modavia Archives - Albeu.com

Destabilizim i ish-Republikës sovjetike? Rusia hedh poshtë akuzat e Moldavisë, Serbia: Nuk ishim të informuar
Rusia, të martën, më 14 shkurt, hodhi poshtë akuzat e presidentes së Moldavisë se Moska po planifikonte të destabilizonte ish-Republikën sovjetike, ndërsa ministri i Jashtëm i Serbisë tha se ata nuk janë të informuar për ndonjë plan për përmbysje.

Presidentja e Moldavisë, Maja Sandu njoftoi në një konferencë për shtyp, të hënën, më 13 shkurt, se Rusia planifikon të përdorë sabotues të huaj për të rrëzuar udhëheqjen e vendit të saj, për të ndalur anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe ta përdor këtë në luftën kundër Ukrainës.

Në këtë kontekst ajo përmendi shtetasit e Serbisë, Malit të Zi, Bjellorusisë dhe Rusisë.

“Pretendimet e tilla janë krejtësisht të pabaza dhe të pavërtetuara”, tha në një deklaratë Ministria e Punëve të Jashtme ruse, raporton Reuters.

Rusia ka fajësuar Ukrainën për nxitjen e tensioneve midis Rusisë dhe Moldavisë, duke thënë se Kievi po përpiqet ta tërheqë Moldavinë “në një konfrontim të rëndë me Rusinë”.

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka mohuar deklaratën e presidentes së Moldavisë lidhur me pjesëmarrjen e mundshme të qytetarëve serbë në aksione subversive në atë vend.

“Kërkojmë që autoritetet e Moldavisë të japin urgjentisht të gjitha informacionet që kanë, sepse deri më tash nuk kemi marrë një njoftim të tillë nga Moldavia”, transmeton N1 deklaratën e Daçiqit.

Ai theksoi se Serbia nuk do të lejojë dëmtimin e reputacionit dhe interesave të vendit, si dhe marrëdhënieve miqësore ndërmjet Serbisë dhe Moldavisë.

Në të njëjtën ditë kur presidentja e Moldavisë mbajti konferencën për media, një grup prej 12 tifozësh të Partizanit nga Serbia u ndaluan në aeroportin e Kishinevit, pasi nuk u lejuan të hynin në Moldavi, raporton N1.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha javën e kaluar se vendi i tij kishte zbuluar një plan të inteligjencës ruse “për shkatërrimin e Moldavisë”.

Pak ditë më vonë, kryeministrja e Moldavisë, Natalia Gravrilita dha dorëheqjen.

Presidentja Sundu, vendi i së cilës kufizohet me Ukrainën, ka shprehur vazhdimisht shqetësimin për qëllimet e Rusisë dhe praninë e trupave ruse në rajonin separatist Transnistria.

The post Destabilizim i ish-Republikës sovjetike? Rusia hedh poshtë akuzat e Moldavisë, Serbia: Nuk ishim të informuar appeared first on Albeu.com.