monedha virtuale Archives - Albeu.com

Bota e Bitcoin
Bitcoin është kriptomonedha dixhitale më e famshme në botë. Me një kapitalizim tregu prej afro 1.5 trilionë dollarësh dhe volum tregtimi ditor rreth 33.5 miliardë dollarë në ditë, madje ky numër volumi nuk përfshin ato të tregut financiar tradicional si ETF në bursë, nuk është surprizë që monedha dixhitale

Bitcoin është herë pas here kryefjala e medias. Historia e pagesave dixhitale dhe e monedhave dixhitale rrjedh nga lëvizja e cyberpunks që nisi në vitet 1960, e cila e vuri theksin te privatësia dhe një revolucion paqësor i ndërtuar mbi parimet e tregut të lirë.

Ky frymëzim filozofik u materializua dhe mori formë konkrete gjatë viteve 1980 me krijimin e e-cash nga David Chaum dhe Stefan Brands, dhe më pas u pasurua me zhvillimet e Wei Dai-së me b-money dhe Nick Szabo me bit gold.

Pionierët si Cynthia Dwork, Moni Naor, Adam Back dhe Hal Finney kontribuuan në mënyrë vendimtare në fushën e kriptografisë dhe zhvillimin e programimit, duke ndërtuar themelin për atë që do të bëhej universi i monedhave dixhitale.

Shtysa përfundimtare për avancimin e transaksioneve dixhitale me kriptografi erdhi me zgjidhjen e problematikës së Gabimit Bizantin. Ky problem, i njohur ndryshe si “Defekti Bizantin” në kontekstin e sistemeve të shpërndara, adreson sfidat e arritjes së një marrëveshjeje të përbashkët në një rrjet ku disa nga pjesëmarrësit mund të dështojnë ose të sillen në mënyrë të pasinqertë.

Kjo çështje kritike, që pengonte realizimin e konsensusit në një mjedis pa një autoritet qendror, u tejkalua nëpërmjet inovacioneve teknologjike, duke hapur rrugën për zhvillimin e transaksioneve të sigurta dixhitale përmes kriptografisë.

Në vitin 2008, Satoshi Nakamoto botoi dokumentin teknik që paraqiste zgjidhje për sfidat me të cilat ishin përballur metodat e tjera të pagesave dixhitale, duke përdorur progresin e bërë më parë në fushën e informatikës dhe kriptografisë. Satoshi, një figurë njëkohësisht kontroverse dhe mitike, arriti të konkretizojë teknologjinë e blockchain, me Bitcoin-in që u bë aplikacioni i parë i ndërtuar mbi këtë teknologji inovative.

Më 12 Janar 2009 u realizua transferimi i parë dixhital i suksesshëm dhe ishte Satoshi i cili demonstroi funksionalitetin e platformës, duke dërguar 12 bitcoin te Hal Finney, një nga kontribuuesit e parë për teknologjinë e Bitcoin.

Ideja ishte shumë e thjeshtë: Një version i pastër i pagesave online midis dy personave, direkt nga njëra palë te tjetra pa kaluar nëpërmjet një pale të tretë si p.sh. një institucion financiar.

Do të jetë e decentralizuar, çdokush mund të bëhet pjesë e sistemit për sa kohë kanë energji elektrike, lidhje interneti, çdo transaksion i regjistruar në një libër dixhital publik nga një rrjet i shpërndarë pa limit gjeografik. Në total do të ekzistojnë vetëm 21 milionë Bitcoin.

Viti 2024

Për të kuptuar tregun e kriptovalutave në tërësi, është thelbësore të njihemi me aktorët kyçë që formojnë pjesën e industrisë. Këta përfshijnë teknologjistët, tregtarët e vegjël, investitorët institucionalë, korporatat dhe rregullatorët/ligjvënësit. Këta aktorë luajnë rol vendimtar në dinamikën dhe zhvillimin e tregut të kriptovalutave.

Teknologjistët, përfshirë kërkuesit shkencorë, programuesit dhe minatorët, janë shtylla e ekosistemit të Bitcoin. Ata jo vetëm që kontribuojnë në zhvillimin dhe përmirësimin e teknologjisë, por gjithashtu ndihmojnë në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit të rrjetit.

