morg Archives - Albeu.com

“Nuk është në morg”, mister mbi trupin e liderit të opozitës ruse Navalny
Teksa rusët kërkojnë një përgjigje të qartë për rrethanat e vdekjes së liderit të opozitës, Aleksei Navalny, mister rreth largimit të tij të beftë nga jeta në moshën 47 vjeçare, thellohet me deklaratën e fundit të vetë zëdhënëses së kritikut të ashpër të Kremlinit.

Ajo thotë se trupi i Navalnyt, nuk gjendet në morgun e Salechardit, siç pretendojnë autoritetet. Kira Yarmysh konfirmoi se janë njoftuar nga zyrtarët vendas për vdekjen e tij, dhe se e ëma e Navalanyt, ka kërkuar që trupi t’i dorëzohet menjëherë familjarëve. Megjithatë, një punonjës i morgut Salekhard, qyteti pranë burgut ku kryeopozitari ndërroi jetë, tha për Reuters se trupi i pajetë i tij nuk ka mbërritur ende atje.

“Alexey Navalny është vrarë”, shkroi zëdhënësja në rrjetet sociale. Një burime brenda burgut thotë se trupi i tij i është dorëzuar hetuesve të Komitetit investigative, të cilët pale çfarë hetimi po kryejnë”, shton ajo.

Zyrtarisht, flitet për vdekje natyrale: Navalny, sipas autoriteteve, u ndje keq pas një shëtitjeje dhe humbi pothuajse menjëherë vetëdijen. Por bashkëpunëtore të tij, të afërm e një pjesë e mirë e opinionit publik nuk kanë dyshime se në fakt, dicka tjetër e shkaktoi vdekjen e tij. I dënuar me 19 vjet burg, Navalny përfundoi prapa hekurave janarin e 2021-shit.

“Kaloi gjithsej 300 ditë në izolim për arsye nga më qesharaket e absurdet, si fakti që nuk kishte mbërthyer kopsën e fundit të xhaketës. 15 ditë izolim vetëm për kaq. Apo nuk kishte pastruar mirë oborrin. Kaq duhej për 15 ditë të tjera në qelinë e izolimit. Ushqimi atje ishte i tmerrshëm dhe shumë i paktë”, thotë Yarmysh që tregon po kështu sesi deri në fillim të dhjetorit, “juristi ishte mbajtur në një të ashtëquajtur koloni penale në Vladimir, 200 kilometra nga Moska, dhe më pas transferimi në rrethin Arktik, ku në këtë periudhë të vitit temperaturat zbresin në minus 40 gradë Celsius”.

Putin thuhet se është informuar menjëherë mbi ngjarjen, por nuk ka bërë asnjë koment, teksa në përgjithësi ka preferuar të mos flasë për atë që e konsideronte “një bloger”.

The post “Nuk është në morg”, mister mbi trupin e liderit të opozitës ruse Navalny appeared first on Albeu.com.

U ekzekutua në burg, trupi i Arben Lleshit mbetet ende në morg, IML: Duam leje ta varrosim
Në këtë pikë prokuroria kërkon që të sigurohet lista e familjarëve të të ndjerit, bashkë me arsyetimin përkatës se përse nuk mund ta bëjnë varrimin.

Arben Lleshi, i dënuar me burg përjetë për vrasje, u ekzekutua në qelinë e tij, nga Sokol Mjacaj, dhe ka dyshime të porositur nga jashtë për motive hakmarrjeje.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 15 dhjetor 2023, kur i dënuari përjetë Sokol Mjacaj, ekzekutoi në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit Arben Lleshin dhe plagosi shokun e qelisë Indrit Shaqja.

The post U ekzekutua në burg, trupi i Arben Lleshit mbetet ende në morg, IML: Duam leje ta varrosim appeared first on Albeu.com.

Mijëra të vdekur në rrugë, nuk ka më vend në morgje. Në Sudan rrezikohet të shpërthejë kolera
Ndërsa lufta në Sudan po i afrohet katër muajve të luftimeve intensive, morgjet në kryeqytetin Khartoum kanë arritur kapacitetin e tyre, thonë punonjësit e ndihmës.

