mocion Archives - Albeu.com

Sot Kuvend, deputetët e Berishës kërkojnë mocion me debat për takimet e Ramës me ish-agjentin e FBI-së
Grupi mbështetës i Sali Berishës ka kërkuar mocion me debat për çështjen e arrestimit të ish-agjentit të FBI-së McGonigal gjatë senacës së sotme parlamentare.

Sipas opozitës ish-agjenti ka pasur raporte me kryeministrin, Edi Rama.

Si rrjedhojë, deputetët e Partisë Demokratike depozituan kërkesën për ndryshimin e rendit të ditës në senacën e sotme parlamentare.

Kërkesa

Znj. Lindita NIKOLLA

KRYETARE E KUVENDIT TË SHQIPËRISË

Ditët e fundit opinioni publik shqiptar dhe ndërkombëtar është tronditur prej një skandali të përmasave ndërkombëtare që ka përfshirë edhe Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Sipas të dhënave të publikuara nga Byroja Federale e Hetimit (FBI), Departamenti i Drejtësisë Amerikane, dhe media

ndërkombëtare, më 21.1.2023 është arrestuar zyrtari i lartë i FBI, Charles McGonigal, i akuzuar për shkelje të sanksioneve ndaj oligarkut rus Oleg Deripaska, me lidhje të ngushta me Presidentin rus Vladimir Putin, si dhe për

fshehje, manipulim dhe falsifikim të të dhëënave për kontakte të papërshtatshme me shtetas të huaj, ku përfshihet Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe dy bashkëpunëtorë të tij që nuk mbajnë poste zyrtare në Republikën e Shqipërisë.

Në padinë e ngritur ndaj z. McGonigal pranë Gjykatës së Distriktit të Kolumbias (Uashington), renditen një sërë faktesh që lidhen me të paktën 5 takime të fshehta të zhvilluara mes Kryeministrit Rama dhe z. McGonical, në

praninë e dy personave të tjerë që kanë bashkëpunuar dhe vepruar në emër të z. Rama, përfshirë përmes mitmarrjes së shumës së 225 mijë dollarëve për të ndikuar në zhvillimet e brendshme politike në Shqipëri.

Kjo ngjarje e rëndë është bërë publike pas një hetimi të thelluar dy-vjecar nga zyra e FBI në Los Angeles ndaj dy zyrave të FBI në Nju Jork dhe Uashington, duke iu nënshtruar tashmë një procesi gjyqësor në gjykatat e këtyre dy shteteve.

Njëkohësisht, duke patur parasysh se oligarku Oleg Deripaska është i sanksionuar edhe nga Shqipëria, si vend kandidat që zbaton sanksionet e Bashkimit Europian, rezulton se ai vazhdon të zotërojë biznese të licensuara

drejtpërdrejt nga Qeveria shqiptare, në shkelje të drejtpërdrejtë të këtij detyrimi politik dhe ligjor.

Duke patur parasysh përmasën e jashtëzakonshme të këtij skandali të paprecedentë, ku Kryeministri shqiptar përfshihet si subjekt hetimi dhe akuzash për përfshirje në korrupsion ndërkombëtar, minimin e besimit të publikut ndaj institucioneve të shtetit shqiptar dhe cënimin e marrëdhënieve politike dhe diplomatike ndërshtetërore ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve te Bashkuara të Amerikës;

Si dhe, bazuar në Nenin 31 pika 2 dhe Nenin 98 të Rregullores së Kuvendit, një grup prej 16 deputetësh kërkon:

1. Ndryshimin e Rendit të Ditës;

2. Në përputhje me pikën 1, përfshirjen si pikë e parë e Rendit të Ditës të një Mocioni me Debat për cështjen e mësipërme.

Kryetarja e Kuvendit të mbledhë menjëherë pas dorëzimit të kësaj kërkese, Konferencën e Kryetarëve, para fillimit të Seancës Plenare datë 26 janar 2023, ora 11.00, për të bërë ndryshimin e Rendit të Ditës të kësaj seance sipas kërkesës së mësipërme./albeu.com/

The post Sot Kuvend, deputetët e Berishës kërkojnë mocion me debat për takimet e Ramës me ish-agjentin e FBI-së appeared first on Albeu.com.

Mblidhet sot Kuvendi, debat për Integrimin Europian: Rendi i ditës
Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare. Në këtë seancë do të diskutohet për disa projektligje që janë në rend dite.

Po ashtu pritet që seanca të nisë në orën 10:00, ndërsa pritet që mes projektligjeve që do të diskutohet është ai për segmentin Qukës-Qafë Plloçë. Po ashtu është dhe akti normative për miratimin e tekstit të amendimit të katërt në marrëveshjen për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Export B.V.

Ndër të tjera parashikohet që të ketë mocion me debat për Integrimin Europian dhe Mandatet e Imunitetin me objekt konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka.

