Mohamed Alabbar Archives - Albeu.com

Alabbar tërhiqet nga Shqipëria, rezultoi investim fluskë, i paqartë fati i qindra apartamenteve të shitura
Më 17 prill të vitit 2021, një javë para zgjedhjeve parlamentare të atij viti, Edi Rama dhe Belinda Balluku u prezantuan shqiptarëve investitorin arab, Mohamed Alabbar dhe projektin për portin turistik të Durrësit.

Në atë kohë, u tha se si investimi prej më shumë se 2 miliardë dollarë do të transformonte Shqipërinë, do të hapte vende të reja pune dhe sillte turizmin elitar në vend.

Dalja e Alabbar u pasua pak muaj pasi Rama fitoi zgjedhjet me miratimin në Kuvend të një ligji të posaçëm për portin e Durrësit dhe nënshkrimin e një marrëveshjeje në nëntor të vitit 2022.

Sipas ligjit dhe marrëveshjes së nënshkruar, qeveria shqiptare i fal mbi 800 mijë metër/katrorë truall me vlerë mbi 400 milionë dollarë në Portin e Durrësit investitorit arab, Mohamed Alabbar, ndërsa ky i fundit zotohet të investojë 2 miliardë dollarë për kulla e resorte me premtimin për të shndërruar këtë port në portin më të madh të jahteve në Mesdhe.

U tha se investimi do të niste në fillim të vitit 2023.

2023-shi është duke u mbyllur dhe të vetmet gjurmë të investimit janë barrikadat rrethuese në disa pjesë të portit dhe njoftimi i kompanisë së Alabbar për nisjen e shitjes së apartamenteve dhe njësive të tjera të biznesit që nuk ekzistojnë ende.

Sot, dy vite e gjysmë nga koha kur Edi Rama e Belinda Balluku prezantuan Alabbarin, projekti që iu shit shqiptarëve para zgjedhjeve si një investim strategjik që do t’u ndryshojë rrënjësisht jetën, rezulton të jetë një mashtrim strategjik edhe më i madh se ai i piramidave në mesin e viteve ’90.

Voxnews shkruan se investimi ka ngecur për shkak të një hetimi ndërkombëtar të nisur ndaj Alabbar.

Ky i fundit dyshohet se përmes projektit ‘Belgrade Waterfront’ ka financuar terrorizmin, më konkretisht organizatën e Hamasit në Rripin e Gazës.

Hetimi është sinjalizuar për herë të parë në tetor nga Boban Bogdanoviç, Sekretar i Përgjithshëm i Institutit për Strategjitë Euro-Atlantike.

Hetimi ndërkombëtar ndaj Alabbar nuk ka nisur për projektin e Portit të Durrësit, por për atë të Beogradit, me kosto mbi 3.5 miliardë dollarë.

Great news for the citizens of ??! An international investigation is underway against related persons, criminals, terrorists and statesmen of several countries including ??,

which are facilitated the financing of international terrorism through the

“Belgrade Waterfront” project! pic.twitter.com/sV76hXVFAZ

— Boban Bogdanović (@GenSecRespond) October 11, 2023

Punimet për këtë projekt kanë nisur që në mars të vitit 2014-të dhe gati një dekadë më vonë, nuk janë përmbyllur as 60 për qind e investimeve të parashikuara në planin fillestar.

Marrëveshja e nënshkruar në atë kohë mes Aleksandër Vuçiç dhe Alabbarit u qortua nga Bashkimi Europian edhe për shkak se shumë prej punonjësve të importuar nga Lindja e Mesme e përdorën Serbinë si trampolinë për të emigruar në vendet perëndimore.

Por, emigrantët duket se kanë qenë ana më pak e errët e investimit të Alabbarit. Ana tjetër janë dyshimet për financim të terrorizmit të cilat po hetohen nga agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare, përfshirë këtu të disa vendeve perëndimore.

Pak pas nisjes së këtij investigimi, ndaj Alabbar regjistroi një procedim edhe India. Për këtë procedim, policia e New Delhit kërkoi të marrë në pyetje në korrik të këtij viti investitorin arab për dyshimet e përfshirjes në një skemë mashtrimi financiar me një projekt ndërtimi.

Me të paktën dy hetime ndërkombëtare ndaj tij, Alabbar ka nisur që të shesë kompanitë dhe aksionet që ka në kompani të tjera në emër të kompanisë mëmë Emaar.

Dy prej tyre janë shitur tashmë dhe bëhet fjalë për një kompani me aktivitet në zinxhirin e ushqimit dhe ‘Fast Food’ dhe një tjetër me një rrjet global supermarketesh.

