Mohamed ouahbi Archives - Albeu.com
Nga mësues edukimi fizik në sfidues të Francës, rrugëtimi i jashtëzakonshëm i “Trajnerit Momo”, ish-ndihmësit të Besnik Hasit
<html><head></head><body>
Mohamed Ouahbi nuk ka kaluar nëpër itinerarin e zakonshëm që të çon te drejtimi i një kombëtareje në Kupën e Botës. Ai nuk ka qenë futbollist dhe nuk e ka ngritur emrin e tij duke fituar trofe në majat e futbollit.
Për shumë vite të jetës së tij, Ouahbi punoi si mësues i edukimit fizik. Në një shkollë të Brukselit, ai u jepte mësim fëmijëve të moshës gjashtë deri në dymbëdhjetë vjeç. Sapo përfundonte orët e mësimit, ai linte klasën dhe shkonte në fushën stërvitore, ku vazhdonte të merrej me atë që e pasiononte më shumë.
Kështu mori jetë rrëfimi i “Trajnerit Momo”, njeriut që tashmë do të drejtojë Marokun ndaj Francës, në duelin ku vendoset një vend në gjysmëfinalen e Kupës së Botës.
Ouahbi ka lindur 49 vjet më parë në Bruksel, në një familje me prejardhje marokene, dhe kontaktin me futbollin e pati që në fëmijëri.
Ai e përjetoi nga afër Kupën e Botës 1986, turne në të cilin “Luanët e Atlasit” mbërritën për herë të parë në raundin e 16 më të mirave.
Ajo skuadër kombëtare i krijoi një ndjesi përkatësie që mbeti e fortë ndër vite, edhe pse jeta dhe formimi i tij, si në aspektin personal ashtu edhe profesional, u zhvilluan në Belgjikë.
Nga klasa te stoli i Kupës së Botës
Kur ishte vetëm 21 vjeç, Ouahbi hodhi hapat e parë si trajner te Maccabi Brussels. Ishte nisja e një rruge të qetë, por të qëndrueshme, e cila mori një kthesë të rëndësishme në vitin 2003, kur ai u kontaktua nga Anderlecht.
Te klubi belg, ai mori në dorë ekipin U9 në Neerpede dhe më pas qëndroi plot 17 vjet në akademinë e Anderlechtit.
Me kalimin e kohës, ai avancoi gradualisht në hierarkinë e klubit, derisa u bë një nga figurat më të vlerësuara të akademisë. Në disa periudha, ai punoi edhe si ndihmës-trajner i ekipit të parë, përkrah legjendës shqiptare, Bensik Hasi.
Nëpër procesin e tij të punës kanë kaluar disa prej talenteve më të spikatura të futbollit belg të dy dekadave të fundit.
Mes futbollistëve që janë zhvilluar nën metodën e tij përmenden Romelu Lukaku, Youri Tielemans, Jérémy Doku dhe Dodi Lukebakio.
Stërviti edhe çiklistin e famshëm, ndërsa zbulon edhe rëndësinë e shkollimit për lojtarët
Nën drejtimin e Ouahbit është stërvitur edhe Remco Evenepoel, përpara se të linte futbollin dhe të shndërrohej në një nga çiklistët më të mirë në botë.
“E kishim Remcon te Anderlecht deri në nivelin U19”, kujtoi vetë Ouahbi disa muaj më parë.
Trajneri maroken ka vënë vazhdimisht në dukje peshën që ka arsimi në formimin e një futbollisti, duke e lidhur disiplinën në shkollë me arritjet në sport.
“Kur isha në akademinë e të rinjve të Anderlechtit, e kuptuam se lojtarët që arrinin në ekipin e parë ishin ata që kishin diplomë të shkollës së mesme. Sot, futbolli është shumë i strukturuar. Lojtarët kanë nevojë për disiplinë dhe arsimi i ndihmon shumë në këtë drejtim”, ka shpjeguar Ouahbi.
Kjo ishte një filozofi që ai e kishte ushtruar për vite të tëra në klasë dhe që më vonë e transferoi edhe në dhomën e zhveshjes.
