Moisi Habilaj Archives - Albeu.com

Moisi Habilaj dënohet me 15 vite burg, ja sa vite u dënua ‘financieri’ i grupit
Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka dënuar Moisi Habilajn me 15 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi ulet në 10 vite heqje lirie.

Gjithshtu, GJKKO ka dënuar me 12 vite burg edhe “financierin” e grupit, Nezar Seiti. Por edhe ky për shkak të gjykimit të shkurtuar duhet të kryej 8 vite heqje lirie.

Ndërkohë, është pushuar çështja për dy persona të tjerë, Fatmir Minajn dhe Meridian Sulajn.

Moisi Habilaj, është kushëri i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili u akuzua se favorizonte këtë grup kriminal.

DËSHMIA E MOISI HABILAJT

“Në fashikullin e gjykimit të Shkallës së Parë, rezulton se prokurorët kanë marrë në pyetje si person ndaj të cilit zhvillohen hetimet z. Moisi Habilaj, me datë 30.05.2018. Ai ka deklaruar ndër të tjera se ka filluar trafikun e marijuanës nga Shqipëria në Itali në vitin 2012 me këshillën e një farë “Fatosh”, i quajtur “Toshi”, mbiemrin e të cilit nuk e di, por ishte pronar i një hoteli, i quajtur “Europa” dhe se me të e ka prezantuar z. Sabaudin Çelaj.

Ai ka treguar se detyra e parë ka qenë trafikimi i lëndës narkotike 1600 kilogramë e sekuestruar në Brucoli, Itali. Ai ka sqaruar se merrej me dërgesat dhe se janë kryer katër të tilla dhe se transporti kryhej gjithmonë me det dhe me peshkarexha italiane. Ai ka deklaruar se në Shqipëri vepronte “Fatoshi” dhe se në Itali merrej ai, z. Maridian Sulaj, z. Sabaudin Çelaj, z. Nezar Seiti dhe se takohej me Fatoshin në Shqipëri dhe se shkëmbenin edhe mesazhe me telefon.

Ai deklaron se nuk flisnim asnjëherë në përgjimet e prokurorisë dhe se ai na kishte këshilluar që të mos ia përmendnim asnjëherë emrin dhe se ato i thërrisnin “kapo”, duke shtuar se ai ishte shumë i zgjuar dhe se ndryshonte disa herë numrin dhe se nuk mban mend asnjëherë numër të tij të telefonit.

Ai ka treguar se në episodin e peshkarexhës “Fatima” ishin njerëzit e Toshit dhe emrat nuk ua kujton. Ai ka deklaruar se garancia se kishin mbrojtje, që u thoshin italianëve, ishte për t’i qetësuar dhe se realisht nuk kishin mbrojtje në Shqipëri, duke shtuar se në ato momente i dërgonte mesazhe Fatoshit, sepse nuk ishte aty. Ai ka deklaruar se ka pasur kontakte me z. Sokol Bode edhe në periudhën kur merrej me trafikun e drogës dhe se nuk mban mend të ketë komunikuar me të me datë 5 maj 2015. Ai ka deklaruar se nuk kujton nëse z. Florian Habilaj ishte apo jo me të në datë 6 maj 2015 dhe se, nga ana tjetër, nuk i njeh z. Jaeld Çela dhe z. Gjergji Kohila.

Ai ka deklaruar se në dyqanin “Hugo Boss” ka blerë rroba vetëm për vete, sepse ka qenë një javë para ditëlindjes dhe se e ka mohuar se ka folur për z. Saimir Tahiri apo për të ëmën dhe gruan e tij, duke sqaruar se nuk e di pse e përmendte emrin e z. Saimir Tahiri kur ishte me z. Enea Sulaj te dyqani “Hugo Boss”.

