpunimin mes zyrtarëve të qeverisë dhe grupeve kriminale për të manipuluar zgjedhjet.

Duke qenë se pavarësisht rekomandimeve të OSBE/ODIHR, maxhoranca socialiste nën kryeministrin Rama ka dështuar të trajtojë abuzimet elektorale dhe ka ndryshuar në mënyrë të njëanshme kushtetutën për të dobësuar opozitën. Me afrimin e zgjedhjeve të vitit 2025, represioni politik po përshkallëzohet, duke shënuar gjykime, arrestime dhe burgosje të motivuara politikisht të liderëve të opozitës si Prof. Dr. Sali Berisha, Ilir Meta, Fatmir Mediu, Ervin Salianji dhe Fredi Beleri, etj.

Vendimi i Gjykatës së Posaçme më 27 nëntor 2024 për të anuluar arrestimin e z. Berisha, erdhi menjëherë pasi Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut drejtoi pyetjet palëve për shkeljet në rastin e tij, duke zbuluar një gjyqësor të komprometuar nga ndikimi socialist, i cili është kthyer në një mjet për të shtypur opozitën dhe për të manipuluar zgjedhjet.

Pra, ju keni këtu akuzat më të rënda që mund t’i bëhen një vendi, keni këtu akuza që faktojnë se ky vend është një diktaturë e mirëfilltë që angazhon drejtësinë për manipulimin e zgjedhjeve dhe arrestimin e opozitës.

Paralajmërimet e Komisionit të Venecias për kapjen e reformës në drejtësi në pushtet, janë materializuar nën drejtimin e Ramës. Kjo pra është për 84 parti politike më të fuqishmet në botë, drejtësia shqiptare, e kapur nga Edi Rama.

Duke kërcënuar në këtë mënyrë stabilitetin demokratik të Shqipërisë.

Kërkesat e IDU janë:

1. Dhënien fund të persekutimit politik ndaj liderëve të opozitës, dhe sigurimi i një mjedisi të lirë e të ndershëm për të gjithë aktorët politikë në mënyrë që të bëjnë fushatë pa asnjë persekutim politik.

2. Ruajtja e sundimit të ligjit dhe integritetit institucional si themele të një shoqërie demokratike.

3. Një sistem gjyqësor të paanshëm dhe të lirë nga ndërhyrjet politike.

4. Intensifikimin e luftës kundër krimit të organizuar, trafikimit të drogës dhe pastrimit të parave, duke siguruar që veprimet të mbeten të paanshme duke mos synojnë opozitën.

5. Zgjedhje të lira dhe të ndershme që garantojnë pavarësinë e administratës publike nga partia në pushtet.

6. Krijimin e një qeverie kujdestare, sipas modelit të Maqedonisë së Veriut, për të organizuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

IDU rikonfirmon mbështetjen për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, zgjedhjet e lira dhe rolin kritik të opozitës në rivendosjen e demokracisë. IDU do të monitorojë nga afër zhvillimet dhe do të mbështesë aspiratat demokratike dhe europiane të Shqipërisë.

The post Berisha njofton datën e protestës në Tiranë: Do të jetë mosbindja civile më e fuqishme appeared first on Albeu.com.

Mosbindja Civile e opozitës/ Policia e Tiranës arreston një protestues, nisin hetimet për 4 deputetë të PD
Ditën e djeshme, opozita protestoi duke bllokuar rrethrrotullimet kryesore në mbarë vendin, Policia e Tiranës, ka vënë në pranga një protestues për veprën penale Mosbindja Civile.

Përmes me njoftimi zyrtar, blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se kanë nisur hetimet në gjendje të lirë për 4 deputetë demokratë.

Bëhet fjalë për deputetët: Xhelal Mziu, Flamur Noka, Asllan Dogjani dhe Albana Vokshi.

Veprat penale që rëndojnë mbi ta janë për pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit, për prishje të qetësisë publike dhe për kundërshtim të punonjësit të policisë së rendit publik.

“Janë referuar materialet në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në gjendje të lirë, për shtetasit Xhelal Mziu 57 vjeç, Flamur Noka 53 vjeç, Asllan Dogjani, 57 vjeç, dhe Albana Vokshi., 53 vjeçe, Deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik, parashikuar nga nenet 293, 274 dhe 236 të Kodit Penal”, njofton policia.

Janë proceduar 33 shtetas, të gjithë banues në Tiranë, për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Prishja e qetësisë publike”, parashikuar nga nenet 293 dhe 274 të Kodit Penal.