Blerësit janë kryesisht investitorë të tjerë arabë, ose nga Lindja e Mesme, duke përforcuar dyshimet se Mohamed Alabbar po përpiqet që të shmangë sanksionet e mundshme ndërkombëtare për financim të terrorizmit.

Pjesë e këtyre sanksioneve mund të jetë nesër edhe projekti për ndërtimin e portit turistik të Durrësit dhe kjo duket se është arsyeja se përse Alabbar de facto është tërhequr nga ky investim dhe pritet vetëm zyrtarizimi i kësaj tërheqjeje.

Megjithatë, dëmi i shkaktuar ndaj shqiptarëve shkon në dhjetra milionë euro.

Së pari, janë ata që kanë paguar dhe blerë apartamente, apo njësi biznesi në ajër me çmime marramendëse.

Së dyti është humbja prej 60 milionë eurosh, investim i Bashkimit Europian për zgjerimin e kapaciteteve të portit tregtar aktual të Durrësit dhe së treti mbi 400 milionë eurot e parashikuara për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano me para të taksapaguesve shqiptarë.

Tërheqja e Alabbar përbën skandalin më të madhe të qeverisjes 10-vjeçare të Edi Ramës.

Ndoshta kjo është arsyeja se përse në këto kohë, Edi Ramës dhe Belinda Ballukut u intereson një tjetër zhurmë me inceneratorët për të hequr vëmendjen nga megaskandali i mashtrimit më të madh që u kanë bërë shqiptarëve, që prej kohës së skemave piramidale.

The post Alabbar tërhiqet nga Shqipëria, rezultoi investim fluskë, i paqartë fati i qindra apartamenteve të shitura appeared first on Albeu.com.

Aksionerë serbë në Portin e Durrësit? Mohamed Alabbar tregon si qëndron e vërteta
Mohamed Alabbar ka mohuar akuzat se në kompaninë e tij, Eagle Hills që do të marrë përsipër ndërtimin e Portit të ri turistik të Durrësit, ka aksionerë serbë apo nga vende të tjera të rajonit.

Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Review” në Euronews Albania, Alabbar u shpreh se në kompaninë Eagle Hills, është aksioner ai dhe disa partnerë të tij nga Abu Dhabi.

“Jo, nuk ka aksioner të tillë, unë jam aksioneri kryesor në Eagle Hills, kam disa partnerë nga Abu Dhabi. Edhe këtë mund ta kontrolloni dhe nuk do të gjeni gjë tjetër, iu premtoj. Në fakt, janë vetëm nga dy vende, nga vendi im, unë si Mohamed Alabbar dhe nga Abu Dhabi. Dua të bëj një deklaratë, se nga dita që filluam dhe deri më sot, asgjë nuk ka ndryshuar”, theksoi ai.

Pas një seance maratonë që vazhdoi deri në orët e para të mëngjesit të së enjtes, Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 76 pro dhe 35 kundër, projektligjin për Portin e Durrësit, duke i hapur kështu rrugë transformimit të saj në një qendër urbane me port jahtesh.

The post Aksionerë serbë në Portin e Durrësit? Mohamed Alabbar tregon si qëndron e vërteta appeared first on Albeu.com.

Rama nxjerr videon nga CNN: Durrësi, Dubai i vogël i Mesdheut (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin social Facebook, një intervistë të Mohamed Alabbar, drejtor i kompanisë Emaar Properties që do të ndërtojë Portin e Durrësit, të dhënë në CNN. “Durrësi, Dubai i Vogël i Mesdheut, në CNN”, ka shkruar Rama.

Alabbar thotë gjatë intervistës se do të jetë i pari që do të shkojnë në Shqipëri për të investuar pasi Europa e re është shumë tërheqëse, duke veçuar ato që kanë ndodhur në Shqipëri përgjatë këtyre viteve.

“Europa  e re është shumë tërheqëse për mua. Kur shikoj Shqipërinë dhe atë që po ndodh me qeverinë atje, shoh sa shumë po punojnë të gjithë për të zhvilluar vendin dhe për ta çuar përpara. Dhe si ta them unë dua të jem i pari që shkon atje.

Sepse të gjithë treguesit janë të duhurit, dyfish rritje në turizëm, 450 km bregdet të mahnitshëm me pamje nga Greqia aty pranë. Rritja ekonomike është mbresëlënëse, qeveri që punon ditë-natë për t’u bërë pjesë e Europës së vërtetë. Qeveria ka një të shkuar për shkak të qeverive të mëparshme. Asgjë nuk bëhet brenda nate dhe të gjithë treguesit janë pozitivë sipas meje”, shprehet ai.

The post Rama nxjerr videon nga CNN: Durrësi, Dubai i vogël i Mesdheut (VIDEO) appeared first on Albeu.com.