Ai ka sqaruar se e ka përmendur emrin e z. Saimir Tahiri nga injoranca dhe për t’i dhënë rëndësi vetes, por jo më shumë. Ai ka sqaruar se bizhuteritë i ka blerë për Fatoshin, por nuk e di nëse ishin për të ëmën apo vjehrrën apo për ndonjë tjetër dhe se një javë më vonë në Shqipëri ia ka dhënë Fatoshit bizhuteritë.

Ai ka deklaruar se z. Saimir Tahiri e ka parë vetëm në televizor dhe se nuk ka folur asnjëherë me të personalisht apo në telefon dhe se e di që vëllai i tij, z. Artan Habilaj, ka blerë automjetin e z. Saimir Tahiri dhe se nuk e kishte realizuar kalimin e pronësisë për arsyen e një ndalimi administrativ, duke shtuar se nuk di se sa ka qenë çmimi dhe nuk e di nëse z. Artan Habilaj e njeh atë personalisht.

Ai ka sqaruar se të tre vëllezërit kishin një biznes frutaperimesh dhe se secili i shpenzon fitimet nga ky biznes sikur do. Ai nuk e mban mend se në çfarë periudhe është blerë automjeti i z. Saimir Tahiri dhe deklaron se e ka përdorur këtë automjet 4 ose 5 herë për të shkuar në Greqi, në Itali dhe në Mal të Zi. Ai ka sqaruar se në doganë kur shkonte atij i kërkonin vetëm dokumentet e makinës dhe asgjë tjetër.

Ai ka deklaruar se nuk e njeh z. Orges Liperi dhe se as z. Naim Brahimaj dhe se këtë të fundit beson se e ka njohur pasi kanë ardhur në Itali për të blerë gomone, duke qenë se ai ishte mekanik dhe nevojitej për të marrë motorin dhe se atë e ka dërguar vëllai i tij, z. Artan Habilaj, por se gomonia nuk i pëlqeu.

Ai ka deklaruar se kanë vajtur në Sardenja për gomonen dhe se z. Naim Brahimaj e ka gjetur atje dhe se nuk e di se si kishte udhëtuar. Ai më tej ka sqaruar se e njeh z. Aurel Konakçiu dhe bashkë me të dhe me z. Naim Brahimaj kanë çuar në Brindisi një gomone për riparime, duke sqaruar se kanë qenë së bashkë në gomone nga Shqipëria deri në Brindisi dhe se nuk e di se e kujt ishte gomonia.

Ai sqaron se i a ka kërkuar z. Naim Brahimaj që të shkonte me të në Brindisi dhe se nuk e mban mend se kush i pagoi shpenzimet e udhëtimit, duke shtuar se ai ka paguar të vetat dhe nuk di gjë tjetër. Ai ka sqaruar se nuk ka folur asnjëherë me vëllanë e tij, z. Artan Habilaj, për gomonen dhe se nuk e dinte se ishte përdorur nga ministri i Brendshëm, duke shtuar se nuk ka pasur kontakte të z. Aurel Konakçiu dhe z. Naim Brahimaj, por i ka takuar në Vlorë me vëllanë e tij, z. Artan Habilaj dhe se më pas janë nisur për në Brindisi. Ai përsërit sërish se z. Artan Habilaj nuk i ka folur asnjëherë për gomonen dhe se ai vetëm i ka shoqëruar ato për në Brindisi.

Z. Moisi Habilaj sqaron se nuk e di nëse gomonen e ka përdorur ndonjëherë vëllai i tij dhe se nuk e di se vëllai i tij e kishte sjellë atë gomone nga Greqia dhe se nuk mban mend asgjë në lidhje me lejet e lundrimit që janë marrë nga Kapiteneria e Portit Vlorë për të udhëtuar me të deri në Brindisi. Z. Moisi Habilaj ka deklaruar se ai nuk i njeh z. Alban Aliaj, z. Gentjan Ceka, z. Boge Budini, z. Elvis Rexha apo z. Krenar Cenollari. Ai ka deklaruar se nuk i kujtohet kush është z. Renato Avdulaj dhe se nuk i kujtohet z. Armand Koçerri, por beson se është infermier dhe kushëriri i tij i dytë që vinte ndonjëherë te lokali për të pirë kafe.