RENDI I DITËS

Në mbështetje të Urdhrit nr. 87, datë 15.11.2022 të Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, rendi i ditës është si më poshtë vijon:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 9.11.2022.

(Neni 44, pika 2 e Rregullores)

2. Njoftime.

(Neni 44, pika 3 e Rregullores)

3. Mocion me debat për Integrimin Europian

(Neni 48/3 i Rregullores së Kuvendit)

Diskutime – jo më shumë se 4 orë.

4. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes Istisna’a dhe të marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes së Agjencisë Istisna’a, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Islamike për Zhvillim, për ndërtimin e segmentit Qukës-Qafë Plloçë, si pjesë e korridorit rrugor Tiranë-Korçë, ratfikuar me ligjin nr. 128/2013.”

5. Projektligj “Për miratimin e buxhetit faktik të vitit 2021”. (Neni 164 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

6. Akt normativ nr. 13 “Për miratimin e tekstit të amendimit të katërt në marrëveshjen për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Export B.V. dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, miratuar me aktin normativ nr. 3, datë 18.1.2021, të ndryshuar”.

7. Akt normativ nr. 14, datë 5.10.2022 “Për marrjen e masave të veçanta gjatë kohëzgjatjes së gjëndjes së emergjencës në furnizimin me energji elektrike”.

8. Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.133/2015, “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”.

9. Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.12/2018, “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të policisë së shtetit, gardës së Republikës dhe shërbimit për çështjet e brendshme dhe ankesat në Ministrinë e Brendshme”, të ndryshuar.

10. Raportet e Këshillit për Rregulloren, Mandateve dhe Imunitetit me objekt konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetes znj. Olta Xhaçka.

11. Projektvendim “Për një ndryshim në vendimin Nr. 36/2020 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe nivelit të pagave për akademinë e shkencave në Republikën e Shqipërisë”.

12. Projektvendim “Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA)”.

13. Projektvendim “Për një ndryshim në Vendimin nr. 69/2021”Për caktimin e anëtarësisë së komisioneve të përhershme të Kuvendit””, i ndryshuar.

14. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (60’).

The post Mblidhet sot Kuvendi, debat për Integrimin Europian: Rendi i ditës appeared first on Albeu.com.

Deputetët gjermanë mocion në Bundestag: Këto 5 shtete të njohin Kosovën
Një ditë para samitit BE-Ballkani Perndimor partia më e madhe opozitare gjermane po e rrit presionin ndaj qeverisë mbi Ballkanin Perëndimor. Grupi parlamentar i Unionit Kristiandemokrat e Kristiansocial (CDU/CSU) në Bundestag ka paraqitur një mocion në parlamentin gjerman, i cili diskutohet sot.

Deputetët gjermanë i bëjnë thirrje qeverisë gjermane që të arrijë në BE një perspektivë “të shpejtë, të qartë, të besueshme dhe progres të prekshëm” për anëtarësimin e Shqipërisë, Bosnjë- Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë ” në BE.

Deputetët opozitarë kërkojnë gjithashtu që me vendet kandidate të miratohen hapa të ndërmjetëm për t’i afruar ato edhe më ngushtë me BE-në. Konkretisht, ata sugjerjonë anëtarësimin e asociiuar pa të drejtë vote në politikat e përbashkëta të jashtme, të sigurisë dhe mbrojtjes si dhe në tregun e brendshëm të BE—së, në këmbim të reformave dhe zbatimit të kritereve të Kopenhagës dhe progresit në sundimin e ligjit.

Deputetët sugjerojnë që qeveria gjermane ta argumentojë këtë me situatën e re të sigurisë të krijuar pas agresionit rus në Ukrainë. Më tej deputetët kërkojnë edhe angazhimin e diplomacisë gjermane për anëtarësimin sa më shpejt që është e mundur të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, dhe si hap i parë në Këshillin e Evropës.

Veç të tjerash, deputetët kërkojnë refuzim të vendosur të ndryshimit të kufijve në vendet e Ballkanit Perëndimor, perspektivën e anëtarësimit të tyre në NATO, rritjen e luftës kundër korrupsionit, vazhdimin e “Procesit të Berlinit” për bashkëpunimin dhe zhvillimin rajonal dhe reforma brenda BE-së që sigurojnë kapacitetin e tij absorbues në të ardhme.

“Agresioni rus kundër Ukrainës ka nxjerrë në pah cënueshmërinë e kufijve në zemër të Evropës”, argumentojnë deputetë në kërkesën e tyre si edhe faktin që konfliktet e ngrira mund të përshkallëzohen dhe përhapen shpejt.

“Konflikte të tilla rrezikojnë stabilitetin dhe interesat e paqes të BE-së”.

Pavarësisht progresit të madh në dekadat e fundit, Ballkani Perëndimor mbetet një rajon i paqendrueshëm, me krim të organizuar, korrupsion dhe gjyqësor të dobët.

