modernizon Archives - Albeu.com

Aeroporti i Tiranës modernizon më tej shërbimet, lehtëson procedurat për check-in e bagazheve
Në Aeroportin Ndërkombëtar Nënë Tereza në Tiranë, janë thjeshtuar më tej procedurat e check-in për bagazhet, duke lehtësuar ndjeshëm përvojën e udhëtarëve para nisjes dhe duke reduktuar kohën e pritjes në terminal.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, aeroporti bën të ditur se tashmë procesi kryhet në disa hapa të thjeshtë dhe të shpejtë, duke rritur efikasitetin në përpunimin e pasagjerëve.

Sipas TIA-s, udhëtarët duhet të ndjekin peshimin e bagazhit, skanimin e kartës së imbarkimit, printimin e etiketës dhe më pas dorëzimin e bagazhit në sportelin përkatës të check-in, një procedurë që shmang radhët e gjata dhe përshpejton ndjeshëm procesin e nisjes.

Këto lehtësira, vijnë në një moment kur aeroporti po përjeton një rritje të fortë të fluksit të udhëtarëve, veçanërisht gjatë sezonit turistik, duke e bërë të domosdoshëm modernizimin e shërbimeve dhe automatizimin e proceseve.

Paralelisht, investimet e Kastrati Group, që administron aeroportin, kanë transformuar ndjeshëm eksperiencën e pasagjerëve në muajt e fundit.

Vendosja e e-gates ka përshpejtuar ndjeshëm kalimin në kontrollin kufitar, ndërsa aplikimi i biletës elektronike prej disa muajsh ka reduktuar burokracitë dhe kohën e përpunimit, duke e bërë gjithë procesin më të thjeshtë dhe të digjitalizuar.

Investimet nuk janë kufizuar vetëm te proceset e check-in apo kontrollit. Janë realizuar ndërhyrje të rëndësishme edhe në infrastrukturë, përfshirë zgjerimin e hapësirave të parkimit, përmirësimin e terminalit dhe ndërhyrje në pistën e fluturimeve, me qëllim rritjen e kapaciteteve operacionale të aeroportit.

Këto zhvillime lidhen edhe me planet ambicioze për zgjerimin e hartës së fluturimeve. Sipas pritshmërive, në muajin qershor pritet të nisin edhe fluturimet e para transoqeanike drejt Kanadasë, një hap që do të shënonte një tjetër nivel për aviacionin civil shqiptar dhe do ta poziciononte Tiranën si një nyje gjithnjë e më të rëndësishme rajonale në transportin ajror.

Në tërësi, kombinimi i digjitalizimit të shërbimeve me investimet infrastrukturore po e shndërron TIA-n në një aeroport modern, të aftë për të përballuar kërkesën në rritje dhe për të ofruar standarde më të larta për pasagjerët.

The post Aeroporti i Tiranës modernizon më tej shërbimet, lehtëson procedurat për check-in e bagazheve appeared first on Albeu.com.