Ai ka deklaruar se nuk di gjë për lëndën narkotike të sekuestruar z. Armand Koçerri dhe se mbase ka pasur kontakte telefonike me të, duke shtuar se as ai dhe as familjarët e tij nuk kanë kultivuar ndonjëherë lëndë narkotike dhe se nuk di asgjë për sekuestron e tokave me lëndë narkotike në tetor 2016.

Moisi Habilaj ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë lidhje me funksionarë të Policisë dhe se e vetmja lidhje e tij ka qenë znj. Brunilda Alikaj, shoqja e tij aktuale, duke shpjeguar se ka udhëtuar me të në Greqi dhe në Itali bashkë me shoqen e saj, kushërirë, e cila ishte punonjëse Policie, znj. Natasha Shkoza, duke shtuar më tej se ajo nuk kishte lidhje fare me lëndën narkotike dhe se nuk ka kërkuar asnjëherë informacione lidhur me hetimet në Shqipëri.

Ai ka deklaruar se nuk mban mend të ketë folur në telefon me z. Sokol Bode në episodin e ngarkimit të lëndës narkotike në peshkarexhën “Fatima” dhe se nuk e di se ku janë ngarkuar peshkarexhat në rastet e tjera, përveç rastit të muajit maj 2015. Ai shton se z. Sokol Bode nuk u ka kërkuar asnjëherë atyre rekomandime për të bërë karrierë. Ai ka deklaruar se nuk ka folur asnjëherë në telefon me z. Gjergji Kohila dhe se hera e fundit që e ka takuar Fatoshin ka qenë muaji mars apo prill i vitit 2017. Për udhëtimin në Brindisi, ai ka sqaruar se mjetin lundrues e ka drejtuar z. Aurel Konakçiu.

MOISIU NË PORT

Edhe sipas procesverbalit për këqyrjen dhe marrjen e dokumenteve “Ditari i Monitorimit të Trafikut Detar”, mbajtur nga ana e Kapitenerisë së Portit Vlorë, datë 09.05.2018, rezulton se në fletën nr. 252, datë 08.09.2014, ndodhen shënimet ku është paraqitur shtetasi z. Moisi Habilaj për të kërkuar leje nisjeje pranë Kapitenerisë së Portit Vlorë: “Ora 13:00. Në kapiteneri u paraqit Moisi Habilaj, i cili kërkoi leje-nisje për jashtë shtetit. Gjatë kontrollit të dokumenteve që bëri inspektori, u konstatua se mjeti ishte në emër të dikujt tjetër dhe M. Habilaj nuk posedonte as prokurë të posaçme për përdorim”.

Në fletën nr. 253, datë 09.09.2014, shënimi se mjetit ujor “Auras” me tre persona në bord i është dhënë leje nisjeje përgjatë bregut, brenda 3 miljeve. Policia gjyqësore ka pyetur z. Dhoinis Andoni, me cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale, i cili ka pasur detyrën e kapiten i Kapitenerisë së Portit Vlorë, detyrë të cilën e ka dorëzuar me datë 17.12.2015. Në deklarimin e tij, ky shtetas sqaron ndër të tjera se:

“…Mbaj mend se te zyra e oficerit Ardit Bani, i cili ka qenë në shërbimin 24-orësh, ishte paraqitur një shtetas i quajtur Moisi Habilaj nga Vlora, të cilin nuk e njihja, që po debatonte me oficerin e shërbimit, Ardit Bani, për listën e pasagjerëve të skafit të tij, ku në krye të listës ndodhej i shënuar emri i shtetasit Saimir Tahiri, si kapiten i skafit. Ne fillimisht e morëm se personi po bënte shaka, pasi shtetasi Saimir Tahiri në atë periudhë ishte ministër i Brendshëm.