Telefonata që i ndryshoi jetën
Pas një eksperience të shkurtër në Arabinë Saudite, ku bashkëpunoi me Yannick Ferreira te Al-Fateh, erdhi thirrja që do t’i kthente kahun karrierës.
Në vitin 2022, presidenti i Federatës Marokene të Futbollit, Fouzi Lekjaa, vendosi t’ia besonte atij drejtimin e kombëtares U20 të Marokut. Lekjaa e kishte ndjekur nga afër aktivitetin e Ouahbit në Belgjikë dhe ishte i bindur se ai ishte profili i duhur për të çuar përpara projektin që federata kishte ndërtuar prej vitesh.
Brenda vetëm tre vjetësh, Ouahbi krijoi një ekip të ri, konkurrues dhe me identitet të qartë. Maroku arriti të fitojë Kupën e Botës U20, pasi mundi Argjentinën në finale.
Më pas, pas largimit të Walid Regraguit, federata i dha mundësinë Ouahbit të merrte drejtimin e kombëtares së parë.
Një zgjedhje befasuese, por e suksesshme për Marokun
Për shumë njerëz, ky emërim ishte i papritur. Ai ishte pothuajse i panjohur për publikun e gjerë, pa eksperiencë në drejtimin e një kombëtareje të të rriturve dhe u vendos në detyrë vetëm pak muaj para Kupës së Botës.
Pavarësisht kësaj, Federata Marokene tregoi vendosmëri dhe deri tani rezultatet e kanë justifikuar plotësisht zgjedhjen.
Me një moshë mesatare prej vetëm 26.4 vjeç, Maroku paraqitet si skuadra e tretë më e re e turneut dhe njëkohësisht si një nga përfaqësueset që ka bërë përshtypjen më të madhe.
“Lojtarët e rinj shpesh kritikohen se nuk i dëgjojnë më të vjetrit dhe se ndjekin rrugën e tyre. Por në këtë skuadër është e kundërta. Ata dëgjojnë me shumë kujdes stafin e trajnerëve dhe lojtarët veteranë. Ka një respekt të madh të ndërsjellë”, ka thënë Ouahbi.
Ky transformim në mënyrën e të menduarit përmbledh më së miri edhe profilin e Mohamed Ouahbit.
Tashmë, pengesa e radhës për “Trajnerin Momo” dhe Marokun është Franca, në një sfidë të madhe që mund t’i dërgojë “Luanët e Atlasit” në gjysmëfinalen e Kupës së Botës.
</body></html>
The post Nga mësues edukimi fizik në sfidues të Francës, rrugëtimi i jashtëzakonshëm i “Trajnerit Momo”, ish-ndihmësit të Besnik Hasit appeared first on Albeu.com.
Maroku humbet Saibarin për sfidën me Francën në Kupën e Botës
Kombëtarja e Marokut është përballur me një mungesë të rëndësishme para takimit të sotëm (e enjte) ndaj Francës.
Trajneri i Marokut, Mohamed Ouahbi, bëri të ditur shkurt se Ismael Saibari nuk do të jetë në dispozicion për këtë përballje.
“Saibari nuk do të luajë sot, shpresoj se do të jetë gati për ndeshjen e ardhshme”, deklaroi Ouahbi, duke lënë të kuptohet se shpreson që Maroku të arrijë kualifikimin në gjysmëfinale.
Edhe pse kishte pritshmëri për rikuperimin e tij, golashënuesi më i mirë i skuadrës nuk ia ka dalë të jetë gati për çerekfinalen e Kupës së Botës, e cila zhvillohet sonte nga ora 22:00 në Boston.
https://x.com/FabrizioRomano/status/2075091128844529847
Saibari ka realizuar tre gola për Marokun në këtë Kupë Bote, por pësoi dëmtim gjatë ndeshjes së fazës së 1/8-tës kundër Kanadasë. Në kampin maroken kishte optimizëm se ai do të riaftësohej në kohë për duelin e sotëm, por kjo nuk ndodhi.
Nëse arrin të eliminojë Francën, Maroku në gjysmëfinale do të përballet me skuadrën fituese të ndeshjes mes Spanjës dhe Belgjikës.
</body></html>
The post Maroku humbet Saibarin për sfidën me Francën në Kupën e Botës appeared first on Albeu.com.