MKV Archives - Albeu.com

Nesër zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, 1.8 milion qytetarë votojnë për kryetarët në 81 komuna!
Vetëm një vit e gjysmë pas zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale në Maqedoninë e Veriut, vendi po përgatitet për një votim të ri më 19 tetor: rundin e parë të zgjedhjeve lokale. Qytetarët do të votojnë për kryetarët e komunave dhe anëtarët e këshillave komunalë në të gjitha 80 komunat dhe në kryeqytet, Shkup. Sipas sondazheve, rezultati në shumicën e komunave me popullatë shumicë maqedonase është kryesisht i parashikueshëm. Megjithatë, rezultatet mbeten të paqarta në disa komuna ku votuesit shqiptarë përbëjnë shumicën.

Por, pikëpyetja kryesore që u ngrit gjatë fushatës është: Çfarë ndodh pas zgjedhjeve? A mund të tronditë rezultati brenda bllokut politik shqiptar koalicionin qeverisës dhe të çojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, ndoshta qysh në pranverën e vitit 2026? Nëse zgjedhjet e parakohshme do të jenë të mundshme, kjo do të varet gjithashtu nga fakti nëse, pas zgjedhjeve lokale, do të ndërmerren hapa për t’i zhbllokuar bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian – çështje për të cilën zyrtarët e lartë të Qeverisë kanë dërguar sinjale.

VMRO-DPMNE, partia në pushtet dhe favoritja kryesore

Partia më e madhe në koalicionin qeverisës, VMRO-DPMNE e krahut të djathtë, e cila i fitoi zgjedhjet e vitit të kaluar, është gjithashtu në krye të garës për zgjedhjet lokale të kësaj fundjave. Opozita, Lidhja Socialdemokrate (LSDM), vazhdon të përballet me krizë të brendshme pas disfatës së rëndë në zgjedhjet parlamentare të majit 2024.

Megjithëse opozita këmbëngul se popullariteti i VMRO-DPMNE po bie, sondazhet tregojnë se partia mban një epërsi të konsiderueshme. Këtë e pasqyron edhe sondazhi më i fundit i opinionit publik i publikuar nga transmetuesi publik MRTV më 13 tetor, i realizuar nga Instituti për Kërkime Politike (IPIS) përmes një ankete telefonike me 1.122 të anketuar dhe me një marzh gabimi ±3 për qind.

Sipas rezultateve, VMRO-DPMNE do të merrte rreth 26.7 për qind të votave, partia më e madhe opozitare LSDM 11.1 për qind, më pas koalicioni shqiptar Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) i udhëhequr nga BDI-ja me 9.9 për qind, dhe në fund koalicioni VLEN, partner qeveritar i VMRO-DPMNE-së, me 7.5 për qind. Sondazhi tregoi gjithashtu një përqindje të lartë të votuesve të pavendosur: 10 për qind, ndërsa 12.4 për qind e të anketuarve nuk pranuan të thoshin se për kë do të votonin.

A janë të mundshme zgjedhjet e parakohshme parlamentare?

Garat më të ngushta pritet të jenë në komunat ku partitë shqiptare po konkurrojnë për pushtet. Në rreth 15 nga 81 komunat, shqiptarët janë shumicë. Një betejë e fortë pritet midis koalicionit qeveritar shqiptar VLEN dhe koalicionit opozitar Aleanca Kombëtare për Integrim, i udhëhequr nga BDI-ja.

BDI-ja, e cila kaloi në opozitë pas më shumë se dy dekadash në pushtet pas zgjedhjeve të vitit 2024, sfidon legjitimitetin e VLEN-it për të përfaqësuar qytetarët shqiptarë dhe kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare, veçanërisht nëse fiton në më shumë komuna.

Analistët politikë të intervistuar nga Radio Evropa e Lirë (REL) janë të ndarë në mendime nëse kjo do ta destabilizojë koalicionin qeverisës dhe nëse zgjedhjet lokale mund të hapin rrugën për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Megjithatë, gjatë fushatës, qytetarët dëgjuan po aq retorikë në nivel kombëtar sa edhe diskutime për çështje lokale.