Ne i kërkuam dokumentet e kapitenit të skafit, meqenëse ai paraqiste emrin e shtetasit Saimir Tahiri dhe personi në fjalë nuk dispononte prokurë të posaçme për përdorim të mjetit lundrues. Me një përgjigje si nënvleftësuese dhe si presion nuk na dha asnjë dokument, sipas listës që ai kishte paraqitur vetë për të mare Leje – Nisje për në Brindisi Itali, ku sipas tij, ai do të shkonte për të riparuar skafin.

Unë i thashë oficerit të shërbimit, Ardit Bani, se pa sjellë dokumentacionin e duhur, të mos i jepet leje nisje. Për këtë situatë, unë menjëherë kam njoftuar me celular shefin e Krimeve të Komisariatit Vlorë, për përdorimin e emrit të ministrit, ku me sa kujtoj unë, shefi i Krimeve e ka pasur emrin Berti, me sa di është nga Vlora, por mbiemrin nuk ia di, pasi vetëm dy herë e kam takuar për problem pune.

Ai më ktheu përgjigje po me telefon se për këtë person nuk kemi asnjë problem dhe, në rast se e ka përdor emrin e ministrit, ai mban përgjegjësi vetë. Në fakt nga punonjësit e Policisë dhe nga opinioni i tyre njihej se ky skaf përdorej nga ana e ministrit të Brendshëm, Z. Saimir Tahiri.

Të nesërmen në orën 10:00, pasi shtetasi Moisi Habilaj, kishte plotësuar të gjitha vërejtjet tona për një lundrim të sigurt dhe nuk patëm asnjë vërejtje nga ana e Policisë për këtë person, nga ana jonë i është dhënë leja e nisjes, por me kusht që ai të kapë brigjet italiane, duke kaluar përgjatë bregut, në distancën 3 milje deri sa të shkonte në destinacion, sepse radiot e komunikimit të tij nuk mundësonin komunikimin direkt Vlorë–Otranto. Personi që do të drejtonte mjetin ujor të nesërmen si kapiten, kishte mbaruar shkollën e lartë të Navigacionit, të cilit nuk ia mbaj mend emrin”.

The post Moisi Habilaj dënohet me 15 vite burg, ja sa vite u dënua ‘financieri’ i grupit appeared first on Albeu.com.

Nga apartamentet te makinat luksoze, Habilajt kërkojnë në Gjykatën e Lartë t’u kthehen pasuritë e konfiskuara
Anëtarët e fisit të Habilajve, kanë kërkuar në Gjykatën e lartë që t’i kthehen pasuritë e konfiskuara.

Sipas A2 CNN, Moisi e Florian Habilaj kanë dërguar një rekurs në Gjykatën e Lartë ku kërkojnë prishjen e vendimit të Apelit të Posaçëm të qershorit 2022.

Vendimi në fjal la në fuqi Shkallën e Parë për kalim në llogaritë shtetit të 9 pasurive të tyre dhe familjarëve, me një vlerë prej gati 80 milionë lekë të rinj në total. Pasuritë që kërkojnë të rimarrin Habilajt janë 2 apartamente, një garazh 514 m2, një njësi tregtare, si edhe 5 automjete të markave të ndryshme, mes të cilave edhe Audi A8.

Anëtarët e grupit të Habilajve, u hetuan nga ish-Prokuroria për Krimet e Rënda, në të njëjtin dosje me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Pasi çështjet u veçuan, ata u fajësuan nga Gjykata e Posaçme në maj të vitit 2021 me 37 vite burg në total për akuzën e “trafikut të narkotikëve” dhe “grupit të strukturuar kriminal”.

Moisi Habilaj mori dënimin më të rëndë, 10 vite burg në mungesë, i akuzuar si drejtues i grupit. Në të njëjtën kohë ata u dënuan me burg edhe nga Gjykata e Katanias në Itali, për trafik të narkotikëve. /albeu.com

The post Nga apartamentet te makinat luksoze, Habilajt kërkojnë në Gjykatën e Lartë t’u kthehen pasuritë e konfiskuara appeared first on Albeu.com.