Në kërkesën e tyre deputetët vënë në dukje edhe ekzistencën e problemeve ndëretnike dhe ndërfetare.

“Është në interesin e vetë BE-së që gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor – Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia – të cilat nuk janë ende anëtare të BE-së, por janë të rrethuara drejtpërdrejt vetëm nga shtetet anëtare të BE-së, të arrijnë stabilitet afatgjatë, sundim ligji, zgjidhje paqësore të mosmarrëveshjeve, struktura solide demokratike dhe prosperitet ekonomik”, thuhet Në këtë mënyrë, synimi duhet të mbetet që në të ardhmen të kemi Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, shkruajnë deputetët.

Mocioni me titull, “Ripërtëritja e perspektivës së BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor me politikë të përkushtuar”, pas një debati 40-minutësh, pritet të kalojë për konsultim te komisionet përgjegjëse të punëve të jashtme. /dw/

The post Deputetët gjermanë mocion në Bundestag: Këto 5 shtete të njohin Kosovën appeared first on Albeu.com.

Opozita maqedonase nuk ka vota të mjaftueshme për rrëzimin e qeverisë
Opozita në Maqedoninë e Veriut nuk siguroi të enjten votat e nevojshme për ta rrëzuar qeverinë e kryeministrit Zoran Zaev. Parlamenti e hapi sot seancën mbi nismën e opozitës, e cila u ndërpre me kërkesë të opozitës.

Deputeti i Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi, prishi planet e partive opozitare. Ai shkroi në rrjetin Facebook se nuk do të votonte për rrëzimin e qeverisë, “duke pasur parasysh çastin politik, për hir të procesit dhe sinjaleve të forta nga partnerët strategjik SHBA dhe Bashkimi Evropian që më janë komunikuar nga përfaqësues të lartë diplomatik, se në muajin dhjetor vendi ka gjasa të mëdha të marrë datën për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE, vendosa që mos të marrë pjesë në seancën parlamentare ku duhej të merret vendim me të cilin do të vihet në pikëpyetje, ky pikësynim jetik kombëtar dhe shtetëror”.

Kryetari i parlamentit, Talat Xhaferi sapo e hapi seancën, u largua për të mos u bërë deputeti i 61-të, meqë nuk e mbështet nismën, ndërsa drejtimin e seancës ia la nënkryetarit të parlamentit, Fadil Zendelit të Lëvizjes Besa.

Nismës për rrëzimin e Qeverisë i duhen 61 deputetë nga 120 sa ka parlamenti. Nënshkrues të kësaj nisme të ngritur nga VMRO-DPMNE-ja janë dy partitë shqiptare të opozitës, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa që së bashku kanë 12 ligjvënës, Lëvizja Besa e cila ka tre deputetë, por me tërheqjen e zotit Rexhepi i mbeten dy dhe partia maqedonase E Majta me dy deputetët e saj.

VMRO-ja ndërkohë ka 44 ligjvënës, dy prej të cilëve, duke qenë në izolim për shkak të koronavirusit, ishin vendosur në hapësira të veçanta të parlamentit./VOA

The post Opozita maqedonase nuk ka vota të mjaftueshme për rrëzimin e qeverisë appeared first on Albeu.com.

VMRO-DPMNE dorëzon në Kuvend nismën për mocion votëbesimi ndaj qeverisë
VMRO-DPMNE-ja ka dorëzuar në Kuvend nismën për mocion votëbesimi ndaj Qeverisë.

Deputeti Aleksadnar Nikollovski tha se pas kësaj nisme qëndrojnë 61 deputetë dhe se dita ditës pritet që kësaj nisme t’i bashkëngjiten edhe deputetë të tjerë.

“Njoftoj opinionin se në këtë moment po dorëzohet iniciativa të cilën duhet ta shqyrtoj Kuvendi, për votëbesimin e Qeverisë. Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja dhe BDI-ja nuk solli asgjë të mirë për vendin, por vetëm e kë thelluar varfërinë. Kjo qeveri ka revoltuar qytetarët, kjo u dëshmua edhe në zgjedhjet e fundit. Vazhdimi i kësaj qeverie nënkupton thellimin edhe më tëj të të gjitha problemeve të lartpërmendura. Qytetarët meritojnë një jetë më të mirë. Koha është që ndarjet dhe konfliktet të ndërpriten, koha është për ndryshime. Kjo qeveri dështoi se funksion përmes konflikteve. Nuk janë kujdesur as për shtetin e as për qytetarët. Larguan vendin nga BE-ja. Iniciativa është mbështetur nga VMRO-DPMNE dhe koalicioni, deputetët e  Lëvizjes BESA, deputetëve të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativa dhe partia e Majta”, tha Nikollovski./albeu.com

The post VMRO-DPMNE dorëzon në Kuvend nismën për mocion votëbesimi ndaj qeverisë appeared first on Albeu.com.