Momentet qe shenjuan ne jeten e tij Archives - Albeu.com

Sot mbush 70 vjeç, momentet kyçe që shënjuan jetën e Putin
Vladimir Putin feston sot 70 vjetorin e lindjes dhe me rastin e ditëlindjes së liderit rus, në vend do të mbahen dy ditë speciale lutjesh, shkruan BBC..

Ditëlindja e Putinit nisi sot me lutje nga Patriarku Ortodoks Rus Kirill, i cili i bëri thirrje qytetarëve që të luten për shëndetin e udhëheqësit kryesor të Rusisë që nga Josef Stalin deri të lideri aktual, Vladimir Putin.

Patriarku rus u ka kërkuar qytetarëve të bëjnë dy ditë lutje në nder të Putinit, në mënyrë që Zoti t’i japë presidentit rus shëndet dhe jetë të gjatë.

Por kush është diktatori që ka trazuar ujërat në botë me shpalljen e luftës në Ukrainë që prej 24 shkurtit

I lindur në Shën Peterburg, karakteri i liderit 70-vjeçar të Kremlinit u formua gjatë fëmijërisë së tij.

Putin është rritur pa prindërit e tij biologjikë, nga një familje kujdestare. Për shumë psikologë e sociologë kjo periudhë ka shkaktuar trauma në jetën e tij, dhe e ka bërë të jetë i ftohtë me njerëzit dhe i afeksionuar më tepër pas kafshëve.

Kjo gjë shpjegon edhe dashurinë e tij për dy qentë Koni dhe Buffy, me të cilët shfaqet shpesh, madje edhe në takime me krerë të lartë shtetesh.

7 momentet kyçe që shënjuan jetën e diktatorit rus

Pjësëmarrja në xhudo, 1964

Putin lindi në Leningrad në vitin 1952, në një kohë kur ende ndiheshin plagët nga rrethimi prej 872 ditësh i Luftës së Dytë Botërore. Ai ishte një djalë i çuditshëm dhe luftarak, dhe miqtë e tij e kujtojnë si një djalë trim në shkollë, raporton abcnews.al.

Megjithatë, i dobët fizikisht, nisi të merrte mësime xhudoje për të qënë më i sigurt nga bandat e rrugëve. Ndërsa në moshën 12-vjeçare, nisi të praktikonte sambo, një art marcial rus. Putin ishte shumë i vendosur dhe i disiplinuar, ndaj deri në moshën 18-vjeçare mbante rripin e zi në xhudo.

Këto sporte ndikuan në formimin e personalitetit të tij, por gjithashtu i forcuan vetëbesimin. Sipas tij, kur një zënkë është e pashmangshme, “ju duhet të goditni i pari dhe të goditni aq fort sa kundërshtari juaj të mos ngrihet dot në këmbë”.

Në kërkim të një pune në KGB, 1968

Putini shkeli për herë të parë në selinë e KGB-së në moshën 16 vjeçare, duke pyetur një oficer se si mund t’u bashkohej atyre. Aty i thanë se duhej të kishte kryer shërbimin ushtarak ose të kishte një diplomë në drejtësi.

Ky ishte pikërisht momenti kur Putin vendosi të studionte në këtë fushë dhe arriti të rekrutohej si anëtar i KGB-së. Për të, ky grupim ofronte siguri e përparim, si dhe të jepte mundësinë për të ditur shumë. Siç vetë është shprehur: “Një spiun mund të vendoste fatin e mijëra njerëzve”.

I rrethuar nga turma në vitin 1989

Me gjithë shpresën, karriera e Putinit në KGB nuk do të ishte ajo që kishte dëshiruar. Duke qenë një njohës i gjuhës gjermane, ai filloi punë në zyrat e e KGB-së në Dresden, Gjermani në vitin 1985.

Por në nëntor të vitit, 1989, regjimi i Gjermanisë Lindore filloi të binte.

Më 5 dhjetor, një turmë e madhe njerëzish rrethoi ndërtesën e KGB-së së Dresdenit. Putini thirri garnizonin më të afërt të Ushtrisë së Kuqe për të kërkuar mbrojtje dhe ata iu përgjigjen duke thënë se nuk mund të bëjnë asgjë pa marë urdhër nga Moska.

Putini u përball kështu me frikën e një kolapsi të papritur të pushtetit dhe vendosi që një ngjarje e tillë të mos përsëritej kurrë më.

Shkëmbimi i naftës me ushqime, 1992

Putini u largua nga KGB-ja, në periudhën kur po shpërbëhej Bashkimi Sovjetik. Por në një kohë shumë të shkurtër, ai arriti të siguronte një pozicion në bashkinë e Shën Pjetërburgut.

Ekonomia ishte në rënie të lirë dhe Putinit iu ngarkua detyra e një marrëveshje që do të ndihmonte njerëzit t’ia dilni mbanë, duke shkëmbyer naftë dhe metal në vlerë prej 100 milionë dollarësh me ushqim, raporton abcnews.al.

Në realitet, askush nuk mori ushqime, por sipas një hetimi, Putini dhe miqtë e tij futën paratë në xhep.

Pushtimi i Gjeorgjisë, 2008

Kur Putini u bë president në vitin 2000, shpresonte të ndërtonte një marrëdhënie pozitive me Perëndimin. Fillimisht, u zhgënjye, pasi besonte se Perëndimi po përpiqej të izolonte dhe të poshtëronte Rusinë.

Kur presidenti gjeorgjian, Mikheil Saakashvili, kërkoi anëtarësimin në NATO, Putini veproi menjëherë për të rimarrë kontrollin mbi rajonin separatist të Osetisë Jugore, raporton abcnews.al.

Në pesë ditë, forcat ruse shkatërruan ushtrinë gjeorgjiane. Perëndimi ishte i indinjuar, por brenda një viti, presidenti i SHBA-së, Barack Obama, përmirësoi marrëdhëniet me Rusinë, madje Moskës iu dha e drejta për të pritur Kupën e Botës në vitin 2018.

Protestat në Moskë, 2011-2013

Zgjedhjet parlamentare të 2011-s u konsideruan të manipuluara, duke shkaktuar zemërim të populli që çuan në protesta të shumta.

Të njohura si “Protestat Bolotnaya”, ato ishin protestat më të mëdha në atë periudhë.

Për këtë arsye, Putini njoftoi se do të kandidonte për rizgjedhje në vitin 2012. Sipas tij, protestat u nxitën dhe u organizuan nga Uashingtoni, duke fajësuar personalisht Sekretaren e Shtetit të SHBA-së Hillary Clinton. Për Putinin, kjo ishte dëshmi se Perëndimi po i provokonte në mënyrë të drejtëpërdrejtë.

Izolimi nga Covid, 2020-21

Kur Covid-19 përfshiu globin, Putin u izolua. Kushdo që do donte ta takonte duhej fillimisht të karantinohej për dy javë dhe më pas kalonte nëpër një korridor me dritë ultraviolet që vret mikrobet.

Në këtë kohë, numri i aleatëve dhe këshilltarëve që mund të ballafaqoheshin me Putinin u ul ndjeshëm. I ekspozuar ndaj më pak opinioneve alternative dhe i izoluar, duket se ndikoi në planin e tij për pushtimin e Ukrainës./abcnews..al

The post Sot mbush 70 vjeç, momentet kyçe që shënjuan jetën e Putin appeared first on Albeu.com.