Tregtarët e vegjël përbëjnë një pjesë të rëndësishme të tregut, duke operuar kryesisht përmes platformave të specializuara online për qëllime spekulimi. Deri në fillim të vitit 2024, këta individë janë ndër më aktivët në treg dhe zakonisht angazhohen në tregtim afatshkurtër, afatmesëm ose afatgjatë.

Investitorët institucionalë, që fillimisht ishin hezitues për të hyrë në tregun e kriptovalutave, përfshijnë fondet e investimeve dhe kompani të tjera financiare që menaxhojnë asete për klientë në këmbim të një tarife. Pjesëmarrja e tyre e rritur tregon një ndryshim në perceptimin e rrezikut dhe vlerësimit të potencialit të kriptovalutave dhe Bitcoin.

Rregullatorët dhe ligjvënësit kanë një detyrë të rëndësishme për të mbrojtur investitorët dhe tregtarët, duke u siguruar që tregu të operojë në mënyrë të drejtë dhe transparente.

Pavarësisht sfidave të rregullimit të një tregu të decentralizuar si ai i kriptovalutave, ligjet ekzistuese janë të mjaftueshme për industrinë e kriptomonedhave, ndaj nuk ishte surprizë që këtë vit u miratua për herë të parë ETF (një shportë e produkteve financiare që blihet ose shitet përmes një firme ndërmjetësuese në një bursë aksionesh) nga SEC (Komisioni i Shkëmbimit të Titujve Financiare).

Në përgjithësi, por jo në mënyrë definitive, kuptimi i rolit të secilit aktor në tregun e kriptovalutave është vendimtar për të kuptuar dinamikën dhe trendet që formojnë këtë industri në ndryshim.

Tregu i kriptovalutave, ngjashëm me tregun e bursës, vepron në mënyrë ciklike, por me një veçori të veçantë: ka cikle më të shkurtra dhe zhvillohet në një ritëm më të shpejtë.

Kjo është, ndër të tjera, e lidhur me eventin e “halving” të Bitcoin, që ndodh çdo katër vjet dhe redukton shpërblimin për çdo bllok të minuar. Eventi i radhës është parashikuar të ndodhë më 20 Prill 2024 dhe shpërblimi për çdo bllok do të bjerë në 3.125 Bitcoin. Ky reduktim në prodhimin e Bitcoin ndikon drejtpërdrejt në ofertën në treg, duke pritur të ketë një tkurrje të ofertës së Bitcoin në tregjet, që mund të ndikojë në rritjen e çmimit te tij.

Në Bashkimin Europian kanë ekzistuar ETF dhe kanë qenë relativisht të kënaqshme në performancë. Por SHBA është shteti që përcakton trendet në tregjet botërore financiare. Që nga miratimi i ETF-ve të Bitcoin në Shtetet e Bashkuara ka pasur një kërkesë të jashtëzakonshme nga investitorët institucionalë. Strategjia e tyre përfshin diversifikimin e portofolit të aseteve për të shpërndarë riskun ndër asete të ndryshme, si dhe si një metodë mbrojtjeje nga devalvimi i parave për shkak të inflacionit.

Çmimi i Bitcoin ka shënuar rritje prej rreth 173% që nga momenti i miratimit të ETF-ve. Aktualisht, 8 kompani që ofrojnë ETF kanë nën kontroll afërsisht 4% të sasisë totale të Bitcoin në treg, me një vlerë që arrin rreth 47.7 miliardë dollarë, një arritje kjo që u realizua në më pak se tre muaj. Interesi dhe blerja aktive nga investitorët institucionalë gjithashtu ka ndikuar në rritjen e çmimit të Bitcoin.

Çfarë ka ndryshuar që nga lindja e Bitcoin si pagesë dixhitale (njësi shkëmbimi vlerë pa ndërmjetësimin e palëve të treta si p.sh. banka) me ditët e sotme që Bitcoin që po anon si aset financiar? A është e mundur që Bitcoin të mund të ketë një përdorim tjetër?