Po punohet për kapjen e 2 personave të tjerë dhe gjithashtu janë shpallur në kërkim 3 automjete.

Në cilësinë e provës materiale, janë sekuestruar 2 automjete të cilat janë përdorur për bllokimin e rrugës, ditën e djeshme.

NJOFTIMI

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me aktet e jashtligjshme të zhvilluara gjatë protestës së ditës së djeshme, më datë 29.10.2024, ka arrestuar 1 shtetas për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” parashikuar nga neni 293 i Kodit Penal.

Janë referuar materialet në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në gjendje të lirë, për shtetasit Xh. M., 57 vjeç, F. N., 53 vjeç, A. D., 57 vjeç, dhe A. V., 53 vjeçe, Deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik, parashikuar nga nenet 293, 274 dhe 236 të Kodit Penal;

Janë proceduar 33 shtetas, të gjithë banues në Tiranë, për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Prishja e qetësisë publike”, parashikuar nga nenet 293 dhe 274 të Kodit Penal.

Po punohet për kapjen e 2 personave të tjerë dhe gjithashtu janë shpallur në kërkim 3 automjete.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 automjete të cilat janë përdorur për bllokimin e rrugës, ditën e djeshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për veprime të mëtejshme.

The post Mosbindja Civile e opozitës/ Policia e Tiranës arreston një protestues, nisin hetimet për 4 deputetë të PD appeared first on Albeu.com.

Efektivi Roven Zeka dhunon protestuesit e opozitës në Elbasan (VIDEO)
Rreth-rrotullimi i Bradasheshit në Elbasan, ishte zona më e tensionuar e protestës së opozitës, e cila për 3 orë paralizoi qarkullimin e automjeteve nga veriu në jug të vendit.

Gjatë aksionit të opozitës jo pak herë, protestuesit u provokuan nga policia e cila me urdhër nga lart e kishte porosinë e qartë: Të provokojë dhe të dhunojë protestuesit.

Gjatë protestës, polici Roven Zeka, pati përplasje të ashpër me deputetin demokrat, Tomorr Alizoti i cili po i kërkonte llogari përse policia shtyn dhe dhunon protestuesit.

“E zgjidhim ne atë punë”, ishte përgjigja prej të “forti” i kryepolicit të Elbasanit Roven Zeka, i cili pas përfundimit të protestës nisi “ushtrinë” për të arrestuar qytetarët, të mitur, gra dhe eksponentë të Partisë Demokratike.

The post Efektivi Roven Zeka dhunon protestuesit e opozitës në Elbasan (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Vasili i bashkohet protestës, flet për herë të parë për arrestimin e Ilir Metës
Petrit Vasili ishte i pranishëm këtë të martë në protestën e opozitës, ku së bashku me deputetë dhe anëtarë të Partisë së Lirisë u vendosën në autostradën tiranë- Durrës, afër vendit ku u arrestua kreu i tyre, ish-presidenti Ilir Meta.

Ai ka komentuar për herë të parë edhe për arrestimin e ish-Presidentit.

“Për mua ka qenë një lajm shokues. Një veprim i cili nuk duhet të kishte guximin dhe kurajën që simbolizonte të vetmin njeri që ka qenë pikë referimi kushtetues dhe patriotik. Sepse sot nëse ende nuk kanë guxuar të vënë firmën e fundit për detin, ishte se e ndaloi Ilir Meta.

Ai ishte një atentat ndaj një burri që zbaton ligjin. Mesazhi që dhanë këta është se horrat duhet të jenë të qetë dhe ata që zbatojnë ligjin duhet të jenë të shqetësuar”,-tha Vasili.

The post Vasili i bashkohet protestës, flet për herë të parë për arrestimin e Ilir Metës appeared first on Albeu.com.

Mosbindja civile/ Opozita proteston sot në të gjithë Shqipërinë, deputetët prijnë protestuesit në 6 segmente kryesore
Opozita do të protestojë sërish sot në një protestë kombëtare, ose e cilësuar mosbindje civile. Opozita ka paralajmëruar bllokimin e gjashtë segmenteve kryesore të lëvizjes së automjeteve në Shqipëri, duke nisur nga ora 17.00, si pjesë e strategjisë së saj dhe do të jenë deputetët e PD-së që do të shpërndahen në 6 akse kryesore duke paralizuar qarkullimin për tre orë.

Çdo segment do të ketë në krye degët e PD në rrethe si dhe deputetët e qarkut.