“Partitë do ta matin mbështetjen e tyre përmes numrit total të votave që do t’i marrin listat e këshilltarëve, gjë që është tregues i mbështetjes në nivel nacional. Për më tepër, rezultatet në bllokun politik shqiptar mund të ndikojnë në klimën e përgjithshme politike”, tha për REL-in eksperti i komunikimit Petar Arsovski.

Krahas BDI-së, edhe LSDM-ja po përgatitet për zgjedhje të parakohshme. Nga ana tjetër, kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ndonëse nuk e përjashton plotësisht mundësinë, përgjithësisht e refuzon idenë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Analisti dhe drejtori i IPIS-it, Vladimir Bozhinovski, pajtohet me këtë, duke thënë se nuk pret zgjedhje të parakohshme.

“Për të ndodhur zgjedhjet e parakohshme parlamentare, Qeveria duhet t’i dëshirojë ato. Si mund të mbahen zgjedhje nëse Qeveria është kundër? Parlamenti duhet të shpërndahet, dhe Qeveria aktualisht ka shumicën prej 78 nga 120 deputetë”, tha Bozhinovski për REL-in.

Anëtarësimi në BE pas zgjedhjeve, test për Qeverinë

Sinjalet politike tregojnë se pas zgjedhjeve lokale, fokusi mund të zhvendoset drejt procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Maqedonia e Veriut mbetet e bllokuar për shkak të mosmarrëveshjes me Bullgarinë, dhe për të hapur kapitujt negociuese, duhet ta përfshijë pakicën bullgare në Kushtetutën e vet. Kjo është një nga arsyet pse Bozhinovski nuk pret zgjedhje të parakohshme.

“Nëse thirren zgjedhje të parakohshme parlamentare, gjithçka vonohet, përfshirë anëtarësimin në BE dhe çështjet e politikës së jashtme. Unë pres disa iniciativa për zgjidhjen e çështjeve të BE-së pas zgjedhjeve”, theksoi ai.

Gjatë kësaj fushate, opozita LSDM paraqiti një rezolutë në Parlament për të përcaktuar hapat e ardhshëm të vendit drejt BE-së dhe për të vendosur “vija të kuqe” mbi shkallën e lëshimeve ndaj Bullgarisë.

Kryeministri Mickoski deklaroi se pret “lëvizje” në lidhje me garancitë nga BE-ja pas festave të Vitit të Ri. Qeveria kërkon garanci nga BE-ja se ndryshimet kushtetuese do të jenë kërkesa e fundit nga Bullgaria.

Tri ditë para zgjedhjeve, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, vizitoi shkurtimisht Shkupin, duke dërguar këtë mesazh për liderët maqedonas: “Duhet ta bëni ndryshimin e dakordësuar kushtetues. Tani topi është në fushën tuaj. BE-ja është gati”, shkroi ajo në platformën X.

Ndikimi rus në zgjedhje

Derisa anëtarësimi në BE mbetet prioritet strategjik për Maqedoninë e Veriut, vendi është gjithashtu i ekspozuar ndaj ndikimit rus, megjithëse në shkallë të kufizuar. Kjo shihet në retorikën dhe veprimet e disa figurave politike margjinale, të cilat publikisht mbështesin interesat ruse dhe kundërshtojnë integrimin euroatlantik.

Shembulli më i njohur është partia proruse Maqedonia e Bashkuar, e cila haptazi bën thirrje për thellimin e marrëdhënieve me Rusinë dhe kundërshton integrimin në BE dhe NATO. Despina Kovaçevska nga Fondacioni Metamorphosis, që mbikëqyr mediat gjatë fushatës, vëren ndikim rus në mesazhet e disa kandidatëve dhe madje edhe te disa figura fetare.

“Ata përhapin të njëjtin narrativ që vjen nga Kremlini, se vendet humbasin sovranitetin e tyre duke iu bashkuar BE-së. Kjo narrativë identifikohet nga EUvsDisinfo si taktika kryesore e dezinformimit e përdorur nga ndikimi i huaj keqdashës”, shpjegoi Kovaçevska.