Mijëra kufoma janë lënë të kalben rrugëve, ndërsa mjekët dhe organizatat e ndihmës paralajmërojnë për një shpërthim të afërt kolere.

Morgjet e Khartoum kanë arritur “pikën e thyerjes “, tha të martën grupi ndërkombëtar i ndihmës Save The Children.

Trupat në morgje gjithashtu po dekompozohen pasi ndërprerjet e zgjatura të energjisë i kanë lënë ata pa frigorifer, tha grupi. Nuk ka mbetur gjithashtu asnjë staf mjekësor, duke i lënë kufomat “të ekspozuara dhe të patrajtuara”.

Përleshjet mes Forcave të Armatosura Sudaneze (SAF) dhe Forcave të Mbështetjes së Shpejtë paraushtarake (RSF) shpërthyen në mesin e prillit, ndërsa të dyja palët u përpoqën të merrnin kontrollin e kryeqytetit.

Dhuna ka vrarë të paktën 1,105 njerëz dhe ka plagosur 12,115 që nga 11 korriku, raportoi Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) muajin e kaluar , duke cituar të dhëna nga Ministria Federale e Shëndetësisë. Ai tha se numrat aktualë ka të ngjarë të jenë shumë më të larta.

Të paktën 435 fëmijë janë vrarë dhe të paktën 2025 të tjerë janë plagosur, sipas UNICEF. Mesatarisht, një fëmijë vritet ose plagoset çdo orë, llogarit organi i OKB-së.

“Një kombinim i tmerrshëm i numrit në rritje të kufomave, mungesa e ujit, mosfunksionimi i shërbimeve të higjienës dhe kanalizimeve dhe mungesa e opsioneve të trajtimit të ujit po nxitin gjithashtu frikën e një shpërthimi kolere në qytet”, tha Save The Children në një deklaratë.

Sudani zakonisht dëshmon një rritje të rasteve të kolerës gjatë sezonit të shiut, i cili filloi në qershor, tha grupi i ndihmës, por mungesa aktuale e laboratorëve funksionalë të shëndetit publik e bën “të vështirë vlerësimin e gjendjes së krizës”.

Kolera mund të vrasë brenda disa orësh nëse nuk trajtohet. Shumica e spitaleve në kryeqytet dhe shtete të tjera janë jashtë shërbimit, shtoi Save the Children.

Konflikti u përshkallëzua sërish këtë javë, ndërsa asnjë përparim vendimtar apo bisedime paqeje nuk duken në horizont, sipas CNN.

Më shumë se 4 milionë njerëz janë larguar nga dhuna në të gjithë Sudanin që nga shpërthimi i luftimeve, me më shumë se gjysma që kanë ikur vetëm nga kryeqyteti, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin.

Përplasjet shihen si një luftë për pushtet midis sundimtarit ushtarak të Sudanit, kreut të SAF, Abdel Fattah al-Burhan dhe gjeneralit Mohamed Hamdan Dagalo (i njohur gjerësisht si Hemedti), deputeti i vendit dhe kreu i RSF-së.

The post Mijëra të vdekur në rrugë, nuk ka më vend në morgje. Në Sudan rrezikohet të shpërthejë kolera appeared first on Albeu.com.

Para syve 4 arkivole, britmat e nënës shqiptare dëgjohen në të gjithë morgun
Tragjedia që i ka ndodhur familjes Hyseni i kalon përmasat njerëzore. Anjeza dhe Ardian Hyseni humbën pas aksidentit në Reggia Emilia tre fëmijët dhe nipin. Dhimbja për ta është e padurueshme. Kjo ngjarje shumë e rëndë ka marrë vëmendjen e mediave italiane, të cilat janë duke e ndjekur familjen shqiptare hap pas hapi. Il Resto del Carlino, shkruan se britmat e Anjeza Hysenit dëgjohen në të gjithë morgun. Janë fjalë që të prekin zemrën dhe shpirtin. Klithma që tregojnë se humbja e tre fëmijëve dhe nipit është një dhimbje që nuk mund as të imagjinohet.