Ndarja e deputetëve

Sheshi Shqiponja, ku do të jenë të pranishme degët e Tiranës dhe qarkut Dibër që do të bllokojnë hyrje-daljet në këtë rrugë dhe lëvizjen e automjeteve. Deputetët që do të jenë në këtë pikë janë Flamur Noka, Albana Vokshi, Xhelal Mziu, Petrit Doda, Asllan Dogjani, Helidon Bushati, Kreshnik Çollaku, Dhurata Çupi dhe aleatët të cilët do të jenë bashkë me qytetarët.

Pika e dytë do të jetë rrethrrotullimi Milot, ku do të vendosen deputetët e qarkut Kukës, Shkodër dhe Lezhë, përkatësisht deputetët Flamur Hoxha, Isuf Çela, Emilja Koliqi, Ramadan Lika, Greda Bardeli, Ludovik Hasanaj, Lindita Metaliaj, Elda Hoti, Kastriot Piroli.

Tek rrethrrotullimi Shkozet, do të jenë degët e qarkut Durrës, Fushë-Kruja, Kruja, Shijaku.

Në rrethrrotullimin e Bradasheshit do të jenë degët e qarkut Korçë, Elbasan me deputetët Lefter Gështenja, Qani Xhafa, Edmond Spaho, Sorina Koti, Tomor Alizoti.

Në rrethrrotullimin e Rrogozhinës, degët Kavajë, Lushnjë, Rrogozhinë dhe Divjakë me Ilda Dhori, Dashnor Sula, Bledjon Nallbati;

Në rrethrrotullimin Levan, degët e Fierit, Gjirokastrës, Vlorë, Berat, Luan Baçi, Kasem Mahmutaj, Tritan Shehu, Bujar Leskaj”, raportoi gazetari Stafa.

Ai tha se deputetët e tjerë Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj, Oerd Bylykbashi, Jorida Tabaku Ina Zhupa, Zheni Gjergji dhe Saimir Korreshi do t’i bashkohen tubimit te sheshi Shqiponja në orën 18:00, pas përfundimit të takimit të MSA-së ku do të marrin pjesë sipas porosisë së kryetarit të partisë.

Afati i bllokimit po kështu mësohet të jetë 3 orë, nga ora 17:00-20:00.

The post Mosbindja civile/ Opozita proteston sot në të gjithë Shqipërinë, deputetët prijnë protestuesit në 6 segmente kryesore appeared first on Albeu.com.

Mosbindja civile e opozitës/ Ja cilat rrugë do bllokohen sot, çfarë pritet të ndodhë?
Ditën e sotme, Partia Demokratike, do të protestojë sot në orën 17:00, duke vënë në zbatimin skenarin e saj të mosbindjes civile.

E në këtë aspekt, do të bllokohen disa rrugë në kryeqytet, por edhe në segmente rrugore kombëtare të qyteteve të tjera.

Për këtë, policia e shtetit ka publikuar një plan masash, duke thënë se opozita ka marrë tre orë leje nga ora 17:00 deri në orën 20:00.

Njoftimi i policisë:

Përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë kanë paraqitur kërkesën për zhvillim të tubimeve, nga ora 17:00 deri në orën 20:00 të datës 29.10.2024, në disa akse rrugore kryesore në vend, konkretisht: “Tiranë–Durrës”, pranë mbikalimit të Kamzës; “Durrës-Tiranë”, pranë mbikalimit të Shkozetit; “Kashar–Milot”, pranë kryqëzimit të Milotit; “Elbasan–Tiranë”, te rrethrrotullimi i Bradasheshit; “Durrës–Fier”, te rrethrrotullimi i Rrogozhinës dhe “Levan–Tepelenë”, te rrethrrotullimi i Levanit.

Policia e Shtetit garanton të drejtën për tubim, të drejtat dhe liritë e pjesëmarrësve në tubime, por pa cenuar lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe të automjeteve.

Në bazë dhe në zbatimit të ligjit “Për tubimet”, Policia e Shtetit ka ndërmarrë të gjitha masat për garantimin e rendit publik, zbatimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve dhe të pjesëmarrësve në tubime, si dhe mbrojtjen e pronave publike dhe private.

Nisur nga objekti i kërkesës së bërë për zhvillimin e tubimeve në disa akse rrugore, Policia e Shtetit iu ka kthyer përgjigjje organizatorëve se merr përsipër garantimin e tubimeve që nuk bllokojnë lëvizjen e lirë të automjeteve dhe qytetarëve.

Bllokimi i akseve rrugore është vepër penale e parashikuar nga neni 293 i Kodit Penal dhe cilido që do të ndërmarrë veprime për të bllokuar rrugët, do të përballet me pasojat që sjell shkelja e këtij neni.

