Monitorimi fiskal Archives - Albeu.com

Përfundon pas 12 vjetësh monitorimi fiskal i Greqisë nga ana e BE-së
Të shtunën, më 20 gusht Greqia u çlirua nga mbikëqyrja fiskale 12-vjeçare e Bashkimit Evropian që u imponua në këmbim të paketave të shpëtimit pas një krize të borxhit financiar.

Në nëntor 2009-të, Athina bëri të ditur rritjen e deficitit të saj publik që përfundimisht çoi në një krizë financiare në të gjithë euro-zonën dhe shkaktoi recesion në financat greke për afërsisht një dekadë.

Në këmbim të parave të shpëtimit prej 289 miliardë eurosh dhe për të evituar daljen e Greqisë nga zona euro, një “trojkë”, e përbërë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, BE dhe Banka Qendrore Evropiane, kërkoi reforma të gjithanshme nga Athina.

Këto përfshinin shpenzimet shtetërore dhe shkurtime pagash, rritje të taksave, privatizime dhe reforma të tjera gjithëpërfshirëse që synonin korrigjimin e financave publike.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis dha mesazhin e tij për këtë ditë historike siç ai e quajti ai për vendin dhe qytetarët.

“Njëzet gushti 2022 është një ditë historike për Greqinë dhe për të gjithë grekët. Vendi ynë po del nga korniza e mbikëqyrjes së shtuar të BE-së.Vendi tani mund të shikojë përpara drejt një horizonti të ri dhe të pastër.

Ai tha se një numër “plagësh” që ishin hapur në shoqëri gjatë 12 vjetëve të mbikëqyrjes tani i përkasin të kaluarës.

“Zhvillimi i sotëm shënon fundin e Memorandumeve dhe gjithë asaj që u imponua në emër të tyre: taksa të paqëndrueshme dhe shkurtime të pagave dhe pensioneve. Kontrollet bankare dhe hipotekimi i pronës publike. Degradimi i mbrojtjes kombëtare, arsimit publik dhe shëndetësisë. Por, edhe margjinalizim i pozicionit të Greqisë në Evropë dhe në botë. E gjithë kjo, për fat të mirë, i përket së shkuarës”.

Më herët Komisioni Evropian, i cili mbikëqyr buxhetet e 27 vendeve anëtare të BE-së, tha të mërkurën se do të përfundonte programin e tij të “mbikëqyrjes së shtuar ” më 20 gusht, duke vënë në dukje se Greqia ka përmbushur pjesën më të madhe të angazhimeve politike të bëra ndaj partnerëve të saj të eurozonës.

Greqia do të mund të ushtrojë lirisht politikën e saj ekonomike, me prioritete të përcaktuara nga qeveria dhe jo nga Brukseli, ndërsa do t’i nënshtrohet të njëjtave rregulla kontrolli që i nënshtrohet edhe pjesa tjetër e Evropës.

Megjithatë, Greqia – si anëtarët e tjerë të BE-së, Spanja, Portugalia, Qiproja dhe Irlanda – do të monitorohet ende nga kreditorët e saj ndërsa do të paguajë borxhet e saj.

Sipas parashikimeve të Komisionit Evropian, ekonomia greke do të rritet me 4 për qind këtë vit, shumë më e lartë se mesatarja e eurozonës prej 2.6 për qind.

Megjithatë, shkalla e papunësisë së Greqisë është një nga më të lartat në bashkimin monetar, paga minimale e saj një nga më të ulëtat dhe borxhi i vendit është 180 për qind e prodhimit të brendshëm bruto./REL

The post Përfundon pas 12 vjetësh monitorimi fiskal i Greqisë nga ana e BE-së appeared first on Albeu.com.