Në raportin e parë të përkohshëm, misioni vëzhgues i zgjedhjeve i OSBE/ODIHR shprehu shqetësim për cenueshmërinë ndaj dezinformimit, duke përmendur shkallën e ulët të edukimit mediatik në vend.

“Për disa aktorë, mundësia për manipulim të informacionit nga jashtë gjatë procesit zgjedhor ishte gjithashtu shqetësuese”, thuhet në raportin e OSBE/ODIHR.

Mbi 300 kandidatë për kryetarë komunash

Zgjedhjet lokale të 19 tetorit do të jenë të tetat që nga pavarësia e Maqedonisë së Veriut në vitin 1991. Rreth 1.8 milion qytetarë kanë të drejtë vote. Për 80 komuna plus qytetin e Shkupit, janë paraqitur 309 kandidatë, si nga partitë politike ashtu edhe nga lista të pavarura – shumica dërrmuese burra, vetëm 10 për qind gra.

Në rundin e parë duhet të zgjidhen të gjithë anëtarët e këshillave komunale. Për t’u zgjedhur kryetar komune në rundin e parë, kandidati duhet t’i marrë mbi 50 për qind të votave. Nëse asnjë kandidat nuk e arrin këtë, rundi i dytë do të mbahet më 2 nëntor, mes dy kandidatëve me më së shumti vota nga rundi i parë./REL

The post Nesër zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, 1.8 milion qytetarë votojnë për kryetarët në 81 komuna! appeared first on Albeu.com.

Skandal në Maqedoninë e Veriut, Ministria e cilëson Kosovën si krahinë të Serbisë
Në një skandal ku sfidohet hapur pavarësia e Kosovës, është përfshirë zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Ivan Stoilkoviq dhe shteti i Serbisë. Ky skandal daton që në vitin e kaluar teksa në një status promovimi të një kampi 11 ditor të mbajtur në Serbi “Serbia Thërret”, shteti kosovar është emëruar si “Kosova dhe Meohia”, një titull që e prezanton Kosovën si një krahinë autonome në jugun e Serbisë.

Në këtë kamp pjesëmarrës kanë qenë dhe zyrtarë të Maqedonisë së Veriut, zv,kryeministri dhe njëhkohësisht ministër për Marrëdhënie Midis Bashkësive në Maqedoninë e Veriut, ndërsa k status është bërë publik në faqen zyrtare të kësaj bashkie dhe shkrimi mbetet ende i pandryshuar dhe pas një viti.

Ky lloj përcaktimi ndaj shtetit kosovar, bie ndesh me qëndrimet e mbajtura së fundmi nga vetë Maqedonia, kujtojmë këtu takimin e fundit mes homologëve në nëntor të vitit 2023, Albin Kurti dhe Hristjan Mickoski, teksa u “betuan” për bashkëpunim dhe respekt reciprok. Kujtojmë që Maqedonia ka qenë ndër vendet e para që e njohur pavarësinë e Kosovës më 9 nëntor 2008.

Gjithashtu gjatë vizitës së delegacionit maqedonas që vizitoi Kosovën, u vu re mungesa e politikanit serv, Ivan Stoilkoviq, i cili kishte shprehur më parë dëshirën që të ishte pjesë e kësaj vizite zyrtare. Në lidhje me këtë, zyrtarët maqedonas u përgjgjën se mungesa e tij ishte e arsyetuar.

Një tjetër reagim në lidhje me këtë çështje është bërë dhe nga Izet Mexhiti, zv.kryeministi i parë i RMV, teksa tha se: “Stoilkoviq është përfaqësues i komunitetit serb dhe nuk pretendojmë ta bëjmë shqiptar ose të mendojë si ne. Por dallimet tona me të kaluarën qëndrojnë në faktin që ne e njohim Republikën e Kosovës.”

The post Skandal në Maqedoninë e Veriut, Ministria e cilëson Kosovën si krahinë të Serbisë appeared first on Albeu.com.