Ndërkohë për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve që do të qarkullojnë në akset rrugore të mësipërme, Policia e Shtetit ka ndërmarrë masa që në rast bllokimi, të devijojë qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative.

Gjithashtu, qytetarët që duan të udhëtojnë drejt Rinasit, me qëllim daljen jashtë vendit, duhet që për shkak të trafikut që mund të krijohet, të arrijnë në aeroport para orës 17:00, ose të përdorin rrugët alternative për të mbërritur në kohë.

Policia e Shtetit, apelon dhe një herë për zbatim të ligjit dhe respektim të lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe automjeteve, gjatë orarit të tubimeve.

The post Mosbindja civile e opozitës/ Ja cilat rrugë do bllokohen sot, çfarë  pritet të ndodhë? appeared first on Albeu.com.

Mosbindja Civile/ Arrestohen dy protestues, procedohen 5 të tjerë, mes tyre dhe një i mitur (EMRAT)
Policia e Tiranës vijon me arrestimet pas protestës që u mbajt më 7 tetor nga opozita. 49-vjeçari, Sokol Bushkolaj është arrestuar për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Gjithashtu edhe 47-vjeçari, Gentian Tuga, është ndaluar nga policia për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Pesë persona të tjerë mes tyre një i mitur, janë procedur penalisht për veprat penale “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”.

Një ditë pas protestës u arrestua një person, u proceduan tre zyrtarë të PD-së dhe u shpallën në kërkim 9 të tjerë.10 punonjës policie mbetën të dëmtuar, nga të cilët 7 pas ndihmës mjekësore u larguan në banesë, ndërsa 3 të tjerët po trajtohen në spital.

Gjithashtu, në spital kanë shkuar për ndihmë mjekësore dhe 2 qytetarë (babë e bijë).

NJOFTIMI I POLICISË:

“Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, në lidhje me aktet e dhunshme të ushtruara gjatë protestës së zhvilluar më datë 07.10.2024, ndaloi shtetasit:

S. B., 49 vjeç, banues në Krujë, për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, parashikuar nga nenet 237, 282 dhe 323 të Kodit Penal;

G. T., 47 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrimi i pronës”, parashikuar nga nenet 237 dhe 150 të Kodit Penal.

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit H. B., 68 vjeç, I. T., 49 vjeç, K. K., 43 vjeç, M. T., 24 vjeç, dhe një shtetas të mitur 17 vjeç, për veprat penale “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, parashikuar nga nenet 274 dhe 236 të Kodit Penal.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë”, njofton policia.

Çfarë ndodhi në tubimin e 7 tetorit?

Protesta kombëtare e thirrur nga opozita zgjati 2 ore e 30 minuta, ndërsa u shoqërua me tensione dhe kaos.

Tubimi ka nisur para Kryeministrisë, ku qytetarët kanë hedhur disa herë molotov drejt godinës dhe fishekzjarre. Gjithashtu ka pasur një përplasje edhe mes efektivëve dhe deputetëve të opozitës, pasi këta të fundit tentuan të çajnë kordonin policor.

Pas kryeministrisë, protestuesit dhe përfaqësuesit e opozitës i janë drejtuar selisë së Partisë Socialiste, ku po ashtu është hedhur molotov.

Në një moment ka marrë flakë dhe hyrja e selisë, ndërsa është djegur dhe banderola me foton e Ramës, në hyrje të godinës. Po ashtu nuk kanë munguar edhe përplasjet me efektivët.

Situata më e tensionuar u paraqit në rrugicën ku ndodhet bashkia e Tiranës dhe ministria e Brendshme, ku dhe është hedhur sasia e madhe e molotovit. Policia u është kundërpërgjigjur qytetarëve me sasi të madhe gazi lotjsellës dhe spraji neutralizues. Si pasojë mbetën të lënduar qytetarë, mes tyre dhe një fëmijë i mitur.

Ndërkohë policia bëri me dije se 10 efektivë po ashtu janë lënduar. Destinacioni tjetër i protestuesve ishte Kuvendi, ku kësaj here protestuesit nuk janë lejuar të afrohen fare pranë perimetrit të parlamentit për shkak të një sasie të madhe të hedhur nga efektivët e policisë. Burgosja Salianjit, ishte dhe një nga motivet kryesore për thirrjen e një proteste kombëtare nga Partia Demokratike.