Gjykata italiane merr vendimin përfundimtar për Moisi Habilajn, kushëririn e Saimir Tahirit
Gjykata italiane ka marrë vendimin përfundimtar për Moisi Habilajn.

Habilaj është dënuar me 15 vite e 5 muaj me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike dhe grupit të strukturuar kriminal.

Ai u arrestua në vitin 2017 nga policia italiane së bashku me 11 persona të tjerë, të cilët kryenin transportin e drogës nga Shqipëria në Siçili.

Habilaj kaloi më shumë se 3 vite në paraburgim në pritje të gjyqit, por pas kërkesës së avokatit të tij, masa e sigurisë u lehtësua në “arrest shtëpie”.

Kujtojmë se Habilaj është kushëriri i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ku edhe ky i fundit u akuzua si bashkëpunëtor i grupit Habilaj në trafikimin e lëndëve narkotike./albeu.com/

The post Gjykata italiane merr vendimin përfundimtar për Moisi Habilajn, kushëririn e Saimir Tahirit appeared first on Albeu.com.

E FUNDIT/ GJKKO konfiskon pasuritë e Moisi Habilajt
Gjykata Kundër Krmit të Organizuar ka konfiskuar pasuritë e Moisi Habilajt.

Moisi Habilaj akuzohet për trafik ndërkombëtar droge, ndërsa sipas GJKKO, pasuria e konfiskuar kap vlerën e 82 440 285 (tetëdhjetë e dy milionë e katërqind e dyzet mijë e dyqind e tetëdhjetë e pesë) lekë të reja, të ndodhura në Vlorë.

Ai u arrestua disa vite më parë si pjesë e operacionit “Venti dei Rosi” të policisë italiane.

Kujtojmë se për të njëjtë ngjarje, ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-drejtori i Vlorës Jaeld Çela , i shpëtuan akuzave të rënda dhe u dënuan për shpërdorim detyre./albeu.com

The post E FUNDIT/ GJKKO konfiskon pasuritë e Moisi Habilajt appeared first on Albeu.com.

Goditja e kartelit të drogës kolumbiano-shqiptar, të arrestuarit lidhje me Moisi Habilajn
Ditën e djeshme policia italiane i ka dhënë fund një karteli droge që vepronte në Catania, i përbërë nga dy grupe kriminale, kolumbianë dhe shqiptarë.

Gjatë operacionit, policia ka sekuestruar një sasi prej 365 kg marijuanë dhe kokainë.

U bë me dije se u arrestuan 13 persona, prej tyre dhe 4 shqiptarë.

Shqiptarët e arrestuar janë:

Viktor Dalipaj , lindur në Shqipëri, 46 vjeç;

Petraq Troka , i njohur si “Pietro”, lindur në Shqipëri, 33 vjeç;

Juljan Hoxhaj , i njohur si “Juli”, lindur në Valona (Shqipëri), 29 vjeç;

Indrit Karafili , i njohur si “Endri”, lindur në Shqipëri, 34 vjeç;

Ditën e sotme bëhet me dije se këta shqiptarë kanë lidhje dhe me Moisi Habilajn. Konkretisht Julian Hoxhaj dhe Indrit Karafili janë miq të Moisi Habilajt. Ka qenë pikërisht Moisi Habilaj ai që ka ndërmjetësuar dhe lidhur dy shqiptarët e arrestuar ditën e djeshme me grupin mafioz Cosa Nostra për trafikun e drogës.

Grupi i dytë kriminal ishe i përbërë nga Sebastiano Lombardo, Salvatore Litteri dhe Gioeli Musumeci, të cilët merrin drogën nga shqiptarët dhe më pas e shisnin në Katania.

The post Goditja e kartelit të drogës kolumbiano-shqiptar, të arrestuarit lidhje me Moisi Habilajn appeared first on Albeu.com.