Që nga themelimi i Bitcoin, si një mjet dixhital pagese, i cili lejonte shkëmbimin e vlerave pa ndërhyrjen e palëve të treta si bankat, ka ndodhur një transformim i thellë në mënyrën se si perceptohet dhe përdoret ai, por sërish rëndësia e Bitcoin tejkalon zhurmën mediatike (miti i harxhimit të energjisë elektrike, miti i përdorimit të bitcoin nga grupet kriminale apo pastrimi i parave të pista, lëvizja e ndjeshme e çmimit të bitcoin etj., etj.)

Pavarësisht disa ideologjive anarkiste, Bitcoin nuk paraqet një kërcënim global për monedhën aktuale apo sistemet bankare ekzistuese. Kjo sepse monedha e një shteti është e lidhur edhe me identitetin kombëtar. Sistemi i bankave qendrore, edhe pse jo perfekt, mbetet zgjidhja më e mirë ekzistuese për të menaxhuar politikat fiskale dhe monetare, në mënyrë që të ruhet një ekonomi sa më e qëndrueshme.

Për më tepër, paraja fizike apo letër siguron një nivel të lartë të privatësisë në krahasim me transaksionet dixhitale, të cilat, qoftë në formën e kriptovalutave apo transaksioneve bankare nëpërmjet telefonit, janë të ndjeshme ndaj gjurmimit përmes teknologjive të specializuara.

Madje, disa banka private e kanë përqafuar teknologjinë e bitcoin deri aty sa e kanë përfshirë Bitcoin si metodë pagese apo transferte në shërbimet e tyre bankare.

Nga njëra anë, perceptimi i Bitcoin si një aset financiar për spekulim ose investime afatgjata mbetet një perspektivë e lakmueshme, megjithëse parashikimi i ruajtjes së këtij statusi është i vështirë. Aktualisht, Bitcoin ndodhet në një fazë rritjeje, që është pjesë e një cikli katërvjeçar, ku pas një periudhe të shkurtër rritjeje vjen një periudhë më e gjatë uljeje.

Analizat historike tregojnë se Bitcoin ka përjetuar disa herë rënie dhe rikthime dhe sa herë ka qenë në “gjumë” ka pasur rënie të përdoruesve.

Ekzistojnë teori që sugjerojnë se Bitcoin mund të transformohet në një “ari dixhital”, gjë që do të shtonte interesin e bankave qendrore dhe thesareve kombëtare për të mbajtur rezerva në kriptovaluta.

Për momentin, spekulimi dhe investimi në Bitcoin bëhet kryesisht nga institucione private dhe individë, me qëllimin kryesor të fitimit. Pavarësisht se dhe këto të fundit e kuptojnë rëndësinë e një forme pagese dixhitale të decentralizuar dhe apolitike dhe e shohin si vlerë të shtuar.

Kriptovaluta bitcoin mund të ketë dhe aplikim tjetër si nevoja për formë pagese që është e pacensurueshme dhe politikisht neutrale. Në një botë ku mosbesimi ndaj infrastrukturave financiare të kontrolluara nga qeveritë ose korporatat po rritet, për shkak të fërkimeve ndërkombëtare, kërkesa për një sistem financiar të pavarur dhe politikisht neutral si Bitcoin bëhet gjithnjë e më e qartë.

Rritja e censurës në internet, veçanërisht në vende ku mbizotëron sistemi politik diktatorial, të cilat po kufizojnë qasjen e qytetarëve të tyre në botën e jashtme dixhitale, thekson nevojën për platforma të pavarura komunikimi dhe transaksioni.

Bitcoin ofron një alternativë rezistente ndaj ndërhyrjeve dhe censurës, duke qenë një rrjet financiar i decentralizuar që nuk mund të kontrollohet nga asnjë entitet qendror.

Përdorimi i tij në të kaluarën për aktivitete kontroverse tashmë po shihet në një dritë të re, duke vlerësuar rezistencën ndaj censurës si një cilësi pozitive që shërben jo vetëm interesave të individëve jashtë ligjit.

Ky ndryshim perspektive mund të çojë në pranimin më të gjerë të Bitcoin si një mjet për të garantuar liri financiare dhe komunikimi në një epokë të karakterizuar nga kontrolli dhe kufizimet.