Shkupi dënon deklaratën e deputetit bullgar për bashkimin e Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë
Zyrtarët e Maqedonisë së Veriut e kanë dënuar ashpër një deklaratë të liderit të ekstremit të djathtë në Bullgari, i cili bëri thirrje që Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria të bashkohet në një shtet të vetëm bazuar në një ide të shprehur rishtazi nga presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, për bashkimin e SHBA-së me Kanadanë.

Lideri i partisë politike të ekstremit të djathtë në Bullgari, Rilindja (Prerodbas), Kostadin Kostadinov, tha të enjten se “nuk ka asgjë më logjike se dy shtete me histori të përbashkët, origjinë të përbashkët, gjuhë të përbashkët dhe popull të përbashkët, si Bullgaria dhe Maqedonia, që të bëhen një shtet i vetëm”. Kjo deklaratë u dënua si “e turpshme dhe e pandershme” nga presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silanovska-Davkova.

“Përkundrazi, synimi për ta shprehur në mënyrë të njëanshme në këtë mënyrë në fakt do të thotë mosrespektim, do të thotë mosnjohje”, tha Gordana Silanovska-Davkova.

Ministria për Punë dhe Tregti të Jashtme e Maqedonisë së Veriut e dënoi ashpër deklaratën e Kostadinovit, i cili është gjithashtu deputet aktual në Kuvendin Popullor të Bullgarisë, duke thënë se kjo deklaratë “shpreh pretendime të qarta territoriale ndaj Maqedonisë së Veriut”.

“Deklarata të tilla dashakeqe të zyrtarëve të skenës politike bullgare janë sulm i drejtpërdrejtë ndaj sovranitetit, integritetit dhe pavarësisë së vendit tonë dhe në të njëjtën kohë janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me rregullat dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare, mosndërhyrjen e shteteve në punët e tyre të brendshme dhe politika e ndërtimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore”, thuhet në reagim.

Në anën tjetër, Venko Filipçe, deputet dhe lider i Lidhjes Socialdemokrate (LSDM) në opozitë, kërkoi që Sofja të reagojë dhe të distancohet qartë dhe pa mëdyshje nga deklaratat e Kostadinovit, ndërsa Bashkimi Evropian, siç tha ai, (BE) të dënojë deklaratën e tij.

“I bëj thirrje Bashkimit Evropian që të dënojë qartë këtë qëndrim, i cili cenon të drejtat universale të njeriut dhe vlerat evropiane, dhe të tregojë se deklarata të tilla nuk kanë vend në BE”, shkroi të enjten Filipçe, në profilin e tij zyrtarë në Facebook.

Kostadinov shkroi se nuk ka asgjë “më logjike dhe më normale sesa dy vende me histori, origjinë, gjuhë dhe popull të përbashkët, si SHBA dhe Kanadaja, të bëhen një shtet i vetëm”.

“E njëjta situatë është edhe me Maqedoninë (e Veriut). Nuk ka asgjë më logjike se dy shtete me histori të përbashkët, origjinë të përbashkët, gjuhë të përbashkët dhe popull të përbashkët, si Bullgaria dhe Maqedonia, që të bëhen një shtet i vetëm”, shtoi Kostadinov.

Në të njëjtin kontekst, ai mbështeti gjithashtu pretendimet e Trumpit për kthimin e kontrollit mbi Kanalin e Panamasë, duke theksuar se SHBA-ja ishte pronarja e parë e asaj zone, “të cilët e ndërtuan dhe e kontrolluan deri në vitin 1979”.

Ky qëndrim i Kostadinov vjen në një periudhë marrëdhëniesh të ndjeshme mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, që lidhen me historinë, identitetin dhe gjuhën, çka kanë ndikuar edhe në bllokadën nga ana e Bullgarisë ndaj procesit të anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian (BE).

Bullgaria kërkon që Maqedonia e Veriut ta njohë pakicën bullgare si pakicë kombëtare. Për ta bërë këtë, nevojiten ndryshime kushtetuese. Ndërkohë, Qeveria në Shkup, e udhëhequr nga kryeministri Hristijan Mickoski, kërkon zgjidhje afatgjate. Mickoski ka propozuar që, nëse miratohen, ndryshimet të kenë një zbatim të shtyrë, një ide që është kundërshtuar nga BE-ja.

Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme i BE-së, më 19 dhjetor 2024, në Samitin Be-Ballkani, miratoi konkluzionet për zgjerim, për vendet e Ballkanit Perëndimor. Në lidhje me Maqedoninë e Veriut, u theksua nevoja për të përshpejtuar dhe përfunduar ndryshimet kushtetuese, të cilat përfshijnë përfshirjen e minoritetit bullgar në preambulën e Kushtetutës së vendit.

“Zbatimi i marrëveshjeve dypalëshe në mirëbesim dhe me rezultate të prekshme, përfshirë Marrëveshjen e Prespës me Greqinë dhe Traktatin e Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit me Bullgarinë mbeten me rëndësi thelbësore”, thuhet në deklaratë.

Marrëveshja e Prespës me Greqinë, e arritur me ndërmjetësim ndërkombëtar, i mundësoi Maqedonisë së Veriut anëtarësimin e saj në NATO, kurse Traktati i Miqësisë dhe Fqinjësisë së Mirë me Bullgarinë, i nënshkruar në 2017, ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit dhe zgjidhjen e çështjeve të mbetura mes dy vendeve (Maqedonie Veriut – Bullgari), që burojnë nga dokumenti i njohur si “Propozimi francez”.

Për të realizuar ndryshimet kushtetuese, nevojitet një shumicë prej dy të tretash. Shumica parlamentare në Maqedoninë e Veriut aktualisht përbëhet nga 78 deputetë nga gjithsej 120sa numëron Parlamenti./REL

The post Shkupi dënon deklaratën e deputetit bullgar për bashkimin e Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë appeared first on Albeu.com.

Nga Evropa në Maqedoni të Veriut, goditet rrjeti i kontrabandës së automjeteve luksoze
Ministria e Punëve të Brendshme , në bashkëpunim me Prokurorinë Publike, ka zbuluar dhe goditur një rrjet që kontrabandonte vetura luksoze nga shtetet e Bashkimit Evropian (BE) drejt Maqedonisë së Veriut.

Bastisjet janë kryer të dielën e 29 dhjetorit në disa lokacione, përfshirë në Shkup, Negotinë, Dojran dhe Manastir, ku dyshohen të jenë përfshirë 10 persona.

“Aksioni ka për qëllim shuarjen e një grupi të organizuar kriminal që merret me kontrabandën e mjeteve të shtrenjta motorike, falsifikimin e dokumenteve dhe shpërdorimin e pozitës zyrtare, për të cilin mëngjesin e sotëm janë kryer kontrolle në disa lokacione”, shkroi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovskit, në një postim në Facebook.

Mes të dyshuarve, janë identifikuar edhe dy zyrtarë të shërbimeve administrative për regjistrimin e automjeteve, për të cilët thuhet se kanë marrë pjesë në akte të kontrabandës, të falsifikimit të dokumenteve dhe dokumenteve zyrtare, si dhe fshehjen e mallrave që janë objekt i kontrabandës dhe mashtrimit doganor.

“Personat, gjatë viteve 2021 dhe 2022, me dokumente false dhe me numra falsë, kanë futur në vend makina të cilat kanë qenë lëndë e hetimit ndërkombëtar, si dhe makina të cilat në formë ndryshe i kanë ikur kontrollit doganor. Ata i regjistronin automjetet këtu dhe një pjesë për disa herë ndërmjet vete i kanë rishitur që ta fshehin kontrabandën, pas së cilës ua shitën përdoruesve të fundit”, shtoi Prokuroria Publike në njoftimin e saj.

Pas zhvillimit të procedurës paraprake dhe bazuar në provat e mbledhura, Prokuroria tha se do të ngrejë procedurë kundër gjithsej 10 personave.

Siç bëhet e ditur, njëri nga të dyshuarit është shtetas i Republikës së Greqisë, dhe ndjekja penale për të do të kalojë në juridiksionin e Greqisë, bazuar në bashkëpunimin e mëparshëm ndërmjet Prokurorisë Themelore Publike të Shkupit dhe autoriteteve greke./ REL

The post Nga Evropa në Maqedoni të Veriut, goditet rrjeti i kontrabandës së automjeteve luksoze appeared first on Albeu.com.