37 vite burg, kush janë katër pjestarët e grupit Habilaj që u dënuan për 4 ton kanabis
GJKKO jep vendimin për grupin e Moisi Habilajt, dënon 4 persona me 37 vite burg.

Moisi Habilaj, Nezar Seiti, Fatmir Minaj e Maridian Sulaj akuzohen për trafikun e 4 ton kanabis.

Nazer Seiti- 9 vite burg

Maridian Sulaj- 9 vite burg

Fatmir Minaj- 9 vite burg

Moisi Habilaj-10 vite burg /albeu.com/

The post 37 vite burg, kush janë katër pjestarët e grupit Habilaj që u dënuan për 4 ton kanabis appeared first on Albeu.com.

Moisi Habilaj dënohet me 10 vite burg
Moisi Habilaj është dënuar me 10 vite burg  nga Gjykata Kundër Krimit dhe Korrupsionit të Organizuar.

Moisi Habilaj u arrestua disa vite më parë si pjesë e operacionit Venti dei Rosi të policisë italiane.

Ish ministri i brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-drejtori i Vlorës Jaeld Çela , i shpëtuan akuzave të rënda dhe u dënuan për shpërdorim detyre.

The post Moisi Habilaj dënohet me 10 vite burg appeared first on Albeu.com.

Pas kërkesës për 63 vite burg, SPAK kërkon konfiskim e pasurisë së grupit Habilaj
Prokuroria e Posaçme  jo vetëm që kërkoi 63 vite burg për 4 anëtarët e grupit Habilaj, por gjithashtu edhe konfiskim të 22 pasurive. SPAK kërkon konfiskimin e 22 pasurive të familjes Habilaj me vlerë rreth 82.4 mln lekë

Sot  SPAK kërkoi 63 vite burg në total për anëtarë të grupit kriminal të cilët akuzohen për trafik e kultivim narkotikësh në kuadër të grupit kriminal.

Konkretisht SPAK kërkoi për Moisi Habilajn, 18 vite burg, Nezar Seiti 15 vite burg, Meridian Sulaj 15 vite burg dhe Fatmir Minaj 15 vite burg.

Arrestimi i grupit

Moisi Habilaj u arrestua disa vite më parë si pjesë e operacionit Venti dei Rosi të policisë italiane. Policia italiane e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar trafikantin e dënuar, i cili ndodhet në arrati prej kohësh, pasi u arratis nga banesa ku ishte me ‘arrest shtëpie’.

Ish ministri i brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-drejtori i Vlorës Jaeld Çela , i shpëtuan akuzave të rënda dhe u dënuan për shpërdorim detyre.

The post Pas kërkesës për 63 vite burg, SPAK kërkon konfiskim e pasurisë së grupit Habilaj appeared first on Albeu.com.

Moisi Habilaj në arrati, SPAK kërkon 63 vite burg për grupin kriminal
Prokuroria e Posaçme SPAK kërkoi 63 vite burg në total për anëtarë të grupit kriminal të ashtuquajtur Habilaj. Ata akuzohen për trafik e kultivim narkotikësh në kuadër të grupit kriminal.

Konkretisht SPAK kërkoi për Moisi Habilajn, 18 vite burg, Nezar Seiti 15 vite burg, Meridian Sulaj 15 vite burg dhe Fatmir Minaj 15 vite burg.

Arrestimi i grupit

Moisi Habilaj u arrestua disa vite më parë si pjesë e operacionit Venti dei Rosi të policisë italiane. Policia italiane e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar trafikantin e dënuar, i cili ndodhet në arrati prej kohësh, pasi u arratis nga banesa ku ishte me ‘arrest shtëpie’.

Ish ministri i brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-drejtori i Vlorës Jaeld Çela , i shpëtuan akuzave të rënda dhe u dënuan për shpërdorim detyre.

The post Moisi Habilaj në arrati, SPAK kërkon 63 vite burg për grupin kriminal appeared first on Albeu.com.