The post Mosbindja Civile/ Arrestohen dy protestues, procedohen 5 të tjerë, mes tyre dhe një i mitur (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Protesta/ Mosbindja civile e opozitës, 1 i arrestuar dhe 9 në kërkim, mes tyre edhe ish-komandanti i FNSH Shkodër
Një ditë pas protestës së opozitës në Tiranë, policia ka arrestuar një person, ndërsa në kërkim janë shpallur 9 persona, mes tyre edhe ish komandanti i FNSH në Shkodër, Hivzi Bushati.

Ndërkohë, raportohet se janë proceduar në gjendje të lirë edhe tre shtetas të mitur, të cilët ishin pjesë e akteve të kundërligjshme gjatë protestës.

Kujtojmë që një ditë më parë, policia e shtetit njoftoi se nga protesta e opozitës mbetën të plagosur 10 efektivë

The post Protesta/ Mosbindja civile e opozitës, 1 i arrestuar dhe 9 në kërkim, mes tyre edhe ish-komandanti i FNSH Shkodër appeared first on Albeu.com.

“Krimi ka penetruar në polici”, Peka: Rama bashkoi bandat me shtabet e PS-së, në të gjithë Shqipërinë
Avenir Peka, drejtuesi i Departamentit të Sigurisë në PD, ka mbajtur fjalimin e tij në protestën e demokratëve në mbështetje të liderit të opozitës Sali Berisha, në Rrugën e Shpresës.

Duke kujtuar të vrarët e pafajshëm në atentatet mafioze, Peka theksoi se policia ka penetruar në të gjithë policinë dhe kjo situata do të prodhojë viktima të tjerë të cilët ndodhen në vendin e gabuar dhe në kohën e gabuar.

Sipas Pekës, shtabet elektorale të partisë në pushtet drejtoheshin nga bandat që merrnin urdhra nga burgjet nga Spanja, nga Dubai nga vendet e Amerikës Latine dhe nga vende të tjera të Europës dhe kjo gjë ka ndodhur me fuqinë e Edi Ramës.

Peka: Jeni bërë gati për në 20 shkurt? E gjithë Shqiëpria do të derdhen në shesh. Do e fillojmë nga kjo rrugicë nga ku vetëm 50 metra më tutje ëhstë burimi i së keqes. Mjerë ata kombe që nuk e mundin të keqen. Ne jemi këtu për ta mundur të keqen, ne jemi këtu për të fituar. Dje në mëngjes Kurbini u gdhi nga krismat e armëve. Selman Mihana, një burrë i urtë një familjar ngeli i vdekur. Ai vdiq se qëlloi në vendin e gabuar dhe në kohën e gabuar. Në vendin dhe kohën e gabuar qëlluan edhe Klodia Rasha, Edmond Curri, Mimoza Paja, Pal Kola, Etleva Kurti, Mylvete Hysa dhe Hasime Dasku.

Sot ne po mësojmë se bashkautor në atë krimi ishin dhe drejtuesit e policisë në Kurbin. Ky nuk është rasti i parë dhe duke parë penetrimin e krimit në polici kam frikë se nuk do të jetë dhe i fundit. Para pak kohësh SPAK arrestoi një oligark trafikan droge, një drejtues të lartë të Policisë së Shtetit dhe një prokuror. Në përgjimet e ardhura nga Belgjika dhe Holanda rezultonte se ata ishin të përfshirë në trafikun e drogës dhe vrasje. Por ajo që SPAK nuk na tha ishte se këta individë ishin anëtarë të shtabit elektoral të kandidatit të PS në Shkodër. Në Shkodër pamë bashkë PS kandidatin e tyre, bandat kriminale, oligarkët, policinë, patronazhistët. Shkodra nuk ishte vetëm.

Ato çfarë pamë në Shkodër i pamë edhe në Lezhë, edhe në Kukës edhe në Kamëz edhe në Vlorë edhe në Vorë edhe në Durrës edhe në Tiranë edhe në Elbasan edhe në të gjithë Shqipërisë. Pamë se si shtabet elektorale të partisë në pushtet drejtoheshin nga bandat që merrnin urdhra nga burgjet nga Spanja, nga Dubai nga vendet e Amerikës Latine  dhe nga vende të tjera të Europës. PD e di se kush janë ata, ka përgatitur një raport të hollësishëm të cilin e ka dërguar aty ky duhet. Por kush e ka fuqinë për ti bashkuar të gjithë këta në çdo cep të Shqipërisë? E ka fuqinë ai që ka fuqinë për të kaluar 17 VKM brenda një dite.

The post “Krimi ka penetruar në polici”, Peka: Rama bashkoi bandat me shtabet e PS-së, në të gjithë Shqipërinë appeared first on Albeu.com.