Lejoi ish-zv.kryeminitrin e Maqedonisë së Veriut Artan Grubin të futej në Kosovë, Ministria e Brendshme jep masën disiplinore për punonjësin e policisë kufitare
Ministria e Punëve të Brendshme në Kosovë informoi se ka marrë masa disiplinore ndaj punonjësit të policisë i cili ka lejuar që ish-zv.kryeminitri i Maqedonisë së Veriut Artan Grubi të kalojë kufirin, edhe pse kishte një masë aktive për ndalimin e tij. Sipas njoftimit punonjësi i policisë me veprimin e tij nuk ka realizuar kontrollet e duhura për automjetin “Mercedes” gjatë kalimit të kufirit shtetëror në dalje nga RMV. Në njoftim shtohet se ai nuk e ka regjistruar daljen dhe udhëtarët e automjetit përkatës me pasaportë diplomatike si shofer dhe me pasaportë maqedonase si pasagjer janë regjistruar si kalues të kufirit në këmbë, duke e anashkaluar mbikëqyrjen e duhur.

Njoftimi:

Pas kontrolleve të kryera, inspektimit të materialeve zyrtare dhe pas analizës së pamjeve të sigurisë nga kamerat e sigurisë në Stacionin Policor të Pikëkalimit kufitar “Bllacë”. Departamenti vërtetoi se punonjësi i policisë B.J. me veprimin e tij të papërgjegjshëm nuk ka realizuar kontrollet e duhura për automjetin “Mercedes” gjatë kalimit të kufirit shtetëror në dalje nga RMV.  Nuk e ka regjistruar daljen dhe udhëtarët e automjetit përkatës A.P., me pasaportë diplomatike si shofer dhe A.G. me pasaportë maqedonase si pasagjer. Ata janë regjistruar si kalues të kufirit në këmbë, duke e anashkaluar mbikëqyrjen e duhur.

Punonjësi ka realizuar kontrollin kufitar në sistemin SKPV për personat pa pritur që sistemi të verifikonte nëse ata kishin masën aktive “ndalo dhe njofto menjëherë”, dhe i ka dorëzuar pasaportat menjëherë, pas çka ata kanë lënë pikëkalimin kufitar.

The post Lejoi ish-zv.kryeminitrin e Maqedonisë së Veriut Artan Grubin të futej në Kosovë, Ministria e Brendshme jep masën disiplinore për punonjësin e policisë kufitare appeared first on Albeu.com.

Bastiset shtëpia e Artan Grubit, ish zvkryeministri i Maqedonisë së Veriut u shpall “non grata” nga SHBA
Policia e Maqedonisë së Veriut ka bastisur shtëpitë e ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi dhe ish-drejtorit të Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami.

Sipas raportimeve të mediave vendase, kontrollet kanë ndodhur këtë të hënë, ndërsa Grubi nuk ka qenë në shtëpi në momentin e bastisjes. Ai ka njoftuar në rrjetet sociale se ndodhet jashtë shtetit për një vizitë private dhe do të kthehet në Shkup sapo të përfundojë angazhimet e tij.

Në shtëpinë e Bajramit, gjatë kontrollit autoritetet kanë sekuestruar një sasi të madhe parash. Dyshohet se ai ka ikur jashtë vendit, ndërkohë që familjarët kanë deklaruar se ai do të kthehet. Bastisjet janë bërë gjithsej në nëntë shtëpi, përfshirë ato të anëtarëve të Komisionit për Furnizime Publike në Lotarinë Shtetërore.

Kontrollet janë realizuar pas dyshimeve për përfshirjen e personave të lartpërmendur në aktivitete të krimit të organizuar që lidhen me Lotarinë e Maqedonisë së Veriut. Artan Grubi, ish-zëvendëskryeministër dhe anëtar i BDI-së, së fundmi është përfshirë në Listën e Zezë të SHBA-së për korrupsion.

The post Bastiset shtëpia e Artan Grubit, ish zvkryeministri i Maqedonisë së Veriut u shpall “non grata” nga SHBA appeared first on Albeu.com.