mocioni i mosbesimit ndaj qeverise Archives - Albeu.com

Debat mbi mocionin e votëbesimit të qeverisë në Malin e Zi, Abazoviç: Mos u fshihni pas Europës, e keni për marrëveshjen me Kishën Serbe
Parlamenti i Malit të Zi është mbledhur duke debatuar rreth mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë së Kryeministrit Dritan Abazoviq.

Nisma për t’i hequr votëbesimin qeverisë është kërkuar nga 36 deputetë të Partisë Demokratike të Socialistëve, të disa partive në koalicinonin qeveritar dhe partive të tjera, për shkak të, siç kanë thënë, ndalimin e Malit të Zi në rrugën e tij drejt Bashkimit Evropian dhe shtimin e tensioneve ndëretnike në vend.

Nismëtarët e mosbesimit e kritikojnë qeverinë duke theksuar se në vend të ndjekjes së rrugës evropiane, qeveria po kryen eksperimente politike. “Pas qeverisë së ekspertëve dhe (qeverisë) së pakicës, Mali i Zi nuk ka më kohë për eksperimente politike. Është koha që të kemi zgjedhje për një qeveri legjitime”, tha Danijel Zhivkoviq, përfaqësuesi i Partisë Demokratike Socialiste, të presidentit Milo Gjukanoviq.

Kryeministri Abazoviq thotë se kërkesa për rrëzimin e qeverisë nuk ka të bëjë me proceset europiane, por me marrëveshjen që qeveria e tij arriti me Kishën Ortodokse Serbe. “Ju e keni dorëzuar iniciativën për shkak të Marrëveshjes bazë me Kishën Ortodokse Serbe. Ju thatë se ishte krim dhe tradhti ndaj interesave kombëtare dhe mos u fshihni pas evropianizmit tani”, tha zoti Abazoviq.

Marrëveshja me Kishën Ortodokse Serbe shkaktoi përplasje brenda koalicionit qeverisës që në fillim. Një pjesë e partive qeverisëse, theksuan se marrëveshja është kundër interesave kombëtare të Malit të Zi dhe nuk është në pajtim me kushtetutën dhe ligjet malazeze. Edhe shoqëria civile dhe opinionistë të pavarur patën vërejtje serioze për përmbajtjen e Marrëveshjes.

Në fillim të gushtit, kryeministri Abazoviq i refuzoi zyrtarisht të gjitha kundërshtimet e organizatave joqeveritare, Akademisë së Shkencave të Malit të Zi, si dhe institucioneve të tjera në vend.

Për të rrëzuar qeverinë, e cila deri tani funksiononte si qeveri pakice, nevojiten votat e të paktën 41 nga 81 deputetëve të parlamentit të Malit të Zi. Është e paqartë se cili do të jetë epilogu i seancës parlamentare, sepse Fronti Demokratik, si parti pro-ruse, apo Demokratët e Alekse Beçiqit dhe Partia Boshnjake, ende nuk janë shprehur se si do të votojnë. Një pjesë e votave të tyre, të paktën pesë, nevojiten për rëzimin e qeverisë.

Gjatë seancës, përfaqësuesit e Fronti Demokratik kërkuan ndërprerjen e saj dhe propozuan, që partitë fituese të zgjedhjeve parlamentare të gushtit të vitit 2020, të formojnë përsëri një qeveri teknike, siç bënë dy vjet më parë.

Fronti Demokratik dhe partia tjetër, Demokratët, kanë kërkuar një seancë tjetër parlamentare më 2 shtator, për të debatuar një mocion tjetër mosbesimi, nëse qeveria e kryeministrit Abazoviq i mbijeton votimit të tanishëm.

Propozimi për votën e mosbesimit në shtator, është paraqitur nga 32 deputetët e këtyre dy partive, duke përmendsur si arsye “humbjen e kapaciteteve funksionale dhe thellimin e krizës ekonomike”./VOA

The post Debat mbi mocionin e votëbesimit të qeverisë në Malin e Zi, Abazoviç: Mos u fshihni pas Europës, e keni për marrëveshjen me Kishën Serbe appeared first on Albeu.com.

Zbardhet data, kur do të mbahet seanca e mosbesimit në Parlamentin Maqedonas
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut do të mbajë të enjten, 11 nëntor, seancë për mocionin e mosbesimit të Qeverisë, të iniciuar nga opozita maqedonase dhe ajo shqiptare, por edhe lëvizja Besa, e cila aktualisht është pjesë e Qeverisë.

Partitë opozitare, kanë riformuluar të mërkurën listën e nënshkrimeve të mbledhura për mocionin e mosbesimit, duke larguar nënshkrimet e dy deputetëve të partisë e “E Majta” dhe të disa deputetëve të VMRO-DPMNE-së.

Fillimisht kërkesa për mocion ishte dorëzuar me 61 nënshkrime të deputetëve, por njëri prej tyre, deputeti i Alternativës, Skender Rexhepi tërhoqi nënshkrimin pasi nuk dëshironte që të nënshkruhej në të njëjtën listë ku qëndrojnë edhe emrat e deputetëve të partisë e “E Majta”, e cila nga opozita shqiptare kritikohet për qëndrimet e saj, siç thotë, antiperëndimore dhe antishqiptare.

VMRP DPMNE-ja beson se mocioni do të votohet me mbi 61 vota.

“E njëjta do të mbetet në procedurë dhe për të do të votohet të enjten. Do të ketë më pak nënshkrime nga ato që ishin në fillim. Por besojmë se kundër Qeverisë nuk do të jenë 61 firma të deputetëve, por do të ketë më shumë se 61. Opozita do të votojë për largimin e kësaj Qeverie”, ka deklaruar deputeti i VMRO DMNE-së, Antonio Milloshoski.

Në bazë të rregullores për punën e Kuvendit, për mocionin votohet në mesnatë ndërsa paraprakisht zhvillohet debat lidhur me kërkesën e opozitës.

Për rrëzimin e Qeverisë nevojiten 61 vota të deputetëve, nga 120 sa numëron Kuvendi i Maqedonisë së Veriut.

Kërkesa për mocion u paraqit nga opozita pasi kryeministri Zoran Zaev refuzoi të paraqesë dorëheqjen në kuvend, të cilën e kishte paralajmëruar më 31 tetor.

Organet më të larta të Lidhjes Social-Demokrate (LSDM) vendosën të martën që dorëheqja e Zaevit të shtyhet, për shkak të siç u tha, “gjendjes në të cilën ndodhet vendi”.

“Për shkak të gjendjes në të cilën ndodhet vendi, Komiteti Qendror i partisë vendosi që të shtyhet dorëheqja. Organet e partisë vendosën njëzëri shtyrjen e dorëheqjes deri në zgjidhjen e gjendjes në vend. Pas shumë vitesh regjim, shteti është ndërtuar mbi vlera të vërteta demokratike dhe liridashëse me parime të bashkëjetesës. LSDM-ja po ngrihet në lartësinë e asaj detyre dhe do të punojë në interes të qytetarëve”, ka deklaruar Pero Kostadinov, anëtar i kryesisë të LSDM-së.

Partia e kryeministrit Zaev ka shënuar humbje në zgjedhjet lokale, ndërsa ajo opozitare, VMRO-DPMNE ka fituar shumicën e 80 komunave, sa kanë qenë në garë./REL/

The post Zbardhet data, kur do të mbahet seanca e mosbesimit në Parlamentin Maqedonas appeared first on Albeu.com.