Ardian dhe Anjeza Hyseni kanë përpara katër arkivole të bardha para syve, të gjitha të rreshtuara në një dhomë në morgun Coviolo. Aty prehen Shane, 22 vjeçe, me djalin Mattias, 2 vjeç, djali i vogël Resati, 11 vjeç dhe Rejana, 8 vjeçe. Të gjithë ishin viktima të një aksidenti të frikshëm mbrëmjen e 30 Tetorit. Makina që u drejtonte nga bashkëshorti i 22-vjeçares, Orjol Lame, doli nga rruga dhe u përplas me një shtëpi të pabanuar. I vetmi i mbijetuar nga kjo tragjedi është Lame, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Jashtë morgut ndodhet të afërm të familjes Hyseni. Ata janë mbledhur rreth Anjezës, për ta mbështetur, për ta ngushëlluar, për ta qetësuar. Por siç shkruajnë mediat italiane ajo dëgjohet vetëm të bërtasë në shqip. “Nuk dua të jetoj më kështu…”, thotë ajo. Një fjali që të prek zemrën. Dy ditë më parë u shtrua në spitalin e Parmës për shkak se u sëmur pasi mori lajmin tronditës. Të martën në mëngjes kërkoi me çdo kusht që të ishte në morg, për të parë për herë të fundit fëmijët. Por kjo do të ishte akoma më e rëndë për Anjezën.

Ajo nuk mund të qëndrojë dot në këmbë. Të afërmit e kanë marrë disa herë në makinë, por për gruan nuk ka paqe. Ajo ka zbritur nga mjeti dhe ka vrapuar përgjatë një rruge të brendshme në varreza duke u hedhur mbi një makinë. Për fat të mirë, mjeti nuk ishte në lëvizje. Familjarët përpiqen që ta qetësojnë. Sipas asaj që raportohet ka qenë e nevojshme ndërhyrja e një ambulance me staf mjekësor që t’i jepte gruas qetësues.

Nga ana tjetër, Ardiani mundohet të jetë më i fortë. Ai mundohet të qetësojë gruan. Disa miq italianë dërgojnë buqeta me lule. Familja preferon thjeshtësinë. Në hyrje të shtëpisë së funeralit është vendosur një libër ku mund të lihen kujtimet. Por më shumë rëndësi për ta tashmë ka ngrohtësia njerëzore. Ndoshta është e vetmja gjë që mund të lehtësojë sadopak dhimbjen që ndjejnë në zemër.

Trupat e pajetë do të qëndrojnë në Coviolo deri në nisjen për në Durrës. Ardiani dhe Anjeza do t’i varrosin fëmijët dhe nipin në vendlindje, sipas riteve islame. Deri më tani nuk është plotësuar dokumentacioni. Por fluturimi për riatdhesim, me ndihmën e ambasadës shqiptare, pritet të realizohet sonte në mbrëmje ose nesër.

The post Para syve 4 arkivole, britmat e nënës shqiptare dëgjohen në të gjithë morgun appeared first on Albeu.com.

U gjet i pajetë në një rezervuar në Maliq, nxirret trupi i 26-vjeçarit, dërgohet në morg
Sot u gjet i pajetë në rezervuarin e Kolanecit, 26-vjeçari Martin Çeço, i cili ishte denoncuar i humbur nga familjarët.

Policia ka njoftuar se trupi i pajetë është nxjerrë nga rezervuari dhe u transportua në morgun e Spitalit Korçë, ku do të pritet përgjigjja e ekspertizës mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Njoftimi i policisë:

Maliq

Në vijim të informacionit të sotëm, i cili bënte fjalë për largimin nga banesa të shtetasit M. Ç., 26 vjeç, banues në fshatin Kolanec, Maliq, ju informojmë se ky shtetas u gjet i mbytur, në rezervuarin mbi fshatin Kolanec.

Trupi i pajetë u transportua në morgun e Spitalit Korçë, ku do të pritet përgjigjja e ekspertizës mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com

The post U gjet i pajetë në një rezervuar në Maliq, nxirret trupi i 26-vjeçarit, dërgohet në morg appeared first on Albeu.com.