mori 7 milionë euro Archives - Albeu.com

Tirana dhe Durrësi të zhytur në plehra, por inceneratori mori 7 milionë euro në janar-korrik 2024
Këto ditë të nxehta vere, në rrugët e brendshme të lagjeve të Alliasit në Tiranë, plehrat qëndrojnë me ditë pa u grumbulluar duke mbuluar koshat dhe hapësirën rreth tyre.

Familjet pranë kanë hedhur klor rreth e rrotull, për të evituar toksicitetin, teksa era e rëndë e mbetjeve është kudo.

Edhe në lagjet e rreth qendrës së Tiranës, plehrat qëndrojnë në pirgje gjithë ditën, duke kulluar lëngje ndotëse dhe aroma të rënda, në sytë dhe këmbët e turistëve.

Në vitet më përpara disa makina fshinin dhe lanin bulevardet kryesore të Tiranës, por ato nuk dalin më.

Në zonën e Golemit këto ditë kur hotelet janë plot turistë, nuk ka mjaftueshëm kosha dhe mbetjet grumbullohen ne cepat e rrugëve ose trotuareve, duke ofruar një kontrast me investimet që kanë bërë njësitë akomoduese.

Rënia e cilësisë së pastrimit po ndodh në një kohë që Tirana dhe Durrësi, janë kthyer në destinacionin kryesor të turistëve të huaj që vijnë në Shqipëri.

Nga ana tjetër, pagesat buxhetore për inceneratorin e Tiranës janë duke u rritur progresivisht.

Vetëm në periudhën janar-24 korrik 2024, janë çelur nga buxheti i shtetit 700 milionë lekë si pagesa për Integrated Energy BV SPV, kompaninë që menaxhon inceneratorin.

Të dhënat e thesarit që u gjeneruan nga Open Data Albania, tregojnë se që nga fillimi i vitit deri me datën 18 korrik ndaj inceneratorit që tashmë administrohet nga Agjencia e Pasurive të Sekuestruara, janë kryer rreth 36 transaksione me një shumë që kalon 6.9 milionë eurosh.

Kjo vlerë përfaqëson pagesat nga bashkitë e Tiranës, Kamzës, Durrësit dhe Kavajës për transportin e mbetjeve në landfillin e Sharrës.

Teksa çështja e inceneratorit ka marrë përmasat e një investimi korruptiv që ka çuar pas hekurave të burgut një seri zyrtarësh të lartë, në anën tjetër Tirana, Durrësi janë në një emergjence mjedisore, pasi mosfunksionimi i inceneratorit ka çuar menaxhimin e mbetjeve në pikën fillestare.

Sipas të dhënave nga bilanci më 2022 kompania që menaxhon inceneratorin, Integrated Energy BV SPV, siguroi një fitim prej 685 milionë lekësh. Norma e fitimeve para taksave ishte 41 për qind, ndërsa në vitin 2021 ishte 48%.

Sakaq, transporti i plehrave nga Kavaja dhe Durrësi drejt Tiranës, i ka vënë bashkitë bregdetare në vështirësi, pasi po çojnë për shërbimet e pastrimit pjesën më të madhe te të ardhurave të veta, teksa në horizont nuk ka asnjë zgjidhje të re për çështjen e menaxhimit të mbetjeve në zonën me të populluar të vendit.

Në vitin 2023 Bashkia e Kavajës dhe ajo e Durrësit, çuan 27 për qind të shpenzimeve të përgjithshme për pastrimin e mbetjeve, dhe kishin peshën më të lartë të shpenzimeve për këtë zë nga të gjitha bashkitë e tjera.

Me gjithë shpenzimet e larta qytetet kryesore te vendit Durrësi dhe Tirana tani në kulmin e sezonit turistik janë të mbytura kudo nga plehra, të cilat po shndërrohen në armikun më të madh të turizmit dhe po ndikojnë në uljen e cilësinë se jetës për banorët./ Monitor

The post Tirana dhe Durrësi të zhytur në plehra, por inceneratori mori 7 milionë euro në janar-korrik 2024 appeared first on Albeu.com.