Ndërsa Bitcoin vazhdon të evoluojë, mund të shfaqen përdorime të reja dhe inovative, duke e bërë atë një instrument edhe më të rëndësishëm në ekonominë dixhitale të së ardhmes, kjo në varësi të ndërveprimit dhe bashkëpunimit midis aktorëve kyçë të industrisë së kriptovalutave./monitor

The post Bota e Bitcoin appeared first on Albeu.com.

Kërkohej në të gjithë botën, arrestohet Faruk Ozer, “bossi” i kriptomonedhave
Ditën e sotme është bërë i mundur arrestimi i mashtruesit të monedhave virtuale Faruk Fatih Özer, i cili u arratis nga Turqia duke mashtruar dhjetra mijëra turq.

Mësohet se shtetasi turk i akuzuar për mashtrim me qindra milion dollarë, ka qenë duke pushuar në një plazh në jug të vendit, kur i janë vënë prangat.

Bëhet e ditur se që prej kohës që ishte arratisur nga Turqia, Faruk Ozer, jetonte në vende të ndryshme, ndërsa së fundmi banonte në lagjen “5 maji” në Elbasan.

Po ashtu edhe E.H i janë vënë prangat.

Faruk Fatih Özer u arratis nga Turqia duke mashtruar dhjetra mijëra turq, të cilët kishin investuar paratë e tyre në monedhën virtuale turke “Thodex”, e cila shpalli falimentin.

Turqit kishin investuar paratë e tyre në monedhën virtuale turke “Thodex”, e cila shpalli falimentin pak ditë më parë./albeu.com

The post Kërkohej në të gjithë botën, arrestohet Faruk Ozer, “bossi” i kriptomonedhave appeared first on Albeu.com.

Neymar investon mijëra dollarë në internet (FOTO LAJM)
Ylli brazilian i Paris Saint-Germain, me shokët e skuadrës Verratti dhe Paredes, ka marrë pronësinë e dy veprave nga koleksioni ‘Bored Ape Yacht Club’.

Nuk është e nevojshme të jesh njohës i Titian, Constable ose Monet për të vëzhguar peizazhin në ndryshim të botës së artit. Dhe ndërsa punimet dixhitale tani ndryshojnë duart për miliarda dollarë në vit, ne po shohim disa nga kompanitë më të mëdha në botë, duke përfshirë Meta dhe Twitter, të zhyten në këto kriptoasete, si dhe një përzgjedhje të famshëm.

Vetëm vitin e kaluar, monedhat jo të këmbyeshëm, të njohura gjerësisht me akronimin NFT, lëvizën rreth 40 miliardë dollarë në mbarë botën dhe disa futbollistë po përfshihen gjithashtu. Luka Modric i Real Madridit ka krijuar koleksionin e tij të NFT-ve dhe Neymar Jr i Paris Saint-Germain ka shpenzuar më shumë se një milion euro për dy pjesë interesante.

Lojtari brazilian ka blerë dy vepra nga koleksioni ‘Bored Ape Yacht Club’ (BAYC) përmes platformës ‘OpenSea’, tregu më i madh për këtë lloj monedhe. Pagesa u krye nëpërmjet kriptomonedhës Ethereum dhe lojtari pagoi 159,99 ETH për njërin prej ilustrimeve dhe 189,69 ETH për tjetrin, që e përkthyer në dollarë amerikanë do të ishte rreth 521,000 dollarë për të parën dhe 624,000 dollarë për të dytën.

Blerja është bërë përmes portofolit të personalizuar që ai ka në platformë me emrin ‘EneJay’ sipas inicialeve të tij, por më e habitshmja është se ai më pas shpjegoi në profilin e tij në Instagram se operacionin e kishte kryer me dy partnerë. Shokët e tij të PSG-së, Leandro Paredes dhe Marco Verratti gjithashtu thuhet se kanë paguar një pjesë të shumës, por asnjëri prej tyre nuk ka zgjedhur të postojë ndonjë imazh në mediat sociale siç ka bërë Neymar./ h.ll/albeu.com

View this post on Instagram

A post shared by NJ ?? (@neymarjr)

The post Neymar investon mijëra dollarë në internet (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.